Shaqiri: Ahmeti nuk ishte komandanti i vërtetë i UÇK-së

 

image

Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, thotë se Ali Ahmeti nuk ka qenë komandanti i vërtetë i UÇK-së në vitin 2001. Hoxha thotë se Ahmeti është eksponuar si komandant i UÇK-së për shkak se “komandanti i vërtetë nuk ka mundur të paraqitet në opinion. 

“Për të biseduar në emër të luftës (pasi që Komandanti i vërtetë nuk mund të dilte ne publik), pasi përfundoj lufta, leje më anësh politikën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE se janë pallavra, që nuk pinë ujë, te shqiptarët e ndershëm, por mundohu me shpëtua MO… Të jesh i bindur se shqiptarët nuk u besojnë gënjeshtrave tua dhe pallavrave tua (Ali), ne po e dimë se ke formu nën petkun e Komandantit një rrjet zinxhiror me kërcënime, premtime te një pjesë e elektoratit të frikësuar, vetëm e vetëm të mos e humbësh kolltukun e pushtetit, turp te kesh me këto idetë e llojit të presidentit konsensual!”, ka reaguar Hoxha. 

Ai ka kritikuar edhe idenë e Ahmetit për president konsensual, me çka kandidimin e Iljaz Halimit e quan politik ditore.

“Nëse kandidatura e Iljaz Halimit është politikë ditore, atëherë paska pas diçka të mirë,po ti o Ali, me çka do të lavdërohesh, asnjë të arritur nuk ke bërë deri tani, ty të është besuar gjaku dhe sakrifica e UÇK -së së vitit 2001… Nga paaftësia jote shumë marrëveshje nuk janë implementuar ne teren, lufta e 2001 nuk është e jotja, tjerëve tregoju se ke qenë themelues dhe komandant i UÇK – së, por jo mua o Abaz Gjuka, ti dhe unë e dimë shumë mirë kush ka qenë komandant i imi, dhe i yti!.

Shperndaje ne
Updated: 1 Dhjetor, 2014 — 21:18

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.