Guri qe flet shqip: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”.

 “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”,

Kur gjysma e botës “fliste shqip”

Kohët e fundit kanë dalë shumë studiues, historianë dhe pellazgollogë amatorë që me hipotezat dhe argumentet e tyre, janë kundër tezave të deritanishme të prejardhjes së shqiptarëve dhe grekëve, por që nuk gjejnë mbështetje nga institucionet tona të specializuara shkencore. Madje përqeshen dhe shihen me skepticizëm përpjekjet dhe punimet e tyre. Por këta “pellazgologë” janë këmbëngulës në ato që thonë dhe që bëjnë. Ata vazhdimisht kërkojnë që punimet e tyre të marrin statusin e studimeve të institucionalizuara përsa i përket prejardhjes së gjuhës shqipe dhe sidomos mitologjisë greke, që nuk është greke, por pellazge; ndërsa kultura  e helenëve të lashtë, nuk është gjë tjetër, veçse, një degëzim i kulturës pellazgjike. Gjë që duhet të bëhet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Një nga prurjet më të fundit me prova shkencore se shqipja vjen nga pellazgjishtja është edhe libri i studiuesit Muharrem Abazajt “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, në të cilin, kjo tezë zberthehet në mënyrën më të mirë shkencore. Abazaj, mirëfillti shkencërisht nëpërmjet një çelsi gjuhësor zbërthen gjithçka deri dhe në detaje.

I parë në këtë këndvështrim, libri “Pellazgët kanë folur dhe shkruar shqip”, është një kontribut i çmuar në fushën e historisë së lashtë shqiptare, pse jo dhe asaj mesdhetare e më gjerë, ku kanë jetuar Pellazgët dhe më pas pasardhësit e tyre, Ilirët.

Si të gjithë popujt e qytetëruar edhe ne shqiptarët kemi qenë gjithmonë të interesuar të njohim identitetin tonë kombëtar, të dimë gjenezën e kombit tonë. Një ndër drejtimet kryesore për të arritur në përcaktimin e gjenezës së kombit tonë ka qenë zbulimi i prejardhjes së gjuhës shqipe, pasi dihet se gjuha është një ndër tiparet themelore të një kombi. Përpjekjet për zbulimin e prejardhjes së gjuhë shqipe kanë filluar që para tre shekujsh. Janë hedhur për diskutim shumë teza: prejardhaj e shqipes nga thrakishtja, nga sanskrishtja, pellazgjishtja, nga balto-sllavishtja, nga keltishtja etj. Nga të gjitha këto teza, dy prej tyre janë trajtuar më gjerë. E para, prejardhja e shqipes nga pellazgjishtja dhe e dyta prejardhja e saj nga ilirishtja, por që ka fituar më tepër terren e besim kjo e dyta. Kjo tezë gjeti një mbështetje të madhe jo vetëm nga studiuesit shqiptarë, por edhe ata të huaj. Gjurmët në trajtën e folur mund të gjenden në emëtimet që janë bërë nga kjo gjuhë. Është fjala këtu për toponimet e ndryshme, emrat e qyteteve, krahinave, shteteve, por edhe emrat e maleve, lumenjve,të fiseve, etj. Kurse në trajtën e shkruar mund të gjenden në mbishkrimet e vjetra.

