VEPRAT E MËDHA NUK DUAN FJALË TË MËDHA ATO FLASIN VET!

Libri_veshtrim

Nga Destan HOTI

Të nderuar të pranishëm, ju përshëndes! Veprat e mëdha nuk duan fjalë të mëdha, sepse ato flasin vet. Pra, e tillë është kjo përmbledhje e poezish të Fadil Shytit, me titull”Revoltë”. Krijuesin, atdhetarin tonë të shquar Fadil Shytin e ka frymëzuar thellë në shpirt njëra nga ngjarjet më të errëta dhe më tronditëse; robëria, që e ka përjetuar ky popull shumë i vuajtur gjatë regjimit titist.

Poeti i ardhshëm Fadil Shyti, i lindur në Gurbardh-ish Ashlan të Vushtrrisë, u rrit dhe u formua me një revoltë në shpirt, prej togfjalëshit tepër të rëndë, për një fëmijë si: shtypje, shfrytëzim, padrejtësi, arrestime, nga padrejtësitë shekullore të Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare të okupuara nga ky regjim gjakatar; që të vetmin mëkat:”fati”që u krijua në këto hapësira shekuj më parë se të vinin barbarët pushtuesit sllavë, që më pas u dëshmuan dhe me të drejtë quajtën më të zi se fashistët dhe nazistët më të egër, tashmë serbë.

Duke lexuar përmbledhjen, ”Revoltë”, të poetit Fadil Shyti më ka lënë përshtypje jo të zakonshme nga modelet e me¨sipërme kjo për disa arsye: së pari poezitë e tij kanë një konsekuencë të pandërprerë në aspektin e vlerave dhe të përkushtimit atdhetar; pavarësisht nga kushtet e jetës së poetit; i braktisur, i papunë, apo në burg, ay i sfidon pamëshirë qarqet anti-popullore kush është në pushtet, këtë e bën pa hezituar edhe në mërgim. Kjo konsekuencë në krijimtarinë poetik e ka një vazhdimësi, e, me sa duket kështu do të veprojë kurdoherë, sepse i tillë është edukimi, kultura dhe formimi atdhetar: i pastër shqiptar.

Pothuajse e tërë krijimtaria poetike e Fadil Shytit, veçanërisht vëllimi poetik ”Revoltë” që e kam në dorë është poezi e revoltës së shpirtit, duke parë e duke pasur parasysh dhe për qëllim; në ngjarje, në personazh, në histori, a preokupim konkret nga jeta, lufta, qëndresa, heroike në Kosovë dhe më gjerë në trojet tona shqiptare, kudo në Shqipërinë Natyrale, duke i artikuluar me klithje të fuqishme amanetet e të parëve dhe dëshirat e shpirtit të vet atdhetar, nga ky këndvështrim mjaft poezi të Fadil Shytit, më ngjajnë me poezitë e revoltës shpirtërore të Migjenit dhe të Ali Asllanit.

Krijimtaria e Fadil Shytit, kudo dhe çdoherë është entuziaste, shpresëdhënëse, ka besim në zgjimin dhe mobilizimin e energjive të popullit për të marrë fatin e vet në dorë dhe për të sjellë lirinë, sovranitetin, përparimin dhe gradualisht edhe ribashkimin kombëtar. Pothuajse asgjëkundi, nuk duket në poezitë e tij ligështia, mosbesimi, pamundësia për të arritur fitoren e ëndërruar, përveç në ndonjë rast dëshpërimi të natyrshëm; kur konteston se, punët nuk po shkojnë, kur nuk po ecin si duhet dhe ashtu siç janë mundësitë. Dhe, këto për fajin e vet shqiptarëve. Ndaj, është më i pranueshëm në këtë rast edhe ndonjë dëshpërim i poetit, kjo nuk është humbje besimi, as pesimizmi. Nga ky entuziazëm dhe shpresë në krijimtarinë poetike të Fadil Shytit, e ka burimin edhe elementi tjetër me vlera të jashtëzakonshme, ajo e krenarisë kombëtare. Krenaria kombëtare e shpirtit të poetit duket kudo, në çdo poezi apo strofë.

Tërë vëllimi poetik,”Revoltë” i Fadil Shytit dhe çdo poezi e tij siç thamë më lart mbështetet mbi një motiv; atë atdhetar: kanë një ngjarje a episod lufte, ka personazhe me heronj e heroina lufte konkretë; pra nuk kanë ngjarje imagjinare apo sajesa, më shumë trilluese sa jeta. Poeti, Fadil Shyti ju drejtohet politikanëve në pushtet dhe qeveritarëve të Kosovës së pasluftës: Të pakurriz, xhelatë përhera, Jeni vënë në shërbim të huaj!… Këtu, vetëm emrat e tyre mungojë, por ata dihen kush janë.

Është e njëjta gjuhë për të njëjtën situatë si ajo e vetit 1942, kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste dhe shqiptarët tradhtarë bashkëpunonin me pushtetin reaksionar; të cilëve poeti Ali Asllani ju drejtohet: Që të zinte një kolltuk, Aq u ulët, u përkulët, Sa në pragun e armikut, Vajtët si kopil u ngulët! -Vlen të theksohet këtu se, Fadil Shyti ka botuar dhe tre vepra të tjera, një përmbledhje me poezi, ”Në kërkim drite”, Tiranë, 1996, ndërsa në publicistikë ka botuar dy vepra: ”Në rrugën e lirisë”, Prishtinë 2004 dhe ”Drejt Vetëvendosjes”,-grup autorësh, Prishtinë, 2008.

Përmbledhja poetike ”Revoltë, Prishtinë 2014, është vepra e katërt e tij. Autorit, i uroj shëndet dhe punë të mbara dhe botime të tjera.

Faleminderit! 11 Shtator. 2015.

Shënim: Ky vështrim kritik mbi përmbledhjen poetike, Revoltë”, u lexua në Institutin Albanologjik në Prishtinë, me rastin e përurimit të tre librave të autorëve; Avdi Ibrahimi me romanin ”Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, Rexhep Ahmeti me veprën, ”Rendi juridik i mirëfilltë” dhe Fadil Shyti, me veprën poetike ”Revoltë”.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.