Humbja e lojës dhe vetëdija e lartë shqiptare. Fitoi zëri i qytetarisë .

Kombetarja

fahri_xharra_ri

      Nga Fahri Xharra

Loja e shumëpritur me Serbinë në Elabasan Arena ishte “ ankthi “ më i madh i shtetit fqinj i cili kurrsesi të bindet që ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë . Ata janë të vetëdijshëm qe “ ne e kishim fatin e zi kur na erdhën kojshi “ ; nuk erdhën si duhet por erdhën si dreqër .

Ata e dinë fort mirë nivelin tonë lartë qytetërues që e kemi ; ata e dinë që ne jemi populli i besës për te cilën na ka lakmi bota ; besën . që na e pranojnë edhe hebrenjtë .

Se besa e dhënë për një qetësi absolute para , gjatë dhe pas ndeshjes u mbajt . Jemi ,pra !

“Ankthi” serb ishte shumë artificial, shumë qëllimkeq dhe shumë me pasoja për ne, në arenën politike ndërkombëtare. Jam i sigurt që mbrëmë e kane shikuar lojën ( shumica nga Europa ) jo për të parë një ndeshje futbolli por për t`i parë “ njerëzit me bisht “ duke u vërsulur mbi një ekip futbolli të “ civilizuar “ serb . Ishte zhurmë e madhe , zhurmë shurdhuese nga ana serbe, se pari nga politikanet serb pastaj nga media serbe, pastaj nga vetë populli serb; sepse ata i frikohen qytetarisë shqiptare.

Pritej “ luftë e re ballkanike “ që do të fillon nga fitili që do të ndizej në Elbasan. Edhe disa nga Europa , sigurisht armiqësisht të disponuar kundër nesh e zmadhuan propagandën serbe dhe shkuan aq larg sa që u “ frikuan “ qe edhe referi i caktuar nuk do të iu kthehet më. E pritën një “masakër “ gjatë dhe pas lojës ; u krijua bindja që ne nuk falim , ne hamë dhe ne jemi bisha. Me vje keq që Vuçiqi nuk erdhi edhe ai që të bindet në “egërsinë” shqiptare . Por ai kishte plane tjera komprometuese , të cilat i dështuan.

Jam shumë i bindur që ne jemi ata që jemi , ne jemi shumë të mirë por fatkeqësisht që nga pas Ismail Qemalit , nuk kemi politikë kombëtare në Shqipëri; që nga pas 1999-ta nuk kemi politikë kombëtare në Kosovë.

Sistemet moniste apo pluraliste treguan se në skenën politike nuk kemi pozitë e as opozitë të sinqerta kombëtare , i kemi të manipuluarit në krye ,i kemi të pavetëdijshmit kombëtarisht në parlamentet e të dy shteteve shqiptare.

Por , populli shqiptarë e tregoi vetën që me një thirrje intelektuale atëherë ku flet zëri i një qendre ( dashuria për nderin shqiptar ) dimë të jemi si duhet !

Fahri Xharra 09.10.15 , Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.