Për të bërë të mundur këtë synim, studiuesit Muharrem Abazaj i u desh të punojë për një kohë mjaft të gjatë me mbishkrimet e vjetra. Fatmirësisht mbishkrime të vjetra janë gjetur me shumicë në rajone të ndryshme.  Edhe alfabeti grek, thotë studiuesi në fjalë, është alfabeti pellazg i përpunuar, edhe pse është thënë se ka dalë nga alfabeti fenikas. Në të vërtetë ekziston vetëm një alfabet i vjetër dhe ky s’ka pse të quhet fenikas, por pellazg, sepse edhe vetë fenikasit janë fis pellazg. Me krijimin e gjuhës greke, e cila me përdorimin e këtyre elementeve gjuhësore, parashtesa, prapashtesa, mbaresa, u bë një gjuhë kulture. Ajo shërbeu për krijimin e artit klasik të antikitetit.  Kjo gjuhë e re ndikoi në një diferencim  të ndjeshëm shoqëror. Njerëzit e zonave të thella nuk arrinin ta mësonin këtë gjuhë Ata vazhdonin të flisnin gjuhën e tyre të mëparshme, pellazgjishten, sepse pellazgë ishin. Këtë gjë vinte re Herodoti kur thotë se pellazgët janë një popull barbar dhe gjuha e tyre është një gjuhë barbare. Me përdorimin përherë e më shumë të greqishtes, dhe të shkrimit të rregullt të saj, shkrimi pellazgjik, erdhi duke u mënjanuar deri në lënien fare të tij në harresë. Një fenomen i tillë ndodhi edhe me popullsinë pellazge që ka jetuar në territorin e Italisë, me të ashtuquajturit etruskë. Në territorin italian gjuha e shkruar pellazge vazhdoi edhe për disa shekuj më vonë se në Greqi. Kjo provohet me sasinë e madhe të mbishkrimeve etuske, të cilët datohen deri në vitet e fundit të erës së vjetër. Me alfabetin pellazg u formua edhe latinishtja. Latinishtja ndoqi rrugën e greqishtes, Mori rrënjën pellazge dhe i shtoi asaj parashtesa, prapashtesa dhe mbaresa. Pas eleminimit të shkrimit pellazg edhe në Itali, po për ato arsye si në Greqi, e folura pellazge vazhdoi të mbetet gjuhë kryesore edhe për shumë kohë në Itali. Shkrimi pellazg në territorin shqiptar dokumentohet shumë pak, pasi qendrat qytetare që u zhvilluan në Shqipëri, si Durrësi, Apollonia, Bylisi, Butrinti etj, u dominuan nga kutura greko-romake dhe është përdorur shkrimi i tyre.

Pse të ketë ndodhur ky rrënjëzim? Territori i vendit tonë, sidomos veriu i tij ka patur kushte të vështira banimi. A nuk ishin aq të zot dhe trima ata të gjenin dhe të pushtonin troje të tjera më të mira për banim? Gjenin. Po ka qenë diçka që u ka lidhur këmbët, ka qenë diçka që ata nuk mund ta braktisnin, ky ka qenë vatani. E dini cila është përmbajtja e emrit vatan?  Va -at -anë. Varret e etërve janë. Dhe ata nuk i braktisnin kurrë varret e të parëve të tyre. Fakti që shqipja u formua nga një evolucion natyral i pellazgjishtes si dhe përdorimi shumë më gjatë i pellazgjishtes në trojet shqiptare se sa në vendet e tjera, bëri që shqipja të mbetet shëmbëlltyra më besnike dhe trashëgimtarja e saj. Këtu është vendi për të thënë dy fjalë edhe për ilirishten. Dëshmitë gjuhësore që po sjellim tregojnë qartë se ilirët nuk kanë folur ndonjë gjuhë të veçantë, të ndryshme nga pellazgjishtja. Si fis pellazg, ata kanë folur po gjuhën pellazge. Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të filluar nga pellazgët,të vazhduar nga ilirët, nga arbërit dhe së fundi nga  ne shqiptarët, përfundon arsyetimin e tij autori i librit.

Ja ç’shkruhet në Gurin e Lemnosit

pllaka

                         Guri i Lemnosit

Një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili datohet si i  shek VI. p.e.r. Ai është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci), e cila ka deshifruar një pjesë të mirë të shkrimit. Por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet. Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”. Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre. Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Shperndaje ne
Updated: 30 Korrik, 2017 — 06:20

The Author

Muharrem Abazaj

30 Comments

Add a Comment
  1. Fjala VATAN, eshte huazim nga turqishtja e qe do te thote atdheu. Gjuha ka ligjet e saje dhe per te shpjeguar ate gur te shenjte duhet ta shpjegosh nepermjet ligjeve te gjuhesise duke filluar nga rrenja e fjales. Me nje fjale, edhe pse eshte mjaft romantik, ky shkrim eshte mjaft i dobet shkencerisht.

