Pëllumbi pellazg në Kulturën e Vinçës

Pellumbi_pellazgfahri_xharra_webGarat me pëllumba janë një traditë jona mijëravjeçare. Që pëllumbat garues të ngjiten lart në qiell (800-1500 m) duhet pasur edhe kushtet klimatike që e mundësojnë atë fluturim të lartë; temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë, erërat e lehta veriperëndimore.

Pëllumbi garues duhet ta mbërrijë lartësinë brenda 30 minutash, dhe atje lart në qiell t´i tregojë aftësitë e tij të fluturimit dhe lazdrimit me qëndrim deri në 5 orë. Edhe për të prekur tokën nga ajo lartësi, varet prej guximit dhe krenarisë së pëllumbit, e kjo zbritje plot sharm zgjat nga 15 minuta e deri në dy orë.

Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona, këtë nuk mund ta thotë askush, janë mijëravjeçarët në pyetje.

Por, pse pëllumbi i ynë nga romakët u quajt Columba illyrica – pëllumbi ilir? Ai sigurisht e kishte ndonjë veti, pamje apo aftësi më shumë se të tjerët.

“Shteti ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfshinte Slloveninë dhe Kroacinë e sotme, në lindje deri te lumi Danub, në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën me vete racën e vjetër babilonase të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjtë sepse disa nga ata fluturonin lart në qiell dhe priftërinjtë e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me zotërat dhe të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte.”(Joca Naumovic , Serbian Highflyers) “

” Kur sllavët erdhën këndej pari pas shek. VI e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjtë, me puplat e tij plot shkëlqim dhe vijëzëllimë (Joca Naumoviç) “

Dhe si zakonisht serbët të aftë për përvetësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të 13 dhe 14 pëllumbi ilirik rritej në manastiret “serbe”. Gjëja se sipas historiografive serbe, edhe kur paskan “ikur” serbët nga turqit ( pas 1389) e paskan marrë me vete edhe këtë shpezë të bekuar.

Arkeologu anglez A.J.Evans e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan se në Kosovë ju mund të gjeni delen ilirike, buallicat, gomarët, si dhe kuajt e vegjël. Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjeviq): ” Nëse e kërkoni paraardhësin e pëllumbave tuaj, atëherë pëllumbat e shenjtë që nga koha e ilirëve mund t’i gjeni ende në qytetin e Pejës, ( viti 1884).

Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazg-ilire. Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik, dhe simbol fetar i kulturës dhe qytetërimit të hershëm pellazg (evropian)- Pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bërë nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sëpate; modelet jo të zakonshme i mbulojnë krahët dhe gjoksin, kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën. Shenjat e gdhendura pikërisht në krahë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit, 4500 vjet më parë. Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave, me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë dhe ky është pëllumbi më i vjet që është zbuluar ndonjë herë në Evropë.

Ngrihen shumë pyetje me këtë zbulim, a ka ndonjë lidhshmëri me gjetjet e pëllumbave të shpellave, a ka ndonjë lidhje me pëllumbat sumerianë të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir. Por matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe

Për shumë specialist, ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllëzë ( simboli Hephaestus) simbol, cili lidhet me kohën në metalurgjinë e kohës, e që është një epokë e lavdishme e kulturës së Vinçës.

Ilirëve u kisha mbetur shumë “borxh” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën ilire “Sabaja “. Por, ç´ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë, bile.

Columba illyrica dhe birra Sabaja, dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë antike të harruar. Po sistemi i ujitjes në rrethin e Pejës i ngjashëm me atë të Babilonisë ?

Fahri Xharra,16.10.15

Gjakovë. 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

2 Comments

Add a Comment
  1. Urime z.Fahri Xhara, mendoj se edhe emerimi sllav, flet perseri shqip; Ar ka n’qiell (Arkangjel)

  2. I nderuar Fari Xharra, ësht knaqsi që dikush shkrun për pëllumba, shkruan për ket poshlluk që na mungon te bota jonë. ky pëllumb i Enver Gashit para se ta quaj pëllumb Ilirë, Ethem këte se Enveri e solli pas 200.vjetve kur u zhduk nga trojet shqiptare, u zhduk dhe iku në Angli dhe Gjermani, atëher kur Turqit lejuan anijet me Vela të futen në skelet e adriatikut pa tatim për ndrrimin e drithërav, ne e shitëm me pak pare këte bukuroshe, andaj në panairin e par në Drezdren të Gjermanis në vititn 1824 ky pëllumb zgjidhet ma i bukuri dhe ngel i pamposhtur deri sodë. nardhjen nga Babilonia e cek prifti me origjin Kroat dhe Autor i disa librav për pëllumba Josip Pekanoviq, andaj dashta të dalë konkret zoti Fari ne shqiptarët po përjetojm një dundje nga mesopotania sipas jush dhe Josip Pekanoviqit, mendoj se e keni gabim dytë, APO unë nuk di asgja se sa e vjetër ësht bota Pellaske Ilire e Shqiptare, neve gjithmon po na dalin punt ardhacak sipas juve, Shum njerz po shkrujn libra për origjinën e fshatrav të tyre duke fillu nga koha e Neolitit duke e trajtu vetën gjithnjë ardhacak, duke e fshe veten se xhamit në ballkan janë 400 deri 600vjet ma parë, po themelet e Shum kishave shqiptare datojn në trojet tona vetëm pak pas lindjes krishtit,pse na vjen mërzi të thojm se stërgjyshit tanë ishin Katolik tani ku ne kur të menqurit na trajtojn të vërtetën si akt i kryer duke mos patur guxim të thojn se kem qen vite ma parë të një besimi tjetër nga aj muslimanë. sa i përket pëllumbav bota jon shqiptare me një klas të vet mbarshtuesve të pëllumbav e keq trajtuan vetën se janë vetëm ata që shohin kështu ndër sa i përket klasa intelektuale nuk gjeti vetën ti dal krahve,me këte dikush po duhet të mirret me neve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.