Rrustem Geci: S H Q I P Ë R I A

shqiperia_kombi_imS H Q I P Ë R I A

 Jam fije  bari  e  bimur n´këto troje
 Jam  gjuha  shqipe  e  dheut  amtar
 në zemër kam  të dashurën Kosovë
 në shpirt e kam  të  lashtën Çamëri

 

 Plagë kam në trup  për  tokat e mia
 për gërshetin me  flori  të  Shkupit
 për artin  që mundëson bashkimin
 dhe për kufijtë tanë  të pabashkuar

 

 Kështu do thoshte Gjergj Kastrioti
 Ymer Prizreni dhe Abdyl Frashëri
 Nder  është  të  jesh  shqiptar!  Pat
 thënë Eskili, tek  mërgonte në Itali

 

 Trojeve  ku  jetojnë  sot shqiptarët
 ka trazira, revolta, dhe të burgosur
 Shqipërisë do t´ia  shtojmë fuqinë
 me dijet më t´përparuara  të kohës

 Çamëri –  Shqipëria  ime  e  bimur
 mungesën tënde e ndiej  në  shpirt
 ti je bimur  kur jam bimur dhe unë
 ti je lindur  kur jam lindur dhe unë

 

Me bekimin e të gjithë shqiptarëve
 me  bekimin  e Iliridës dhe Ulqinit
 të  mbrojmë  Çamëri! Të mbrojmë
 që krenarinë atdheut  t´ia  shtojmë!…

AUTOR: RRUSTEM  GECI

Shperndaje ne
Updated: 6 Nëntor, 2015 — 18:09

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.