Mbi alfabetin fenikas dhe shkronjat pellazge

alphabeti_pellazgMbi alfabetin fenikas dhe shkronjat pellazge

Tradita e legjendës së Kadmit, që ne do ta shtjellojmë më poshtë, është konsideruar në fillim si një dëshmi e prejardhjes së tij fenikase. Prandaj dhe emri gjithashtu është përkthyer nga fenikishtja si: ”gadmon” që do të thotë oriental, ashtu dhe siç mendojmë ne: ”kadem” me kuptimin paraardhës. Por mitologë më me autoritet duan të shohin te Kadmi vetëm heroin autokton të Kadmisë antike, që u bë Teba dhe banorët e parë të së cilës quheshin kadmejtë. Sipas pikëpamjes sonë, siç e kemi thënë tashmë, këto dy mendime përzihen për të përbërë legjendën më të përpiktë dhe më afër të vërtetës. Sipas saj, Kadmi është pasardhës i atyre pellazgëve, të cilët që nga Ekspedita I e argëve drejt Indisë u vendosën në Feniki dhe krijuan një trung. Që këtej del se Kadmi është nga prejardhja pellazg dhe fenikas nga edukimi, dhe si i tillë, bashkë me Danain, që paraqitet në kushte të njëjta por i ardhur nga Egjipti, kanë sjellë të parët, njëri në Tebë dhe tjetri në Argos, shkronjat e alfabetit fenikas, të cilat u shndërruan në përputhje me nevojat e gjuhës greke.

Nuk duhet harruar se, me gjithë sjelljen e shkronjave fenikase dhe egjiptase, të cilat i përdorën vetëm të imigruarit për formimin që në fillim të gjuhës greke, ka pasur gjithashtu në Europë dhe në Azinë e Vogël shkronja të quajtura pellazgjike (), që ishin në përdorim tashmë prej pesëmbëdhjetë shekujsh, domethënë që nga fillimi i mijëvjeçarit III para K., të cilat luftëtarët e asaj Ekspedite I të argëve ose ariasve i kishin sjellë në Egjipt dhe në Mesopotami dhe mbi bazën e të cilave para së gjithash u krijuan shkronjat fenikase. Si rrjedhim, mund të thuhet që futja e shkronjave fenikase në Greqi, në Azinë e Vogël dhe në Itali është një rikthim i shkronjave pellazge, të shndërruara sipas nevojave të gjuhës fenikase dhe të disa prej gjuhëve të tjera mesopotamase, ashtu si disa fjalë të frëngjishtes, që pasi u huazuan nga anglishtja dhe u shndërruan për përdorimin e tyre, na janë rikthyer dhe i kemi përshtatur me këtë formë të re të shndërruar.

Formimi i gjuhës së lashtë greke

Kur nga fundi i kësaj periudhe, domethënë rreth 1650 para K., egjiptasit ndërmorën dëbimin e Hyksosit dhe të ithtarëve të tyre nga Egjipti e Palestina, nga Siria dhe Fenikia, pjesa më e madhe e të dëbuarve gjetën strehim në Greqi dhe në Azinë e Vogël; ndoshta një pjesë e vogël u strehuan edhe në Qipro. Nga pikëpamja racore këto grupe të ndryshme, të dëbuara nga viset egjiptiane, përbëheshin nga individë, të cilët në pjesën më të madhe paraqisnin një përzierje laramane racash. Në bazë të tyre natyrisht që ishte raca pellazge dhe ka të ngjarë, që asnjëra nuk mund të pretendonte të ishte përjashtim nga gjithë përzierjet e tjera. Më pak të përzierat do të ishin ato, që në vendet nga ku vinin, kishin ushtruar autoritetin qeverisës. Lidhur me këtë, të gjithë imigrantët duhej ta njihnin mirë prejardhjen e vet dhe origjinë, por duhej të mos e dinin gjuhën e tyre stërgjyshore: pellazgjishten. Kështu me ardhjen e tyre në Greqi dhe në Azinë e Vogël, atdheu i tyre i lashtë dhe i ri, gjithë përpjekjet e tyre synuan të merrnin gjuhën e stërgjyshërve të tyre, e cila ishte ende në përdorim në vend dhe kudo e njëjta. Si pasojë, natyrisht ata vepruan si gjithë njerëzit, që rastësisht gjenden në mes të të tjerëve, që nuk u flasin gjuhën: i morën fjalët pellazge si bazë dhe u shtuan prapashtesa ose mbaresa, parashtesa ose të dyja bashkë, sipas ngjyrimit që donin t’u jepnin kuptimeve fillestare të fjalëve, që i shprehnin në gjuhën pellazge. Kështu, për shembull ne kemi thënë që në hyrje të kësaj vepre:

