Porosia e Priftit Kosta Papa Tomorri .

papa_kristo_tomorri03

“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” ishe porosia e priftit Kosta Papa Tomorri.

fahri_xharra_ri

         Nga Fahri Xharra

At’ Gjergj Fishta, sekretari i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, në fjalën që mbajti me cilësinë e përfaqësuesit të Shqipërisë në Pallatin e Versajës, para katër liderëve të shteteve, përkatësisht Italia, SHBA, Anglia dhe Franca, para kryeministrit anglez David Lloyd George, kryeministrit Viçorio Orlando prej Italisë, kryeministrit Georges Clemenceau prej Francës dhe presidentit amerikan Woodrow Wilson, ndër të tjera tha: “… grekët dogjën 360 katunde në Shqipërin Jugore, tuj i mbytë të gjithë ata që dëshmoheshin shqiptarë …”.

 Këto masakra të përbindshme u kryen në vitet 1913 – 1914 nga ushtria dhe bandat shoviniste të Greqisë. Më 25 shkurt (10 mars 1914), – nisur nga të dhënat që na jep prifti Kosta Papa Tomori dhe ushtari i ushtrisë shqiptare me pseudonimin Toronini, – trupat e rregullta të ushtrisë së Greqisë dhe bandat paramilitare të ardhura nga Gjiriti, kryen gjenocidin barbar në Kuqar dhe Pacomit të trevës së Përmetit, ku u masakruan 97 fëmije e burra, nga të cilët 75 burra u masakruan me thika barbarisht në Kosinë të Përmetit. Ishte ky gjenocid, ndoshta dita e parë apo e fillimit të masakrave në masë mbi popullsinë shqiptare në Shqipërinë e Jugut, nga trupat e rregullta dhe bandat ushatarke të Greqisë.

barbarite-greke-ne-shqiperi-kosta-papa-tomori1Kësaj radhe të flasim me dëshmitë e gjalla të një një patrioti, luftëtari dhe prifti ortodoks Papa Kosta Tomorri. Prifti Papa Kosta Tomorri është një dëshmitar i kohës se sulmeve te viteve 1913-1914 që i përjetoi ngjarjet. Dëshmitë e tij janë tronditëse. Ai vëzhgonjës i saktë në kronikat e tij ndriçon shumë ngjarje që hedhin dritë mbi barbarizmat e pushtuesve. Përmes disa fragmenteve le të flasë ai për disa masakra që të njohim gjendjen psikologjike që përjetonin fshatrat që pushtoheshin nga trupat greke “Barbaritë greke në Shqipëri; Kujtime historike 1913-1914 “ , një libër qe bën fjalë për ato barbari është një ekzemplar i veçantë ndoshta i vetëm. Papa Kristo Tomorri i përshkruan ngjarjet rrëqethëse, dëshmon me hollësi. Është një akuzë që u bëhet nga një prift. Edhe më e madhe e madhe dhe më me peshë është dëshmia, sepse bëhet nga një prift ortodoks.

“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” ishe porosia e priftit Kosta Papa Tomorri.

Autori është një njeri thuajse enigmatik: Kosta Papa Tomori. Për të dimë vetëm se çka shkruar ai vetë në librin e tij të botuar në Amerikë në 1917. Dimë që ishte nga Leusa, fshat dikur fort i njohur i Përmetit (pikërisht atje kishte lindur edhe Odhise Paskali), që kishte emigruar në SHBA dhe që ishte rikthyer bashkë me shokë të tjerë me një frymë në atdhe sapo kishte mësuar lajmin e mbarë të shpalljes së Pavarësisë.

Kosta Papa erdhi në Atdhe si patriot, por u detyrua nga kushtet që të bëjë pjesë në trupat paraushtarake greke, sikurse u organizuan rëndom shumë ortodoksë të tjerë shqiptarë, të cilëve u kërkohej të nënshkruanin një deklaratë besnikërie ndaj Greqisë. Nuk e dimë se si e përse u kthye në SHBA ku botoi edhe librin e tij, por dimë me siguri se ishte një njeri i tmerruar nga skenat ku kishte qenë dëshmitar. Ky është një libër që nuk duhet lexuar natën, por që u bën mirë shqiptarëve dhe grekëve të brezave të rinj. Nëse gjërat nisin të harrohen ato kanë mundësi të përsëriten dhe kjo do të ishte e pafalshme për të gjithë.

Kosta Papa flet për ngjarjet që kanë ndodhur në zonën mes Përmetit, Gjirokastrës e Tepelenës, atje ku ai ka jetuar përgjatë këtyre viteve. Sikurse e thotë vetë Papa, më 1 shtator të 1913-s në Përmet mbërriti lajmi se Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte vendosur që Përmeti, Korça, Leskoviku, Gjirokastra dhe vise të tjera të Jugut t’i mbeteshin Shqipërisë. Trupat e rregullta greke, që ndërkohë kishin pushtuar këto treva duhej të tërhiqeshin. Dhe në fakt, ndodhi kështu në fillim të 1914-s, porse vendin e tyre e zunë bandat e drejtuara nga të burgosurit e porsaliruar nga burgjet e Kretës. Këta, në fanatizëm, në mynxyrë e në urrejtje ia kaluan edhe nacionalistit më të flaktë grek.

“Në fshatin Ogren, ku kish qendrën kapedan Zervos, ka edhe ndenjës myslimanë. Në këtë fshat një mysliman i quajtur Ali, kish një çupë të bukur në moshën 17 vjeçe. Katili grek, i quajtur Zaharaqi priste rastin për ta çnderuar këtë vajzë. Një ditë mori dy shokë të tij dhe i vajti drejt e në shtëpi, me qëllim që të mbaronte dëshirën e tij. Vajza, kur pa hyrjen e këtyre katilëve, e kuptoi qëllimin e tyre. Nuk mënoi, po rendi të dalë jashtë nga një deriçkë e shtëpisë, duke ulëritur. Katilët, kur panë që çupa u iku, dolën edhe këta që ta ndjekin. Fshati doli i tërë jashtë dhe shikonte me duart kryq këtë skenë.

