Si e “shitën” Shqipërinë ata që i njohim si nacionalistë

pellumb_xhufi

Një bisedë me Pëllumb Xhufin: Si e “shitën” Shqipërinë ata që i njohim si nacionalistë

Monika-Stafa

 Bisedoi: MONIKA  SHOSHORI STAFA

Studimi i çfarëdo aspekti të Luftës së Dytë Botërore mbetet ende një sfidë për këdo që i kushtohet kësaj pjese të historisë shqiptare. Shumica e kërkimeve të kryera dhe interesi në përgjithësi mbetet akoma te skenat e mëdha të luftës, si dhe mbi figurat kryesore që morën pjesë në të. Shqipëria është ende në planin botëror një skenë e harruar, ku lufta dhe çdo gjë tjetër u zhvillua në një shkallë më të vogël, ndonëse vetë shqiptarëve ajo nuk iu duk e tillë.

Për ta ajo ishte e gjatë dhe e ashpër dhe aspak një ngjarje e zakontë. Të mësuar me luftëra, më së shumti të pushtuar, fundi i nëntorit të 1944-s, për herë të parë e gjeti atë të çliruar nga çdo okupator i huaj që e kish mpakur ndër shekuj.

Dhe si një mrekulli e bukur, në një Shqipëri më shumë se primitive në mendësinë e saj, ku edhe një pikëpamje oksidentale ishte një tabu, lind nga kalbësirat e një sistemi të tillë, “viola femërore”, forca dhe energjia e një gjinie tjetër që, në mos e drejton, shtyn përpara makinën e shpëtimit nga okupatori i huaj, prej të cilit Shqipëria kish vuajtur prej shekujsh. Një mrekulli e padëgjuar ndonjëherë më parë.

Si u gjet Shqipëria e pas shpalljes së pavarësisë në luftë? A kishte grupime politike gjatë kësaj kohë në Shqipëri, që të mund të përballeshin me një tjetër pushtues të huaj? Cilët ishin emrat që spikasnin në radhët e tyre? Lufta civile, pjesë e luftës apo vetëm një segment i saj? Si lindi ky shkëlqimi “mashtrues” i Shqipërisë etnike edhe gjatë luftës, kush premtoi dhe si u shua ai? Gruaja shqiptare në luftë, një fenomen logjik ngjarjesh, një mrekulli e përkohshme apo çfarë? Këtyre pyetjeve u përgjigjet historiani Pëllumb Xhufi.

 

 

 

 

 

 

 

Zoti Xhufi, çfarë grupesh politike ishin në Shqipërinë e pragluftës? Cili qe qëndrimi i tyre në aspektin politik e ushtarak gjatë Luftës së Dytë Botërore?

Do të mund të dallonim dy grupime kryesore politike e ushtarake në Shqipërinë e viteve të luftës. Në grupimin e parë bënin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë së vjetër, me të mirat e të këqijat që ky term nënkupton. Kishte mes tyre veteranë të Rilindjes Kombëtare e të luftërave për pavarësi e për shtet kombëtar, si Mit’hat Frashëri, Lef Nosi, Qazim Koculi, Mehdi Frashëri, Bahri Omari etj. Ishin personalitete me formim liberal e konservator, që bërjen e Shqipërisë e kishin parë më shumë si rezultat të tratativave e të ujdive politike e diplomatike. Një linjë e tillë, edhe në fillimet e shek. XX, ishte kundërshtuar nga të tjera personalitete të shquara të Lëvizjes Kombëtare, përfaqësues të krahut “revolucionar”, me Ismail Qemalin, Dervish Himën, Mihal Gramenon, Luigj Gurakuqin, Ibrahim Temon, Hilë Mosin, të cilët çlirimin nga sundimi osman e kishin parë si rezultat të një shkundjeje të madhe popullore, të një kryengritjeje të përgjithshme.

Përveç personaliteteve të tilla, në grupimin e parë bënin pjesë edhe përfaqësues të klasës së vjetër të bejlerëve, të bajraktarëve e të krerëve të fiseve, që i kishin mbijetuar kohës dhe që ishin dëshmia e gjallë e stanjacionit politik e shoqëror të Shqipërisë. Të tillë ishin Shefqet Verlaci, Eqerem Libohova, Eqerem bej Vlora, Fuat Dibra, Ali bej Këlcyra, Abaz Kupi, Selim e Dan Kaloshi, Muharrem Bajraktari, Mustafa Kruja, Gjon Marka Gjoni etj. Kush më shumë e kush më pak, personazhet e këtij grupimi formuan klasën e kuislingëve dhe të kolaboracionistëve, të cilët nëpërmjet një politike anakronike e miope, gjykuan se mund t’i fitonin të gjitha, edhe pushtetin, edhe privilegjet për veten, edhe “Shqipërinë etnike”, edhe luftën me “të kuqtë”, duke u bërë njësh me pushtuesit. Nëse fundi i luftës do të kishte gjetur në pushtet këtë klasë politikanësh, pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë me siguri do të ishin cenuar rëndë.

Grupimi tjetër, ai që e kuptoi frymën e kohës dhe që u hodh në luftë kundër pushtuesit, duke u shkrirë me frontin e madh antifashist botëror, përfaqësohej nga intelektualë, ushtarakë, klerikë, nëpunës e krerë patriotë, të dalluar në betejat për krijimin, forcimin e demokratizimin e shtetit shqiptar, si Mujo Ulqinaku, Omer Nishani, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Spiro Moisiu, Ismail Strazimiri, Shefqet Peçi, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Riza Kodheli etj. Por, ky grupim u përfaqësua para së gjithash nga rinia e qyteteve dhe e shkollave, e cila me një idealizëm e patriotizëm të pashembullt, zgjodhi pa mëdyshje luftën pa kompromis me pushtuesin italian e gjerman.

Me rënien e tyre heroike, Qemal Stafa, Vojo Kushi, Margarita e Kristaq Tutulani, Manush Alimani, Perlat Rexhepi e plot të tjerë përfaqësues të brezit më të ri e më të përparuar të Shqipërisë, elektrizuan të gjithë rininë shqiptare, të fshatit e të qytetit, duke i dhënë jetë një rezistence që Shqipëria nuk e kishte njohur kurrë. Një qëndresë, që për herë të parë theu kufijtë krahinorë dhe përfshiu të gjitha krahinat e vendit dhe që si asnjëherë më parë tërhoqi në mënyrë masive femrën shqiptare. Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare ishte njëherësh e para ngjarje e madhe e kombit, që e vuri femrën shqiptare në piedestalin e historisë.

Në kushtet e një ndarjeje kaq të thellë, që u konfirmua edhe me dështimin e Mukjes, a mendoni se lufta civile mund të ishte shmangur? A duhej që brigadat partizane të kalonin në veri të vendit, ku siç dihet drejtonin krerët e fiseve e të krahinave?

Në fakt, nuk mund të flitet për luftë civile, përderisa aktorët kryesorë të ngjarjeve ishin dy: pushtuesit nazistë dhe Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar. Qeveria kuislinge e Tiranës, Balli Kombëtar dhe krerët zogistë të veriut ishin, kush më shumë e shumë më pak, instrumente të pushtuesit. Kushtet e Shqipërisë nuk ishin të ndryshme nga ato të vendeve të tjera, si Franca, Italia, Jugosllavia, Greqia. Edhe në këto vende kishte lëvizje partizane që luftonte njëherësh si kundër gjermanëve, ashtu edhe kundër forcave kuislinge e kolaboracioniste. Por në asnjë nga këto vende nuk është folur ndonjëherë për “luftë civile”. Në Greqi ka pasur përpjekje midis forcave partizane të EAM-it dhe forcave të qeverisë kuislinge të Rallisit edhe përpara se ushtria gjermane të largohej nga territoret greke. Por vetëm pas këtij largimi, kur në fushën e betejës mbetën të vetme përballë njëra-tjetrës forcat e majta të EAM-it dhe ato të djathta të ELAS-it, përplasja mes tyre u kthye në një luftë civile të mirëfilltë.

