Shqiptarët . Nuk jemi të Kaukazit !

Viktor_frobin

fahri_xharra_web“Oh! jo se mungojnë të dhënat! Por sepse mjaft t’i drejtoheni çfarëdo burimi dhe do shihni si përplasen dhe si bien ndesh mes tyre tërë pohimet, aq sa është me të vërtetë për të ardhur keq.

Një udhëtar vete e ju thotë se shqiptarët janë populli më mikpritës në botë, dhe një tjetër, veç kur i përshkruan si keqbërësit më të mëdhenj. E si të krijosh atëherë një mendim të saktë në përplasjen e këtyre kundërshtive kaq të forta!

Por s’ka pse çuditemi tejet nga një kaos i tillë! Mjaft të kujtojmë se mitologjia greke e kishte vendosur portën e Ferrit në kërthizën e po kësaj Shqipërie, ku Akeroni dhe Kokitosi rrapëllenin valët e ujërave të tyre gjithë turbullimë e zezonë! Tokë errësirash dhe misteresh për popujt e lashtësisë, asaj i është dashur të përshkojë shekuj të tërë për të ruajtur gjithë ngadhënjim të fshehtat e veta… Duhet të nxjerrë tashmë në pah dy fakte të një rëndësie madhore, dhe konkretisht: që kombi shqiptar nuk është një sajesë diplomatike, siç kanë folur gjuhët e liga, dhe se Shqiptarët, janë autoktonët e vërtetë të gadishullit ballkanik.”(Victor Frobin: Shqipëria, dekanja e racave, dhe më e vogla e shteteve,1913)

Që të “vërtetoj” tezën se ne ,shqiptarët qenkemi Ilir të rrejshëm , m`u desht që personalisht të “bindem “ me dy libra të botuara në Beograd: Vesna Pešić “ Prećutana Istorija Albanci – lažni Iliri 2008 (“Historia e Heshtur, Shqiptarët – Ilir të rrejshëm ) si dhe Grupa autora :” Kavkaski Albanci- Lazhni Iliri ” (“ Shqiptarët e Kaukazit – Ilir të rrejshëm” 2007) .

“Qëllimi i hulumtimit të prejardhjës së Shqiptarëve, qëndron në atë që përfundimisht të hidhet poshtë një falsifikim historik, një mit ideologjik, me të cilin ishte arsyetuar dhe legjitimuar rrëmbimi i tokave të huaja , e në këtë rast tokave tona( serbe f.xh.) , toka të cilat e kanë një vlerë që nuk maten me asgjë për historinë kulturën dhe gjeostrategjinë e popullit serb ; toka nga të cilat populli serb, kurr nuk do të hjek dorë .”( Akademik Mihajlo Markoviq). Pastaj vazhdohet:

“ Ç`farë faktesh e arsyetojnë lidhshmërinë historike në mes të Shqiptarëve dhe Ilirëve, a ekziston ndonjë lidhje gjenetike në mes tyre? Asnjë “. “ Nuk gjendet asnjë dokument historik i cili e vërteton qëndrimin e shqiptarëve në Ballkan deri në shek. e XI-të. Nuk ka indikacione arkeologjike për praninë e tyre në këto anë. Të gjitha toponimet shqiptare vërehen pas shekullit të mesëm ; ndërsa sipas formave të saja strukturore gjuha shqipe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me Ilirishten”.(Shqiptarët e Kaukazit…)

Ja se çka thonë serbët se si erdhëm këndej pari ,( diçka pak më herët se teza   se duhet ta lypim vetveten pas ardhjës së turkut) : “ Sipas studimeve të historianëve rus Artamanovit dhe Pletnjevit si dhe atyre serb Jovan Deretiqit ,Mihajlo Stanishiqit ; disa fise shqiptare ,dikur në mes të shekullit 8 -të e 9-të ,pas presionit të fqinjëve të tyre kaukaz Hazarëve, u larguan nga nga territori i tyre i lindjës në brigjet e Liqenit Kaspik( në Azerbaixhanin e sotëm dhe në Dagestan) ,me anën e Arabëve mbërritën n jugun e Italisë. Aty në atëkohë bëhej një luftë e ashpër në mes të Normanëve , Bizantinasve dhe Arabëve. Shqiptarët erdhën si ndihmë ushtarake për një kalifat arab. Një pjesë e këtyre shqiptarëve në vitin 1043 mbërritën në tokat ( serbe fxh) tona në brigjet e Adriatikut ; dhe në marrëveshje me serbët ata jetuan në male kurse serbët në rrafshira si bujq të mirë që ishin. … Dhe me kalimin e kohës e populluan Kosovën e Metohinë” . (Shqiptarët -Ilir të rrejshëm)