nga pellazgjishtja heq e bënë: elk-              tërheq

nga pellazgjishtja qaj e bënë: klai qaj (Gjir. klaj)

nga pellazgjishtja hepem e bënë: epom = ndjek, përkulem

nga pellazgjishtja pjek e bënë pek – pjek

nga pellazgjishtja dhjes e bënë dhes = pëgër

nga pellazgjishtja e bënë ki = fekondoj

nga pellazgjishtja rriell e bënë re = rrjedh

nga pellazgjishtja ziej e bënë ze = vloj

nga pellazgjishtja miel e bënë meli = mjel

………………………………………………………………………..

dhe ka gjithashtu qindra e qindra lista. Disa që do t’i japim kanë mbetur në kujtesë, por ka mundësi që të shtohen shumë, aq i madh është numri i huazimeve të greqishtes nga pellazgjishtja.

Gjuha pellazge përshtatej për mrekulli për këtë mënyrë veprimi të imigrantëve egjipto-fenikas, mbi të gjitha për shkak të natyrës me një rrokje në trajtën e pashquar të emrave dhe të rrënjës së foljeve.

Kështu greqishtja e lashtë nisi të formohej nga një rrënjë pellazge, së cilës i shtonte një mbaresë emërore ose një prapashtesë foljore, meqë prejardhjen e kishin pa dyshim nga vetë gjuha që flisnin këta imigrantë. Është pikërisht kjo mundësi që mund të shpjegojë format e panumërta, që pati në fillimet e veta greqishtja dhe për këtë arsye gjithashtu duhet të shpjegojmë për këtë gjuhë në ngjizje e sipër krijimin e dialekteve të ndryshme kryesore, që e përbëjnë dhe që nga ana e tyre kishin pa fund nëndialekte të ndryshme. Këto dialekte nisën të rrëgjohen me kalimin e kohës, siç e kemi vënë në dukje tashmë, kjo ndodhi për shkak të shpërnguljeve, zhvendosjeve dhe përzierjeve të popullsive të ndryshme greke të kësaj epoke, që flisnin dialekte të ndryshme dhe që vazhdimisht ndërronin vendbanimet. Këto ndryshime të vazhdueshme e të njëpasnjëshme të vendbanimit gjatë një periudhe që shtrihet disa shekuj, madje më saktë mijëvjeçarë, kanë sjellë zvogëlimin e ndjeshëm të ndryshimeve dialektore, në atë shkallë sa në fillim të periudhës historike, ato u përmblodhën në katër dialekte kryesore. Nga ana tjetër, ndërsa për disa prej këtyre dialekteve kemi njoftime në një farë mase të gjera, përkundrazi, për të tjerat na mungojnë dokumente të mjaftueshme. Megjithatë, pavarësisht nga të dhënat që kemi, mund të paraqesim këtu një shpërndarje mjaft të përafërt të këtyre dialekteve, që do të na lejonte të përputhnim faktet gjuhësore me të dhënat historike e gjeografike:

I – DORISHTJA – Lakonia (me Tarentin dhe Heraklenë), Mesenia, Argolida (me Egjinën), Korinti (me Korkirën dhe Sirakuzën) dhe Siciona, Megara (me Bizantin e Selinontën), Kreta, Milosi, Tera (me Kirenën), Rodosi (me Gelën e Agrigjentin). Ishujt e tjerë doras të Egjeut (Astipalea, Kalimnosi, Knidosi, Kosi, Nisiros, Folegandros, Telos). Kolonitë dore në Sicili, që nuk përmenden më sipër me qendrat e tyre përkatëse.

II – Dialekti i AKEISË, dhe i kolonive të saj në Itali (Krotonë, Metaponte, Posidonia dhe Sibaris) i ngjet dorishtes, por mungesa e dokumenteve nuk na lejon t’ia përcaktojmë pozitën me saktësi; mbishkrimet arkaike janë shumë të rralla dhe ato më pak antike, më të shumta, nuk pasqyrojnë më dialektin e zonës. Me akeishten ose akaishten duhet bashkuar dialekti i Kefalonisë së Itakës dhe Zakintit, por kjo nuk është e sigurtë.

III – Dialekti i ELIDËS zë një pozitë të ndërmjetme midis Grupit I dhe IV, dallohet kryesisht nga disa veçori të vetat.