Kështu edhe në Shqipëri, nuk mund të flitet kurrsesi për një luftë civile në një kohë kur vendi ishte i pushtuar nga gjermanët dhe kur forcat e Ballit dhe ato të qeverisë kuislinge merrnin pjesë rregullisht në operacionet e forcave gjermane kundër forcave partizane. Nga ana e tyre, forcat e Abaz Kupit dhe të krerëve të tjerë zogistë, ndërsa refuzonin të luftonin kundër gjermanëve, furnizoheshin me armë, me municione e me veshje nga depot e tyre. Këshillave dashamirëse të oficerëve anglezë për “të hedhur ndonjë pushkë” kundër gjermanëve, sa për t’i dhënë vetes një të drejtë për të pretenduar pushtetin pas çlirimit të vendit, Abaz Kupi iu përgjigj se ai nuk kishte ndërmend t’i dobësonte forcat e tij në përpjekje me gjermanët, pasi ato i duheshin për të luftuar “komunistët” kur gjermanët do të largoheshin. Ky justifikim ngjiti tek ushtarakë të caktuar të misionit anglez, si B.McLean, J.Amery e D.Smiley, të cilët, siç pohon kolegu i tyre J.Naar, “kishin një axhendë të tyre personale, që drejtohej kundër partizanëve dhe kundër komunistëve”.

Pavarësisht inaktivitetit të Kupit e të krerëve të tjerë zogistë, anglezët u munduan me çdo mënyrë ta promovojnë e ta ngrenë në Londër figurën e Kupit, si një alternativë e ardhshme qeverisëse ndaj Frontit Nacionalçlirimtar. Ishin pikërisht këta oficerë që përdorën në mënyrë tendencioze termin “luftë civile”. Nuk ka dyshim, që midis njësive partizane dhe forcave të disa krerëve të veriut, të lidhur me qeverinë kuislinge të Tiranës, pati përpjekje të armatosura kur të parat ndërmorën marshimin për të goditur forcat gjermane të përqendruara në Mat, Dibër e Kukës. Shumë njësi partizane u goditën prapa krahëve nga forcat mercenare të Kupit e të krerëve të tjerë, të cilët pretendonin se ato krahina ishin “mbretëri” e tyre, ku nuk mund të futeshin brigadat partizane. Në këtë kuptim, përfshirja e krahinave të kontrolluara nga të ashtuquajturit krerë nacionalistë në operacionet luftarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare patën edhe një rezultat të rëndësishëm historik. Ato ndikuan për të shthurur autoritetin e rremë të krerëve bajraktarë të atyre krahinave, që kishin qenë historikisht baza e partikularizmit, e antiligjit dhe e konflikteve krahinore, duke i bashkuar ato në luftën çlirimtare me pjesët e tjera të vendit dhe duke afirmuar, kështu, parimin unitarist, që krijuesit e shtetit shqiptar e kishin përcaktuar si jetik për Shqipërinë.

Cili ishte qëndrimi i organizatave të BK, Legalitetit e të PK ndaj pavarësisë apo integritetit territorial në vitet e luftës? Po ndaj Kosovës?

Fakti që përfaqësuesit e grupimit të parë pranuan të bëhen pjesë e regjimit të pushtimit ose bashkëpunuan me të, tregon se ata mund të bashkëjetonin shumë mirë me një Shqipëri të pushtuar nga nazifashistët. Ata vetë nuk kishin një projekt të tyre për Shqipërinë e pasluftës. Kënaqeshin me çdo projekt të hartuar në ofiçinat e huaja, mjafton që ai të garantonte pushtetin dhe privilegjet e tyre tradicionale. Kështu, pasi e panë se shkëlqimi mashtrues i “Shqipërisë etnike” të realizuar nga pushtuesit italianë e gjermanë u shua, si zogistët ashtu edhe ballistët vrapuan të përqafojnë projektin e një federate ballkanike greko-jugosllavo-shqiptare, sapo morën vesh që ky projekt po skicohej në Ministrinë e Jashtme Britanike. Zogistët, gjithashtu, u treguan të gatshëm të nënshkruanin me nacionalistin serb Drazha Mihajloviç një marrëveshje për krijimin e një bashkimi federativ jugosllavo-shqiptar, me kusht që Jugosllavia të ndihmonte “rilindjen Zogiste”, d.m.th. rikthimin e Zogut në pushtet me bajonetat serbe, si në vitin 1924. Për një projekt të tillë u përpoq edhe Muharrem Bajraktari, i cili pati disa takime me përfaqësues të Drazha Mihajloviçit.

Dhe kur e pa se Mihajloviçi e kishte humbur davanë dhe se në Jugosllavi po fitonin komunistët e Titos, Muharrem Bajraktari kërkoi ndihmën e anglezëve për të krijuar një “bashkim pellazgjik” mes Greqisë e Shqipërisë (mars 1944). Në maj 1944, në pozita të tilla të katandisjes së Shqipërisë në një shtet vasal, ra edhe vetë drejtuesi i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Ai u propozoi përfaqësuesve të së djathtës greke, që gëzonin mbështetjen e Londrës dhe që bëheshin gati të vinin në pushtet, krijimin e një federate greko-shqiptare, ku ushtria dhe diplomacia duhet të ishin në duart e grekëve. Marrëveshja nuk u nënshkrua, pasi përfaqësuesit grekë pretendonin shumë më tepër nga ç’u ofroi Mit’hati. Ata donin që Shqipëria e Jugut (“Vorio-Epiri”) të mbetej jashtë kufijve “administrativë” të Shqipërisë e të bashkohej me Greqinë, që Shqipëria të mos kishte ushtri, por vetëm xhandarmëri për ruajtjen e rendit dhe që në krye të administratës shqiptare të ishte një guvernator i zgjedhur nga Athina! Vetë fakti që për të zgjidhur problemet kombëtare të shqiptarëve të ashtuquajturit “nacionalistë” shqiptarë zgjodhën bashkëbisedues të tillë, si Mihajlloviç, Rallis e Zerva, nacionalistë, shovinistë e antishqiptarë të deklaruar, flet shumë për degradimin moral e politik të tyre.

Në të kundërtën, ndryshe nga kuislingët dhe kolaboracionistët, Fronti Antifashist Nacionalçlirimtar ndoqi një politikë që synonte rikthimin e pavarësisë e të sovranitetit të shtetit shqiptar, duke ruajtur me fanatizëm kufijtë e tij ndërkombëtarë, të njohur në Londër më 1913-n e të rikonfirmuar në Paris, më 1919-n, por që rrezikonin të ndryshoheshin përsëri në favor të Greqisë së përkrahur nga Britania e Madhe. Në emër të Frontit Nacionalçlirimtar, në korrik 1944, E.Hoxha i denoncoi me forcë projektet për një federatë ballkanike, ashtu siç denoncoi edhe marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Rallis e Zervën për një federatë greko-shqiptare, ku ushtria shqiptare do të vihej nën urdhrat e shtabit të ushtrisë greke. Ende pa u çliruar vendi, në tetor 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL, Brigada XIV dhe ajo XIX u dislokuan përgjatë kufirit shqiptaro-grek për të ndalur çdo përpjekje të trupave greke për të depërtuar në tokën shqiptare. Në fjalimin e vet në Tiranë, më 28 nëntor 1944, E.Hoxha paralajmëroi Greqinë se Shqipëria ishte gati të bënte një luftë të dytë në rast se ajo do të guxonte të tentonte aneksimin e Shqipërisë së Jugut.