Por jo, kemi edhe: “Ilirët, paraardhës dhe stërgjyshër të shqiptarëve janë regjistruar nga historia në Evropën Juglindore të paktën po aq herët sa edhe grekët. Ata janë unikë në Evropë, sepse prania e tyre në këtë zonë ngjitet të paktën deri në periudhën neolitike, siç e dëshmojnë arkeologjia, antropologjia, dhe vazhdimësia kulturore dhe etnolinguistike. Grekët dhe shqiptarët kanë të përbashkët faktin se kanë gjuhë indoeuropiane që dallohen nga gjuhët e tjera indoeuropiane ashtu sikurse edhe armenishtja. Studimet e gjysmës së dytë të shekullit XX, provojnë se shqipja është gjuha më e vjetër indoeuropiane. Gjuha shqipe ndryshe nga greqishtja dhe armenishtja e sanskritishtja në shkrimin e saj përdor alfabetin latin, dhe shqiptohet ashtu sikurse shkruhet.

Po të hyjmë në historinë e lashtësisë ne mund të gjejmë se Aleksandri i Madh i biri i Olimpias, epirote – ilire, kishte si gjuhë amëtare ilirishten. Greqishten atij ia mësoi Aristoteli” (A.Lambert)

Kur nuk mungon dëshira ,nuk mohohen faktet dhe thuhet e vërteta edhe prej zvicëranit :

“Roma nuk arriti t’i asimilojë ilirët. Përkundrazi janë me dhjetëra perandorët që Iliria i dha Romës, sidomos kur Perandoria romake filloi të bjerë. Midis perandorëve më të famshëm le të përmendim Konstantinin e Madh që lindi në Kosovë. Qe Konstantini i Madh ai që u rreshtua vendosmërisht në anën e Kishës Kristiane me Ediktin e Milanos të vitit 313 i cili u garantoi të krishterëve një tolerancë që ishte e barabartë me njohjen e kristianizmit si fe e shtetit. Sundimi i Konstantinit të I – rë shkëlqeu me ndërtimin e monumenteve kristiane prej të cilëve po përmend Vatikanin.” “Edhe Perandori Justiniani i I – rë ishte ilir. Ai la si trashëgimi të lavdishme veprën e tij legjislative “Kodi i Justinianit” që ka mbetur edhe sot e kësaj dite themeli i të drejtës civile moderne. Përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën latine ka qenë Iliriani Shën Hironimi. Kompozitori edhe Himni kristian «Laudamus » me përdorim edhe sot e kësaj dite është vepër e kompozitorit Niket Dardani, edhe ai Ilirian nga Kosova.(Dr. Aleksander Lambert, Gjenevë)”

Ndërsa autorët serbë na këshillojnë: “ Për shqiptarët kishte me qenë në interes më të madh nacional sikur të përcaktohej qartë identiteti i tyre etnik dhe në atë mënyrë e kishin fituar epitetin e një populli të rëndësishëm të Kaukazit me një civilizim dhe traditë mijëravjeqare; se sa me kokëfortësi të paraqiten si pasardhës të ilireve dhe me vetëdije të sajojnë një rrenë me përkatësinë më të ultë morale – vetëzhgënjimin:”( Vesna Peshiq- Albanci lazni Iliri). Çfarë këshille e mençur?

Po merrni me mend ,sikur të gathë të ishim mohues si ata që i ceka më lartë ;pasaportat gati dhe drejt e në “vendlindjen “tonë që po na e zbulojnë alamet akademik serbë.

Lexoni më poshtë:

“ Është fakt i gjallë që shqiptarët pas ardhje së tyre në Ballkan që nga shekulli 13-të kanë jetuar të përqendruar rreth Durrësit dhe Krujës, në territorin e quajtur Arbanon,dhe që nga aty janë lëshuar në rrafshinat e rrethit të Shkodrës ,dhe pastaj përgjatë shekujve 13-14 kanë depërtuar me “katunet” e tyre rreth Zetës së Vjetër ( Podgorica e sotit) ,dhe për rreth maleve të bjeshkëve të Nemura. Me këto shpërngulje ata u hasën me Vllehët ,Serbët dhe Malazezët(?). Shqiptarët e treguan aftësinë e tyre dhe paten sukses t`i asimilojnë Vllehët,por nuk iu shkoi përdore në anët e Zetës . Përveç grindjeve me malazezët kishte edhe simbioza të caktuara ndërmjet tyre.Skenderbeu, gjegjësisht Gjuragj Kastrioti ishte edhe hero edhe malazias e edhe hero shqiptar. Shqiptarët së bashku me malazezët nën udhëheqjen e Skenderbegit me sukses janë mbrojtur kundër turqve. Me vdekjen e Skënderbeut ,shqiptarët masovikisht e pranuan islamin ,dhe në mungesë të shtetit të tyre e rigjallëruan rendin fisnor. .. Shqiptarët që nga fillimi i i okupimit turk ,pas Betejës së Kosovës (1389) , gradualisht e pupulluan malësinë e Gjakovës dhe rrafshinën e Prizrenit”( Mihajlo Stanishiq).