IV – Grupi i VERIPERËNDIMIT. Ai përfshin dialektet e Lokridës dhe të Focidës, që kanë disa afëri me ato të Peloponezit; ne nuk i njohim mirë ato të Epirit, të Akarnanisë, të Etolisë, të Ftiotidës (Thesalia Jugore) dhe të Enienit, sepse për të gjitha kemi mungesë dokumentimi.

V – EOLISHTJA, përfshin tre variante të dallueshme: dialektin e Lesbosit (me Tenedosin dhe pjesën veriore të bregut aziatik të Egjeut); thesalishten veriore, të ndarë në variante lokale, nga të cilat ai i Thesaliotidës dhe i Pellazgiotidës; dhe beotishtja. Afëria e ngushtë e prejardhjes së këtyre tre dialekteve, e dëshmuar nga një varg tiparesh të përbashkëta errësohet nga depërtimi i elementëve perëndimorë; janë të shumtë në beotishten dhe më të paktë në thesalishten; kjo bën që beotishtja, ndonëse ka një aspekt mbizotërues eolas, përsëri mund të quhet dialekt i ndërmjetëm midis dialekteve eole dhe atyre të Veriperëndimit.

VI – ARKADISHTE-QIPRIOTE.[i/i] – Disa tipare të përbashkëta i lidhin këto dialekte të ndara gjeografikisht dhe larg njëri nga tjetri. Janë mbetjet e popullsive akease që emigruan një herë nga Peloponezi në Qipro dhe, më pas, u mbuluan nga imigrimet e njëpasnjëshme të elementëve helenikë, që u përkasin dialekteve të tjera.

VII-PAMFILISHTJA – Ky dialekt i izoluar nga bota greke dhe i hapur ndaj ndikimit të gjuhëve barbare, është një zhvillim krejt i veçantë. Dokumente, që nuk janë të shumta, na zbulojnë një përzierje të çuditshme të tipareve në kundërti, që duket se kanë hyrë nga një larmi fisesh, të quajtura me emrin Pemfilioi. Në këtë dialekt megjithatë mbizotërojnë afëritë me qipriotishten dhe arkadishten, të cilave A. MEILLET u shton pamfilishten si gjymtyrën e tretë të grupit akeas.

VIII – JONISHTE-ATIKISHTJA. – Ndahet në jonishten dhe atikishten. Ndërsa atikishtja nuk ka ndarje të tjera, jonishtja ndahet në tre variante, që u përgjigjen tri zonave gjeografike: a) JONISË AZIATIKE (me ishujt Hios e Samos), b) CIKLADET (Delos, Naksos, Keos, Paros, Tasos, Faros dhe Sifnos) dhe c) EUBEA (Kalkis me kolonitë: Rexho, Kumes, Eretria dhe Stira).

Në këtë renditje ne nuk kemi përfshirë maqedonishten, e cila si epirotishtja, – (që e kemi cituar në grupin IV) – dallohet nga greqishtja, meqë bën pjesë në pellazgjishten vetë; kjo e fundit, si më e lashtë, më e formuar dhe më e rregullt, nuk kishte si greqishtja dallime dialektore

Sido qoftë, lexuesi këtu duhet me anë të përfytyrimit të kalojë shumë prapa, për të parë gjendjen shoqërore, që zotëronte në viset e Azisë së Vogël, të Ballkanit, të Italisë dhe kudo gjetkë në epokën, me të cilën po merremi. Duhet mbajtur para sysh se gjuha që flitej atëherë zakonisht, kudo në botën e njohur, ishte gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë. Gjithë bota përtej saj përdorte pellazgjishten në marrëdhëniet publike.

Klasa sunduese, elita dhe gjithë të shkolluarit, ose më thjesht ata që dinin të lexonin e të shkruanin, ishin dygjuhësh: ata dinin të flisnin pellazgjishten dhe të lexonin e të shkruanin greqisht; popullsitë me prejardhje të vërtetë pellazge dhe të huajt e asimiluar, që nuk dinin shkrim ose pa arsim, dinin vetëm pellazgjishten si për të folur, si për të shkruar, dhe shumë kohë para se të formohej greqishtja, mbasi të lashtët na bëjnë të njohur, se para shkronjave kadmeje kishte që prej shumë kohësh () shkronja pellazge; dhe së fundi, të huajt e vërtetë, ata që nuk ishin me prejardhje pellazge dhe që nuk kishin shumë kohë në Azinë e Vogël, në Greqi dhe në Itali, ishin dygjuhësh e madje trigjuhësh, nëse nuk ishin të asimiluar e të përthithur nga masa pellazge; sipas kombësisë së tyre, në familje, në vatrat e tyre, ata flisnin egjiptishten, arabishten, arameishten, persishten, armenishten, sanskritishten-hindustani ose prakriten, etj. Më vonë aramishtja e dialektit siriak ishte gjithashtu gjuha e çifutëve të Palestinës, të cilët pas kthimit të tyre nga robëria në Babiloni e kishin zëvendësuar për hebraishten, gjuha e tyre e vërtetë kombëtare, të cilën po e ringjallin sot në Izrael.

