Dëbimi shqiptarëve ne Turqi dhe Gjakova

vajzat_gjakovare_1963_01

Gjakova 1963 ! Miq e mikesha te nderuara , po kush është ai qe mundohet femrën shqiptare te e mbylle ne shami , ferexhe apo diçka tjetër aziatike?

Vetëm shikojeni ketë foto , qe nga viti 1963 ,aktivitet sportiv ne Gjakove.

Dhe si mendojmë qe bijat dhe mbesat e këtyre vajzave te asaj kohe ( te vitit 1963) ti shndërrojmë ne …

gra_gjakovare_heqjeneferexhes

Nuk duhet të çuditemi nëse kjo gjë ndodh. Kthimi mbrapa njihet ne histori. Varfëria e skajshme qe po i imponohet popullit shqiptar sipas nje strategjie te miremenduar, e favorizojnë kthimin tone prapa. Karl Poper thote se nje gjenerate e vetme mund te shkatërroje punën e dhjete gjeneratave. Prandaj, shqiptare, jini vigjilentë.

Dëshmi e qytetërimit tonë perëndimor, andaj të ëndërrosh ta rikthesh ferrin në këto hapësira është çmenduri që duhet qortuar publikisht dhe kolektivisht! Shqiptarët nuk do të rikthen në varrë, por po të ecin krah-përkrah me popujt e qytetëruar, si kultivues të paqes dhe të dashurisë midis popujve!

fahri_xharra_webNje pyetje shumë e madhe , por përgjigja duhet te jete edhe me e madhe : Pse qe nga 1912-ta kur serbet e morren Kosovën , asnjë familje gjakovare nuk ra ne kurthin e mashtrimit turko-serb ,për shpërngulje ne Turqi , as me dhunë e as me bindje ?

(Pse qante Gjergj Fishta > Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau, E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta) ……

Synimi i politikës mbretërore serbe ishte, që përmes formacioneve të tyre ushtarake e administrative të përdornin mjetet më të ashpra të presionit e dhunës, të cilat manifestoheshin me vrasje e masakra dhe në këtë mënyrë reflektonin në konsekuenca të tjetërsimit e ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë së Kosovës, e cila dominohej nga shqiptarët. Organizimi i grupeve komite serbe, të cilat përkraheshin dhe trajnoheshin nga organet shtetërore, ndikoi që ato të ndërmerrnin aksione ndaj familjeve dhe pronave të shqiptarëve me qëllim grabitjeje, terrori dhe masakrimi. Gazeta proqeverita serbe “Politika” më 8 mars 1914 shkruante ndër të tjerash se “shqiptarëve nuk u mjafton dajaku”. Për mizoritë e pushtetit mbretëror serb në Kosovë, shtypi shqiptar i kohës shkruante: “Shpijat janë t’rrënueme me mija, graat janë t’dhunueme e mandej t’mytuna, fmiit e pleqt janë t’shkyem gjallë!…”. Prandaj, vështruar në aspektin e sigurisë, popullsia shqiptare nuk mund të jetonte dhe qëndronte e kërcënuar në Kosovë nën atmosferën e përligjur e të vazhdueshme të vrasjeve, masakrave dhe akteve të gjenocidit që ushtroheshin ndaj saj. http://2lonline.com/category/lajmet/article-page.php?id=16222

Në Gjilan dhe viset përreth në pranverë të vitit 1914 popullata shqiptare kishte filluar të emigronte në masë të madhe në drejtim të Turqisë, sado që bëheshin përpjekje për ta penguar këtë eksod, i cili potencialisht rrezikonte shpopullimin shqiptar të kësaj treve. 

Në bazë të informacioneve të përditshme që siguronin qarqet diplomatike të kohës, fluksi i emigrantëve nga rrethina e Gjilanit në veçanti dhe Kosova në përgjithësi ishte aq i lartë sa rrezikonte zbrazjen e saj nga shqiptarët. Pothuajse 1000 familje në muaj, që vinin nga këto treva kalonin Shkupin drejt Turqisë, por edhe në këmbë drejt Bullgarisë për në Edrene. Këto familje kur arrinin në Shkup prisnin në stacionin e trenit dhe kalonin natën në të ftohtë, duke qëndruar mbi vagonë dhe pa kurrfarë ndriçimi. Kjo shkallë emigrantësh nga i gjithë territori i Kosovës për çdo vit arrinte deri në 36.000 familje ose 180.000 vetë. Burimet e kohës pandehnin se procesi i emigrimit, si platformë e orkestruar nga pushteti mbretëror serb, viseve të “Kosovës mund t’i hiqte 70% të banorëve”. Edhe pse është e vështirë të saktësohet numri i përgjithshëm i eksodit shqiptar drejt Turqisë, si nga Gjilani dhe rrethina e tij, por edhe nga e tërë Kosova, në bazë të hulumtimeve dhe studimeve përkatëse ndërmjet viteve 1912-1914 nëpër portin e Selanikut nga viset e Kosovës dhe më gjerë kanë kaluar për në Turqi më shumë se 300.000 shqiptarë.( Eksodi shqiptar i Gjilanit drejt Turqisë më 1914,nga Fitim RIFATI )

Post shkrimi :Pas çdo lufte, Anamorava ka humbur me se shumti pasi qe lihej per me ja vendos Kapakun Luftes. Mendoj qe Turqit duke e luajtur kartën Pro-Serbe (qe keta te fundit te fitonin Territor) i kanë zhvendosur Shqiptaret për në Turqi me mënyra te ndryshme.

Secila Familja e Anamoraves ka anëtar te Familjes ne Turqi, nuk ka lidhje me Shkollimin apo Patriotizmin e tyre. Mos te mundohemi te bëjmë disa me patriot se te tjerët, pasi qe ne secilën Lufte, Anamorava i ka dhëne me se shumti Atedheut! (nga Ibra Dimi ) Por ? (fxh )

Fahri Xharra 10.11.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.