Në këtë 100-vjetor të vdekjes së Ded Gjo Luli meriton të njëjtin respekt që i akorduan atij rilindasit e kombit dhe baballarët e pavarësisë së Shqipërisë, si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi.
Deda ishte prijsi i kryengritjes së Malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit — Skënderbeut. Sipas historianëve, kryengritja e Malësorëve kundër otomanëve dallohej nga kryengritjet e tjera të shqiptarëve — mbi të gjitha — për nga karakteri mbarëkombëtar i saj, gjë që si e tillë më në fund tërhoqi edhe interesimin dhe mbështetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit. Pasi angazhimi dhe lufta serioze e Malësorëve me në krye Ded Gjon Lulin tërhoqi vëmendjen e tyre, ata shkojnë për tu takuar me Malësorët e Ded Gjo Lulit dhe si përfundim përpilojnë Memorandumin i cili përmbënte kërkesat mbarëkombëtare të Shqiptarëve për një Shqipëri me administratë, gjuhë dhe buxhet të vetin, e ndërgjegjës dhe të zhvillimit kombëtar edhe sot.