Kultura jonë kombëtare dje dhe e sotmja

pantina02
xdggddg

      Shkruan: Brilant  Gashi

A mund të themi se kultura jonë kombëtare është zhbërë ?
Por deri në cilën pikë është zhbërë ?
A mund të ketë ndokush që t’i dalë zotë ?
 
Në të vërtet nuk e di se si t’iu përgjigjem këtyre pyetjeve disi si të vështira por do të bëjmë përpjekje që t’iu përgjigjem në një mënyrë apo në një tjetër .
 
Në fakt e dimë që në kohërat e mëhershme pra në vitet e largëta të shek. XX është bërë çdo gjë që të mbrohet atdheu ynë i dashur deri në fund dhe nuk ka pasur interesa për para apo për ndonjë gjë tjetër sepse atëherë është dhe ishte në mendje ideali i atdheut të shenjtë .
 
A është mbrojtur në ato vitet e mëherëshme kultura dhe tradita e bukur shqiptare ?
Ose a mund të themi se do të mbrohet edhe në këto ditë , a do t’i mbrojnë shqiptarët e sotëm traditat dhe kulturat tona kombëtare ?
 
Nëse në vitet e mëhershme 1912 është luftuar për ideal kombëtar dhe për flamurin tonë kombëtar Kuq e Zi , do të thotë se edhe në ato vite është mbrojtur kultura dhe tradita e bukur shqiptare .
 
Por pasi që më 1913 Konferenca e Londrës i përcaktoi kufijtë e Shqipërisë dhe pasi ndau Kosovën nga Shqipëria pikërisht aty dhe filloi përçarja e shqiptarëve dhe shqiptarët e “krijuan” shtetin e tyre “kosovar” .
 
Dhe pasi që u “themelua” dhe shteti tjeter shqiptaro – “kosovar” u ndryshua dhe kultura jonë e bukur shqiptare duke e ndryshuar me të një kulturë e traditë turko – osmane që e qëlloi të gjithë trevën e Dardanisë dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë por ja që po ndodh dhe do të ndodhë deri në fund ndoshta .
 
E kam fjalën se kultura jonë shqiptare në Kosovë , po ndryshohet me tradita turko – arabe , veshjet tona p.sh plisi , tirqi dhe plot veshje të tjera po ndryshohen në veshje arabe , osmane që duhet të zhduken patjetër nga faqja e dheut por “shqiptarët” e arabizuar e të turqizuar nuk duan që t’a ndryshojnë .
 
Nuk na duhen kulturat e importuara sepse edhe vet kemi mjaftueshëm .
 
Po pra , më shumë në Kosovë ka kultura të vendeve të huaja se sa kultura të vendit tonë të bukur dhe kjo na bën që të keqësohemi edhe më shumë dhe kjo gjë nuk duhet të ndodh kurrë por ja që është duke ndodhur dhe na bën me fytyrë zhgënjyese para të tjerëve .
 
Por nuk ka në këtë vend shqiptarë që të ndryshojnë ndonjë gjë ose që të kthejnë përsëri kulturën tonë shqiptare dhe nuk mund të ketë përderisa ka disa shqip – folësa që i’a shpërlajnë trurin shqiptarëve.
Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.