“Piramida” e Poneshit në Gjilan?!

Piramidaeponeshit

Shkruan:  Xhelil  Arifi

Tanimë është e qartë se ndërtimet piramidë ndër civilizime të vjetra kanë qenë të përhapura gjithandej globit. Përveç atyre tashme shumë të njohurave si ato të Egjiptit dhe atyre në Amerikën Latine së fundi  është gjetur një piramidë e cila quhet piramida e diellit ne Visoko në Bosnje.

A ka edhe këtu ndër ne në Kosovë, piramida  ku dihet se këto troje janë të banuara qysh në lashtësi?!!!

Shumë afër fshatit Ponesh të Gjilanit gjendet një masiv i quajtur çukë i cili po të shikohet nga distanca duket mu si piramidê.

Thuhet se nga aty, banoret përreth furnizohen me gurë për ndërtime të ndryshme, e të cilët dallohen për cilësi dhe janë të mëdhenj.Dhe thonë këndej se këta gurë që merren/nxjerren nga kjo koder janë më ndryshe nga ata ”normalë” sepse është më lehtë të ua japësh formën se sa të tjerëve që merren diku tjetër përrreth.Pse?Nëse janë të tillë e janë vetëm ata që gjenden në Çukë e jo përrreth,atëhere shtrohet pyetja a janë sjellë ata gurë aty prej diku tjetër,për ndërtim.Se pse të jenë ndryshe nga gurët tjerë përrreth!

 A janë gurët me të cilët është ndërtuar vet piramida? Tani për tani mund vetëm të spekulojmë përderisa nuk behet ndonjë hulumtim më i thellë i vetë terrenit,edhe pse thonë se dikush e nga kush  dhe ndonjë legjendë që mund të rrëfehet eventualisht ndër banorët përreth.

Sepse këto vende të lashta Pelasgo -yllirike përmbajnë dhe fshehin në vete sekretet e botës së lashtë.

Shperndaje ne

The Author

Admin

3 Comments

Add a Comment
  1. Edhe rrethi i Kercoves i ka dy vende me emrin çuke.per njerin flitet se kush ka provuar te hyje mbrenda nuk ka dale me igjelle.

    1. fjala e fundit gabim .Duhet:i gjalle.

  2. Ju lutem shume , me duhet nje liber per krijimin e web-faqeve dhe nje liber per gjuhet e programimit kompjuterik i kam kerkuar ne gjuhen shqipe ne : Shqiperi,Maqedoni,Kosove dhe Presheve por thone se nuk kane , a mund te me tregoni se a ka Librari ne Gjilan ku shiten libra ne Gjuhen Serbokroate ose Librari Shqip , qe marrin-porosisin mallra dhe Libra nga Serbia, ne pamundesi qe ti gjej ne Shqip, mendoj ti blej ne gjuhen Serbokroate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.