Edhe për sa i përket çështjes së Kosovës, qeveritë kuislinge të Tiranës dhe organizatat kolaboracioniste mbajnë një përgjegjësi të madhe historike, sepse në vend të propagandonin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet luftës kundër pushtuesit nazifashist, gjë që përputhej edhe me Kartën e Atlantikut, ushqyen iluzionin e rrezikshëm të realizimit të “Shqipërisë etnike” si dhuratë e pushtuesit nazifashist. Nëse në Kosovë nuk pati një lëvizje çlirimtare antifashiste masive, gjë që do ta kishte forcuar pozitën e popullit të Kosovës pas luftës, kjo erdhi edhe për faj të ndikimit të dëmshëm që ushtruan aty rrethet kuislinge e kolaboracioniste të Tiranës.

Në të kundërtën, Fronti NÇL dhe Partia Komuniste që e drejtonte atë, zgjodhën të vetmen rrugë të mundshme që i jepte një shans bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Sipas tyre, bashkimi mund të bëhej realitet vetëm në frymën e Kartës së Atlantikut, pra, nëpërmjet zbatimit të parimit të vetëvendosjes pas kontributit që shqiptarët e Kosovës do të jepnin në luftën antifashiste. Fronti NÇL dhe PKK bënë përpjekje serioze për të inkurajuar luftën partizane në Kosovë. Ato organizuan edhe Konferencën e Bujanit, ku komunistët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria, në prani edhe të përfaqësuesve serbë të PK jugosllave për Kosovën, artikuluan shkoqur vullnetin e popullit të Kosovës për bashkim kombëtar mbi bazën e kontributit në luftën e madhe antifashiste.

 

Cili ishte qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave të Frontit Antifashist të drejtuar nga komunistët dhe ndaj forcave nacionaliste, Ballit Kombëtar e Legalitetit?

 

Qëndrimi i Aleatëve ndaj forcave protagoniste në Shqipëri artikulohet në disa plane, ku nuk mungojnë ndryshime dhe shpeshherë edhe inkoherenca. Për sa u përket amerikanëve, këta me të kuptuar se e vetmja forcë ushtarake që luftonte kundër italianëve e gjermanëve ishte Fronti Nacionalçlirimtar, i vendosën misionet e tyre ushtarake ekskluzivisht pranë ushtrisë partizane dhe i mbajtën kontaktet vetëm me Frontin Nacionalçlirimtar.

Nga ana e tyre, misionet angleze u vendosën si pranë partizanëve, ashtu edhe pranë forcave të Abaz Kupit, të Muharrem Bajraktarit e të krerëve të tjerë “nacionalistë”. Anglezët nga njëra anë mbështesnin luftën e frontit me armë e pajime, por nga ana tjetër mbanin lidhje me BK, Kupin e legalistët e tjerë, pavarësisht se këta nuk dëgjonin të angazhoheshin në luftime me gjermanët. Siç shkruante majori Philip Leak, lidhjet me BK dhe zogistët nuk duheshin prerë, pasi përndryshe do të dëmtoheshin shpresat “për një kryengritje të përgjithshme në fund të luftës”. Fjala ishte për një kryengritje të “nacionalistëve”, të mbështetur nga aleatët anglo-amerikanë, e cila do të shmangte ardhjen e frontit dhe të komunistëve në pushtet, për të cilën Abaz Kupi, Skënder Muço e të tjerë flisnin hapur me përfaqësuesit e misioneve angleze. Sigurisht, E.Hoxha me shokë ishin të mirinformuar për këto lëvizje, që synonin eliminimin e tyre nga pushteti i ardhshëm. Kjo shpjegon acarimin e tyre me misionet angleze, i cili arriti kulmin kur në gusht 1944, Hoxha kërcënoi se do t’i arrestonte oficerët britanikë që ishin atashuar pranë Kupit e të tjerëve, në rast se nuk largoheshin përfundimisht prej tyre. Nga ana tjetër, një arsye tjetër e mosbesimit që ekzistonte mes komunistëve dhe ushtarakëve britanikë, ishte edhe lidhja që qeveria britanike mbante me qeverinë greke në mërgim dhe premtimi që i ishte dhënë kësaj nga Londra për një rishikim të kufijve me Shqipërinë pas luftës, në favor të Athinës.

Në fillim të kësaj interviste, ju thoni se Lufta Nacionalçlirimtare ngriti për herë të parë femrën shqiptare në piedestalin e historisë. Si arriti gruaja të merrte pjesë në luftë në një Shqipëri shumë më të prapambetur se vendet e tjera ballkanike?

Pikërisht gruaja ishte elementi më i dukshëm që bëri diferencën midis grupimit të parë (qeveri kuislinge e forca kolaboracioniste) dhe grupimit të dytë (fronti i qëndresës antifashiste). Mund të bësh përpjekje titanike, të shtrydhësh kujtesën, të lexosh libra e gazeta të kohës, e megjithatë në radhët e BK, të Legalitetit apo edhe të vetë qeverive kuislinge nuk do të mund të gjesh qoftë edhe emrin e një gruaje të vetme. Dëshmi kjo, se forca të tilla përfaqësonin grahmën e fundit të një Shqipërie krepuskolare, orientale e obskurantiste, që po jepte shpirt. Në të kundërtën, rreth tetë mijë vajza e gra mbushën radhët e njësiteve guerile e të brigadave partizane. Shumë prej tyre u ngjitën në pozicione drejtuese në organizatat e frontit, të partisë e të rinisë komuniste, të brigadave e të njësive të tjera partizane. Këtë revolucion të madh të femrës shqiptare e filluan të parat nxënëset e gjimnazeve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës e Gjirokastrës. Shembulli i tyre tërhoqi qindra e mijëra vajza të tjera nga fshati i mjeruar e i prapambetur shqiptar, duke paralajmëruar triumfin e pashmangshëm të Luftës Antifashiste dhe duke i dhënë kësaj të fundit një karakter europian e progresiv.

Që në nëntor të vitit 1943, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Edmund Davies, e konstaton i befasuar këtë shpërthim të papritur të fenomenit grua. Gruaja partizane që drejtonte e urdhëronte, gruaja që luftonte njëlloj si burrat dhe binte në vijën e parë të frontit, gruaja që duronte mizoritë e qelive fashiste e nuk tutej përpara torturave dhe vdekjes, që përballonte vështirësitë e marshimeve të gjata, rreziqet dhe privacionet e një jete në qiell të hapur, gruaja që edukonte, qytetëronte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar: e gjitha kjo ishte një “mrekulli”, që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Ishte edhe shenja më domethënëse e një shoqërie që po ndryshonte. Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste demaskoi e zhvleftësoi përfundimisht rendin e vjetër, të bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë, rend që kërkohej të mbahej në këmbë pikërisht nga grupimi i kuislingëve dhe kolaboracionistëve.

/Gazeta Shqip

Shperndaje ne
Updated: 1 Janar, 2017 — 03:01

The Author

Prof. Pellumb Xhufi

28 Comments

Add a Comment
  1. Kjo ishte lufte civile sepse pushtuesi i vendit ,Italia kishte kapitulluar eGjermania nuk na pushtoi vetem kalonte per ne Berlin.Ne Shqiperi kishte vetem 1500 gjermane stabel qe ruani rruget>Ti more sherbetor komunist e shtremberon historine,Komunistet me ne krye Hitlerin Shqipetar e dorzuan Shqiperine te Tito aq sa po e benin republike te shtate,,unifikuan ekonomine etj,pastaj e hiten te rusi>Mos shkruaj gomarlleqe e shtremberime ,thuaj te verteten per historine e Shqiperise ,dil nga guacka komuniste.PRA KOMUNIZMI (DHE VAZHDIMI SOT) E SHKATERUAN SHQIPERINE NE KETE DEREXHE.