    1. I nderuari luan,

      Kam punuar e analizuar prej vitësh këtë mbishkrim edhe rreth imazhit mbi guri të një luftetari 63 vjeçar i cili i bëri ball armikut rreth 40 vite, personazhi kishte në syrine majt një anomali tek syri, shifet kjartë dhe statuja e tij, guri është i kohës romake dhe i kushtohët Hanibalit gjeneralit të shquar nga Kartaxha, të gjithat perputhën rreth jetës së tij në këtë mbishrim pra, ky mbishkrim është i shekullit të II-të para krishti e jo i shekullit VI siç mendohet nga gjithë studiuesit !

      T’ju kujtojmi se aty kemi perpos fjalës skitishte sllave “zivai” (perseritur 4 herë) edhe fjalën “rom haralio” që do thotë në gjuhën skitishte-sllave; “e tmerroi Romen” pra, kush ishte ai personalitet i njohur i cili e “Terrorizoi Romën” përpos Hanibalit ?

      Dihët mirë fare se Hanibali kaloi pjesen tjetër të jetës së tij në ekzil dhe gjeti strehim në Bithini tek deti Marmara nja 300 kilometra nga ishulli Lemnos i cili në këtë periudh ishte një çerdhe e njohur e piratërisë ku dhe vetë Hanibali ishte emruar komandant i flotës së piratve i cili sulmonte anijet e mbretit të Pergames, me një fjalë, kjo stell i kushtohet gjeneralit Hanibal ku me siguri pasi që ishulli ra në duar të romakve, stella u thye sepse roma nuk lejonte perkujtimore të armikut të tij, kështu pra, as ky mbishkrim e as autenticiteti i kësaj stelle nuk janë të verteta, e gjitha është një lloj maskimi absurd por nga kush ?

    2. pershèndetje,turqishtja,fjalorin e saj tè parè e ka patur prej Abdyl Frashèrit,i cili né turqishte kaloi disa mijèra fjalè shqipe qè nuk kishin alternativè.Fjala “vatan” ka fort tè ngjarè qè tè jetè ma shqipe se sa qindra tè tjera…

    3. Vatan do te thot…vatrà jon.

      1. Dhe tosk dhe geg…..Jan thjesht etrusk dhe grek.

  2. Kur matuflleku i ka kapluar disa të vetquajtur albanologë, rezultati nuk pritet më i dobët se ky ! Tragjike e komike…
    Shtëpit botuese qê mirrenme këta autorë iu kish lutur që të tërhiqen nga vitrinat e librarive këta libra, janë të dëmshë për lexuesin shqiptarë dhe gjithe opinionin.e
    Abazaj permend aty edhe të paditurn Nermina Vlora Falaqin e cila fjalën “zivai” që është skitishte-sllave e do thotë “jeto” në skitishte sllavishte ajo e ndan ne dy rrokje dhe e bën; zi-vaji=vaji i zi, shqip ?!..shife njehere se u ka arritur matuflleku i këtrye te vetquajturve albanolog..Turp !

    1. Lalla apo tllala.

      Nese nuk gabohem ne faktet se prej kurre sllavet datojne per se pari here ne trojet e “ballkanit” te sotem eshte shekulli i 12. Pra si ka mundesi qe fjala sllave sipas jush te jete e gdhendur ne nje pllake qysh ne shekullin e Vl pes. per me mirre te jeni me te saket mos shtoni sllavizma ne nje periudhe kur as qe jan kone ne keto troje e as qe eshte sllavishtja ajo qe ka ndikue ne Pellazgishten por e kundera. Si fjala e vjeter per babane qe eshte ” tate ” ku tek ne shqipetaret eshte gati se e harruar ndersa tek sllavet eshte primare. Por nuk do thot se eshte fjale sllave por tipike Shqiptare/Ilire/Pellazge. E shume e shume tjera…. nese deshironi mun te iu jap ende shembuj. Por nese nuk kemi mundesi te e perkrahim ndonje ide apo veper te inicuar nga dikush qe se paku ka Guximin bile mos e perdhosni me shtremberime. .. Ju faleminderit shume.

      1. sllave eshte fjale Shqipe si llave qe do me then kane ardhe si llave , Serb do te thote seshte arber etj

    2. ME RESPEKT PER PUNN E SHQIPTAREVE TE VERTET,KUJDES…
      PO NUK PAGUHENI NGA SLLAVET VERTET…
      RRENJET TONA NUK DIHET KU JANE ,MIJRA E MIJRA VJET ME PARE,GJUHA ESHTE IDENTITETI…TE GJITHE HABITEN ME GJUHEN SPECIALE QE KEMI,KETU NE MERGIM…

    3. “Dardan Leka”, mos je “Shkja”, helbete qe din shqip.Edhe atij “Luanit: ma lart vetem mbiemri Kodra po i mungoka.

