POLITIKA E JASHTME E MBRETERISE SE ZOGUT (1928-1939)

italienministredesAffairesEtrangresetleroiZogdAlbanie1895-1961Mai1937ABSTRAKT

lulc3abzim-cuka

Shkruan: Msc. Lulëzim CUKA

Koncepti I monarkisë nuk  ishte diçka e re për shqiptarët. Kalimi në sistemin monarkik të vitit 1928 ishte më tepër kthim në një sistem të njohur sesa risi në kuptimin e vërtetë të fjalës. Admirimi I Zogut për monarki shkon më larg sesa përvoja e tij në Romë dhe duhet të kërkohet gjatë periudhës së formimit të tij në Kostandinopojë gjatë viteve të rinisë së hershme dhe më pas gjatë qëndrimit pranë monarkisë austro-hungareze në Vjenë.[1]

     “ Unë, Zogu, Mbreti I shqiptarëve, me rastin e marrjes së fronit të mbretërisë së Shqipërisë dhe marrjes në duart e mia të fuqisë mbretërore, betohem para Zotit të plotfuqishëm se do të ruaj unitetin kombëtarë, pavarsinë dhe integritetin territorial të shtetit. Unë do ti përmbahem me besnikëri kushtetutës dhe do të veprojë në bazë të akteve të sajë dhe ligjeve në fuqi, duke mbajtur gjithmonë parasyshë vullnetin e popullit. Zoti më ndimoftë”.[2]

“ qeveria Mbretërore Italiane e konsideronte vendosjen e regjimit monarkik në Shqipëri një ngjarje të lumtur që, ndërsa forconte më tej lidhjet që ekzistojnë midis dy vendeve, do të sigurojë vazhdimësinë e politikës së tyre të përbashkët që gjejnë në Traktatin e Aleancës shprehjen e sajë më të lartë. Prandaj Italia do t’i mbetet gjithnjë thellësisht besnikë atij mirkuptimi organik rezultatet e shkëlqyera të të cilit në politikën e përgjithshme ka dëshiruar ti nënvizojë Shkëlqesia juaj. Mund t’ju sigurojë që qeveria italiane nuk do të mungojë kurrë të këshillohet me qeverinë shqiptare për çdo problem që mund të ketë të bëjë më interesat tona të përbashkëta dhe të veprojë në marrveshje me të për të gjitha çështjet që lidhen me situatën në Ballkan.

      Zogu u shpall formalisht mbreti I shqiptarëve më 1 shtatorë të vitit 1928. Shtetet e bashkuara e njohen ate më 13 shtatotë 1928 dhe qeveritë e tjera vazhduan ta njohin atë njëra pas tjetrës. Jugosllavia protestoi kundër marrjes së Zogut të titullit “Mbret I shqiptarëve,”. Greqia ndjehej në të njëjtën mënyrë. Qeveria shqiptare bëri të ditur se do të kultivonte mardheënje të mira me të gjitha shtetet, dhe veçanërishtë me fqinjët e sajë dhe do të zbatonte të gjitha marrveshjet ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë aleancën e përfunduar me aleaten e saj të madhe dhe fisnike Italinë.[3]

         Mbreti mendonte se me një monarki të fortë mund të përfitonte më shumë nga aleanca italo-shqiptare dhe do të kishte më shumë autoritet në ballkan dhe në Evropë, gjendja e rëndë ekonomike nuk jepte shumë shpresë për këtë. Roma ishte e interesuar se mbreti të sundonte me një dorë të fortë, por duke I njohur mirë ambiciet e tijë, nuk ishte e çliruar nga frika se ai një ditë mund ta tradhëtonte aleaten.[4]

         Që përpara lidhjes së traktatit të parë italo-shqiptarë të nëntorit 1926, Zogu ia besoj në fshehtësi Romës aspiratën për tu bërë mbret. Në mjaftë funksionarë të ministrisë së jashtme në Romë ushqeheshin dyshime se Zogu nuk ishte I besueshëm, ishte një ndërmjetës I vështirë, e kishte treguar këtë në tërheqe dhe kërkesat e vazhdueshme gjatë dy vjetë e gjysëm të raporteve të tij me italinë.