    1. Po te kishit pak respekt,per veten ose per vlerat…..Prof.Pellumb Xhufi eshte nje vlere e shtuar per popullin dhe kulturen Shqiptare…pale po ta njihnit nga afer,do te mburreshit per kete njohje…nejse…(sot eshte 14 shtator 2015),ndaj kush ka shkruar komente para kesaj date si agimi,cubi,ali,rifat e co…lexoni te pakten nje liber historie te huaj ose shqiptare,qofte edhe me figura dhe do gjeni 10 ose 100 here me shume te verteta historike te dokumentuara,faktuara dhe te jetuara,se e VERTETA HISTORIKE,qe shtjellon dhe nuk e TRILLON,Prof.Pellumb Xhufi…”respekte” te gjitheve Ju qe,luftoni me pushke …druri ne 2015,por jo te prodhimit shiptar,te para 1990….

      1. Keta HALABAKET e pinjolleve kolaboracioniste do te mbeten gjithmone te tille,sot e pergjithmone, HALABAKE e FUNDERRINA njerezore e historike!Ata dhe keta pinjollet e sotem te ndyre qe te ngjallin krupen (si ky “agimi” me soj e sorrollop…)
        Historia shqiptare eshte shkruar me gjak e nuk lahet dot me shurren e pijaneceve kolaboracioniste!
        Pthuuuu fare e ndyre dhe e neveritshme kolaboracioniste “nacionaliste”,qe sa me shume kalon koha aq me shume mban ere te keqe! Sa me shume kalon koha aq me shume fiton drejtesi veprimtaria qe beri shteti shqiptar komunist kunder ketyre MBETURINAVE te kanaleve te pista e te erreta te historise!
        LAVDI Luftes NC dhe Heronjve te Kombit!
        TURP perjete HALABAKEVE kolaboracioniste!
        (O HALABAKE kabllin ja u kemi shtrire e do jua shtrijme perjetesisht 😛 )

        1. I nderuar, asgje ne jete nuk asht bardh e zi por ka edhe shum e shum ngjyra tjera … Istorija asht shkenc dhe duhet analizuar e studiuar ne baze te elementeve thelbesore dhe reale por gjithnje ne dialektik te kohes dhe rjedhanave permanente. LNC ishte vertet nje angazhim gjithperfshires ,gra,vajza e burra ,jugu e veriu dhe ka gjasa te medha te ket vepruar mu ashtu siq e pershkruan Pr.Plumbi por te te dhene nje konkluzim te plote duhet mar parasysh kohezgjatjen e sundimit Komunist qe mund te ndahet ne disa perioda dhe vlersimi i periodave kohore vec e vec dhe do vim ne konkludim te pashmangshem qe LNC dhe periudha pas qlirimit ishte progresiv dhe inicues per zhvillim gjithkombetar dhe shtetror,pastaj periudha e stagnimit aty pas viteev 70 – dhjeta dhe me ne fund periudha shkatruese ,regresive dhe melankolike pas viteve 80 -ta deri ne rrenimin e keti sistemi e cila si rezultat kishte pru Shqiperin dhe popullin shqiptar ne nje germin te thelle veshtir te kapercyeshem dhe si deshmi kemi Shqiperin e postkomunizmit ku ende sot e ksaj dite nuk mundet te ngrihet ne nje shoqeri vertet demokratike dhe prosperitete ….

    2. po mor agim po… me atë krah fli ti.. ta zëmë se është ashtu si thua ti.. në amerikë u bë luftë civile… fitoi njëra palë ..tjetra mbajti bishtin ndër shalë… ta mbajnë atë (bishtin) edhe laparakët e pulave… ti nuk di asgjë… komunistë (anëtarë partie të punës)… kishin të gjitha famijet shqiptare ishin të punës or djalë jo të drogës, mashtrimeve, vjedhjeve, pulave…

    3. Historia e Shqiperise eshte shume e pasur por edhe shume e ngateruar per gjithcka qe eshte shkruajtur deri tani…Do permend vetem nje aspekt te asaj lufte: Mbas kapitullimit te Italise fashiste trupat italiane te braktrisur nga qeveria e kapitulluar italiane, pa perkrahje.,.. ne bashkepunim te ngushte me trupat shqiptare luftuan ashpersisht kunder nazisteve gjerman. vETEM NE DY ORE LUFTIME TE ASHPRA ATA VRANE RETH 300 USHTARE GJERMAN, ZUNE 18 AUTOBLINDE DHE REZUAN DY AJROPLAN ARMIQ.(Ne rrugen e Elbasanit).Ata luftuan me heroizem te larte edhe per mbrojtjen e Shkodres nga ushtria Jugosllave dhe se fundi moren pjese ne luften per clirimin e Tiranes, ku ishin te paret qe me 28 nendore parakaluan ne paraden madheshtore te clirimit te Shqiperise.Po ate vit qeveria e atehereshme shqiptare dekoroje me medalje te vlerave te larta 130 ushtare italian. Qeveria e atehereshme deklaronte : Nje numer i math ushtarwesh italian kane luftue heroikisht ne krah te partizaneve shqiptare, ne nje lufte te ashper, gjaksore, tue demostrue nje vllaznim te vertete ndermjet dy popujve tane” Materialet munde te gjenden ne librin, Ponte di klisura,(Ura e Kelcyres.Benantti) Keto ngjarje Z. Xhufi a nuk bejne pjese ne hitorine e Shqiperise ???????

      1. PO ZOTERI , ITALIANET KRIJUAN BATALIONIN ‘ ANTONIO GRAMSHI ‘ DHE OFICERET , DOKTORRET SHERBYEN NE MBESHTETJEN TONE NE LNC KETO DHE SHUME TE TJERA , NUK MBAROJNE ME PAK RRESHTA HISORIA ESHTE E GJATE . POR E KEQJA NA VJEN SOT KU JEMI TE CORODITUR SI KOMB TE VDEKUR PER MYSLIMANIZEM . . . E SHKOJME MBRAPA NE KOHEN QE BOTA ECEN . .

