Libri i vizitorëve

cropped-cropped-ban_bashkimi_shqiperise_re2.png

Shenoni pershtypjet, pikepamjet tuaj per postimet....

 
 
 
 
 
 
-Fushat me yll * jane te domosdoshme te shenohen
-E-Mail adresa juaj nuk publikohet
-IP adresa juaj eshte regjistruar 18.210.28.227.
-Te shenuarat ne Liber te vizitoreve do te mbeten vetem ne faqen perkatese dhe postohen me lejen e Administratorit.
-Dhe kemi te drejten permiresimit, shlyerjes dhe te mos publikimit.
16 entries.
lutfi coka lutfi coka wrote on 30 Shtator, 2019 at 20:30:
Lutfi coka/ Ju na dhuruat lirinё,ne ju shkruajmё historinё. Kosovё me rrenjё prej guri Nё Pashtrik rёndё flamuri. Presinim trimat legjendarё N’histori ju kem tё parё! Kam oblikimin tim moral e shpirtёror tё sjell nё kujtesёn e kosovarёve,njerёzve tё thjeshtё e tё ndershёm,politikanёve patriot dhe atdhetarё tё devotshёm,njё ngjarje me vlera tё mёdha edukative,patriotike e atdhetare 24 gushti 1999. Terё Pashtriku dhe e gjithё Kosova ishin grupuar nё Gllogjan pёr tё pritur me dhimbje por,me ballin lart e me shumё krenari,”Tё Rёnёt” nё llogoren e trimёrisё tё luftёs Kosovare,pёr t’i ringrit nga llogoret ku ranё e pёr t’i futur nё piedestalin e madh tё historisё kosovare dhe tё tёrё kombit tonё.Erdhёn para kёtij tubimi madhёshtor ”Tё Rёnёt” mbi supet e shokёve tё njetёs llogore,por fati ishte i atillё, kёto hero e dёshmore,ndёrsa tё tjerёt dёshmorё tё gjalle nё mes tё gjallёve.Ata ecnin ngadalё tё rёnduar nё trup e nё shpirtё pasi ,mbi supet e tyre mbanin dhimbjen pёr shokёt e rёnё,rёndonin mё shumё mbi supet e tyre trimёria,heroizmi i tyre,patriotizmi dhe ndjenja e lartё kombёtare pёr tё cilёn dhuruan jetёn… Sё bashku me eshtrat e tyre ,tё futur nё pedanet e trimёrisё,ato sjellin para nesh trimёrinё e heroizmin,pёr tё na pёrforcuar mendimin se Kosova ёshtё vendi i trimёrisё,djepi i heroizmit ndёr shekuj dhe aq mё tepёr nё shekullin e kohёs moderne ku jetojmё. Shumё trgjike me pёrmbajtje krenarie ishte kur femijtë,foshnjat e tё “ Rёnёve” veshur me rrobat e Uçk,qёndronin krenar para lotёve qё derdhnin nёnat,motrat,baballarёt,vllezёrit e kushdo qё ishte i pranishёm, pёr ata qё kishin pёrpara.Dikush qeshte dhe nuk e dinte pse qeshte,dikush qante dhe se dinte pse qante,dhimbje e madhe lotёt det me dallgё tё fuqishme shpirtёrore.Gjithёkush kёrkonte tё hidheshin mbi to lule e t’i puthnin pedanёt e tё “Rёnёve”,pedanёt e trimёrisё dhe tё lajmёtarёve tё lirisё.Jo,nuk ishte e mundёr se ata e kishin mbeshtjellё trupin me bezen e kuqe,ngjyer me gjakun e kuq tё tyre dhe, roje pёr to e mbi to qёndronte shqiponja e zezё dykrenare. Shihja trishtueshёm çdo çast,lotёt rrjedhnin pakufi,qante zemra e madhe pёr zemrёn e vogёl me lot si deti.Qante me shumё dhimbje zemra pёr zemrёn,reflektonte malli pёr mallin,pyeste emri pёr emrin,derdhnin lot i vogli e i madhi.Sa pikёllim,sa trishtim,rrugёn se shihja dot,kёmbёt nuk shkojnё pёrpara dhe dora nga vendi nuk levizte.Harrova gjithёçka ,bile dhe veten time,pёr fёmijtё,pёr foshnjat pёr të ardhmen e tyre.Plagё nё shpirtё e zemёr,plagё e vullkan gjaku,plagё zemre,plagё dheu dhe plagё emrash.Prindёrit mbajnё femijtё,e femijtё puthin prindёrit dhe, treten nё mendime por nje shpresё ёshtё jeta, do vazhdojё mё mirё,nё liri,nё paqe pa luftё e pa gjak. Ҫdo gjё e dhimbёshme,tronditёse,pikёlluese rёnduese e mjeruese, pshertimё e plot vajtime pa zё por me