Shpifësit që vrasin

Gjuha_keputur_456

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Nuk është për t’u habitur për shpifësin që nuk ka etik morale njerëzore të shpif dhe vë në dyshim njeriun që ka dëshmuar në vepra se është atdhedashës dhe kombëtarisht i qëndrueshëm.

Shpifje nga më të ndryshme gjatë gjithë periudhave në historinë e kombit shqiptar na ka rastisur të lexojmë në letra të shkruara nga shkarravitës të ndryshëm, se heroi ynë kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu ka qenë gjeneral i ushtrisë otomane turke dhe si ai pastaj u vu në luftë për 25 vite më radhë kundër kësaj perandorie për ta mbrojtur Evropën por gjoj se e paska dëmtuar kombin shqiptar?!

Se Asim Vokshi paska qenë oficer i fashizmit porse paska ndihmuar luftën nacionalëçlirimtare shqiptare dhe është vu pastaj në luftë të drejtë për drejtë antifashiste, se Jusufi paska punuar ni ish Jugosllavi si përkthyes i gjuhës serbe në atë shqipe dhe anasjelltas dhe se ky nuk ka mund të jetë patriot dhe atdhedashës përderisa ka punuar në institucionet jugosllave anipse ky bir shqiptari me tërë forcën e tij ju kundërvu shovenistëve jogosllavo-serb, se Shefi i shtabit të UÇK-së ka qenë oficer i ushtrisë jugosllave, si dhe përplot oficer të tjerë të ushtrisë jugosllave që janë rreshtuar në luftën çlirimtare kur i ka thirrur zëri i atdheut, si dhe përplotë të tjerë që kanë punuar në mbrojtjen popullore civile, në gjykata, në polici, në komitete partiake, në arsim, në shëndetësi e ku do tjetër, që kanë bartur teseret e partis komuniste jugosllave dhe ata të lidhjes komuniste të Kosovës, por gjith ata njerëz që janë distancuar dhe i janë kundërvu haptas rregjimit pushtues jugosllavo-serb, nuk qenkan atdhetar se kan punuar në istitucione të ndryshme jugosllave, paçka se ata kurrë s’kanë pranuar të jenë servil dhe bashkëpunëtor të rregjimit titisto-rankoviçisto-millosheviqian dhe me kohë janë flakur nga puna vetëm pse s’kanë pranuar të bëjnë gjëra të këqija kundër atdheut dhe bashkombasve të tyre, por për shpifësin kjo s’ka rëndësi ai të gjithë i vë në një thes, si ata që patën ndërgjegje të pastër kombëtare, si ata shqipfolës që i sherbyen me përkushtim deri në fund pushtuesit të urryer jugasllavo-sereb.

Shpifësi me kokën e tij të mjegulluar nuk e bënë fare dallimin mes këtyre dy anëve të kundërta që janë të kundërta me njëra tjetrën, shpifësi shpif pa mbulesë, pa argumente, se po të kishte doinjë argument për njeriun e tij të preferuar, ai do ta kallte botën duke brohoritur ja argumenti se ky përson ka punuar kundër atdhut dhe ka marrë në qafë këta njerëz?!

Shpifësi që nxjerr akuza, duhet t’i dokumentoj ato me fakte që flasin konkretishtë: – Me këndë ka qenë në bashkëpunim personi i akuzuar?

– Kush është tradhëtuar nga ai ?

– Kush është spiunuar ?

– Veprimet konkrete të argumentuara në fakte?

– Për çka konkretisht është fjala?

– Kush ka pasur pasoja nga ato veprime?

– Më kënd konkretisht ka qenë ai bashkëpunim?

– Aktet që e dokumentojnë akuzën?

– Cilat janë pasojat e asaj veprimtarie?