    4. ju z.agim qe flisni kaq bukur po ju pyes me pare se sa vjec jeni qe na tregoni kete perralle qe nuk e di se kush ju a ka mesuar. se pari ajo lufte u be vetem nga komunistet dhe patriotet e vertete te ndershem nga e cila u be e mundur mbeshtetja e te gjithe popullit patriot. ne lufte civile deshen ta fusin te huajt, angloamerikanet ne bashkepunim me gjoja patriotet qe i digjej shpirti per kombin qe ne fakt ju dogj shpirti per pushtetin e humbur. eshte tjeter gje se pas clirimit u lidhem me b.sovjetik i cili na lidhi me titon si udheheqes komunist i ish jugosllavise duke u bazuar ne parimet e marksizem leninizmit per bashkepunim per nji synim te perbashket. tjeter gje se titoja e kishte me hile sepse donte ta aneksonte shqiperine por deshtuan perderisa nuk e arriten, bile letra qe i shkroi heroi nako spiru stalinit ne 1948-en beri qe titoja te perjashtohej nga inform byroja nderkombetare ku benin pjese te gjitha vendet qe moren pjese ne luften e dyte boterore. keshtu laje gojen mire zoteri kur shkruan perrallat e ballisteve apo kuislingeve, nuk qene komunistet qe e bene ate pacavure politike por jugosllavet ne ate kohe me lloj lloj manovrash si ne fushen politike, ekonomike, organizative donin me djallezite e tyre ta futnin ne dore shqiperine. u bene gabime si ajo e njehsimit te lekut, apo reprocitetit e shume te tjera te cilat ne fillim paten nje ecuri por shume shpejt e kuptuan kuadrot drejtues te asaj kohe, se po ta kesh parasyshe qe ne ate kohe vendi po kalonte ne rruge te pashkelura ku nuk kishim pervoje, nuk kishim specialiste te mirefillte te fushave te ndryshme per ekonomine, financat, ushtrine, etj, etj. duhet ta dish se djallezine ne ekonomi e kuptuan ato pak specialiste te cilet ishin arsimuar jashte shtetit para luftes si nako spiru, omer nishani, qamil celirama e tj dhe reaguan dhe nji nga ata ishte heroi nako spiru, per mua ai mbetej hero qe i shkroi leter stalinit ne te cilen argumentonte me fakte veprimtarine armiqsore te jugosllaveve ne shqiperi nga e cila stalini mesoi se tito nuk ishte per socializem por tradhetar i popujve qe aspironin per demokracine e vertete prandaj e denoi titon dhe ish jugosllavine duke e lene vetem dhe titoja u lidh me angloamerikanet qe ne fakt kish qene i lidhur me kohe, komunistet nuk e dinin ne fillim kete por e kuptuan me vone. tashti besoj se je i qarte, duket ke degjuar brockullat e sotem qe na jane bere trima ashtu sic i kishin te paret e tyre trima pas beteje. ne shqiperi nuk ka pas ndonjihere komunizem ta kesh te qarte sepse enveri filloi ti eleminoi komunistet e vertete se po te kishim komunizem kushe di ku ishim sot. kapitalizmi perdor nji makine te madhe propagandistike dhe e financon per ta paraqit komunizmin antinjerzor sepse e ka frike ate sepse humb privilegjet e tij mbi pronat, shihe sot ne cfare katrure e kasaphane po futet bota, shihe sa i eger eshte kapitalisti, provoje nji here e preke ne kallo ta shohesh si e peson, demokracia nuk ka egzistuar ndonjihere, mos u mashtro, per derisa ka padrejtesi qe ushqehet nga korrupsioni ne te gjitha vendet e botes nuk ka demokraci, ate e kane dhe e gezojne vetem kapitalistet e medhenj qe per ty e per mua as qe duan tja dijne, demokrate qene ato komuniste qe i vune shpatullat vendit ne ate kohe qe dhane jeten ne lufte apo ne ndertimin e socializmit, kujto herojte si te luftes dhe te punes. eshte tjeter problem qe enveri filloi dalngadale te largoht nga kauza e komunizmit qe premtoi duke futur ne parti lloj lloj, injorantesh, horrash, ta degjeneruarish qe te sundonte vendin me lehte duke e shndrruar regjimin nga regjim socialist ne despotist dhe kjo metytode vazhdon edhe sot ne politikanet qe per mua jane sharlatane qe zgjedhin per parlament, qeveri krere servile qe punojne jo me koken e tyre por me ate te shefit. sa vazhdoje kjo metode drejtimi demokracine e vite drite larg, kemi nevoje per ate dru qe neve nuk na pelqen dhe e quajme diktature. shiko historine e vendeve te tjera europiane si e kane arritur, me ferkime krahesh, favorizime, leshime kurrene e kurres, me diktature, me ligje te forta e te egra, si u be suedia qe sot e therrasin ”socializmi i bardhe” si u be anglia, 2 shsekuj me pare hajduteve i u pre dora apo po ju tregoj nji episod te tregtareve elbasanas te cilet e kishin si ligj te brendeshem qe ne rast se ndonji cirak, ndihmes vidhte dhe pronari e nxirrte ne rruge, ai pronar tjeter qe do te guxonte ti afronte pune atij hajduti denohej me mbylljen e aktivitetit te tij ekonomik, tregtar dhe kjo beri qe ne ate qytet nuk kish hajdute por njerez te ndershem, dhuna behet edukate dhe e mban ndershmerine dhe zbatimin e ligjit ne kembe dhe jo sic vazhdojme ne sot qe ne kete menyre nuk ekmi per te nderuar jo vepra te medha sic ndertoheshin ne ate regjim qe sot e shajne si hidrocenteale, fabrika, kombinate miniera etj, por keto sot nuk po ndertojne as banja publike per popullin.

    5. Z. Agim duhet te lexoni Librin e kolonelit Anglez Deivis “Fitore e Hidhur” , i cili e ka perjetuar kohen e Luftes ne Shqiperi sepse ka qene me misionin Anglez ketu.

  2. Je nje manipulator shume i pa FT pse nuk ben bilancet tamam .ato 8000 femrat ne lufte ku i gjete tjeter partizanet benin lufte vetem veres dimrit shperndaheshin neper fshatra dhe u hanin edhe ate pak ushqime qe kishin fshatarve.ju qe flitni per marrveshjet …si e Mukjes dhe ajo konf se Bujanit jane tradhtite PKSH . qe ubene vegel e jugosllaveve…qe late Kosoven ne dore te srebeve dhe brig. partizane shqip shkojne ne ndjekje te gjermaneve ne bosnje …ne kete kohe jugosllavet bene kasaphane ne kosove..Po ke ngel nje vegel mbaruar tani …ka shume dritare qe mund te shohim te VERTETEN.

    1. ALI MARGJEKA Bari-ITALI

      Une i beje vetem nji pyetje gazetarit qe ka bere kete strohellime kaqe te gjate ku dele qarte .Tradhtia qi ju be vendimeve qe u morene ne konferencen e Bujanit gjithashtu dhe te Mukjes pse nuk ma shpre se si u tradhtuane e u divijuane keto dy vendime te rendesishme per popullin ne tersi shqiptare kush ishte interesi qe u tradhtua konferenca e Bujanit “KUSH E SHITE”IDIATORI I KESAJ PABESIE KOMBTARE .kjo duhet thene Historia NUK BEHETE ME ANEKSIME O PREVILEGJE PARTIAKE O IDEOLOGJIKE .Pika numer nji ishte ne konferencen e Bujanite çlirime dhe bashkimi i trojeve .aty ishine dhe perfaqesuesit Jugusllave .PSE NUK E THOTE QE PARTIA KOMUNISTE U THEMELUA MELADIN POPOVICI ME QELLIME QE NESER SHQIPERI TE ISHTE NJI REPUPLIKE E 7 E JUGUSLLAVIS “DIKTATORI U MJAFTUA TE ISHTE DIKTATORI I SHQIPERIS ATUALE kto plane ishine qe ne fillime ruso-jugusllavo fati i shqiperis nji prishje debatesh mes Stalini-Tittos shqiperine e la jashte qe eshte sote .Kosova u tradhtua e ket e dine mire edhe Fadil Hoxha dhe shokete e ti qe punuane nen lgosgen e Tittos per KOSOVEN .si i beme heronje 5 heronjete e vigute ku po shkoni cili ishte amaneti qe do dergoni KOSOVES tradhtine e bere nga qeveria komuniste shqiptare

  3. Akoma intervistoni e botoni shkrime e intervista te atyre gazetareve e historianeve militante qe kane shkruar perhere historine ashtu sic e donte diktatori e diktatura komuniste.Shqiperine e ndane e percane,vrane e varferuan komunistet e historiane si Pellum Xhufi me kompani….e akoma vazhdojne te vrasin e percajne shqipetaret…..

  4. E verteta e luftes se dyte boterore ishte se ne shqiperi fitoj tiranija ndaj lirise dhe demkracise europiane duke perqafu komunizmin stalinian.Perparimi ishte aq i madhe sa qe e tere bota u trodit kure ne mabrim te kesaj fatekeqsije popullata kacavirrej ne anijet dhe ambasadat e atyre shteteve aleate,aleatet e ketyreqe u vrane ne luften e dyte dmth.demokratet te cilet po te mose likuidoheshin dhe te fitonte lirija e vertet nuk do te vinte gjendje ne kete situat te trishtuar.Parolla komuniste te komunistit Pellumb Xhufi.