zemёr.Nё fёtyrat e kujtdo lexonim endёrra tё blerta,qё tё mos i ndryshojnё,tё mos i djegin njerёzit si dhelpra.Lot dhimbje,plagё nё shpirtё e nё zemёr, pёr ju o trima bijё tё mrekullueshёm tё kombit tonё,pёr ty o Halit Coka bir i Shqiёrise, djalё i kombit shqiptar,vullnetar në luftёn martire nё krah tё vllezёrve tё njё gjaku tё njё gjuhe dhe tё njё flamuri . Ju jeni krenaria jonё,ju jeni trimёria jonё,ju jeni patriotizmi e atdhetarizmi ynë,ju jeni gjithёҫka pёr ne ,pёr tё tashmen e pёr tё ardhmen plot dritё qё na e dhuruat ju me grykёn e pushkёs e gjakun e kuq.Me ju krenohemi si komb,se marrim mesazhin me vlera tё mёdha, Kosovёn e duan kosovarёt dhe me heroizmin e tyre e mbrojnё me vetmohim e besnikёri tё madhe. Ju kemi pёr para nё pedanin e krenarisё kombёtare dhe nga ju marrim mesazhe me plot dritё e plot vendosmёri pёr t’i ruajtur tё freskёta dhe burim frumёzimi nё ҫastet me tё mira por, dhe mё tё veshtira tё jetёs sonё idealet tuaja nё kёto kohё moderne. --Nga ideali juaj mёsojme tёrё brezat se ,nuk vjen kurrё me lot Liria,nuk vjen kurrё me lot ҫlirimi,po nuk mposhte dhimbjen,po nuk tё qesh nuri,kurrё nё vatrat tona nuk valvit flamuri.. -Bota ёshtё e jona kur atdheu ёshtё i lirё,por nuk ёshtё e askujt, kur je lidhur kёmbё e duar me zinxhirё. Ta dijё kushdo se luftё nuk ka paplagё e dasёm nuk ka pa mish,mbaje veten Kosovё,mbaje veten Pashtrik,bёje syrin pishё,se kёshtu ёshtё rruga e lirisё… Lotёt janё tё mallkuar ,janё dobёsi, janё paaftёsi qё i shuan ҫdo njeriu besën,guximin,trimёrinё e tё ardhmen plot dritё. Neve na dhatё lirinё , e mundёt armikun tinzar e tё mallkuar,nuk u gjunjёzuat para pushkёs e para topit, natё e ditё luftuat e kjo luftё e juaja ёshtё jeta jonё pa vuajtje ,pa dhunё,pa masakrim e pёrdhunim.Na dhatё poemen e lumturisё,realizimin e ёndёrrave tё mёdha,na dhatё prozhektorin e dritёs sё lirisё, dhe shinat e vlerёsimit tё drejtёsisё sё munguar nё shekuj. Pre jush na erdhi njё stinё e re,qё dielli tё ndriҫojё pёr ne, lirinё ta gёzojme, paqen ta shijojmё e atdheun ta ndertojmё.Me pushkё e me penё botës t’i tregojmё se Kosova ka zot, si nё shekuj dhe pёr sot e pёr neser e shumë mot.Nё fёtyrat tona nuk do lexojmё mё,semundje,uri , mall, urrejte, mjerimi,pikëllimi ,jetima e vetmёrira. Mbi panteonin e pavdekёsisё suaj dhe tё historisё suaj ne hedhim lule,derdhim lot duke thithur nga ju gjithёҫka,vlerёsojmё gjithёҫka,pёr luftёn tuaj,pёr gjakun tuaj ,pёr jetёn tuaj dhe pёr lirinё qё na e dhuruat me gryken e pushkёs e tё trimёrisё sё rrallё shqiptare.Nga thellёsia e zemrёs uroj qё populli i Pashtrikut dhe i gjithё Kosovёs,tё jetojё e t’i kujtojё ,sepse ata do tё vdesin kur dalin nga kujtesa popullore.Kam dёshirё tё sjell nё kujtesё ata fёmije apo foshnja ,tani janё rritur ,tё kenё shpresё e fat dhe tё jenё shembёlltyrё e ‘Tё Rёnёve”me tё cilet krenohemi ne, krenohen ato,krenohet kombi!. Mirёnjohje e shumё repekt pёr tёrё veteranёt e UҪK,tё cilёt duhen vlersuar se dhe ato janё heronjё tё gjallё qё pushka e armikut i fali dhe fati i tyre ёshtё kursyer nga zoti,pёr tё shkruar historinё e trimave tё llogoreve kudo nё Kosovё. S’ka e s’do ketё ditё tё mirё kur je i shfrytëzuar e i lidhur me zingjir.S’ka ditё të mirё kur nuk jemi tё lumtur,kur nuk je i lirё. Me pushkё, me penё, me gishtё , me mend, me forcё , me bukuri,Tё gjithё jemi bijtё e njё nёne, qe e ka emrin ”Shqiperi”.