          Zogu ia pati hapur çështjen Musolinit që në shtatorë 1927, kur I shkruante se “mbretëria ime do të mbështetej në kombin aleat. Musolini u përgjigj menjëherë se “aim und të kishte probleme me të tjerët, porse italia do të ishte avokatja e tij”. Musolini vetë ndryshimin e rendit nga Republika në Monarki e quante si një faktorë që do të konsolidonte përfundimisht pushtetin e politikanit që ai konsideronte sit ë vetmen garanci për realizimin e politikës italiane në Adriatik dhe në Ballkan.[5]

Kushtet e marveshjes së Shqipërisë me Italinë në vitin 1931.

Kur qeveria italiane braktisi marveshjen e huasë nëpërmjet bankiereve dhe e bëri atë në emrin e vetë ne Tiranë më 24 qershor të vitit 1931, eliminoi çdo dyshim në lidhje me interesat politike të Italisë mbi Shqipëri. Kushtet e marrveshjes së vitit 1931 ishin si më poshtë:

  1. Italia do ti jepte Shqipërisë hua jo më të madhe se dhjetë million franga (dy million dollarë) në vit për një periudhë prej dhjetë vjetësh.
  2. Këto hua do të jepeshin pa interes dhe pagesa e borxhit do të varej nga situate financiare e Shqipërisë.
  3. Një komision I përbërë nga dy italianë dhe dy shqiptarë do të mbikqyrte shpenzimet e këtyre fondeve.
  4. Fondet do të përdoreshin për punë publike, zhvillimin e ekonomisë kombëtare dhe përmirësimin e arsimit.
  5. Shqipëria duhet të kërkonte këshilltarë italianë për Ministrinë e financave, Punëve Publike, Ekonomisë Kombëtare, Ministrinë e Arsimit.
  6. Huatë do të vareshin nga vazhdimësia e bashkpunimit të plotë dhe të sinqertë teknik dhe politikë midis Italisë dhe Shqipërisë.

Pra, doganat, monopolet e kripës, cigareve dhe shkrepseve, veprimet e Bankës Kombëtare Shqiptare dhe të SVEA-s, si dhe kushtet e marveshjes të vitit 1931, iu lanë peng këshilltarëve. Italisë iu dha e drejta e plotë mbi financat shqiptare dhe ekonominë kombëtare.[6]

Mardhëniet me Italinë ishin miqësore deri nga fundi I vitit 1931, kur mbreti Zog refuzoi të rinovonte Paktin e Tiranës të vititi 1926 duke kundërshtuar teorinë se Shqipëria ishte vasale e Italisë. Traktati I Tiranës I vitit 1927 e kishte bërë Shqipërinë të paktën një aleat të barabartë. Një rinovim I paktit do të kompromentonte Zogun në sytë e popullit.[7]

Kur Shqipëria u paralajmërua në vitin 1932, nuk qe në gjendje të paguante interesat e borxhit të SVEA-s. përsëri në vitin 1933, ajo nuk ishte në gjendje të bënte pagesa. Atëhere Italia ofroi të bënte një moratorium sipas kushteve të mëposhtme:

  1. Inspektorët e Xhandarmërisë britanike duhej të zëvendësoheshin me Italinë
  2. Shqipëria duhej të hynte në bashkimin e doganave Italiane;
  3. Ne shkolla duhej të mësohej gjuha italiane;
  4. Italianët duhet të kolonizonin pjesë të Shqipërisë, veç këtyre.
  5. Financa e vendit duhej të vihej nën kontrollin Italian.

Si shpërblim Italia ofroj jo vetëm zgjatjen e moratoriumit për borxhin e SVEA-s, por gjithashtu edhe rifillimin e pagesave të mbetura prej nëntëdhjetë million franga ari të marveshjes së korrikut të vitit 1931.[8]

 Politika e Jashtme e A.Zogut.

Në mardhëniet me shtetet monarkisë zogiste me shtetet e tjera, vendin kryesorë e zinte, si dhe më parë, Italia. Pas bisedimeve të shumta, në qershorë të vitit 1931 u nëshkrua një marveshje Italo- shqiptare, nisur dhe nga kriza në të cilën ndodhej Shqipëria. Në marveshje edhe italianët arritën të siguronin shpërblimin e tyre që, si zakonishtë , konsistonte në shkeljen e mëtejshme të sovranitetit të Shqipërisë.

Pakti I Tiranës I cili përfundonte në nëntorë të vitit 1931, u bë shpejtë mollë sherri, gjë që frenoi levërimin e huasë italiane në Shqipëri. Motivacioni I vazhdueshëm I Zogut kishte një qëndrim sfidues, rritjen në shqipëri e një vale të vazhdueshme antiitaliane.[9]

Ministria italiane e punëve të jashtme kërkonte  ripërtëritjen e paktit të Tiranës. Italianët vendosën të luanin me karta të hapura. Menjëherë pas ndërprerjes së kredisë, në Tiranë u shfaq edhe një përfaqësues I SVEA-s, I cili kërkonte shlyrjen e sasisë së të hollave që, normalisht, sipas marveshjes në fuqi, Tirana duhet të fillonte të paguante atë vetëm pas janarit të vitit 1933.

      Hilo Mosi, ministër I arsimit, ishte përpjekur prej disa kohësh për krijimin e një sistemi arsimorë kombëtarë. Argument më bindës I Mosit, argument me të cilin bëri për vete edhe Zogun, ishte de italianët po tregoheshin veçanërishtë aktiv në rradhët e popullsisë katolike në Veri të vendit.

Dyshues I përjetshëm mbreti I shqiptarëve arriti në përfundimin se italianët po mundoheshin të joshnin Veriun katolik të Shqipërisë. Zogu nuhati aty mundësinë për të dhënë një goditje  në favor të ndjenjës kombëtare. Në vitet 1932-1933 u mbyllën 4 shkolla prefesionale  që administroheshin prej italianëve.

Italianët e kishin humbur tashmë durimin dhe goditja e tyre nuk do të vononte. Më 23 qershorë 1934, pa kurrfarë paralajmërimi Musolini dërgoi në ujrat territoriale shqiptare  një skuadër të përbërë prej gjashtë kryqëzorësh dhe trembëdhjetë destrojerësh. Zogu e kuptonte qëllimin e ardhjes së kësaj flote dhe kishte vendosur t’I bënte ballë presionit italianë.

Alternativs e vetme që I mbetej Shqipërisë ishin shtetet e Evropës Perëndimore dhe fqinjët e afërt. Me 3 janarë 1935 qeveria shqiptare nxori një komunikim me anë të së cilës lejohej që në shkollat greke mësimi të zhvillohej në gjuhën greke, mësuesit duhet të ishin nga minorenët grek jo nga Greqia.[10]

         Në fillim të viteve ’30 çështja e një pakti ballkanik ngjalli interes edhe për Shqipërinë. Në tetorë të vitit 1933, ministrant e jashtëm të Greqisë, Rumanisë, Jugosllavisë dhe Turqisë u takuan në Ankara dhe përgatitën draftin e një pakti të ri ballkanik, I cili do të çonte në krijimin e antantës ballkanike.

Lënja jashtë e Shqipërisë nga antanta ballkanike, siç del nga të gjitha dokumentet diplomatike që kemi shfletuar, lidhet me ndërhyrjen e Italisë pranë qeverisë të vendeve ballkanike për mospërfshirjen e Shqipërisë në një pakt zyrtarë ballkanikë. I ndodhur në udhëkryq, Zogu përsëri filloi t’I bindej Italisë. Ai pranoi fillimisht një kompromis që kishte të bënte, si me shkollat fetare, ashtu8 edhe me ato teknike.

       Por Zogu nuk mund të bënte një tërheqe të plotë dhe të menjëhershme, e cila do ti sillte humbje në mënyrë drastike.[11]

       Shqipëria u zemërua pasi mosftesa në këtë Pakt ishte bazuar në “protektoratin” Italian mbi këtë vend të nëntorit të vitit 1921. Shqipëria nuk e njo0hu kurrë këtë protektoratë dhe përsa I përkiste Shqipërisë ai nuk ekzistonte. Mbi të gjitha, dukej se për shkak të mardhënieve të veçanta të Shqipërisë me Italinë, katër fuqitë ballkanike vendosën hapur të mos bënin asgjë që cënonte Italinë.[12]

       Në muajn tëtorë 1934, Zogu mori vendimin e rëndësishëm që të mos I mbështeste saksionet kundër Italisë, të marra prej Lidhjes së Kombëve në përgjigje të pushtimeve të Etiopisë nga Musolini. Negociatat për zgjidhjen e mosmarrveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë  vazhduan edhe në fillim të vitit 1935. Ndërkoh jugosllavët u përpoqën të shfrytëzonin situatën dhe I ofruan Shqipërisë tre milionë franga ari me interest modest.[13]

            Tendosja e mardhënieve Italo-Shqiptare (1931-1935).

Nuk kaluan as tre vjet pas shpalljes së monarkisë, kur në mardhënie italo-shqiptareu shënuan një krizë, e cila në rrethana të tjera mund të rrezikonte aleancën, lakmitë e Duçes ndaj shqip[ërisë sa vinin e shtoheshin, nga ana tjetër synimi I A. Zodut për të ruajtur pushtetin dhe sovranitetin e vendit nuk po dobësohej.

       Shenjat e keqësimit të mardhënieve u dukën që në tetorë të vitit 1930, kur A.Zogu paralajmëroi se në vitin 1931 nuk kishte ndërmend të përsëris paktin I Italo-Shqiptarë të “miqësisë”(të vitit 1926), afati I të cilit mbaronte në këtë vit.

      Italianët në fillim nuk e shfaqën hapur shqetësimin, madje ministri Soranja e quajti A.Zogun si sundimtarë që mund të plotësonte më së mirë se kushdo tjetër objektivat italiane në Shqipëri.

      Ata që ndikuan seriozisht në keqësimin e mardhënieve italo-shqiptare ishin faktorë të tjerë ekonomik, financiarë e politikë. Qeveria e Romës nuk ju përgjigj kërkesave të vazhdueshme të qeverisë së A.Zogut për ndihma ekonomike e financiare dhe për një moratorium të borxhit të SVEA-s. Kjo hua në të kundërt tek A.Zogu, qoftë se e varësonte qeverinë e tij ndaj asaj të Romës, qoftë edhe për lehtësimin e borxhit të rëndë skllavërues të SVEA-s .

      Arka e shtetit në këtë kohë ishte pothuajse e zbrazët dhe ai nuk kishte me se ta mbante burokracinë shtetërore , xhandarmërinë e ushtrinë, shtyllat e shtetit. Në këtë gjendje shumë të ndërlikuar A.Zogu ndërroi qeverinë e Koço Kotës dhe solli në fuqi qeverinë e re të Pandeli Evangjelit, në mënyrë që ti zbuste Italianët.

     Pakti I italo-shqiptarë I Tiranës I vitit 1926 nuk u përsërit më në nëntorë të vitit1931. Italia atëhere vendosi të detyronte Zogun me anë të presionit financiarë të dy  huave (SVEA-s dhe subvencionit të vitit 1931) të bënte koncesione të tjera të rëndësishme. Ministry Italian duke I njohur pikën e dobët të regjimit, d.m.th mungesën e madhe të burimeve financiare, u shpreh se ndihma duhej ti jepej A.Zogut ashtu si oksigjen të sëmurit.

         Musolini iu përgjigj kërkesës së A.Zogut për shtyrjen e borxhit të SVEA-s dhe për dhënjen e ndihmave të reja financiare  për nevojat e ngutshme të buxhetit dhe ekonomisë, me kërkesën kategorike që në këmbim të tyre të nënshkruhej bashkimi doganorë nëpërmjet Shqipërisë e Italisë. A.Zogu e hodhi poshtë kërkesën e Musolinit dhe filloi të merrte një sërë masash, që ti lente të kuptonte Romës se ai mund të rishikonte politikën e tij kundrejt Italisë, nërastëse kjo nuk hiqte dorë nga kërkesat e tepruara.

        Një nga masat ishte reforma për shtetëzimin e shkollës shqiptare, për kthimin e saj në një shkollë kombëtare. Sjo filloi me ndslimin dhe frekuentimin të shkollave të huaja (mkase e drejtuar kryesisht ndaj shkollave italiane) nga shtetasit shqiptarë që u bë me dekretligjin e 14 shtatorit të vitit 1932 dhe që u miratua nga parlamenti në pranverën e vitit1933.

        Si përgjigje kunsër masave të ndërrmarra nga Zogu, qeveria e Romës tërhoqi në itali jo vetëm personelin mësimorë, por edhe paisje shkollore, kështu që shkollat u mbyllën. Në prill të vitit 1933 Parlamenti ndryshoi nenet e kushtetutës, që lejonin funksionimin e shkollave private në Shqipëri.

       Më 1 prill 1933 u ndërprenë pagesat e këstit të plotë të huasë SVEA-s, gjë që vuri edhe njëherë financat e vendit përpara falimentimit të plotë. Në këto rrethana A.Zogu I kërkoi B.Musolinit edhe një herë të zhvillonte bisedime për të rivendosur marrdhënie e mëparshme , duke I premtuar se do të vinte gjuhën italiane si gjuhë të dtyrueshme në të gjitha shkollat e vendit.

       Duke përfituar nga gjendja e rënë e Zogut, qeveria e Romës, në gusht të vitit1933, I paraqiti në formë ultimatumi këtë kërkesë : të denonconte të gjitha mardhëniet tregtare që Shqipëria kishte lidhur me vendet e tjera dhe për çdo marveshje të re që do të lidhte, të merrte më parë pëlqimin e Italisë; të gjitha objektet ushtarake të vendit t’I shiteshin ministrisë italiane të luftës; shkollat katolike të mbyllura të rihapeshin përsëri dhe gjuha italiane të ishte e detyrueshme në të gjithë shkollat e mesme.

           Këto kërkesa shumë të rënda A.Zogu nuk I pranoi. Qëndresa e tij u nxit nga Anglia, e cila synonte të detyronte Romën të mos ndërmerrte veprime pa pëlqimin e Londrës, si dhe Jugosllavisë, rivalia e Italisë në Shqipëri. Por këto shtete bënin lojë të dyfishtë, edhe kur ishte puna të mbroni9n hapur Shqipërinë, nuk e bënin këtë për të mos u prishur me italinë.

        Në çastin më kritik, kur presioni italianë u bë I paqëndrueshëm e tepër arrogantë dhe kur qeveria e A.Zogut kërkoi ndihmën e Francës për tu çliruar nga Italia, kjo ndihmë nuk iu dha. Qeveria Shqiptare shfaqi dëshirën për tu future në Paktin Ballkanikë dhe të kalonte nën ndikimin e nën proteksionin e Francës, por Franca I vuri asaj kushte edhe më të rënda se ato të Italisë, në mënyrë që ti priste rrugën Shqipërisë dhe të mos e lëndonte Italinë.[14]

       Pasi u shteruan të gjitha përpjekjet politike e diplomatike nga ana e italianëve, qeveria e Romës luajti gurin e fundit, atë të kërcënimit ushtarak. Më 22 qershorë 1934, në kulmin e krizës politike dhe ekonomike, 22 luftanije italiane iu afruan portit të Durrësit pa asnjë paralajmërim e pa lejen e autoriteteve shqiptare dhe hodhën spirancat në ujrat e territerriale të Shqipërisë. A.Zogu njoftoi menjëherë përfaqësuesit diplomatikë të Anglisë dhe Francës në Tiranë dhe kërkoi ndërhyrjen e tyre. Anglia dhe Franca I kërkuan shpjegime Italisë dhe I kërkuan asaj të mos e acaronte më tepër gjendjen.

          Mbreti, në këtë gjendje tepër të vështirë, kur burimet financiare të shtetit kishin shteruar dhe kur shtetet e mëdha të Evropës, si dhe shtetet ballkanike, nuk idhanë ndihme dhe përkrahje, nuk kishte as forca , as edhe mundësi për ta përballuar deri në fund këtë kërcënim të egër të qeverisë së Musolinit dhe u detyrua të pranonte normalizimin e mardhënieve me Italinë.[15]

       Në këtë atmosferë të zymtë për Shqipërinë dhe për mbretërinë, A.Zogu nuk reshti së kërkuari rrugë e mënyra për t’i shpëruar sadopak presionit të fuqishëm dhe diktaktit të fashizmit Italian, që synonte hapur ta kolonizonte vendin.

       Me 17 shtatorë të 1934-ës, në një marveshje me anë të notash të shkëmbyera ndërmjet përfaqësive shqiptare e sovjetike në Athinë. Vendosja e mardhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

        Përpjekjet për rregullimin e marrdhënieve italo- shqiptare filluan që në vjeshtën e vitit1934-ës, por bisedimet për përfundimet e tyre u zhvilluan me intensitet gjatë vitit 1935.[16]

 

 REFERENCAZT

[1] Bernard.J.Fisher, Mbreti Zog dhe Përpjekja për Stabikitet në Shqipëri, çabej,Tiranë 2004.f.141

[2] J.Swire, Shqipëria Ngritja e Një Mbretërie, DITURIA, Tiranë 2005  f.407

[3] Robert.J.Steven, Political Development in Albania (1920-1939), GEER, 2004, f.70

[4] Akademia e shkncave e Shqipërisë, Historia e popullit Shqiptarë, V.III (Periudha e Pavarsisë 1912-1939), TOENA, Tiranë 2007,f.303

[5] A.Puto,Shqipëria Politike (1912-1939),Toena, Tiranë 2009,f.448

[6] Robert.J.Stevens, Political Development in Albania (1920- 1939), GEER 2004,f.74

[7] Po aty, f. 75

[8] Robert.J.Stevens, Political Development……….(vepër e cituar)f.76

[9] V .Duka, Historia e Shqipërisë 1912-2000, shtëpia botuese “Kristalina-KH”, Tiranë 2007  f.187

[10]V.Duka,Historia e Shqip…..(vepër e cituar),f.190

[11] V.Duka, Historia e Shqip……..(vepër e cituar),f.188

[12] Robert.J.Steven, Political Development in Albania (1920-1939), GEER, 2004,f.83

[13] V.Duka,f Historia e Shqip……..(vepër e cituar),192

[14] Akademia e shkncave e Shqipërisë, Historia e popullit Shqiptarë, V.III (Periudha e Pavarsisë 1912-1939), TOENA, Tiranë 2007,f.314

[15]Po aty,f.314

[16]Akademia e shkncave e Shqipërisë, Historia e popullit……. (vepër e cituar), f.315

Shperndaje ne
Updated: 26 Shtator, 2015 — 11:11

The Author

Lulëzim CUKA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.