Historia e mëshehur – Si lindi Serbia ?

Fahriu_reja_foto

Shkruan: Fahri Xharra

Nuk po shkoj aq larg në kohë, se ku të prekësh del shqiptari ; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve , si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim ; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë,jo!

Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit , Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks . Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane , për 500 vjet . Turp apo krenari ? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia , Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet , i mohojnë formuesit , e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë , vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre.

A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën , historianin , hoxhën , priftin, popin , rabinin apo dreqin e mallkuar ,pse më së voni u krijua Shqipëria ? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2 ? Pse jo më shumë ?

Por , sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin , më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb.?

Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “

Sot pra , do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit , nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb . Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje ) ?

Një libër ,me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët . Por , nejse ! Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës.

Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve. Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar.

Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete.

Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste , ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”.

Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “ Jugosllovenska poshta”nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha , do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik.Por , shqiptarët duhet hapur sytë.

Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi,dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit:Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument , ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi , Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët” , Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh) , të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze :

Dhe kështu , ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët , saktësisht kelmendasit.

Fahri Xharra, 22.08.15 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 18 Maj, 2017 — 02:28

The Author

Fahri Xharra

21 Comments

Add a Comment
  1. Fatkeqesija me e madhe e nje Komb qe flet ne shekuj gjuhen e Perendive. I uroj zotit Fahri Xharra vazhdimesi ne shkrimet drejt te vertetave kardinale te vendit.

    1. Bashkohem me urimin tuaj për Z. Fahri Xharra!

  2. gazmend palloshi

    eshte detyra ndaj atdheut ,qe kush ka mundesi,te beje ate qe keni bere ju,ju pergezoj e ju inkurajoj te mos e ndrprisni,aktivitein tuaj,per te bere te njohura,me fakte te pa tjetrsueshme,te vertetat,e harruara,ju pergezoj pa fundesisht..gazmend palloshi

    1. Un mendoi se zoti Xharra ish dashur qe te bashkepunoj me Akademin shqiptare per keto gjera me shum rendesi

      1. Akademija Shqipetare është e shitur Tek armiqt e Shqipetarve.

  3. I uroj shëndet punë të mbarë dhe jetë të gjatë Zotëri Fahriut,për këto hulumtime shkencore.Uroj që të mos të ndalet me këso punime të dokumentuara e të pa publikuara shkencore.I jam shumë mirënjohës.Do të kisha pas dëshirë që të gjitha shkrimet të përmblidhen dhe të botohen në këto 4 gjuhë,në atë: Shqipe,angleze,gjermane e jugosllave.

  4. Po e perserise,sepse akoma nuk e keni postuar komentin tim.
    Shtrohet pyetja ,a do te duhej te lavderoheshim me keto fakte historike ,apo te qanim dhe vajtonim per marrezite tona shekullore?! Ne gjate gjithe historise sone po themi se paskeshim bere shtetet e te tjereve!!!Si eshte kjo e mundur kur edhe sot ne kete shekull s’po jemi ne gjendje te bejme nje cope shtet tonin!?.Mos ia futni kot ,mos u beni ma zi se sllavet te cilet krejt historine e tyre e kane te bazuar ne genjeshtra.Nese kelmendet dhe karaxhorxhet paskeshin themeluar shtetet e apostrofuara sllave ,atehere ata s’mund te jene asgje tjeter pos bastard dhe tradhetare.Pse nuk e themeluan shtetin e Shqiptareve,por te sllaveve? A keni menduar per keto Z.Xharra?

    1. une mendoje se te gjitha faktete e siperpermendura eshte me mire te mos permenden,sepse kjo eshte e kaluar dhe eshte nje dem i madh qe i eshte bere kombit shqiptar nga vet shqiptaret.Si mund te krenohemi me fakte te tilla,kur karagjorgji usheheqes i kryengritjes se pare serbe ka qene shqiptar ndersa ka udhehequr nje popul krejtesisht tjeter,nje popull ku ia ka shtypur popullin nga i cili ka prejardhjen.Prandaj mund te permendim edhe shume e shume fakte te tjera te cilat kane gjenezen shqiptare,por sa vlene kur te tjeret perfituan,ndersa ne humbem.Mua personalisht aspak pershtypje sme bene se e ka prejardhjen shqiptare,kur popullit te vet ia ka mbjellur fatin e zi,kur nje njeri nuk eshte per vetvehten,per kombin e vet,atehere as qe kam deshire tia ndegjoje as emrin,madje nuk kam deshire as ta di se ka qene me prejardhje kelmendase.Ai kelmendas aspak sna duhet,se vertet popullit shqiptar i shkaktoje shume humbje,shume vuajtj.Dihet boterisht sa humbem teritor,sa humbem popull,kjo ka qene pjelle e keqe,e cila pjelle i shkaktoje humbje katastrofale atdheut.Ne mburremi se kemi krijuar Egjiptin,ne mburremi se kemi krijuar Greqine,ne mburremi se kemi krijuar serbine,ndersa per vetvehten zero.As te tjeret ne ate kohe sbenen per neve asgje,as vet per vetvehten sbenem asgje,kesaj i thone humbje e dyfisht.A thua jemi te lindur te punojme me shume per te tjeret se sa per vetvehten,kjo si duket nena natyre na ka dhene kete dhunti.Dhunti e mbrapsht

      1. Shum me vend keni komentuar. Te lumtë M.Morina
        As unë nuk kam interes për kto gjëra të neveritshme sidomos për vet neve shqiptarëve që vetvetes gjithëhere paraardhsit tanë ja kishin hapur gropën për nji lavdratë nga te huajt.. kjo mesele akoma po vazhdon edhe sot përsëri ne si popull votojmë kta njerëz që shesin gjithçka vetēm e vetēm që ata te pasurohen e populli të groposet akoma me humbje ….

  5. ZBULIM ME TE VERTET ME TEPER INTERESANT SE I RENDESISHEM.TANI ME VEQ DIHET SE SHQIPTARET KANE FORMUAR EDHE SHTETE TJERA VEQ KETYRE TE CILAT U ZBULAN PAS KAQ SHUME VIETEVE NGA NJE HISTORI E BURGOSUR NE ARKIVAT E BEOKRADIT. PRA SHQIPTARET THEMELUAN EDHE EGJYPTIN DHE TURQIN ATATURKU. AJO QE TANI ME ESHTE E QARTE HISTORIA SERBE PERHER NUK ESHTE BAZUAR NE fEKETE TE VERTETUARA, por kryesisht NE TE DHENA TE SAJUAra per qellime politike dhe nacional shoveniste…PUBLIKIMI I KESAJ FSHEHETESIJE NUK KA DYSHIM SE DO TE ZGJONTE KURRESHTJEN E POPUJVE JO VETEM TE EUROPES POR PERGJETHESI TE BOTES, NUK BESOJ SE DO TE KISHTE NDO NJE RENDESI PRAKTIKE NE INTERES TE NE SHQIPTAREVE PERVEQ NJE PERPJEKJE SHKENCORE ANTROPOLOGJIKE PER TE KUPTUAR PSE NE SHQIPARET THEMELUAM SHTETE TE POPUJVE TJERE SHTETIN TONE E THEMELUAM NE NJE SIPERFAQ, TERITOR KAQ TE VOGEL?

  6. Per prejardje Kelmendase te Gjergnit te Zi (Karagjorgjes) ka shkruar nevitet e 30-a edhe historiani serb Milan Tomić. Po me prejardbje kelmendase, sipas Milan Tomić-it eshte edhe shkrimtari serb, Branisla Nušić. Nje detal nuk e shpalose Fahri: K far Lubunić pohon se fisi Kelmend eshte fis serb ? ( vertet jan popull qesharak) dhe se, sipas tij tutje, keta te sodit jan ndare nga ama e fisit, kan marre juhe shqipe dhe fete qe praktioj e shqiptaret (katolik dhe musliman) ?. Thjesht jan te mjerë ? kufse ne nk jemi kërkah me shkence, inatë dhe prap shkencë qe t’ua qesim keto rren posht, nje here e pergjithmon.