    4. Po pra esht shqip dhe jo sllavisht.

    5. Si do qe ta kene mbajtur qendrimin keta.Po ty spo te kuptoi kush je.A je nje legen tralletar qe punon per Serbet apo çmut pjelle je ti.Historianet boterore kabe thene qe as Bibles sdo i gjehet sekreti pa mesuar gjuhen shqipe qe e ka prejardhjen nga Pellazgishtja.Po i lutem zotit mos te kem shume rop qira si ty te na komentoine historine.Serbet edhe femija qe e kam dy vjeç e di se erdhw ne shekullin e 6 dhe 7 ne ballkan.Ti po mundet qe ti ka qi serbi ropt.

  3. kliton kurti veleshnja

    Romantizmi corapegrisur pa baza te mirefillta shkencore eshte nje dem teper i madh per historine tone .Kam pare nje numur te madh ”albanologesh”,te cilet ne shkrimet e tyre ,shprehen pergjithesisht me huazime nga gjuhe te tjera pa e ditur se gjuha shqipe, e ka mundesine e shprehjes pa keto huazime .Te levrosh ne fushen e gjuhes duhet te jesh njohes teper i mire i saj .Tjetra qe me ben pershtypje eshte se botohen libra shkencore ,nga kushdo. A ka nje organ shkencor shteteror qe te merret me redaktimin dhe dhenien e lejes ne shtepite botuese per botime te tilla? Botimet pa kritere shkencore kane nje ndikim tejet te keq ne mbarevajtjen e shkences se gjuhes dhe drejtimin e sakte te albanologjise .Vertet kapitalizmi bazohet tek fitimi, por duhen pare edhe vlerat e gjithkujt qe shkruan, se kjo shkenca e gjuhes eshte si ai muri qe po ju vune nja dy tulla shtrember eshte e sigurte qe do bjere e do na beje cope .shikoj ne shume faqe interneti shume ”pseudo albanologe ”qe shkruajne ne dialektin e zones nga ata kane origjinen e tyre duke shperfillur rregullat e drejtshkrimit te paster te gjuhes shqipe .

    1. Nuk paskni then asgje ju “Profesorat” Veleshnja e sidomos ju Dardan Leka, sipas jush bota sillet vetem rreth jush. Cdo gje e re, ne kete raste edhe prurjeve dhe trajtimeve me ndryshe nga e kaluara , sigurishte perben nje problem me vete. Duhet ta dini se me logjiken tuaj “studimore” shqiptaret vine nga Kaukazi!

      1. SKLLEVE BIJ SKLLEVERISH DO TE JETONI ,SE LIRI S’DONI!NOLI
        More nihilista te punes se shqiptareve te mbare per gjuhen ju kujtojme:PEMEN indoeuropiane te gjuheve qe eka miratu nji komision shkencor ne bote,apo dhe ata jane matufa ,apo jeni vet ju!?

      2. A mund te ti nga esht kaukazi? Pa keqkuptime

      3. zoti aleks,te gjysma gjuhes greke eshte shqipe jame me se i sigurte nga qe kame vite qe jetoje e njofe mire kete gjuhe

    2. kliton kurti veleshnja: per fat te keq ke shume te drejte, edhe persa i perket drejteshkrimit dhe gjuhes zyrtare, qe keta zoterinjte e kane bere “corap” (shiko zhdukjen e germes c=cerdhe dhe zevendesimi me germen q =qerdhe) por edhe per sa i perket zoterinjve qe shkruajne, gje qe te ben te ndihesh “budalla:. Si ka mundesi qe te gjitha gjuhet e botes (nuk jam i sigurte per Kinezcen dhe Japonezcen) t’e kene per baze gjuhen Shqipe dhe u desh te kalonin2000 vjet qe te dilnin keta Albanologogjuhetaret e sotem dhe e gjithe bota e qyteteruar t;i kishte historianogjuhetaret kaq te humbur sa qe nuk e kishin pare…?

