“Megapolisi neolitik 7000 vjeçar në Serbi !

Fahri_xharra_shkruan561

 Nëse ju kujtohet Kultura e Vinçes me begatin e saj , pjesa dërmuese e përhapjes se saj , sot i takon Serbisë, Nëse e shikoni hartën e postuar do të shihni që edhe Kosova e sotit , Maqedonia e shkon deri Detin Egje në Greqi .Sa për dijeni gjetjet në Ulpiana i takojnë asaj kultureje. Fjalën e kemi për një kulture qe ka filluar 5300- 3500 vite para Krishtit. Nuk është e vështirë të mendohet qe fjala është për një kulturë të lashtë pellazge..

Shkrimi i sotit është për zbulimet qe po bëhen ne Serbi ( më saktë në apo përskaj të Auto- Udhës, Nish-Beograd, fër fshatit Drenovac , afër qytetit të Paraqinit ; shihe hartën ) Afër Drenovcit është gjetur një lokalitet i madh i kohes së Neolitit, mbi 7000 vjet i vjetër dhe i cili është quajtur Megapolisi Neolitik. 

Mediet serbe e përshkruajnë si qendër aq të vjetër kur njerëzit nuk kishin besime fetare.

Vendi arkeologjik shtrihet në 60 hektarë afër , dhe është i përcjellur mbi dhjet vjet nga arkeologët serb, Studimet e para tregojnë që qyteti “megapolisi neolitik “ ndoshta nuk ka mundur të përfundohet për shkak të ndonjë fatkeqësie natyrore apo shoqërore të kohës.

Nga Drenovci deri në Beograd janë mbi 80 vendbanime neolitike dhe si e tillë mund të ishte qendra e neolitit të tërë Europës Juglindore,Eështë gjetur vendbanimi me 1500 shtëpi , që për kohën që flasim është i madhësisë të jashtëzakonshme të një civilizimi të vjetër 7000 vjeçar.

Por Serbia mendon edhe diçka tjetër , që krijohen muzetë e hapura përskaj të auto-udhës me mundësi daljeje nga ajo; ku do të sigurohet një qendër e madhe historike dhe turistike. Një qendër unike e Ballkanit qendror.

E kam një pyetje se çiles nuk po ia di përgjigjën . Ndërtuam shumë kilometra rrugë dhe autostrade në Shqipëri dhe Kosovë, si nuk u gjend asgjë në nëtoken e gropuar për ato rrugë moderne ? apo mos janë mëshefur dhe betonuar me urdhër konspirativ?

Fahri Xharra, 21,09.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Z.Xharra,gjatë ndërtimit të autostradës në pjesën e Kosovës,opinioni është njoftuar se është gjetur një pasuri e rrallë arkeologjike aty në mes të Zhurit dhe Prizrenit por “shteti ynë” nuk ka shfaqur fare interesim që ajo zonë të hulumtohet,ajo është mbuluar me zhavorr ! Me siguri ka pasur edhe raste të tjera,nuk është informuar opinioni Shqiptarë pasi strukturat aktuale politike tek në as që e dinë me e vlerësuar të kaluarën tonë historike,e le ma me e propaganduar,si vepron bota e civilizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.