E shqiptarët e gjorë ; flitej e shkruhej për ne ashtu si e donin se ne nuk kishim gojë. Po tani ,që e kemi gojën na dalin mohuesit shqiptarë dhe nuk e ndalin vallen e tyre të vetëhumbjes që të na “dërgojnë “ në humnerat e Kaukazit. Mrekulli!

“Mledhja e Duvnos (në v.877 , gjatë kohës kur gati përfundonte lufta në mes të Romejve

( Bizantinasve ) dhe e Arabëve) mbahej nën patronatin e Papës, i cili i mblodhi prijësit e të gjitha pricipatave të atëherëshme serb nga territoret e Ilirikumit Serb( Ilirisë). Atë kohë as që gjendej shenjë e as që mund të flitej për qenjen e do farë “ Shqiptarëve- Ilir”. Kjo duhet të iu bënë të ditur shqiptarëve që ideja e tyre paranoike se janë trashëgimtarë në tokat serbe të Ilirikumit është e gabuar. Kjo shpirtëngushtësi rreth fakteve të falsifikuara historike ,sipas përfundimeve të Psikologjisë sociale , ngërthen pasoja traumatologjike: rritjen e agresivitetit të shqiptarëve. Në mbledhjen e Duvnos (viti 877 ) u vendos që në territoret e lidhjës së principatave serbe të Ilirikumit- nga Livno e deri në Shkodër ,të organizohet rrjeti i peshkopatave serbe.Udhëheqja iu besua “ Rethit kryesor të Dioklesë” .Peshkopatat e emëruara ishin : Antibarumi, Budiami, Ecaterami, Dolcignum, Suaciumi, Scodrumi , Drivastusi , Popletumi, Sorbiumi, Bosonium, Tribuniumi , Zachumiliumi.” ( po aty)

Zotërinj akademik Serb , ( po çfarë zotërinj akademik ,ju hajna me diploma akademiku) e dini ju që ne në atë kohë ishim shumë të organizuar , Ju kujtohen 365 Kishat e Shasit të cilat edhe në vitet e 90 -ta të shekullit të kaluar u munduat t`i zhbëni?

E dini pse, serbët mund të shkruajnë se çfarë duan ?: “Populli ka dashur demokraci, por kurrë nuk e kishte shijuar, dhe e kuptoj si anarki. Fajin e kanë intelektualët që shumë pak i kemi, ndërsa kemi shumë pseudointelektualë që janë bërë pseudopolitikanë. Kombin e kemi të mrekullueshëm, vetëm për faktin që nuk është shuar, por me gjithë okupimet mijëravjeçare ka mbijetuar!

Kemi mjaft edhe shqipfolës i kemi edhe vjedullat e kombit që me erën e tyre të keqe i lënë gjurmët në vetëdijesimin e gabuar të brezave të rinj.

Fahri Xharra

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Zoti F. Xharra, ju ndjek prej kohësh dhe ju përgëzoj për punën tuaj! Kombit i nevojiten më shumë se kurrë intelektualë të rangut tuaj! Jetoj prej tridhjetë vjetësh në migrim, nga të cilat, njëzet vjet në Kanada! Kam pasur dëshirën e madhe të bëj dhe unë diçka që do t’i shërbente Kombit dhe prej më shumë se dhjetë vjet, kam përmbledhur një studim, që ka arritur vlerat e një enciklopedie, si për nga volumi, (rreth 1200 faqe), ashtu edhe nga tematika e larmishme! Fillimet e saj, arrijnë mëngjeset e para të jetës së njeriut mbi tokë e deri nga fundi i shekullit të XIX, të Epokës sonë! Studimi është i mbështetur në më shumë se 1450 referanca të autorëve të lashtë, atyre të epokës klasike, për të përfunduar tek Rilindasit! Nuk po di sesi të veproj, për të bërë paraqitjen e tij! Kërkoj këshillat tuaja! Me respekt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.