SPASTRIMI DHE ASIMILIMI ETNIK DHE ALEANCA ANTI-SHQIPTARE I

ushtria-bullgare-vret-shqiptaret-1914

Capture

      Shkruan: Riad Limani

Pozita e Shqiptareve të zonave të okupuara para dhe pas Luftës së Parë Botrore sidomos në territoret e Kosoves , Malit të zi dhe Maqedonis të cilat ishin nën sundimin e Mbretëris Serbo-Kroato-Sllovene ishte e rënd , ku madje Popullsis nuk i njihej asnjë e drejt elementare njerzore madje as ajo kombetare ku pushteti Serbe I ndante Shqiptaret sipas Religjionit ata Mysliman si Turqi, ata Katolik ose Ortodoks si Serb etj, po ashtu fat të njëjt patën edhe Shqiptaret e Çameris nën Okupimin Greke.

Shfarosja e parë në Evrope e kombit Shqiptarë ishte Planifikuar dhe Inicuar nga Serbia, ky projekt filloi nga vera e vitit 1913 mirpo u pengua nga situata ndërkombëtare ishte fillimi I Luftës së Parë Botërore . Leo Freundlich përshkruan ngjarje e tmerrshme midis muajit tetor 1912 dhe mars 1913.

… Serbia dhe Mali I zi vendosën ta pushtojnë tokën e huaj. Por ajo tokë është e banuar me popull Liridashës dhe trim. Përkunder skllaverisë e cila zgjati me shekuj, kurr nuk është toleruar zgjedha e huaj. Për shkak të këtij fakti zgjidhja u bë e ditur .. Shqiptarët duhet të shfarosen . Një paraqitje ushtarake Brutale Çnjerzore u shfaq me procedurë të tmerrshme për ta vënë krejt këtë në praktikë. Fshatra të panumërta u dogjen rrafsh me toke dhe njerëz të panumërt u prenë në mënyrën më të egër dhe mizore. {LEO FREUNDLICH . ALBANIES GALGOTHA BOTUAR VJEN 1913.

Mbreteria Serbe filloi me një taktik të cilen e kishte përdorur edhe më herët , por tani të detajuar për të ndrruar strukturen Etnike të ktyre territoreve, ajo gjatë viteve 1919-1933 nxori tri ligje ‘’Agraro-Kolonizuese ‘’ kinse për realizimin e Reformës Agrare e cila ishte miratuar më 27 gusht 1920, mirpo kjo I diskriminonte Shqiptaret e viseve nën mbreterin SKS kundrejt kolonëve Sllav, Pas ripushtimit të këtyre viseve Shqiptare oreganet Serbe filluan të sekuestronin token anëtareve të lëvizjes Kombëtare si dhe atyre të cilët ishin larguar përkohesisht, nga viti 1923-1924 sekuestrimi u rrit ku Fshatarëve Shqiptarë ju sekuestrohej toka deri në pragun e shtëpisë. Madje u shpronësuan edhe tokat e Institucioneve fetare Shqiptare.

Në fazën e parë 1918/19 deri më 1941 u bë në bashkëveprimin Serbo-Malazez ku Kosova dhe viset e tjera ishin ndar kështu , Dukagjini e kishin kolonizuar Malazezët, ndersa pjesën e Kosoves dhe Maqedonis Serbët

Fritz Magnussen Gazetar Danez në gazetën Riget I cili ishte vën si korrespondent lufte në Ballkan.

Nga Shkupi në Zemun për Gazetën, Shkruan:
Dje 36 Shqiptar u denuan me vdekje nga gjygji ushtarak dhe u vranë menjëher. Asnjë dite e vetme nuk ndodh që të mos vritet ndonjë Shqiptar nga Serbët, Lumi më Larte është i mbushur me kufoma, Në fshatrat përreth ekspeditat për ndjekje janë organizuara për Çdo dit. Dje isha i ftuar të marr pjes në një ndjekje të tille nga një oficer Serb i cili lavdrohej të njejtën kohe se me duart e veta një ditë më parë i kishte vrar 9 Shqipëtar.

Lidhur me lajmet se 300 Shqiptar nga Luma , të cilet ishin të paarmatosur. U pushkatuan pa kurrfar procedure gjygjsore. Frankfurter Zeitung shkruan : Si duket në këte rast të posacem , ata që duhet fajsuar për këtë kerdi janë trupat Serbe . Në Fillim të luftes , mua personalisht shpesh më kanë thënë haptas organet përgjegjse serbe “ Ne duhet patjetër ti shfarosim Shqiptarët.