– Cilat janë lidhjet e akuzuesit me ish – UDB-në?…

Por i gjori shpifës që ka rrjedhë nga truri, s’ka argumente të tilla, për këtë ai edhe shpifë edhe rrenë për Ervehenë, për Desdemonën për… njëkohësisht na ka rastisur shpesh herë të dëgjojmë edhe në ndeja odash, kafenesh e vende ku kanë ndejtur dhe diskutuar njerëzit mbi ngjarje të ndryshme nga jeta shqiptare, por ka qenë e pamundur që gjatë bisedave serioze për fatet e atdheut të mos gjindet ndonjë shpifës e të shpifë pa asnjë argument figurat tona të pastra kombëtare.

Qëllimi i shpifësit që në këtë shkrim po e lë pa ju përmendur emrin, por kjo nuk nënkupton që në shkrimin tjetër do ta kursej dhe do t’i ngre pdi edhe në gjykatëtë, pra ky shpifës kur se ka merakun të debatojë në formë të shëndoshë dhe konstruktive, por të futë thikën e përqarjes, që të gjithë ata që nuk janë të një mendimi me hiçin shpifarak ta mbyllin gojën. Kjo është metodë e shantazhit e totalitarizmit që është i nxitur nga politikanë të dështuar tashmë kombëtarisht që kjo metodë veprimi mund t’ju bëjë përshtypje anlfabetëve, ndërsa mua jo, aspak jo!

Për mua jeni modeli i së keqës së kaluar, i të tanishmës dhe së ardhmes!

Kjo metodë e dalur boje, ka mbetur vetëm tek aludimet tuaja të pa baza, duke mos ofruar asnjëherë të dhëna konkrete, madje përpiqeni të krijoni përshtypjen para analfabetëve tuaj të gjorë se e dini të gjithë biografinë time edhe pse ju nuk keni asfarë të drejte të gjurmoni dhe të shpifni biografin time të pstër prej shqiptari atdhetar, nëse dini se paskam bërë të këqija kundër atdheut dhe kombit tim, pse nuk shkoni në polici t’i ofroni të dhënat që (s’i) keni, ose pse nuk dilni botërisht me (dez) informatat tuaja, por merreni me shpifje?

Pse përgjoni dhe nga ato përgjime që bëni ndaj meje u dalin një hiç? Tregoni pa frikë se cilin keni urdhërdhënës dhe shpëtoni shpirtin tuaj nga ferri i Memfistofelit. Nëse nuk dini gjë, por vetëm jeni të verbër dhe po zbatoni ashtu në verbëri urdhërat e shefit tuaj, e keni gabim dhe është e udhës të kërkoni falje përmes atyre njerëzëve që keni shpifur për mua.

Puna më e lehtë është të shpifësh dhe këtë shpifjen ju e zotëroni për mrekulli, mrekulli kjo që u bënë një me djallin trashalluq!

Po fabrikoni rrena, por dije mirë smirëzi shpifaraku se kungulli nuk rri gjithnji mbi ujë. Diçka tjetër për pos shpifjes ju nuk njihni, kur rreni ju kënaqëni, ky është instikti juaj i ulët prej primitivi dhe hiçave tuaj, që jetojnë me kokën boshe, të mjegulluar, injorant të papërmirësuar, mos habiteni nga ky shkrim i imi se mbase ju dini se kush jeni dhe çka veproni në dëm të kauzës shqiptare.

Ata të cilët nuk e mbrojnë kombin e vet, ashtu qysh e mbrojnë atë edhe ShBA-të, nuk mund ta ndërtojnë as shtetin. Këta njerëz që tallen me flamurin tonë kombëtar janë ata që moti e kanë shitur kombin. Njeriu që e shet kombin, nuk ka dinjitet njerëzor dhe as mund të jetë përfaqësues i interesave të kombit dhe interesave të popullit. Andaj nuk dua nga soji i këtyre njerëzëve të përgojohemhem dhe të shpifem pa asnjë argument. Mjaftë më… mësohuni të paktën një herë në jetën tuaj të flisni të vërtetën.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.