“Arsim dhe edukimi” Çelësi i çdo suksesi….

Lulezimi_15

lulc3abzim-cuka3

 Shkruan: Msc.Lulëzim CUKA

Sot hapen dyert e qindra laboratorëve që ofron një eliksir që mund të pengoj ose të shëroj sëmundjet e jetës. Ata që kanë njohuritë dhe mencuritë për të përgatitur dhe administruar ketë eliksir janë mësuesit. Ata mbjellin farën e pastër dhe e ruajn atë. Edukimi i njerëzve është misioni më i shenjtë, por gjithashtu më i vështiri në jetë ndaj shprehim mirnjohje me te thella për “THERORET E DIJES”                                                               

Çdo agim dhe çdo pranverë që vjen simbolizon një fillim dhe shpresë të re, edhe nje sezon shkollore brenda nje viti të ri simbolizon të njëjtën gjë. Në këtë kontekst brenda ingranazheve të kohës,mbi të cilat nuk kemi kontroll, njeriu ka kërkuar gjithmonë një shkëndi të re të jetes, një ere të fresket si flad I agimit, dhe ka shpresuar dhe dëshiruar të hedh nje hap në dritë duke lënë pas erresirën, sikur të ishte duke kapërcyer një prag.

Përsosmëria dhe arsimimi i brezave të së nesërmes do jetë product i shpirtrave sakrifikues i së tashmes dhe i kësaj fryme.E nesermja do të zhvillohet dhe do të lulëzojë në mitrën e arsimit të sotëm.Ajo do të ushqehet dhe do të marrë jetë nga edukimi dhe perparimi  sot duke arritur kështu lulëzimin e vet nesër.

Një komb që leë pas dore rinin e tij, që I braktis ata, vë në rrezik identitetin e tij.

Arsimi dhe edukimi është një nga rrugët më të rëndësishme që bën të zhvillohet trupi dhe ndjenja e përparimit. sot të rinjtë, kanë ambicie, forcë, ide, talent, rinia është sateliti i dëshirave dhe kënaqësive por fatkeqësisht këto mrekulli që personalizojnë të rinjtë përdoren në rrugë boshe të mjedisit ku ata edukohen, jo për shkak të tyre, por për shkakun e keqmenaxhimit të politikave të arsimit të ndjekura kohët e fundit dhe mungesës së një programi për ta, që ka paralizuar të rinjtë duke i bllokuar rrugët e zhvillimit dhe edukimit.

Shtetet që duan të garantojnë të ardhmen, nuk mund të jenë indiferent për edukimin e shtetasve të tyre. Institucionet arsimore ka një rëndësi jetike për rritjen e një brezi të ri të shëndetshëm dhe sigurimin e një sistemi shoqërorë të shëndoshë.

Arsimi duhet të konsiderohet si një laborator mjeksorë që ofron mjekimin për çdo sëmundje që sistemi shoqërorë ka. Janë mësuesit pikërisht ata që duhet të gjejnë diagnozifikimin e kësaj shoqërie.

Therorët e dijës i ngjajnë një lumi që buron nga majat e larta të malëve të së shkuarës që rrjedh drejt së ardhmes me shkronjat dhe fjalet e veta të bukura, duke avancuar drejt së ardhmes, ky lum merr karakteristikat e vendit nepër të cilin ai rrjedh,ndaj qeveria e një shteti duhet  të ndjejë përgjegjesinë e reformimit në instirucionet arsimore si dhe ne politikat që ata ndjekin mbi arsimin, duke treguar kujdesin dhe perkushtimin me esencial që eliksiri i këtij burimi të vazhdoje të qëndroj mbi shtratin e pastër të sotmes, duke na sjelle nje burim më të kulluar nesër.

Një nga problemet kryesore është konstatimi modest se në Republikën e Shqipërisë po shfaqen shenja të dobësimit dita ditës të institucionëve arsimore, pakësimit të veprimtarive masive dhe përgatitjes së gatishmërisë së nxënësve, prandaj ritheksojmë vlerat e kësaj maratone. E evidentojmë këtë fakt sepengesa kryesore e vonesës së fëmijëve për ushtrimin e të drejtës për arsimim  në një shtet në zhvillim është varfëria.

Problemi nuk qëndron se fëmijët nuk kanë shkolla që t’i vijojnë. Në fakt, më shumë se 90% e fëmijëve të vendeve në zhvillim e fillojnë shkollën fillore.  Problemi qëndron në shifra të larta të braktisjes së shkollës nga nxënësit dhe përsëritjes së vitit të njëjtë shkollor.

Mungesa e fondeve i pengon autoritetet që t’i ndërtojnë dhe t’i mirëmbajnë shkollat, programet për trajnimin e mësuesve, rekrutimin e mësuesve dhe personelit administrativ kompetent, ofrimin e materialeve për mësues dhe mjeteve të tjera, dhe ofrimin e sistemit të përshtatshëm të transportit për nxënës. Të gjitha këto varen në mënyrë direkte nga rezervat e shtetit.

Gjithashtu, varfëria ua bën më të vështirë familjeve,  që të paguajnë tarifën për shkollë dhe koston e materialeve shkollore dhe librave, ose kur shkolla është pa pagesë, dërgimi i fëmijës në shkollë është të kontribuosh në hollimin e buxhetit të familjes.

Nevojitet një decentralizim më i madh (edhe brenda vetë insititucioneve arsimore), më shumë transparencë, përgjegjësi të definuara më mirë dhe përmisim i qeversisjes në sistemin arsimor. Në shkollat e mesme bordet ekzistuese të shkollave duhet të mbikqyrin menaxhimin e shkollës në mënyrë më aktive. Përsa i përket arsimit të mesëm ka disa çështje kyçe të cilave u duhet kushtuar kujdes dhe që kanë nevojë për zgjidhje: mardhëniet mes Ministrisë dhe Institucionëve arsimore.

Brezat e shpresës, të cilët përbëjnë aktualisht përfaqësuesit e shkencës, dijes, moralit dhe artit, janë gjithashtu arkitektët e shpirtit të njerzëve që do na pasojnë.

“Arsim kudo…”-vetëm me ndihmën e arsimimit një komb mund të arrijë çdo sukses duke ngjitur majat më të larta, ku të gjitha mëndjet do jenë të përqëndruara tek i njëjti objektiv.

…të përlotur sytë e mi janë dhe mbeten të përlotur, për të gjith ata fëmijë, që varfëria është ulur rrafsh me ta, duke u bërë kështu pengesë për të mos ju bashkuar bashkmoshatarevë të tyre për të ndjekur rrugën e dijes, sytë e mi janë dhe mbeten të përlotur për të gjith ata fëmije që sot nuk mund tju bashkohen bashkëmoshatarëve të tyre se gjenden dhe janë të mbyllur nga enigma e gjakmarrjes, janë dhe mbeten të përlotur për të gjithe femijët e komunave të thella të Republikës së Shqipërisë, të lënë në kushtet e harresës dhe mjerimit të tejskajshëm përsa I përket arsimimit ,të lëne diku atje larg vëmendjes së gjithkujt duke mos u bëëe shqetësim për askënd, ku dëshira, pasioni, vullneti, shpresa, forca për tu arsimuar dhe për të hedhur hapat e para drejt së ardhmes nuk mungon tek ta, por thjesht mbetet e vrejtur nga pamundësia per ti shpalosur dhe hedhur drite mbi vlerat që mbartnin në vetvete. Ndaj sytë e mi janë dhe mbeten të përlotur

 

Shperndaje ne

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons