Cili ishte Nilo Catalani ?

niko_catalani

Fahriu_reja_foto_shkruanVazhdimisht Athina zyrtare ka vënë në veprim ndaj kombit shqiptar sharlatanizmat e veta, me frymë grabitqare e shovinizëm të egër! Historikisht, vetëm na është rënë në qafë, dhe si shumë! Si shumë është përdorur gjuha greke e nënçmimit dhe e ndërhyrjes në punët e brendshme të shtetit sovran shqiptar.

Që Greqia është e banuar nga një grumbull sllavësh, shqiptarësh, latinsh, dhe në sasi të vogla edhe nga gjermanikë, keltë, normandë (Kryqëzatat) e nga hebrenj (shekulli I e II pas J.K.) kjo, as që lë shteg për dyshimin më të vogël. Veçse grekët, s’ka pse ndihen të turpëruar për këto origjina. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Kurse tjetra: Duan apo s’duan grekët : Jo vetëm tërë Bregu është me identitet të pastër shqiptar, por edhe krejt Veriu i Greqisë kontinentale përmban troje të mirëfillta shqiptare të grabitura jo më larg se Lufta e parë botërore, që nga Arta, Preveza, Janina e Mecova – përfshirë tërë Çamërinë historike martire – gjer në Kostur, Follorinë e Manastir.

Strabon-i na mëson se “kombet epirotike” ishin “barbare”, domethënë të huaja para racës dhe gjuhës greke (Vepra, Strabon, VII, 6-13, f. 267. bot. Dübner-Muller).

2° Jo vetëm që shqiptarët nuk kanë emigruar në ndonjë Epir grek, por janë pikërisht grekët ata që kanë emigruar, në numër të vogël në Epirin shqiptar.

3° Përherë shqipja është quajtur “gjuha epirotike”. Dictionarium latino-epiroticum (Fjalori latono-epirot) i F. Blanchus (Frang Bardhit), Romë, 1635, provon pikërisht këtë. Jo më larg se para dyzet vjetësh, Rossi botonte përsëri në Romë një “Vocabolario italiano-epirotico” që nuk është tjetër veçse një fjalor shqip.

4° Në të gjitha veprat e botuara para periudhës së intrigave greke, përngjashmëria midis fjalëve Epir dhe Shqipëri e Poshtme është e përkryer.

5° Po e njëjta gjë edhe në hartat gjeografike. Po kënaqem me një shembull të vetëm: më 1827, admiraliteti anglez botoi një hartë zyrtare të Brigjeve të Shqipërisë, hartë e përgatitur nga një komision hartografësh anglezë, austriakë dhe napolitanë: krejt brigjet e Epirit përfshihen në të.1

6° Rusët, francezët dhe anglezët kanë pasur njëri pas tjetrit në ishujt jonianë një regjiment që e kanë quajtur zyrtarisht Regjimenti shqiptar. Krejt ushtarët e këtij regjimenti ishin rekrutuar në Epir, të gjithë ishin të së njëjtës fe me grekët dhe prapë, të gjithë e quanin veten shqiptarë dhe flisnin shqip.

Por, ne do të flasim për Nil Katalanin dhe rolin e tij si shqiptar dhe rolin e tij ne ruajtjen e gjuhës shqipe. Nga Matteo Mandela mesojmë që: “Nilo Catalano ishte një sicilian prej një fshati të provincës së Mesinës (sipas biografit Menniti ishte nga Castania, sipas studiuesit Pietro Pompilio Rodotà ishte nga Massa). Me prejardhje familjare ndoshta spanjolle (sikundër del nga mbiemri që është shumë i përhapur në Sicili edhe mes arbëreshëve), Catalano do të ketë lindur aty nga viti 1637…Borgia saktëson se Catalano «nuk ishte as shqiptar dhe as prej Orientit me origjinë, por u bë i tillë prej vullnetit të hekurt që e karakterizonte». Përveç greqishtes së vjetër dhe asaj popullore, studioi me pasion të veçantë edhe shqipen, gjuhë në të cilën shkroi disa vjersha tetëvargëshe që sot na kanë mbërritur përmes Kodikut të Kieutit (1736-1739) të Nikollë Filjas, edhe ai prift nga Munxifsi. Sipas Zef Skiroit, Catalano la edhe një dorëshkrim të vëllimshëm, që sot konsiderohet i humbur, i cili përmbante një gramatikë dhe një fjalor të shqipes.

Me anë të një letre të datës 29 gusht 1692 Catalano e pranoi detyrën e re dhe e «të dielën e datës 4 të muajit janar 1693 u shugurua në kishën e Kolegjit të Propagandës Fide, sipas ritit bizantin prej, imzot Onofrio Costantini-t, arkipeshkvit të Dibrës, i dërguar në Shën Athanas». Në pranverën e vitit 1693, i shoqëruar nga murgu i ri arbëresh Filoteo Zassi, Catalano mbërriti në Korfuz. Më 10 maj u njoftua se «mbërriti në krahinën e Himarës imzot Nilo Catalano, arkipeshkëv i Durrësit dhe Vikar Apostolik, i cili ndaloi për të kaluar verën në selinë e Dhërmiut, që është një vend i shëndetshëm dhe i bollshëm me ujëra dhe ku ka vërejtur se nevoja për kulturë shpirtërore është më e madhe, meqenëse kjo gjë u është mohuar këtyre njerëzve prej gati 23 vitesh pas largimit të misionarëve apostolikë».

Catalano informonte Vatikanin se i kishte dhënë «përparësi ngritjes sërish të shkollës për të rinjtë dhe fëmijët për t’u mësuar të gjithëve Doktrinën e Krishterë». Saktësojmë këtu se mësimi i katekizmit zhvillohej në gjuhën shqipe, sipas një tradite që kishin themeluar arbëreshët në Sicili qysh nga viti 1592 kur Lekë Matranga ngriti shkollën e parë të katekizmit në arbërisht. Mirëpo edhe më parë, së paku qysh nga viti 1584, në Veri të Shqipërisë dhe në viset e Kosovës së sotme ishin hapur shkolla katekizmi në shqip nga vizitatori apostolik Comuloviç. Ky zhvillim përbënte një kthesë të rëndësishme sepse pranohej zyrtarisht nga Selia e Shenjtë përdorimi i gjuhës shqipe për shqiptarët e Himarës dhe rrethinave të saj, duke u njohur atyre një të drejtë që pushtuesit osmanë ua kishin mohuar. Shkolla e katekizmit pati sukses. «Pas gjashtë muajsh që ndodhet në Dhërmi, ku jetojnë 1850 frymë, ngriti shkollën me tetëdhjetë të rinj, të cilët mësojnë ndër të tjera edhe Doktrinën e Krishterë në ditët e diela».

Catalano punoi mes vështirësish dhe pengesash të mëdha. Përveç trysnisë dhe kërcënimeve të osmanëve që synonin t’ua ndërronin fenë shqiptarëve, atij iu desh të përballej edhe me armiqësinë e kishës ortodokse…… (Mjerim i njëjtë si ne kohen e Katalanos ) Miku Monet Maneshi shkruan : Është koha kur Athina zyrtare të japë prova konkrete dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, koha kur Athina t’i flasë më në fund rradakes!

 

Referencat : Faik Konica, Matteo Mandela, Mikom Zeqo, Edi Rama,Monet Maneshi

Fahri Xharra 28.09.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Z. Xharra, nuk e di, me kan than se je istorian?!, -Por gabohesh rende kur thua ”greket” dhe shqipetaret. Fiala grek nuk ka ekzistuar ne lashtesi, kjo fiale u vu nga romaket dhe ka parasysh illiret e Ballkanit. Ne lashtesi ka ekzistu vetem fiala ”illin = illir”, por illin asht me dialektin e shqipes se veriut qe thon ”shqipni, gegeni, illin, emni, i tyne, etj”, ndaj jugut qe thot ”shqiperi, gegeri, illir, emri, i tyre, etj”. ”Greket e lashte = illiret = illinet” e vertet jan shqipetaret, gjith greqishtia e lashte zberthehet vetem me shqipen dhe aspak me greqishten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.