  5. Pellum Xhufi eshte i vertete e real
    eshte krenari e shqiptarise
    KINI MIRESINE TA DEGJONI DHE RESPEKTONI TE MENCURIN DHE TE VERTETIN

    1. ju them me plot goje se pellumb xhufi ka folur vetem per historine e jugut te shqiperise atje ku kishte bazat fronti i quajtur antifashist po ne te vertet nuk ndodhi keshtu me vone rezulotoj se ishin ato poshtuasit e vertete , sa i perket veriut komunistat ishin nje numer i pa perfillshem

  6. Jam i njoftuar se Z.Pllumb Xhufi është historian i deshmuar,por i deshmuar nen dikimin e “Perdës së Kuqe” ideoligji e cila akoma siellet vërdall në kokat e disa njerzëve.
    Zoti Xhufi ! Une jam një pedagog historie dhe në fushën e hulumtimeve i pakrahasuar me Ju.Por,unë dhe shumë të tjerë,konsumimin e historisë e bëjmë pa pardon,pa atë Perdën e Kuqe,te Kaltër apo të Zezë.Se cilat forca të armatosura ishin në tabanin kombëtar dhe cilat në atë antikombëtar,kjo duhët spjeguar në dimensione më të gjëra ndërkombëtare të asaj kohe.Edhe historianët edhe politikanët e vendeve të fuqishëme akoma nuk e kanë trajtur korrekt fillimin dhe rrjedhat e Luftës Dytë Botërore.Nese miliona herë është denuar me të drejtë sulmi hitlerian në Poloni,pse vallë me “Kuti ” të njejtë nuk është sulmi sovjetik në Poloninë Lindore.
    2.Nese është denuar agresioni dhe invazioni nazi-fashistë në Evropë dhe më gjëre,pse vallë një denim i këtillë nuk i bëhët edhe ekspansionit stalinian në Evropë dhe botë.
    3.Kthehemi në trojet shqiptare.Nese paskan qenë,siç thoni ju “koloboracionistë”ballistët dhe zogistët,po kush ishin “Nacional-Çlirimtarët ?A nuk e kishin ata,komunistët superkomandant “STALININ e Madh” dhe “Vëllaun e madh-Tito “_.
    Ju Yoti Xhufi thoni se po të kishin qendruar nacionalistët,bile ju preferoni ti quani koloboracionistët dri në fund të luftës,pavarësia e Shqipërisë do të ishte rrezikuar.Këtë,y.Xhufi,edhe unë si një historian modest nuk e kapërdijë.Çfarë ndodhi me danimarkën qe e pranoi pa rezistencë pushtimin gjerman,që ata e quajtën të përkohëshëm.Pse nuk u rrezikua pavarsia e Bullgaris, Rumanisë,bile edhe e Greqisë deri dikund që ishin rreshtuar në krahun e gabuar.
    Pa e zgjatur më shumë do i shtoja edhe ca komente të shtuquajturëve “KOLLOBORACIONISTË” të Mbretërisë Shqiptare.falemnderit për jetë prej tyre që na sollën arsimin shqip në Kosovë,të deshiruar prej shekujsh.Ne,kosovarët,kur nuk mund t’iu dalim borgjit,Mithat Frashrit,Ernest Koliçit,Fezi Alizotit,Ali Harshovës,Shaban Arrës,Mehmet Gjevorit,e shumë e shumë nacionalistëve tjerë për bëmët ekombëtare në Kosovën e stëmartizuar.E ata “Nacional-çlirimtarët le ta vazhdojnë kangën e vjetër për “Vëzëzrit e mdhenje,Stalin,Tito,Tempo,Milladin ,Ristiq e tj.

    1. pa stalinin sot europa do te fliste vetem gjermanisht dhe ata patriotet e medhenj ishin vetem pronare te medhenj qe perpara shqiperise kujdes kishin vetem per pronat e tyre

    2. Zoti Beqir, juve nuk duhet te jeni historian, sepse nje historian i mirefillte nuk i ngaterron situatatat. Nje pyetje ju lutem, cfare ishte bataljoni “Scanderbeg”? Kush e drejtonte ate? Cfare beri ky bataljon ne 4 shkurt te 1944 ne Tirane? Pergjigjet une i di, sepse i kam akoma njerezit gjalle dhe nuk kam nevoje per tezat hamendesuese te pseudo historianeve si puna juaj. Ushtria gjermane ishte fizikisht pushtuese ne Shqiperi dhe ne te gjithe Europen. Nese Shqiperia nuk do te kishte bere lufte antifashiste nacional clirimtare, atehere ne do te ishim humbes ne kete aleance globale, kunder tmerrit nazist. Gjermania do ta humbiste me cdo kusht luften, dhe ne do na kishin ndare mes shteteve fqinje, ashtu sic vepruan me Gjermanine lindore, me Kosoven qe ju la Serbise dhe me Camerine qe iu la Greqise, me sudetet qe ju lane Cekosllovakise, nen te njejtin preteks, si bashkpunetore te nazisteve kunder aleances antifashiste.Ju nuk analizoni me logjiken e ftohte te nje historiani. Persa i perket orientimit gjeopolitik te Shqiperise, ti qe e mban veten per historian duhet ta dish shume mire se fati i Shqiperise ishte i percaktuar perpara perfundimit te luftes, dhe u vulos ne konferencen e Jaltes nga tre fuqite e medha boterore, SHBA, Britani e madhe dhe BRSS. Ishin fuqite e medha ato qe e lane Shqiperine ne kufijte e kampit socialist, per te kenaqur interesat e BRSS per dalje ne Adriatik.

  7. Perse ”fshihen” nga historia luftetaret e pare antifashiste te kombit shqiptar?!

    ”Përsëri po shkojmë drejt humbjes së plotë të pavarësisë së Kombit tonë…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhën e penetracionit romak në Ballkan. Shqipëria është në kthetrat e kuçedrës fashiste. Për të shpëtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…(Skender Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisë”, nr. 1, nëntor, 1937, f. 18)

    Petro Luarasi – Luftëtarët e parë antifashistë nacionalçlirimtarë shqiptarë.Opinioni publik shqiptar njoftohet se më 27. 11. 2014 në disa stacione televizive do të diskutohet mbi luftën antifashiste nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Bie fjala, në Top Channel (emisioni “Top Story” i Sokol Ballës) do të jetë kreu i shtetit Bujar Nishani i cili do të pyetet edhe për 70 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Ndërsa në Channel One, në “Debatin” e Roland Qafokut do të jepet një dokumentar për shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore me dëshmi ekskluzive të protagonistëve. Duke shpresuar se tematika do të konceptohet e vijohet nga balli dhe jo nga qafa, bishti apo hiçi, për hesapin e të vërtetës historike kujtoj luftëtarët e parë antifashistë nacionalçlirimtarë shqiptarë
    Meqë po flitet për luftëtarët antifashistë shqiptarë, kujtoj opinionbërësit e mediave shqiptare se të parët që meritojnë të përmenden e të nderohen janë ata që e luftuan fashizmin në Spanjë (1936-1939)
    Asim Vokshi, Zef Hoti, Urfi Agolli, Daut Muço Podgorani, Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Skënder Luarasi, Asim Vokshi, Dhimitër Kosta, Emrush Myftari, Faik Dardha, Hulusi Spahiu, Ibrahim Kurani, lljaz Pashai, Justina Shkupi Kosta Kolombo, Mane Nishova, Mehmet Shehu, Musa Fratari, Petro Marko, Qamil Sherifi, Stefan Duni, Stivens Thanasi, Shaban Basha, Teni Konomi, Thimjo Gogozoto, Veli Dedi, Xhafer Miraka, Imer Puka, Zef Prela, Zihni Muço, Emin Agolli, Feim Muço, Hamdi Kolonja, Thoma Rushano, etj
    Në historinë e Shqipërisë është trajtuar përciptas pjesëmarrja e bashkëkombasve shqiptarë në luftën antifashiste të Spanjës, rëndësia që paraqiste veprimtaria e tyre antifashiste në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar dhe sidomos platforma e tyre për zgjidhjen e drejtë të çështjes nacionale pas fitores mbi fashizmin.
    Thirrjes së qeverisë legjitime të Republikës Spanjolle: ‘‘Popuj të botës, ndihmomëni! Fashizmi po më mbyt!’’ iu përgjigjën: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistët) Nuk do të kalojnë!’’ shtresat përparimtare të popujve anembanë botës. Krahas vullnetarëve nga 53 vende, dhjetra antifashistë shqiptarë shtrënguan duart e zemrat në ‘‘Vatrën e vëllazërimit të popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’