  4. Per nji gje me vjen Mir keta kometuesit slav e paskan mesuat shqipen perfek bravo

    1. HAHAHA SA MIRE E THA!

  5. Le te me falin kritizeret. Por jam i mendimit se ne te tilla libra, duhet te shikohet kontributi, aq sa eshte. Edhe sikur nje prurje te re te kete, ia vlen. Sepse, fundja dakord me kritikat. Por ku jane ‘kompetentet”? Domethene gjuhetaret profesioniste, akademiket partiake, ata qe jane ushqyer dhe sponsorizuar nga shteti shqiptar per kete pune?!?

  6. Artikullshkruesi sjell mendimin e tij, sipas analizes qe ben. Nga vleresuesit e ketij shkrimi vihet re nje gje: Mendimi i secilit ‘QENKA SHKENCOR”, “E verteta absolute”. Mendimi i artikullshkruesit qenka matuferi…dhe hartuesi i librit edhe me keq!!! Ky nxitim i tyre per t`ia vene vulen “te vertetes ” qe thotevet dhe per ta hedhur ne pleh mendimin e tjetrit, eshte nje semundje qe po kthehet ne epidemi.Kjo semundje eshte pikerisht rrjedhoje e mungeses se kultures ne fushen e gjuhesise dhe prandaj, pa lexuar asgje ne kete fushe, e hedh poshte. Fundja e fundit,ne shume dije, sic e dime te gjithe, e verteta nuk eshte e vertete matematike. Jo vetem ne gjuhe por edhe shume fusha te tjera te dijes, do te kete gjithmone debate. Asqe mendohet ndonjehere qe te ndalohen debatet ne shkence. Me kalimin e kohes disa dije marrin disi qytetarine e te tjera mbeten ne hije. Kushdoqe shkruan merr mundimin te thote nje fjale. Per mendimin tim, ben mire.

  7. Pse perjashtohet mundesia qe turqishtja ta kete huazuar fjalen vatan nga shqipja?.

  8. Te gjitha pjeset perberese te shkencave te ndryshme ,qe sot per sot, s’jane te njohura per ne,se besoj qe do mbeten ashtu, deri sa te zbulohen.Hipoteza eshte forma e pare e ballafaqimit me te panjohuren.Te drejten per te e ka cdo njeri qe ve trurin me kapacitet te plote ne pune.Jane njerezit e mesuar ,te diturit ,dietaret dhe te specializuarit qe do mundohen ta cojne perpara apo ta hedhin posht nje hipoteze sa do e qepur keq te duket.Arsyetimi i arsyeshem eshte gjyqtari.Nje memdim i hedhur me apo pa te keq ,ne fund te fundit eshte prodhim i nje njeriu e duhet mare ne konsiderate, sepse hap dyert seriozisht per te ndruajturit,qe bluajne ne heshtje shume por nuk kane guximin e duhur per ti ndare me te tjeret,dhe s’jane pak.Dija nuk eshte monopol i disave ,qofshin keta dhe eksperte,sepse ka gjithmon dicka qe del pertej kufijeve te specialitetit te tyre,ketu hyn ne pune,sa per nisje, ajo qe diksh jo special i ka dhene ze.Disa te dashuruar,pasionante e me vullnet te hekurt kane aritur te jene aty ku jane dhe eshte teresisht merita e tyre,por ka dhe nga ata qe i kane te lindura e te fituara nga eksperienca e jetes se tyre vecorite e vezgimit,kembenguljes dhe analizes qe ne shume raste le mbrapa edhe specialistet,shembuj ka sa te duash kudo neper bote.Eshte kollaj te gjykosh,por problemi eshte,au dha vendimi me i drejte i mundeshem?.

  9. Muharrem Abazaj

    Deshifrimin e plote te ketij mbishkrimi do ta gjeni ne faqet 113 – 125 te ketij libri,

  10. une me dy fjale si perdorim ne kuksianet,hollandishtja e ka prejardhjen nga shqipja.
    ne kuksian kur dume me ja sha dikuj nanen,i themi ike se ta pupzova nanen.
    pera kate vjetesh,ne nji qytet te belgjikes e pyeta nji flaman.i thash ju si i thoni atij senit,me tha pupe.po nanes nane.i thash po qme duhet flamishtja jote kure ti e paske marre nga une gramatiken.pse me tha,po gjith kuksi thote ta puzova nanen.
    shqiptaret tjere thash thon ne gjuhen moderne ta qiva mamin.
    dhe une po ju them,jua pupzova nanen po mos deformoni shqipen.