Të gjithë këta të huaj ishin të detyruar të dinin, gjithashtu në të njëjtën kohë bashkë me gjuhën e vet kombëtare përkatëse edhe pellazgjishten, për të cilën kishin nevojë për marrëdhëniet e përditshme publike; dhe sa për ata që donin të arsimoheshin, ata mësonin atëherë greqishten si gjuhë të tretë. Po të mos kishte rënë zjarri, që në epokën e kalifit Omar dogji Bibliotekën e famshme të Aleksandrisë me sasinë e pamatë të veprave të shkruara në shumë gjuhë, kryesisht në pellazgjishten ose etruskishten, po të mos kishte ndodhur fshirja sistematike (gjatë shekujve VI, VII, VIII, IX, X dhe XI të erës sonë, periudh e veçantë e krizës së mprehtë të papirusit) nga të gjitha anët, e dorëshkrimeve pellazge ose etruske dhe e shumë të tjerave greqisht e latinisht, sepse kështu siguronin fletët që u nevojiteshin dhe u mungonin autorëve të rinj, është e sigurtë që sot nuk do të na mungonin dokumente të të gjitha llojeve në gjuhën pellazge ose etruske dhe nuk do të kishte vend për ekzistencën e enigmave gjuhësore, që na shtrohen sot përpara. Sido që të ketë qenë, ne përsëri mund të quhemi me fat sepse, me gjithë mungesën e këtyre dokumenteve të shkruara, kemi të paktën kënaqësinë që të mund të studiojmë këtë gjuhë shumë të lashtë universale, në trajtën më të gjallë, që na është transmetuar e përpiktë dhe e plotë në formën e gjuhës së sotme shqipe.

Bota e sotme e diturisë, ashtu siç kanë bërë paraardhësit dhe siç do të bëjnë pa dyshim pasardhësit, ka adhuruar me të drejtë gjuhën greke për gjithçka lidhet me morfologjinë e formimin e tipave të saj, të fjalëve të prejardhura e të përbëra. Ne do të bënim gabim ta kundërshtonim e aq më pak të luftonim një ndjenjë të tillë spontane, të shkaktuar pa dyshim nga një mendim i përligjur lidhur me cilësitë e greqishtes së lashtë. Megjithatë rrethanat nuk na lënë që ta lëmë rastin e përshtatshëm, që na paraqitet për të cituar me të drejtë proverbin ose thënien greke: ()”Por zotëri i dashur, ai që ha fasule, fasule flet!”, domethënë gjithë dijetarët, që deri më sot kanë pasur përpara vetëm greqishten, mund të flisnin vetëm për greqishten dhe cilësitë e saj. Por, do të shtonim ne, po të kishin ditur shqipen po aq mirë, atëherë ata do të kishin mundur të krahasonin kopjen, domethënë greqishten, me shqipen që është origjinali ose modeli. Dhe gjithë bota e di se në parim modeli e kapërcen kopjen. Që këtej del se rregullsia gramatikore: eufonia, rënia, kontraktimi, ndryshimi i bashkëtingëlloreve, zëvendësimi, aferezat ose sinkopat, lakimet, dy gjinitë reale në vend të tri, mashkullore e femërore njëjës: asnjanës në shumës; rrokjet çift e tek, një larmi e përligjur e sintaksës së emrit me mbiemrin; ngjashmëria e zgjedhimit pellazg me të greqishtes, përdorimi i së shkuarës së caktuar dhe të pacaktuar jo njësoj (si në anglishten); ekzistenca e kohëve të paparashikuara (); mungesa e foljeve me drejtim ose me kundrinë të drejtë në gjinore: që është më logjike; etj., etj.; prejardhja pellazge është kopjuar nga greqishtja; sa për fjalët e përbëra pellazge, ato i lënë pas kompozitat e ngjashme greke, janë më të shumta në numër dhe formimi i tyre është më i goditur.

Për shembull lexuesi do të ketë mundësinë të këshillohet me Gramatikën e Krahasuar të Gjuhës Shqipe, ku do të gjejë mendimin tonë të përligjur.

Shkëputur nga libri: ” Enigma nga pellazgët te shqiptarët  ” Robert_D’angely

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.