Drejtësia hyjnore

athina

Avdi_ibrahimi

            Shkruan: Avdi Ibrahimi

Sipas diturive që kemi mësuar nga dieatar të ndryshëm mbi krijimin e gjithësisë, Zotië shtë ai që krijoi qiejt, token, diellin hënën e të tjera… dielli është një yllë shumë i nxehtë dhe ndriçues, ndërsa planeti tokë e bënë thyerjen e dritës së tij. Gjithashtu hëna shëndritë natën mbi tokë, dhe sipas dietarëve është satelit i vetëm natyror i tokës.

Hëna është i vetmi trup qiellor i huaj astronomik që deri tani është shkelur nga këmba e njeriut, dhe kështu mund të konsiderohet edhe më i studjuari, konsiderohet se është një trup i errët i ftohtë, me formën e topit, pa ujë dhe pa atmosferë, nuk ka ajër në sipërfaqën e saj temperatuarat shumë shpejtë rriten e zvogëlohen. Për këtë hëna një natë deri sapo shëtiste nëpër qill, takoi diellin shkëlqimtar, e karshi tij, shkëlqimi i saj ishte tejet i zbehtë?!

Për këtë ajo shkoi te Zoti, dhe i kërkoi që t’ja prente një palë rroba të shkëlqimta si ato të diellit?! Zoti si drejtë që është kishte pranuar lutjen e hënës, e kishte dërguar të ajo Rrobaqepësen për t’ja matur masën, në mënyrë që pastaj të ja qepte rrobat sipas udhzimeve që kishte marrë nga Zoti.

Rrobaqepsës i duheshin sëpaku tridhjetë ditë pë t’ja matur rrobat shkëlqimtare hënës e cila ishte në fazën e parë të saj, si Hëna e Re, që Rrobaqepësja Ëngjëll e njohu gjatë matjës, si një hark të ndritshëm në formë të drapërit! Kur shkoi pas shtatë ditësh për t’ja veshur rrobat e prera, u habit kur pa se ajo tashmë u paraqit si gjysmë rreth i ndritur, që ishte faza e dytë e njihej si Katërshja e pare! Mbasi mati rrobat e fazës së dytë, përsëri pas shtatë ditësh u kthye Rrobaqepësja tek hëna, e mbeti përsëri e habitur ajo tashmë kishte ndërruar përsëri formën, dhe ishte bërë Hëna e plotë!

Përsëri ju dashtë Ëngjëllushës Rrobaqepëse të masë rrobat hënës për here të tretë.

Kështu ajo u kthye pas shtatë ditësh dhe gjeti hënën me një formë tjetër të gjysëmrrethit, që e quajti Katërshja e fundit, dhe nuk u mor më me të e la hën ashti siç ishte, e u kthye te Zoti pa mbaruar punë.

Zoti e kishte pyetur Rrrobaqepësen, pse nuk ja preve rrobat hënës? Ajoi ishte përgjigjur: – Zotë i madhërishëm, nuk munda ta përfundoja asesi këtë punë të vështirë, se ajo hëna mu paraqit gjatë matjes së rrobave në katër forma.

Pra kjo është drejtësia hyjnore ajo mbikqyr gjithçka nga gjithësia, dhe jep secilit atë që e meriton, më duket se për drejtsinë hyjnore e kam lexuar diku në thëniet e Ezopit!

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.