Shqiptarët e Turqisë , minoritet i “mohuar” nga turqit

Masakra_turke_kunder_shqiptareve01xdggddgShkruan: Brilant Gashi

500 vjet vetmi , 500 vjet masakër , 500 vjet pushtues i njëjtë dhe 500 vjet luftë për të mbrojtur gjuhën , traditën , dhe kulturën e vendit tonë , të historisë sonë shekullore dhe të gjuhës sonë .

Dhe shqiptarët e dinë se kush është ai pushtues dhe gjak – pirës i yni që shkatërroi vendin tonë , kombin tonë , për 500 vjet të tëra dhe atë që pushtuesi nuk ka mundur t’a bëjë për 500 vjet , dëshiron t’a bëjë tani dhe atë me një shpejtësi të ngadalshme dhe jo ashtu siç bëjnë të tjerët me shpejtësi të madhe .

“Shpifje makabër që turqit na mbrojtën nga sllavët” – Ismail KADARE

Po kujt po i’a thua këtë o i madhi Kadare kur të gjithë shqiptarët janë bërë si një njollë e zezë në bluzë ku me asgjë dhe me asnjë “detergjent” nuk mund të hiqet kjo njollë e madhe ku i ka kapluar të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh se cilet janë ata shqiptarë të përkatësisë fetare .

Por të paktën kështu thonë shqiptarët e besimit katolikë dhe atij ortodoks dhe jo ata të besimit musliman dhe me siguri këta të besimit mysliman e dinë më mirë se përse nuk thonë kështu dhe e dini ju pse .

Sepse shqiptarët musliman (shumica prej tyre) thonë se “pushtuesi” ynë pra Perandoria “tolerante” Osmane na ka “çliruar” dhe nuk na ka pushtuar dhe ata e dinë më mirë se çfarë loje luajnë ata shqip – folësa që janë të paguar me siguri nga dikush .

Por ne rregull , ne e pamë që në Prizren jetojnë më shumë turqi se sa shqiptarë por le të diskutojmë pak për shqiptarët në turqi sepse atje jetojnë më se 5 milionë shqiptarë .

“Më 1887 , në Shqipëri kishte tre mijë shkolla , prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike osmane . Po aq edhe greke , treqind shkolla bullgare , serbe dhe vllahe , shkollë shqipe vetëm një , me drejtor , Pandeli Sotirin” – Ismail KADARE .

Asnjë popull në botë nuk ka përjetuar një dhembje të tillë dhe ende ne e quajmë Perandorinë Osmane “aleate” tonën por kjo nuk duhet të ndodhë kurrë .

Por shqiptarët në turqi nuk kanë një shkollë të vetme shqipe dhe kjo për mua është një tepricë e madhe që unë nuk mund t’a duroj dhe askush tjetër nuk po mund t’a duron këtë gjendje të shqiptarëve të Turqisë sepse në atë shtet famë – keq vetëm gjuha shqipe flijohet kurse gjuhët e tjera nuk flijohen fare .

A mund të quhet “aleat” pushtuesi që na ndjeki për 500 vjet ose për 5 shekuj të tërë ?
Por pyetje më e rëndësishme që unë e bëj është se si mund të quhet “aleat” ai që në shtetin e vet nuk e lejon shqiptarin ta mësojë gjuhën e tij sepse në Turqi janë më se 5 milionë shqiptarë dhe ata shqiptarë nuk konsiderohen minoritet në Perandorinë “tolerante” por konsiderohen si “turqi” dhe kjo është mëse e vërtet .

Por nëse Turqia duhet të jetë “aleate” e jonë edhe pse asnjëherë nuk do të bëhet e tillë , së paku duhet t’i shkollojë shqiptarët në Turqi , të hapen shkolla shqipe por jo , turku nuk e do këtë dhe përsëri na quan neve “vëllezër” por nuk e di se si ka fytyrë t’a thotë një gjë të tillë të neveritshme .

“I urrej viktimat që respektojnë ekzekutorët e tyre” – Jean Paul Sartre

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

3 Comments

Add a Comment
  1. per 500 vjet sikur te deshironin osmanet te na shfarrosin te na ndryshojne gjuhen ata kishin mundur por ata skan bere edhe sikur ata te mos na mbanin ne pushtim do te na pushtonin popuj si serbia greqia sikur te ndodhte kjo me shqiptare nuk do te kishte

  2. Të gjithë Perandorit qoftë krishter qofshin musliman, pa ba dallim na kanë asimiluar dhe na kanë pir gjakun e na kanë hangır mishin. Mishin e tepruar ja kanë hudhur derave.Lëkurën e kanë bërë openga. Ku janë İlirët, ku janë paraardhësit e tyre Pelazgët. A nuk ishin ato Perandori qoftë Romake e qoftë Bizantine me fenë krishtere që i asimiloi paraardhësit tonë İlirit. Ku janë Arvanitët e Greqisë që shprehen me miliona. Akoma nga disa historian nuk mund të sqarohet qart fati i İlirve me shekuj të tërë. Dyndja e Slavëve Ortodoks, mos vallë ishin të pa fajshëm e më pak ishi gjak-pirës. Ose na pushtuan trojet tona, na asimiluan por nuk na prekën kulturën, tarditat, dhe na dhanë mundësi që të hapim shkollat ne gjuhën Shqipe, a mund të thoni. Bota Perendimore krishtere me vendimet e marruna në Londër, në Berlin dhe në Vesaj të Parisit, na hudhën në prehën të Perandorisë Osmane. Pastaj edhe me marrëveshjet e Mbretërisë Jugoslave Ortodokse dhe në vijim me İsh Jugoslavin, a pak ndikuan në asimilimin e Shqiptarve. Do me thanë se në kontributin e asimilimit të Shqiptarëve, Botës Krishtere i takon një përqindje ma e madhe se sa Perandorisë Osmane. Për t’u dukur një patriot entuziast mjafton me e shpallë Perandorin Osmane dhe Turqinë e sotshme fajtorë. Kritika ose komente të tilla janë shumë te cekta, pa një kontribut dhe pa kushtim financial.

  3. Lindita Rustem Macuku

    Erdogani eshte diktator

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.