Pse është kështu jeta?

social_kapital02Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Gjatë kohës kur lexoj libra të ndryshëm, nga autor të ndryshëm, e kisha vërë në veprim logjikën dhe filozofinë se ka ardhur koha e mosdurimit të sundimtarëve që jetojnë në pallate e pasuri përrallore, ka ardhur koha të çlirohemi nga sundimtarët e korruptuar “demokrat”, që emitojnë orakujt, që himnin e kombit e kanë humbur për interesat e tyre personale, dhe punojnë për interesat e të huajve që kanë shkelur në prag të portave tona.

Disa dekada më pare Karl Jaspersi kishte shkruar librin e tij: “Problemi i fajsisë”, aty bëhej fjalë për një analizë shumëplanëshe lidhur me fajsinë që i takonte si çdo gjermani në veçanti edhe gjith gjermanëve si popull, për krimet e bëra gjatë luftës së dytë botërore nga ushtria naziste e udhehequr nga Adolf Hitleri. Skema e kësaj analize nuk është e vlefshme vetëm për situatën e asaj kohe, por edhe për gjithë situatat e kaluara, deri te kjo e tanishmja e serbëve e malazezëve të udhëhequra nga kasapi i Ballkanit Slobodan Milosheviq, dhe në të ardhmen mbase do të ketë probleme të fajësisë, ku njerëzit pasi janë shndërruar në fajtor për krime kolektive, duhet t’i nënshtrohen analizës së ndërgjegjës. Gjatë viteve kur Jaspersi jetoi në Gjermani, ai njohu frikën e shumicës së njerëzve, vetem pse ai ishte në kundërshtim me nazizmin, miqë dhe kolegë nuk guxonin më të lidheshin më të, jo për ndonjë armiqësi personale, por nga frika, çka ishte akoma më e rëndë, dhe më e keqe. Një gjë të tillë e kishin provuar edhe të burgosurit politik shqiptar që ishin kundër rregjimit titist e millosheviqian, por një problem të tillë kanë edhe sot ata njerëz që shkruajnë e janë kundër krimit të organizuar, korrupcionit e nepotizmit, prandaj edhe këta sundimtaret e ri “demokrat”, do të ishte e udhës që t’i nënshtrohen analizës së ndërgjegjës, për padrejtësitë që po u bëjnë shtresave të varfëra të popullit. Prandaj procesi i të menduarit drejtë dhe në favor të së mires së përgjithshme kombëtare është në vetvete edukues i shpirtit të njeriut për tu orientuar nga e mbara. Sepse në këtë botë gjithçka ikën, ne ndodhemi në kohë moderne por të çorroditur, prirja e kësaj kohe dhe e këtyre sundimtarëve është që të mbajnë për më të përkryer dhe më të mire atë që nuk është mbase dhe me aq vlerë dhe profesional, në krahasim me atë që është me vlerë profesionale dhe morale, si dhe e dobishme për të përgjithshmen tone kombëtare shqiptare.

Librat që kam lexuar nga disa gjini letrare ma kanë mjegulluar nëpër disa shtigje të paqarta të logjikës dhe filozofisë. Kisha lexuar: ”Parimet e para” të Spenserit që kish përmbysur në mua disa pikpamje nga jeta e përditshme dhe për një kohë nuk e dija se kah t’ja mbaja. Pastaj kisha lexuar Spinozën, Shopenhauerin, Mark Aurelin, që mbeta i nemitur nga teorit e tyre, dhe vrisja mendjen se ç’është jeta me këta sundimtarë të pashpirtë, ky realitet faktik se sundimtari tiranik nuk është më i qëndrueshëm se retë në qiell. Pse kështu?! Teoritë filozofike e politike, nëpër shekuj ikin, format qeverisëse ikin e vijnë, forcat e njerëzëve krijohen dhe zhduken. Kemi patur rast të shohim nëpërmjet ekranit televiziv skelete te mdhenj kafshësh parahistorike, të cilat kishin jetuar para miliona vitesh, dhe ishin zhdukur. Forca e natyrës ishte treguar bujare në formimin e formave të shumllojta të qenieve të gjalla, por çka i ishte dashur Zotit të tregohej bujar për të lindur sundimtarë tiranë e hajdut?!

Mëpastaj kisha lexuar nji plejad mendimtaresh anglez, Darvinin, Lebokun, Trindalin, që pajtoheshin me filozofinë origjinale, që tregonin për bukurinë, ligjet zhvillimet, të fshehtat dhe metodat e natyrës, që të magjepsinin me bukurinë e të shprehurit me anë të shkrimeve filozofike. Pse diçka të mire si ata nuk mësuan kurrë këta pushtetarët tanë në politikë, por na bezdisin çdo dit me fjalë të pamatura e me premtime boshe.

Kisha lexuar poetë, libra e artikuj shkencor mbi natyrën, por gjithnji kisha mbetur disi i trishtuar, se jeta duket sikur është një lojë e pandershme e sundimtarit ndaj popullit dhe atdheut. Këto mendime realiste i bazoj me jetën time, se bukuria lulëzon vetëm për një kohë dhe zhduket më pastaj, por si e mira, ponjashtu edhe e keqja nuk harrohen. Shpesh here vrisja mendjen mbi problemin e ndërlikuar të jetes për të papunët. Habitesha nganjiherë për përsosmërinë që mund të arrij jeta në disa çaste. Kur shikoj malet e larta që kanë gjallërim dhe qetësi, më japin edhe mua një qetësi, nga këto çorroditje të sundimtarëve pa ditur se ku po shkojnë, përfytyroja bukurit e natyrës në botë, hapsira të mëdha e të pafundme, sa e madhe është bota dhe pafundësia e saj.

Pse është kështu jeta? Një grup i vogël sundimtarësh të sundojnë shumicën njerëzore te botës.Shikoj lartë në qiell yjet e panumërt, më duken si kokrra prej diamantesh, të hedhura në çdo anë të qiellit, që sundimtaret kane dëshirë t’i rrëmbejnë sikur vërtet të ishin dijamante?! Nganjiherë më vinte nji ndjenjë fshehurazi që ma ngjallte frikën dhe pasigurin e mistereve të natyrës. Çfarë udhëtime të rrezikshme mban në vete forca e natyrës. A mendojnë ndonjiher për skëterrën sundimtarët? A ekziston kjo skëterrë e shpirtrave të humbur sundimtar, siç shkruajnë poetët? Me gjithë frikën që kishte ndjerë Eva, që kish ngrënë frutin e ndaluar, frika më nuk ishte në gjendje ta ndalonte botëkuptimin e saj mbi jetën. Pastaj përfytyrova se si e kishte shndërruar vdekja trupin e saj në pluhur. Mendoj se kështu do të mbarojnë të gjithë sundimtarët e padrejtë dhe tiranët mbase nji ditë…?! Sepse sundimtari, shpirtin njerëzor të së drejtës nuk mund ta shuaj kurrë.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.