Për Shërnguljen u dhanë shpjegime të hollësishme nga Vaso Cubrilloviqi i cili ia paraqiti Elaboratin Klubit Kulturor Serbë ku shkruan : Shtypi ynë mund të na bëjë shërbime shumë të mëdha duke e përshkruar shpërnguljen e Shqiptareve si të këndshme dhe vendosjen e mire të tyre në viset e tjera . Me këto Përshkrime do të krijohej edhe në masat tona Shqiptare disponimi për Shpërngulje. Mbetet edhe një mjet që Serbia e ka praktikuar me shume sukses pas vitit 1878. Kjo është Djegia Sekrete e fshatrave dhe e Kuarteve Shqiptaret nëpër Qytete .

Turqia, si po dëgjojmë është e gatshme që, në fillim të pranoj rreth 200,000 të shpërngulur tanë dhe këtë po e kushtëzon që ata të jenë Shqiptarë e kjo neve na përshtatet më së shumti . Dëshirën e Turqis duhet ta pranojmë krahapur dhe sa më parë ta bëjmë një konventë për shpërngulje. Nuk do të shpërthej kurrëfar lufte botërore për shkakë të disa qindra mijëra shqiptarëve të Shpërngulur. Duhet te shuhen pa mëshirë Çdo spekulim me shtëpitë dhe pasuritë e Shqiptarve të Shpërngulur. Shteti duhet ta mbaje për vete të drejtën e përkufizuar të disponimit të tundshmerive dhe të patundshmërive të të shpërngulurve dhe mënjeher pas shkuarje së tyre ti vendosë kolonistet e vetë, Në fshatrat të këtilla se pari duhet të hidhen Malazezet si njerëz zemrak sidomos malsoret të cilët nuk kanë tokë, ata si agresiv , të pameshirshëm ,dhe  të cilet, me ekceset e tyre.

Do ti detyrojnë Shqiptaret e mbetur që të shperngulen e pastaj të sillen kolonistët edhe nga viset e tjera . Dihet se masat myslimane në përgjithsi bien shumë lehtë nën ndikim. Sidomos fetarët sepse besojnë lehtë dhe janë fanatik, Prandaj duhet të përfitohen klerikët e tyre dhe paria auritative ose me para ose detyrim. Për ne në ketë moment , janë më të rënsishëm rrethi I Pejes , Gjakoves , Podrimjes ,Gores, Podgores, Sharrit , Istogut,Drenices,në veri të malit të Sharrit , e pastaj rrethi Dibres së epërme , të dy Polloget në jug të Sharrit, këto janë rrethe kufitare dhe ato me gjdo kusht duhet të shpërngulen.…..Posa të pranojnë shpërnguljen.

Duhet ti përshpejtojm procedurat administrative ti bartim sa më shpejt në stacionin e parë të hekurudhës dhe të vihen në dizpozicion trenat për në Selanik dhe pastaj nga aty me Anije për në Azi, shpërngulja duhet të duket komode sepse nga kjo do të mvaret edhe shpërngulja në masë e popullsis. Cubrilloviqi kët Elaborat do ta vazhdonte edhe pas Luftes së dytë Botërore më 3 nëntor të vitit 1944

Në mbledhjen e Keshillit të marrveshjes ballkanike, të mbajtur prej 25 deri 27 shkurt 1938 në Ankara. Ministri turk I punve të jashtme shtron cështjen e popullimit të Turqis me popullsi Muslimane nga Vendet Ballkanike . Lidhur me këte . sipas të dhënave janë mbajtur pesë konferenca ndërministrore në ministrin e punve të jashtme të mbretëris se Jugosllavis. Ku janë formuluar propozimet për shpërngulje. Në këto konferenca ishte vendosur që para se gjithash duhet të shpërngulet elementi fshatar në mënyr që të lirohet toka për kolonizim, dhe më 11 korrik 1938 u nënshkrua Konventa Turko-Jugosllave e njohur me emrin ”Rregullat e migrimit të popullsis turke nga rajoni i Serbisë Jugore të Jugosllavis sipas të cilit parashihej që  Shpërngulja duhet të filloje me 1 Korrik 1939 dhe do të zgjaste 6Vjet . Kështu që në vitin e parë do të shpërnguleshin 4.000 familje të dytin 6.000 dhe të tretin dhe të katërtin nga 7.000 dhe të pestin dhe të gjashtin 8.000 familje. Pasuria e të shpërngulurve do të përdoret për nevojat e Kolonizatorve të rinjë.

Vazhdon…

Shperndaje ne

The Author

Riad Limani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.