Në fund të fshatit është një shkëmb i lartë dhe përposh shtrihej një lumë i vogël. Çupa, pra, arriti dhe hipi në majë të këtij shkëmbi dhe, kur iu afruan katilët, kthehet nga ata dhe u thotë: ‘Qëndroni or barbarë, se shqiptarka vdes dhe nuk çnderohet. Më mirë të vdes me nder, sesa të rroj me turp. Mos na pandehni se jemi si gratë tuaja që s’e kanë për gjësendi turpin, jemi shqiptarka…

Rroftë nderi i Shqipërisë!’ Dhe, me të mbaruar këto fjalë, u këput nga maja e shkëmbit dhe ra përposh. Kështu, e mjera çupë, u bë therore, për nderin e Shqipërisë. Barbarët, kur panë se nuk e mbaruan qëllimin, u sulën nëpër shtëpitë e myslimanëve të fshatit Kostrec, i cili është shumë afër me Ogrenin. Kur panë familjet se egërsirat u sulën si ujqër, i lanë shtëpitë dhe morën pyllin. Egërsirat ranë nëpër shtëpirat dhe morën ato plaçka që qenë më të vyera dhe pastaj u vunë zjarr dhe e bënë hi…”.( nga libri )

Për të [plotësuar librin…… “Më 13 shkurt 1914, në Gjirokaster, filloi punimet Kongresi Panepirot, ku merrnin pjesë përfaqësues nga Korça,Kolonja, Leskoviku, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Delvina, Saranda, Himara dhe disa përfaqësues nga rajone jashtë kufirit të Shqiprisë. Më 2 mars të vitit 1914, u shpall shteti i pamvarur i Vorio Epirit me kryeqytet Gjirokastrën dhe gjthashtu u caktua qeveria provizore me Kryeministër Jorgo Zografo, një shqiptar nga Qestorati i Lunxhërisë, i cili kishte arritur të bëhej Ministër i Jashtëm i Greqisë dhe së fundmi Guvernator i Janinës. Antarët e tjerë të Qeverisë Dh. Dhulis, A. Karapano,Papa Vasilis, S.Spiromilo, gjithashtu ishin shqiptarë me gjak dhe me gjuhë, por që shprtin ja kishin shitur Greqisë.( “100 vjet nga barbaritë e andartëve grekë në Shqipërinë e jugut “. nga Manxhar Takaj )

Pretendimet e këtij shteti fantazmë , ishte që kufiri minimal verior të fillonte në Qafë të Llogorasë dhe duke ndjekur përgjithësisht një vijë te drejtë, të përfundonte në veri të qytetit të Korçës. Për realizimin e këtij plani djallëzor të krijimit të këtij shteti dhe sigurisht më pas bashkimi me Greqinë, u organizuan strukturat e armatosura ose e quajtura ushtri e shtetit të Vorio Epirit. Kontigjenti drejtues dhe organizator i këtyre forcave, ishin oficerë dhe ushtarë grekë, evzonë dhe korofillakë, të cilët hoqën uniformat e ushtrisë greke, për të krijuar idenë se ishin banorë vëndas. Kësaj force ju shtuan mijëra vrasës, kriminelë dhe hajdutë, që u liruan nga burgjet e Athinës dhe të Kretës, të cilët të organizuar në të ashtuquajturat “Batalione të shënjta”ose Hierollohite, u lëshuan drejt jugut të Shqiprisë për të vrarë, djegur dhe shkatërruar gjithçka…..
 

“Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe nga ulërimat – shkruan Papa – pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj u vunë zjarr shtëpive. Tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar, Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveçse zjarr e hekur!”.

“Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe nga ulërimat – shkruan Papa – pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj u vunë zjarr shtëpive. Tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar, Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveçse zjarr e hekur!”.

“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet.” ishe porosia e priftit Kosta Papa Tomorri.

Më gjerësisht : Resul Bedo “Qëndresa e çetave të Golemit, Nivicës e Kolonjës kundër grekëve ”,

“100 vjet nga barbaritë e andartëve grekë në Shqipërinë e jugut.”,nga Manxhar Takaj;

“Frashëri – simbol i atdhedashurisë, diturisë dhe kulturës në Shqipëri” nga Albert Xholi” ,;

“Greqisë t`i bëhet e ditur se…..” nga Fahri Xharra;

“Barbaritë greke në Shqipëri” nga Kosta Papa Tomorri

Fahri Xharra,12,10.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. I nderuar,
    Jam ne kerkim te librit te Kosta Papa Tomorit tash e nje vit por Eshte shume e veshtir, gjate kerkimit te ketij libri pash qe ky liber dhe ky popull e me gjere ka nevoj qe ky liber te ribotohet. Ia kam jap vetes per detyre qe nese e gjej kete liber do beje qmos qe ta ribotoj dhe ta perkthej ne anglisht.
    Ju lutem nese e keni kete liber ose e Dini se ku mundem ta gjej kete liber, me drejtoni.

    Faleminderit shume

  2. Nje liber deshmi, i fshehur dhe i zhdukur nga greket. Duhet gjurmuar ne SHBA jeta e ketij patrioti te shkolluar me nje pasuri fjalori jo te zakonshem. Te vjen keq te redaktosh qofte dhe nje shkronje. Nje krisjues fantastic fjalesh shqip. NDERIME JUVE z. FAHRI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.