  11. Selman Dervishi-Mani,USA.

    Edhe guri qe flet shqip;edhe muri qe mbet zgrip;a,dhe mali or,
    dhe ideali,qe thërret shqip;po,edhe varri ou,edhe zjarri shtek
    shklet,qe shkret,shtip;posi dhe gur mbi gur,or,mur mbi mur;ah,
    do na fliska,do na griska,kriska;shqip shqipe Shqiptarie;porsi
    or si,arte-faktet,zjarte-traktet,nën misterë,zën mrizerë,qe po
    na thërrasin,do na bërtasin;shqip oj shqipe;shkrip oj shkripe;
    qe këto troje,këto ploje,përjetë o mot,vertetë o zot,edhe nga
    tetë o,vetë zoti,qe zotërojë,fortësoje,portë-mbroje;ah,o,këto
    troje-ploje nga okupimi,uzurpimi;masakrimi,kasaprimi,or,mu nga
    kasapët,satrapët,shekullorë,terr-ferr skurrore;zburrore,mbushë
    o përmbushë;plotë o përplotë;varre masive,zjarre mafive,ore,oh
    barre-zgarre marrëzive;porse,si përjetë mot,tek gjegji i terë
    Atdheu,me krylegjendën krylegjëndare-hy-egjëndën hyegjëndare,o
    sikur Gjergji-Kastriot-Skendërbeu,bashka-dashka prap,ore rrap;
    me madhështorin,arbërorin,Hy-egjëndarin,krye UÇK.çlirimtare or
    me vetë ore Adem Krylegjëndarin;qe si krylegjëndarët tek motit
    or,Hy-egjëndarët prej zotit;si Pirroja,Aleksandi-Leka i madh,o
    qe rendë,e rendë;me krylegjëndarizmin,hy-egjëndarizmin or,duke
    mbjellur,sjellur,paqen e botës;civlizimin,himnizimin,më përpa-
    rimtarë,më të mbarë,më të parë,terë Shqiptarë;si Eropiane o,oj
    moj,mjerane;po dhe mbarë,më njerëzore,mbarë botërore;kurse Ne,
    stërgjyshët;a,kërqyshët,këtyre,shemtyre;tek,as të gjallë,oree,
    as të vdekur;duke na kallë,duke na pjekur;gjër altarin o,më të
    parin të Shqiptarisë-shkripka vërrisë;ouuu Ju,bijë e bija tek
    atkreut;prije e prija terë atdheut,nipe-sternipe-shkripe terë
    shkripe,të Atdheut-Atkreut;krylegjëndës-hyegjëndës;krylegjën-
    dare-hyegjëndare;qe gjegjit tandemit,ore,Gjergjit dhe Ademit;
    mos ta humbim,mos ta shkrumbim,mos ta marrosim,mos ta varro-
    sim,mos ta çfarrosim,mos ta çvarrosim;mbarë vëllazëro-rihiro-
    fare shkripka-vërrinë,ouuu,Pellazgo-Iliro-mbarë-Shqiptarinë!!
    Të fala një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga
    dhjeta milionë,gadi terë Shqiptaria-shkripka vërria,tek prej
    këso,pëso,beso;banda-tranda më kolonialë,horrorshkalë;qe nën
    dhunë,furtunë,na përzunë;pa kthim,gjër në amshim,mos kthehëmi,
    as mos shprehëmi,as mos prehëmi;ou,as për varre,as për zjarre,
    troje-ploje tona,zona;shteg baba shteg;brengë shkaba brengë,ou
    porse,na mbërrini,qe arrini;mu mbarë Diaspora-prias dora,mbarë
    kombëtare,mbarë Shqiptare;qe të riktehëmi,qe të rishprehëmi,or
    qe të riprehëmi;në ringritje oreee,rilindje,të ribashkimit or,
    ritrashëgimit,mbarë kombëtare,ouuu,mbarë Shqiptare!!.