  7. Nje korigjim lidhur me historianin serb qe ka shkruar per prejardhje shqiptare te Karagjorgjes; quhej Jovan Tomić dhe jo Milan Tomić. Ka qene profesor i Univerz. te Bgd. dhe ka vdekur ne vitin 1932

  8. Ne librin tim KRAHINA E PLAVE-GUCISE NEPER SHEKUJ N.Y.1993 E KAM SHPJEGUAR KETE FAKT VETEMSE DERI ATEHERE HISTORIOGRAFIA SERBR GJIN MEHILLIN E KELMENDIT E QUANTE JOVAN MERSHIQA POR E PRANONTE QE KA QENE KELMENDAS.Fjala eshte per Bajraktarin kelmendas te Gucise qe ka rene ne lufte me osmanet rreth vitit 1860ne majat e Vizitorit duke e mbrojtur Plaven.Madje aty e ke edhe varrin.Djalin e +tij PETRIN e shperngule pas kryngritjeve te Bogdanit HYDAVERDI PASHE BEGOLLI,ne PESHTER NE VIT.1703,atje i lind KARAGJORGJI QE E BENE KRYENGRITJEN E PARE SERBE.PRA SPAKUT QE NGA BOTIMI I LIBRIT TIM ESHTE SHPJEGUAR EDHE NGA SHQIPTARET KJO NGJARJE POR CTI BEJSH SE SHQIPTARET SU KANE BESUAR KONSTATIMIVE TE MIA.HJEK GAZEPIN PSH.R.RUGOVA ME PERMEND AUTOR SERB E SE PERMEND FARE LIBRIN TIM PSH…

    1. Rexhep Dedushaj me kontaktoni ne

      xharraf@gmail.com

  9. Te lumte ,Fahri Xharra per kete shkrim te mire.

  10. moralisht te pergezoj per hapje mendesh, por realiteti eshte me i pa perceptueshem kur shohim dy shtete shqiptare me kufinj ndermjet tyre ,dhe sikur cudite e se kaluares treten perballe ketij realiteti

    1. Ju uroj shum shendet e Jet të gjat inderuar F.Xharra ,
      Ju shkruani të verteten .

      Akademiket dhe Albanologet Shqiptarë Jan të shitur ,

  11. …Kur ju dhe unë të kuptojmë mirë dialektikisht se ç’është Shteti…bazat , shkaqet e motivet e krijimit të një organizimi të tillë social…si edhe kushtet e rrethanat bashkkohore që e favorizojnë dhe përcaktojnë domosdoshmërinë e krijimit të tyre …apo konseguencat që përcaktojnë vazhdimsinë e tyre në hapsirë e kohë … … …pikërisht athere do të dimë se si të shprehemi për ‘ta …pamvarsisht ngjyrimeve etniko-nacionale , politiko-fetare apo etiko-gjuhsore që i mbulon ato .

  12. hera e parë që e hap këtë faqe bukur shumë bukur

  13. Z.robert qafezezi tani kame kape momentin per te falnderuare per kete komentin ne kete teme,Je inderuare ,e I respektuare Je bere realist zoteni me munges njorante, Kure fare gjeje s’ ka se Je pake ironik kure thua,E shpreh fatkeqesia me e madhe per nje komb qe flete gjuhen e perendive , faleminderit shume per keqe ardhjen tuaje te admirushme ,pore mose u deshpero se dhe motrat,dhe vllezerit tane ne heladhe, gjuhen e perendive Kane folur,pasetaj doli pake kohe nje anti perndi jau ndaloi tani prape i lejovi Jane hapur shume edhe shkollat gjuheve te perendive ..ny 3/27/18 faleminderit

  14. Z.luane me pelqen Kure thua me siqeritet te plote, kuredeklaron : here pare qe hape kete faqe,bukur, shume bukur. Te keshelloi te mos prishesh,nepermjet ketyre komenteve se ka dhe llogje kavoje, per shembull : gjith kavajasit jane shqipetar, pore gjithe shqipetaret sjane kavajas ..ny: 3/27/18 z. Luan te kerkoi falje po am more per keqe . Faleminderit

Lini një Përgjigje te Guxim Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.