Mos e harroni se edhe Imperatoria e Romes ”ishte ” serbe !

roma_perandoria02( Shkas i shkrimit : Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka deklaruar të martën në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”. )

fahri_xharra_webSerbët duke kërkuar në “kohën e humbur të tyre” gjetën shumë lokalitete të rëndësishme për civilizimin europian dhe atë botëror ,por më të rëndësishmit sipas tyre qenkan dy qytete romake dhe dy Pallate Mbretërore në tokën e Sërbisë së sotme. Në hulumtimet e tyre ,arkeologët serbë e   “ kapën “ kohën në të cilën kishin lindur edhe dy imperatorë të cilët e kishin ndikimin të madh në shekujt pas tyre: Konstantini (306-337) dhe Justiniani (527-565)

Terenet tona -thot Dragoslav Srejoviq,janë organikisht të lidhura, Sërbia është Piemonti i Balkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i plleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e dijtur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore.

Sa më shumë që po i lexoj shkrimet serbe në lidhje me të “kaluarën “ e tyre të bujshme ,aq më shumë po mësoj të kaluarën tonë. Të dhemb zemra nga mohsat tonë të cilët mundohen në çdo mënyrë të të na bëjnë të huaj në tokat tona.

Serbët zbulojnë dhe nuk i mshefin ato që i zbulojnë në tokën e vjetër që tani e quajnë Serbi; arkeologët e tyre të vyejshëm me një ndjenjë të posaçme të krenarisë së vjedhur në vitin 1996 i kanë zbuluar gjurmat “bindëse “të trashëgimisë serbe si djep i civilizimit romak. Në afërsi të Negotinit , u zbulua mauzeliumi i shekullit të tretë. U gjetën ,kompleti i stolive të arit në 38 pjesë reprezentative i cili i përkiste nënës së Maximus Daias-it ,njërit nga katër perandorët romak nga periudha e katërshes.

Serbët , ia dijnë shumë për nderë pionerit të arkeologjisë Serbe dr. Janko Shafarik-ut ,i cili i pari që në vitin 1846 e ka përqëndruar vëmendjën e shkencës në vlerat e lokalitetitit arkeologjik ,që sot dihet se ishte pallati imperatorik i dhëndrit të Dioklecianit, Feliks Romulianit. Ai që në atë kohë Gamzigradin e futi në listen e venzbulimeve arkeologjike të cilat duhet ç`groposur” nën udhëheqjën e njeriut që i kupton gjërat”. Shafari-ku ,të gjitha zbulimet arkeologjike i bënte nën mbështetjen e Pricipatës së Sërbisë ,dhe shpenzimet mbuloheshin nga shteti.

Serbët e shofin aktivitetin e tyre arkeologjik,si një të mirë që e çon përpara historinë e Ballkanit. Ata thonë: “ Është koha e fundit që të gjuhët në mbeturinën e historisë teorija e “ ardhjës së Sllavëve” dhe se Ballkani dhe banorët e tij autoktonë   janë të lidhura me arkeologjinë e popullit të tokave të këtij vendi( Pra, Serbët). Mandej e kanë edhe këte : se nëse nuk gjuhet teorija e ardhjës së tyre nga Rusia ,do të vazhdohet kolonializmi kulturor i Ballkanit. E kuptuam?

“ Zbulimet e reja janë përparim, për në rastin e Ballkanit duhet të këthehemi pak mbrapa ,disa hapa mbrapa ,para se të filloj përparimi” – thuhet nga ata.

jo shumë mirë nën kuptohet me dëshirën e tyre që të shlyhen gjurmët historike të një populli të dikurshëm e të sotëm- shqiptarëve.

Libri ,në mesin e qindra librave,Aleksandar Jovanoviq “Serbia vendlindja e Imperatorisë së Romës 2006 , e botuar në gjuhët kryesore të Europës :

“Sërbia, vendi ku linden 17 Imperatorë të Romës antike, e paraqet hapësirën e gjurmëve impresive të famshëshme të Imperatorisë( 27 prk- 476 psk). E gjithë kjo dokumenton që Serbët janë kreatorë dhe pronarë të kulturës themelore të Europës në tërësi, dhe që Serbët ishin gjithëmonë në Ballkan dhe asnjë tregim i trilluar e i qëllimshëm për njëfarë ardhje në Ballkan zoti e di në të cilën kohë ,më nuk qëndron. Sa më shumë zbulime dhe shkrime nga ana e jonë ,bazuar në dokumente dhe artifakte do të sjellë ujë të pastër në përhapjën e të vërtetës së vërtetë dhe të vërtetës së popullit të parë ,të vetëm dhe më të lashtë të Ballkanit – Serbëve”.

Serbët janë unikat në Europë në vjedhje të historisë : “ Nga burimet historike,të lidhura me Dioklenë,shënimi më i thukt është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhëpërshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhëshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkixhakonit Tomas;për te ,Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përktimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e çfrytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Imperatorisë së Romës”

Ne jemi ende të ndarë ,ne ende debatojmë ,ne ende kërcënojmë për të vërtetën tonë të vjedhur nga serbët. E kisha shtuar edhe këtë nga Gjon Keka: “Shihet tepër qartë se te kombi ynë një pjesë e tij nuk është ende e lirë nga të gjitha llojet e supersticioneve sulltaniste si ato te veseve dhe sindromeve,gjë që kjo jo vetëm se e dëmton rrugëtimin e vendit por edhe i prish imazhin e identitetit europian të kombit shqiptar në përgjithësi” .Ta kemi të qartë edhe këtë ,se jemi duke vujatur shumë nga demagogjia e njerzëve të këqinj dhe heshtja e njerëzve të mirë.

Kush jemi?  Ç ka jemi ? Për kënd jemi? E duam ne vetveten?

Ne shqiptarët e dijë vendlindjen tonë , ne e njomim gjeografinë tonë dhe ne e dimë se si mbimë në këto toka.

Ardhacakët , problemin më të madh e kanë në identifikimin e vetvetes ,duan të certifikohen në një adresë e cila nuk ishte e tyre, duan të bindin botën se janë nga aty ku gjenden sot ; nëse bota “hante” këto, tani jemi ne që po asaj bote i tregojmë dhe, ajo deshi apo nuk deshi nuk mund t`i mbyllë sytë para të vërtetës së vërtetë historike.

Fahri Xharra Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.