  12. DARDANIA

    Gjurmët flasin vetë
    Jemi më të vjetrit
    Nga Pellazgët
    Dardanisë Antike.
    Trashëgimi e lashtë
    Dyndje popujsh babarë
    Nga lufta e Trojës
    E di bota mbarë
    Se Homeri ishte pellazg,
    Troja e dytë Butrinti
    Eneu ishte Dardan.
    Alfabetin latin
    Gjuhën tonë të lashtë
    E folën profetët
    Zeusi – zoti i zotëve.

    Nga Halil Preniqi .

  13. Z.luan te falnderoi per mendimin , qe fjalen vatan ka kuptimin e vateres te shtepis, taban nuk munde te jene tureqisht , se ky shtete dymije vjete ka qe eshte krijuare ,ka qene gjithmon nen perandorin ilire( pellazgo ilire) turqis po ti perjashtosh popujve mongol,popullsia me emadhe eshte ballkanese (d.m.th.ilire) pse e ndruan emrin, nga gadishulli ilirik,ne ballkanik per ta zhdukur nocionin ilirik,sepse ishte shqip pore pa menduare mire prape shqipe e emruane ball+ kan = ballkan, per emerin gadishulll ilirik flasin dekumentat romake qe keta bene 244 vjete lufte me iliret gati pa pake dy shekuj e gjysem, kte ndrim te emrit e beri bismarku ” 1887″ lexolibrin ne gjurmet e pellazishtes, nga autorija shpresa musaj albanologe ne gjermani. Po te lexosh librin e autores elena kocaqit Shqipja celsi I gjuheve indoevropiane, me faqen 28 ku thote: rrenjet baze te gjuheve indoevropiane te shpjeguara nga shqipja .ku te gjitha fjalet nje rrokeshe te ,te gjithave ketyre gjuheve 850 fjale nje rrokesh.po te lexosh librin arvanitasit te aristir koles’ jane tre kollonat , shqipe,homerike, neogreke,me faqen 171 .skame kohe te kontrolloi bibloteken time ,te gjeje autore serbe ,qe deklaroin se po mos te ishte gjuha shqipe nuke munde te linde gjuha serbe. Tani po u pyese? Cfare gjuhe flisnin e flasin boshnjaket, malazeset,maqedonasit,greket.faleminerit ny 3/27/18

  14. Nga nje emision te BBC Radio 4 te udhehur nga Melvin Bragg, Herodoti shquhet si babai i historise (his story), vetem se njekohesisht bashkebiseduesit akademik e cilesonin edhe si shtremberues, ideolog i bashkimit te fiseve helene. Tentimet kalatrojance jane gjithandej edhe ne kete medium dhe jo rastesisht disa jane enkas te keqprirur kunder gjuhes shqipe sepse ata e shohin si nje gjemb pengues ne pemen e gjuheve IE, ndonese shqipja vet ruan lashtesine e saj me fuqine e trungut te pathyer te vete pemes ngase eshte shume afer rrenjeve qe fshihen nendheshem dhe ato mbin serish.

    Megjithate ne per veten tone duhet te kemi kriteriume sa me shkencore per te mbeshtetur lashtesine e merituar sepse nuk na i fali kush ate, largqofte ata duan ta heqin. Ka raste kur parimet shkencore ose perplasen rastesisht edhe me gjuhet tjera sepse eshte fare e arsyeshme te frymojne edhe disa elemente te perbashketa, si dada, nana, mama (moter si barasvlere funksionale per nenen) etj, dhe nga ky kendveshtrim ndoshta eshte edhe fjala ‘vatan’ qe perdoret jo vetem ne turqisht por edhe ne arabishte e persishte si ‘watan’ (uatan)qe nenkupton atdhe (https://www.wordhippo.com/what-is/the-meaning-of/arabic-word-b34560d0baee200357abcab588127c9f5f07a042.html). Njeri variant logjikisht dihet se do te kontestohet, ose eshte perjashtimi parimor i gjuheve te lashta sepse tingujt i takojne te gjitheve dhe per motivimi i fjales mund te jete i shumeanshem. Si perfundim, as Faradei nuk ishte shkencetar me trajnim adekuat por ia kaloi te gjithe bashkekohanikeve te tij.

Lini një Përgjigje te luan Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.