    ‘‘Shumë djem të popullit lanë vëllezër e motra, prindër e fëmijë, i lanë nën terrorin e regjimit të urisë dhe ikën plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhën këtu në truallin e përpjekjeve për lirinë e Spanjës dhe të botës nga rreziku i fashizmit ndërkombëtar’’.
    (‘‘Përpara’’ e Korçës, në tetor 1938)

    Kombi shqiptar u përfaqësua në këtë ‘‘vatër të vëllazërimit të popujve’’ me ushtarakë, infermierë, gazetarë e intelektualë, dhe, mbi të gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente në krah të ‘‘doktorit të tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Në luftën antifashiste të Spanjës u bashkuan tërë ‘‘copëzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, çami, arvanitasi dhe bashkëkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqërore e niveli arsimor apo ekonomik: punëtorë, fshatarë, tregëtarë, ushtarakë e intelektualë, me bindje te ndryshme politike: anarkistë, sindikalistë, komunistë, socialistë, socialdemokratë, patriotë nacionalistë dhe pa parti, gjithë ata që i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerëzor. Vullnetarët shqiptar në Luftën e Spanjës qenë njerëz të pjekur, objektivë në botëkuptimin e tyre politik, atdhetarë e humanë dhe nuk qenë aspak ‘‘mercenarë aventurë” apo ‘‘idealistë romantikë’’.
    Një ndër ta qe edhe atdhetari antifashist Skënder Luarasin (apo Prof. Tomorri në romanin “Hasta la vista” të Petro Markos) i cili deklaronte se shqiptarët që vinin vullnetarë në Spanjë përmbushin një detyrë kryesisht kombëtare “se kështu do të kishin sy e faqe të kërkonin ndihmë në rast të një agresioni fashist kundër Atdheut tonë” por edhe për zgjidhjen e çështjes së drejtë të bashkimit kombëtar.
    Po përmendim një shembull: S. Luarasi, pergjegjës i shqiptareve dhe përfaqësuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, që në fillim kembenguli dhe arriti të bindë Komandën e Lartë që regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas kërkesës së tyre, jo vetem mbi bazën e nënshtetësisë por edhe të kombësisë. Per këtë aresye vullnetarët kosovare, çame, dibrane e bashkëkombas të tjerë nga diaspora u regjistruan si shqiptarë në batalionet që dëshironin.
    Ky fakt shumë i rëndësishëm, që nuk duhet harruar, diktoi edhe në zgjidhjen e drejtë të një incidenti të rëndë, mes kosovarit Emrush Myftari dhe dy oficereve jugosllave, të cilët u grindën mbi përkatësinë e popullsisë së Kosovës. Kur e lajmëruan se ushtarakë jugosllavë e kishin arrestuar Emrush Myftarin si “provokator”, Skender Luarasi, nderhyri tek shefi i shtabit Ballkanik, slloveni Dragotin Gustinçiç dhe jo vetëm e liroi por kjo ngjarje shërbeu si shkak që Emrushit t’i kërkohej falje e të gradohej.
    Skender Luarasi në emër të vullnetareve antifashistë e paralajmëroi popullin shqiptar për rrezikun e pushtimit fashist: ”Përsëri po shkojmë drejt humbjes së plotë të pavarësisë së Kombit tonë…Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhën e penetracionit romak në Ballkan. Shqipëria është në kthetrat e kuçedrës fashiste. Për të shpëtuar duhet ti japim grushtin e vdekjes kudo…Kjo është, po, një përpjekje e rëndë për jetë a vdekje. Po nuk mund të qëndrojmë vetëm në këtë luftë të ashpër. As që mund të qëndrojmë vetëm. Sot e gjithë bota është ndarë në dy kampe të kundërta të fashizmit e të demokracisë…”
    ( S. Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisë”, nr. 1, nëntor, 1937, f. 18)
    Idetë e tij shprehin një platforme çlirimtare-demokratike e pluraliste: ” të ngjallim Frontin Popullor edhe në Shqipëri dhe ta drejtojmë kundër rregjimit. Me anën e Frontit Popullor do të përpiqemi të shembim regjimin diktatorial profashist dhe të sigurojmë bashkimin në themel të nevojave demokratike dhe të zhvillimit nacional…Përmes kësaj udhe duhet të kalojnë të gjitha fuqitë progresive të popullit, të gjithë patriotët dhe veteranët e kombit, e gjithë klasa e aristokratisë së rënë poshtë nga dynjallëku, të gjithë tregëtarët e dorës së mesme dhe industrialët që janë në rrezik të bënen borçllinj të kapitalizmës italiane, borgjezia progresive antiimperialiste, doemos të gjithë bujqtë e punëtorët, të gjithë, qofshin katolikë ose muhamedanë ose orthodhoksë, dhe, pa as më të voglën mungesë, e gjithë djalëria kombëtare përparimdashëse e Shqipërisë…”
    (S. Luarasi, 25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisë”, nr. 1, nëntor, 1937, f. 20)
    Në emisionet radiofonike dhe revistën “Vullnetari i Lirisë” ai dëshmoi që vullnetarët shqiptarë në Luftën e Spanjës, qenë atdhetarë të bashkuar në luftë klundër fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe përkatësie ekonomike. Ata besonin tek platforma ku shprehej qartë vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarët kosovarë u përfaqësuan me një përqindje relativisht të madhe në këtë luftë, me personalitete si, Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesë prej të cilëve u martirizuan në Spanjë (ndërsa Emrush Myftari u vra më pas nga shovinistët serbë si “irredentist” që kërkonte kinse“Shqipërinë e Madhe”)
    Personalitete të luftës antifashiste në Shqipëri kanë dëshmuar për rolin e rëndësishëm të këtij informacioni në atë kohë.
    Aktivitet madhor atdhetar e antifashist i vullnetarëve shqiptarë në luftën e Spanjës nuk njihet si duhet, shpesh minimizohet me të dhëna e opinione të pasakta të ndikuara nga rrethana politike konjukturale.

    Trajtimi në historinë e Shqipërisë dhe qëndrimi i shtetit ndaj luftës antifashiste të Spanjës dhe vullnetarëve antifashistë shqiptarë deri në ditët e sotme është paradoksal, nuk ka ende asnjë simbolikë në nderimin kolektiv të tyre, ndërsa në botën demokratike: në Spanjë, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada, Australi, në shtetet e Evropës Lindore, po se po, atyre u janë ngritur monumente.

