KUSHË PO NA E VRET LIRINË?!

papagajt

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Nuk e di nëse dikund e kam lexuar? Një Princ Shqiptar kish një qift papagaj, me ngjyra të forta dhe mjaft të bukura, me gishtërinjë të ndarë dy përpara e dy mbrapa, që i shërbejnë për kapje dhe zvarritje nëpër drunjë, në të cilën punë i ndihmon edhe sqepi masiv dhe i kthyer, por dhe i mprehtë. Karakteristik e papagajve është se bashkëshortët nuk ndahen gjatë tërë jetës, kjo tregon se kanë moral të forte si mashkulli paoshtu edhe femra. Papagajt në tërësi shquhen për nga intelegjenca dhe ngjyrat e bukura, e mu për këtë kultivohen nga ana e njeriut në shtëpi.

E ky Princi Shqiptar që kish këtë qift papagajësh në shtëpi të cilët kishin mësuar shprehjen: ”Zotni na liro nga kafazi!” Pas një kohe papgajt e shkretë ikën nga kafazi i florinjtë dhe nga gjitha të mirat që kish Princi Shqiptar. Po ikën se liria është më e ëmbël nga gjithë ëmbëlsirat që ua servirte zotnia në kafaz.

Ikën dhe fluturuan në pyell! Atje jetonin të gëzuar. Po gëzimi në këtë jetë asnjëherë nuk është i përjetshëm! Dhe për papagajt e gjorë erdhi ora e fundit e të jetuarit në lumturi.një gjahtar, kalon andej nga pyelli, i shikon këta shpend të bukur që bënin dashuri me njëri tjetrin mbi degën e një lisi, i drejton qiften dhe ngreh këmbzën e bam ja krisi.papgallët ranë duke u përpëlitur nga dega e lisit. Gjahatri kur u ul t’i merrte, dëgjoi i habitur shprehjen: ”Zotni na e vrave lirinë!” pastaj gjahtari u ngrit në këmbë hoqi kapelën dhe më një përshëndetje si të ishte Don Kishoti që vriste mullinjtë me erë, i tha papagajve: ”Të më falni, se ju mora për zogë.” Dhe e kaploi heshtja.

E çuditshme gjatë të shkruarit e këtij shkrimi, unë vrisja mendjen për të ardhmën, për atë të ardhme, që e duan mbarshqiptarët Bashkimin e Trojeve Shqiptare me shtetin amë SHQIPËRINË.

Po tani kush po na e vret lirinë e fituar me gjak? Tani lirinë e fituar me shumë mundë e sakrifica po na e vrasin, politikanët servilë e të korruptuar!

Kjo gjendje e rëndë sociale as nuk ma mori frymën dhe as nuk më llahtarisi tërësisht, jam mësuar mbase ta shtyej ditën më sot e nesër, mos do të gjendej ndonjë punë edhe për luftëtarin e lirisë që i kam mbushur të pesëdhjetë e pestat, po bëhen vite që jetoj kështu pa kurrfarë të ardhurash personale, anipse disa nga bashkëluftëtarët e mi marrin nga katër e pesë rroga të ardhura personale mujore edhe pse nuk kanë asfarë aftësie edukative e profesionale.

Këta njerëz të pushtetshëm e të korruptuar që sot po na e vrasin lirinë, më kujtojnë atë zvarranikun tërë luspa dhe të ndryshkur, të cilët marrin ryshfete të shumta se janë bërë të parët e lagjës.

Atyre asnjëherë nuk u shkon ndërmend për mua se si mbijetoj. Anipse me ta në kohë më të vështira isha në veprimtari ilegale antipushtuese serbo-jugosllave dhe në kohë lufte çlirimtare ishin krah për krah me mua në frontë.

Drejtësia dhe ligji duhet të veproj për të gjithë njësoj! Po ku ka drejtësi kur bashkëluftëtari im tani është shndërruar në profiter lufte. Përsëri pyes ku ka drejtësi bashkëluftëtari im me katër rroga, e unë më asnji?!

Megjithkëtë unë jam më i fuqishëm se profiteri i luftës e pushtetari servile, sepse ndjehem i lirë shpirtërisht dhe nuk jetojë frikën se do më burgosë gjyqtari ose do të më vrasë lirin gjahtari i papagajve.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.