Letërsi shqiptare: Vrasja e qenit besnik!

qeni_sot

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Tregim që nuk e di se nga kush e kam dëgjuar, por, për diçka jam shum i sigurtë se e kam dëgjuar nga goja e popullit, apo ndoshta e kam lexuar diku në tregime popullore?!

-Një, Gjahtar, solli në mendje ujkun e egër në qen te zbutur, edhe pse është kaq afër nesh – e ndan hapsiren me njeriun, për këtë aq shumë kishte besim në qenin e tij, sa e la në shtëpi që t’ja ruante fëmijën e vogël, përderisa ai vetë shkoi në pyell për gjueti.

qeni_riMë t’u kthyer nga gjuetia, gjeti qenin para shtëpisë duke lehur përvajshëm, ndërsa Gjahtari i pa goja e dhëmbët e tij ishin të gjakosur. Në çast mendja i shkoi për të keq, mbase diqka të tillë çdo njeri do mendonte, që qeni ka ngrënë foshnjën!

Pa menduar gjatë, ashtu i mllefosur, i përhumbur në mendime, ngrehë këmbëzën pushkës dhe vret qenin, hyri me vrapë brendanë shtëpi të shikoj se në ç’gjendje ndodhej foshnja, duke i vajtur mendja te qeni i tij i pabesë që mëshiron të dy anët e ekperiencës njerëzore, atë dhimbjen shpirtërore dhe atë egërsin shtazarake, sikur mishëron jetën dhe vdekjen njëkohësisht, nëpërmjet gjuhës e gojës së qenit që lëpin e kafshon njëkohësisht, shpesh të njejtën dorë të zotërisë së tij.

Kështu me të hyrë Brenda ambientit shtëpiak papritmas ai gjeti një ujkë të përgjakur e të ngordhur, ndërsa foshnjën e tij të dashur nuk i kishte ndodhur asfarë e keqe. Kështu nga kjo pakujdesie pafalshme e kaploi në ato çaste një ndjenjë e dhimbjeeve të pakufishme që atë do ta shoqëronte dëshpërimi gjatë gjithë jetës për fajin e bërë.

Ashtu më vete trishtueshëm kishte menduar sa njerëz, kafshë, shpezë e gjallesa tjera janë vrarë padrejtësisht, sa njerëz janë ndarë nga keqkuptimi apo të një gabimi me apo pa dashje me njeri tjetrin njëkohësisht.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.