lutfi coka lutfi coka wrote on 12 Prill, 2019 at 21:38:
Jeni nje dritare e shkelqyer qe na jepni mundesine me njohur me mire jeten,realitetin dhe deshiren dhe mundintuaj per nje bashkim real dhe sa me shpejte memetoda sa efektive dhe shume moderniste.Urime dhe nje here dhe shumemirnjohje perqellimin tuaj te arte dhemadheshtore.
Shpetim Beqiri Shpetim Beqiri wrote on 18 Shkurt, 2018 at 19:46:
Me se fundi po fillojme te degjojme lajme te mira e shpese dhenese per atdheun Tone e mbi te gjitha per çamerine. Zoti ju bekofte ne punen e madhe qe po beni.
Fahri Dahri Fahri Dahri wrote on 3 Janar, 2018 at 11:24:
Se pari Ju uroj Vitin e Ri Gezuar, qofte vit i lumtur per ju, familjen dhe stafin tuaj.  Gjate vitit qe po leme mbas, sebashku dhe me autore te tjere, sigurisht juve me shume, kemi informuar lexuesit tane te nderuar per gjithçka qe ndodh ne Shqiperi dhe jashte saj. Te gjitha informimet kane synuar, jo vetem per rritjen e nivelit te njohurive te laxuesve, por dhe per ndergjegjesimin e tyre dhe sidomos te shteteve dhe personaliteteve te cilet devijojne nga realizimi i te vertetave, duke shkaktuar  deme te medha, ngandonjehere edhe te pallogaritshme tek individet, komunitetet e ndryshme pse jo dhe te popujve. Te gjitha informimet realizohen fale mundesive dhe lehtesive qe ju na keni mbeshtetur duke i publikuar ato ne portalin tuaj te respektuar dhe te shumevleresuar.  Edhe nje here Gezuar. Urojme qe viti qe vjen te na dhuroje vlera pozitive kombetare dhe nderkombetare, te cilat ne, sebashku me Ju ti pasqyrojme, duke ndikuar ne rritjen e metejshme te ndergjegjsimit pozitiv ne kryerjen e veprimeve dhe mosveprimeve te mbare shoqerive.  Me kete rast po postoj dhe nje shkrim me disa komente te bera ne muajin dhjetor, per problemet qe na shqetesojne dhe qe shpresojme per zgjidhje reale. Me respekt Fahri Dahri.- 31 dhjetor 2017
Zeqir Zeqir wrote on 26 Mars, 2017 at 16:10:
Përshëndetje për lexuesit e portalit “Bashkimi i Shqipërisë”,që kanë rastin përmes kësaj dritare informative të informohen sa më drejt për zhvillimet në hapsirat gjithë Shqiptare! Bacin Ramiz e përgëzojmë për shkrimet e tij,që çdo herë janë të përkushtuara në frymën e patriotizmit që kanë për qëllim informimim e mërgatës shqiptare! Ne kemi obligim moral dhe kombëtar që të përmbushim amanetin e dëshmorëve tanë për lirinë e Kosovës, por në veçanti të përmbushim amanetin e Rilindësve tanë, që fëmijët tanë të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe këtu në mërgim, sepse po na troket në derë për çdo ditë rreziku i asimilimit të fëmijëve tanë. Për funksionimin e shkollës shqipe, një kontribut të pazëvendsueshëm duhet t’a japin:prindërit,mësuesit dhe institucionet tona, prandaj, të jemi të kujdesshëm që sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë dhe do t’na gjykojnë brezat që do të vijnë pas nesh. “GHUHA RUHET, ATY KU SHKRUHET” Me respekt: Zeqir Asllani,Shtutgard, mësues i shkollës shqipe në Shtutgard me rrethinë.
Blerimi Blerimi wrote on 8 Janar, 2017 at 17:41:
Pershendetje te gjithve dhe Zoti e bashkofte Shqiprin nuk kam fjal shum vetem se sa me shpejt Camet te marin ate qw eshte e tyre me ndihmen e Zotit
Maki Maki wrote on 25 Tetor, 2016 at 12:27:
Përshendetje redaksi e nderuar për juve dhe të gjithë anëtarët e portalit "Bashkimi i Shqipërisë! Ju përgëzoj për punën tuaj dhe për hapësirën qe na e krijoni edhe neve duke na ofruar mundësi të bëhemi pjesë e portalit tuaj dhe secili të japim kontributin tonë në të mirën e gjuhës, traditës, kulturës dhe vlerave tona kombëtare me shpresën dhe dëshirën qe një ditë do të arrijmë qe ëndrrën tonë shekullore për bashkimin e trojeve tona në një Shqipëri të vetme ta bëjmë realitet! Kur e vizitova për herë të parë portalin tuaj nuk munda të rri anash dhe të mos bëhem pjesë e "batalionit" në rradhët e "ushtarëve" të Kombit dhe vëllezërve e motrave të Idealit Kombëtarë, sepse ishte vetë titulli i këtij portali dhe shkrimet e postuara nga shumë miq e mikesha të mija qe më bënë për vete. U jam mirënjohëse për botimin e vargjeve të mija dhe do të përpiqem qe përmes tyre ta pasuroj faqen tuaj dhe të jap kontributin tim aq sa di dhe mundem. Sërish ju përgëzoj pë punën tuaj duke ju dëshiruar mbarësi dhe suksese. Lus Zotin të na jap forcë dhe kurajo qe të punojmë të gjithë sëbashku dhe ta realizojmë ëndrrën dhe dëshirën e stërgjyshërve, gjyshërve dhe baballarëve tanë si dhe amanetin e gjithë dëshmorëve ta qojmë në vend duke e bashkuar Shqipërinë ashtu siq ishte dhe i takon! Përshëndetje të ngrohta nga kryeqyteti i New York-ut - Albany
Fahri Dahri Fahri Dahri wrote on 4 Tetor, 2016 at 12:19:
Miredita miq te nderuar! Ju falenderoj per informimin korrekt!. Zoterinj te nderuar, e ndjej obligim qe te shpreh edhe per kete rast mendimiet e mia. Ne, shqiptaret ne genet tona kemi besnikerine, zemergjeresine, ashtu si ajo ngjarja qe tregojne, per nje nene, qe djali i saj e nxorri ne ruge dhe e vrau, ndersa zemra e nenes vazhdonte te tregonte dhimshuri per djalin vrases. Ne, nuk duam armiq, nuk jemi vrases, nuk jemi mashtrues, as genjeshtare apo shpifes. Por jemi perpjekur dhe perpiqemi qe te bashkejetojme me fqinjet, megjithese ata na kane rrembyer mbi gjysmen e territorit dhe banoret e atyre terriroreve qe kane mbetur ne shtetet e tjere, i jane neneshkruar shtypjes, dhunes, racizmit etno-fetar greko-serb.  Faqja e juaj "Bashkimi i Shqiperise", shkelqen me IDETE e saj dhe rrezaton miqesi, drejtesi dhe bashkeekzistence. Ne shkrimet tona nuk tregojme urrejtje, as armiqesi, as mashtrojme, as shpifim, por perpiqemi te nxjerrim nga historia te vertetat per ti kundervene ndaj mashtrimeve, shpifjeve qe kane te pakten 73 vjet qe hedhin balte ndaj nji kombi, ndaj nji komuniteti qe ishte autokton ne vendin e tij, por meqene se, ne rathana te caktuara (te kuptueshme) nderroi besimin nga katolik ne mysliman, si rrjedhoje mbi 'ta rane te gjitha shigjetat helmuese, vrasese te atyre qe hiqen se jane "nena e demokracise".  Fuqite e Medha ndaj kombit tona kane gabuar shume rende dy here gjate shekullit te kaluar. Ata coptuan vendin e shqipeve duke u a dhuruar mbi gjysmen e territorit serbo-grekeve gjate vitit 1913 duke e ditur se vendimet e tyre ishin te gabuara. Po ashtu ato gabuan shume rende me 1922-1923 kur pranuan marrezite e paimagjinueshme te greko-turkeve qe vendosen kriterin fetar per shpernguljen e popullsive midis vendeve te tyre. Dhe te dyja ato vendime ugurzeza rane mbi kombin shqiptar, i cili edhe sot po perpiqet te tregoje vitalitetin, epersine dhe urtesine e tij si popull paqedashes, faktor i rendesishem i stabilitetit te rajonit e me gjere,  Ne nuk jemi armiq te askuj, ne nuk duam te kemi armiq, por te drejten per te treguar te verteten nuk mund te na e heqe askush dhe ne do ta vazhdojme punen tone per te hedhur poshte balten e atyre qe e gatuajne ne furrat mashtruese, shpifese, manipuluese. Duan apo nuk duan, e verteta jone do te shkruhet dhe do degjohet, nese kjo fjale qe shkruhet apo degjohet eshte vrasese ndaj genjeshtrave dhe mashtrimeve, nuk kemi ç'fare tu bejme. Por i porosisim qe kur flejne te kthehen  ne krah te djathte. Edhe njihere pune te mbare. Respekte te sinqerta dhe vllazerore  Fahri Dahri. Gumenice, me 04 tetor 2016
Guri Naimit Guri Naimit wrote on 7 Gusht, 2016 at 05:15:
Me falni se po hyj von ne ket organ "Bashkimi i Shqipërisë" emërtim që më imponon si atdhetar shqiptar që jam , një jetë me këtë ënderr. Pastë Mirësi dhe u realizofte Shqipëria e madhe; po se lene te mbedhenjtë- pseudo dhe miq. Sidoqoftë pas sodi do ju lexoj me vëmëndie, si gjysh që jam, dhe me ju dal kaqë i vonuar. Paci mirësi si emrin zgjedhur; "SHQIPERI e MADHE". Me konsiderat atdhetare. Nga Toronto Guri Naimit
Xhevat Daci Xhevat Daci wrote on 28 Korrik, 2016 at 19:05:
Geater Albania
elbasanlliu elbasanlliu wrote on 23 Korrik, 2016 at 21:32:
komplimente per punen qe beni per zbardhjen e te vertetave historike dhe ndergjegjsimin e shqiptareve qe kohet e fundit duket sikur e kan harruar te kaluaren tone te hidhur e te manipuluar nga fqinjet tane qe kurr skan dashur ekzistencen e kombit ton dhe akoma sot veprojn kunder nesh.urime per kte pun fisnike qe beni shpresoj te sillni sa me shum fakte mbi historin tone
Milazim Milazim wrote on 12 Korrik, 2016 at 17:18:
Ju pershendes per punen aktive ndaj atdheut
Fahri Fahri wrote on 14 Maj, 2016 at 10:13:
Pershendetje, z. Flori, Fahri Dahri Heute 09:11Sie Dokumente Urime te sinqerta dhe te perzemerta per kontributin qe jepni me forumin "Bashkimi i Shqiperise". Po thuaj mbi nje shekull armiqte tane kane arritur te mbjellin faren e dasise mes shqiptarizmes, me forma dhe metoda te ndryshme here te fshehta dhe here te drejteperdrejta, me dhurime ofiqesh dhe me te mira materiale, me lufte dhe me mashtrime. Kjo situate e "mbjelle"me strategji nga te huajt, kerkon shume pune dhe aksione per te arritur te kuptohet dhe te luftohet nga te gjithe shqiptaret fara e perçarjes, etj.dhe te arrijme te forcojme unitetin mes nesh, te dime te dallojme armite nga miqte. I permenda keto sepse shikoj tek forumi juaj pikerisht strategjine per te bashkuar shqiptarizmen si fizikisht dhe shpirterisht. Per kete ju uroj pune te mbare. Kete radhe po ju dergoj nje shkrim ku perpiqem te ndikoj ne thenien e te vertetave historike, te cilat kane plagosur kombin tone dhe qe disi jane mbajtur edhe te fshehta prej strategeve antishqiptar. Respekte dhe falenderime Fahri Dahri, Milano, me 14.05.2016.-
Ilir Ilir wrote on 22 Prill, 2016 at 02:32:
Pershendetje.....
Besniku Besniku wrote on 18 Prill, 2016 at 21:55:
Bukuri e rralle, postime e reja.
Qemal Guri Qemal Guri wrote on 18 Prill, 2016 at 21:08:
Puna dhe perkushtimi juaj me mbushe zemren me shqiptarizem. Ju admiroj per ate qe na jepni. Dikur, para se te niste lufta clirimtare e Kosoves dhe edhe gjate saj, edhe une kam shkruar per keto ceshtje, biles edhe te Gazeta "Bota sot". Mendoj se ju duhet te na i sillni me te thelluara e me te zgjeruara keto materiale ne forme libri, edhe ne, qe te pasurojme kerkimet dhe shkrimet tona mbi albanologjine. Nderuar qofshi!