    Gjithashtu ende diskutohet në mënyrë “të pakuptimtë“ se cilën platformë duhet të përkrahnin shqiptarët si komb: atë të Frontit Antifashist, i cili ofronte edhe zgjidhjen e çështjes nacionale në një sistem demokratik pas lufte, apo atë të fashizmit që propagandonte “Shqipërinë e Madhe” nën pushtimin italo-gjerman.
    Provohet me dokumenta se vullnetarët antifashistë kosovarë e nga gjymtyrë të tjera të kombit shqiptar u nisën në luftën antifashiste të Spanjës, jo vetëm për të luftuar fashizmin, për lirinë e drejtësinë e popullit spanjoll, por edhe me shpresë se pas fitores do të zbatohej platforma e vetvendosjes së kombeve të skllavëruar. Kjo është shprehur qartë edhe nga Skënder Luarasi që theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: është demokratike në bazë të një bashkimi dhe zhvillimi kombëtar…
    Ja pra çasti historikisht i rëndësishëm për të gjithë patriotët e mirë që të provojmë se nuk e kemi humbur as shpresën, as vullnetin për të rifituar çdo gjë që kemi humbur, që na e kanë rrëmbyer. ”
    Ai theksonte unitetin kombëtar edhe kur përmendte kreh për krah heronjtë: korçarin Teni Konomi, çamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi . “Juga dhe Veriu i Shqipërisë treten në kujtimin e këtyre dëshmorëve në një lutje, në një thirrje bashkimi kombëtar. ”
    Zhvillimi i ngjarjeve provoi që platforma antifashiste e përkrahur nga Skënder Luarasi me shokë qe e drejtë dhe kontribuoi për propagandimin dhe shtrimin për zgjidhje të çështjes nacionale (pavarësisht se pas luftës ajo u sabotua nga qarqe të caktuara në Shqipëri e ish-Jugosllavi)
    Me keqardhje kujtojmë paradoksin se në Shqipëri e Kosovë nuk është vendosur ende ndonjë pllakë përkujtimore në nderim të veprimtarisë së tyre, përkundër monumenteve në shumë vende demokratike të botës.
    http://www.kosovalindore.com/2014/11/29/petro-luarasi-luftetaret-e-pare-antifashiste-nacionalclirimtare-shqiptare-ushtari-i-popullit-dhe-gjenerali/

  8. jeni i sakte.prof Skenderin e kam pase njohur personalisht,bile kam pasur edhe nje liber me autograf.te jeni krenar per babane

  9. ke qene dhe do mbetesh historian i xhaxhit!!

  10. xhevahir zeneli

    Historine ketu nuk e bejen historianet por e bejne njerzit rreth, bllokut dhe disa periferik qe marrin rrugen per te hyre me cdo cmim ne bllok, eshte e vertete se ne kohen e Mbreterise eshte bere kompomis por po ashtu dhe ne luften Nacional – Çlirimtare që ne fakte ishte 1/2 Nacional – Çlirimtare pasi nuk u Çliruan te gjitha trojet ne konceptin Nacional( komb, atdhe) nuk analizohen ,kushtet dhe aresyet e kohes pasi kompromise behen edhe sote. ku behen patriot te medhenj ,pushtetare qe nuk shesin toka por i japin me qera 100 vjecare me nje Euro dhe per shqiptaret ja vendosin cmimin e truallit te shtepise 120 euro e njejta gje eshte ne konceptin e dashurise per Nacionalen, Kombin , Atdheun te ardhmen e femijeve tane, brezave. Pastaj na vjen keq kur te huajt thone se Shqiptaret nuk dine te bejne Shtet ndersa hajdutet japin mende nga Blluku. Do ishte mire qe ta shiste nje hajdut sesa qindra hajdute politikane ,ekonomiste, juriste gazetare dhe gazetashites apo si e kane emrin ato pronaret e Gazetave dhe cjane disa analiste qe kane lind dhe vdesin ne bllok se atje eshte Gurra e dijes.

  11. Eshte teper e dhimshme per nje komb kur nje historian behet politikan dhe pastaj behet perseri historian. Ky eshte Pellumb Qufi

  12. A nuk me thoni,kush e fitoi dhe kush e humbi luften?Shikoni ku jane sot Fashistet Italiane dhe Nazistet Gjermane qe humben luften.Nderkaq shikoni fituesit antifashiste duke filluar nga Rusi,Polaku,Hungarezi,Rumuni dhe Bullgari.Do tju lutesha mos i ktheni syte nga ish Jugosllavia dhe sidomos nga Shqiperia Antifashiste se do tju vije per te qare.Per te gjykuar brockullat e Pullumb Xhufit shihni rezultatin.Ne rast se Austro Hungaria do te fitonte luften e pere Boterore ne do te vazhdonim mbreterine me Princ Vidin.Me vone qene nacionalistat Shqiptare qe nbas Kongresit Te Lushnjes siguruan vazhdimesine e Mbreterise me Mbretin Zog i cili do te vazhdonte edhe sot po te fitonte Gjermania Luften e dyte Boterore,duke patur parasysh simpatine e Fyhrerit per Shqiptaret.Ne kete linje do kishim Shqiperine e Etnike ,nji komb i Shkelqyer ne zonen me te mire te Ruzullit.Ja cfar na bene Komunistet me ne krye “Bashkimin e Lavdishem Sovjetik”

    1. Per ty Hitleri qenka Fyhrer edhe sot. Sa me shume kohe kalojne, aq me shume shfajesohet Enveri per doren e hekurt. Me pinjolle si ti, vaj halli si kane qene origjinalet. Sa per informacion. Pas ardhjes se (ashtuquajtures) demokraci, njefare Abas Ermenji, komandant me fame i ballit, rikthehet ne Shqiperi e mes te tjerash viziton edhe krahinen e tij Skraparin. Kur i treguan neper fshatra rruget, shkollat, rrjetin elektrik etj., te ngritur nga populli, nen “rregjimin” komunist, thone se mbeti i tromaksur, nuk arrinte te imagjinonte aq ndryshim. Duke qene se ai Shqiperine e mbante mend siç e la(Corrovoda me vetem nje mulli me uje e 1 magazine), deklaroi; “edhe po ta kishim marre ne pushtetin nuk do te mund te kishim bere me shume”. Keto 25 vite po tregojne se nuk genjente. Per fat te keq ne shqiptaret demokracine e kuptuam se ishte per te gjithe njelloj. Cfare fataliteti. Ne demokraci asgj nuk eshte e barabarte. Nuk jane te barabarte shtetet(ka sundues, e ka te sunduar), nuk jane te barabarte as te pasurit(as ne mes tyre) dhe as te varfrit(ka shtresa te mesme, normale por edhe troke fare). Vone po kuptojme se Shqiperia nuk e kishte vendin ne nje tavoline me Italine, Gjermanine, Hollanden etj., por eshte ne nje sofer kembekryq me Kolumbine, Nikaraguan, Mozambikun etj..

  13. Askush nuk ka tagrin te pergojoj burre shtetarin,prof dhe historianin,diplomatin Pellum Xhufi,jane te paket ata e njofin vleren e tije intelektuale dhe njerzore.
    Te debatoshe me disa persona qe kane bere ca komente qesharake nuk ja vlen.
    Pllum Xhufi eshte ajka e inteligjences Shqiptare,historian me permasa historike.
    Uroje qe lexuesit e intervistes te jen te duruar,ta analizojn me qetesi dhe pastaj po me qetesi dhe bindje te komentojn.
    Gjin Musa

  14. Shqiperia e vjeter, amatore, naive, ne mesin e ujqerve manar, derdhi gjak edhe asgje nuk u mesua nga ajo periudhe e erret per ne, njerzit kane ngel te vjeter por si ajo Shqiperia, orientale.

  15. Z. Xhufi dakorte jame me ju ,e disa komentus ,desha te beja nje pyetje juve ,fal o zote fale: sikur te mose ishte partia komuniste me frontin nacional te udhehequr nga komandanti legjendare shoku enever hoxha ,do behej kjo l ufte rezistente kunder,nazifashizmit popuullit dhe atedheut tone,do I vinte e keqa e madhe,apo e mira e madhe mu pergiqe te lutem( po, apo jo ) nese po ma argumento , nese jo perseri ma argumento .ny 3/27/18 faleminderit

Lini një Përgjigje te skender xheko Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.