Ku po shkojnë shqiptarët e Maqedonisë ? Shqiptarët , në kurthin e mashtrimi shekullor

koha_maqed

Matja e kohes ne Maqedoni , kalendari ?

fahri_xharra_web-Më 13 qershor të vitit 2013 në Shkup u organizuan protesta në mbështetje të kryeministrit turk Erdogan të udhëhequra nga një udhëheqës i sotëm i Besës Adnan Azizi. Protesta ka filluar në lagjen Çair të Shkupit pranë xhamisë Jahja Pasha dhe ka vazhduar drejt xhamisë së Murat Pashës, ku edhe është lexuar një deklaratë nga z.Azizi: “Duke e ndjere obligim moral që të japim mbështetje për popullin tonë mik, popullin turk, dhe duke shprehur mirënjohjen e popullit shqiptar, i cili në çastet më të vështira e ka pasur pranë Turqinë.”

-Më 24 qershor të vitit 2013 po këta njerëz dolën në protesta në përkrahje të Egjiptit që atë kohë udhëhiqej nga vëllazëria myslimane e Morsit, ata lëshuan këtë deklaratë : “Egjiptianë të dashur, në këtë frymë edhe ne sot nga Shkupi solidarizohemi me dhimbjen tuaj dhe nga ky shesh bëjmë thirrjen më të njohur këtyre ditëve ‘We are all R4ABIA’ – ‘Ne të gjithë jemi RABIA’!”

-Më 18 qershor të atij viti edhe lëvizja simotër e Besës në Shqipëri PLSHR e udhëhequr nga Edmond Vlashaj doli më një protestë në mbështetje të Erdoganit nën moton “ Shqiptarët besa-besë me ty Erdogan”. Vlashaj ishte edhe themelues i universitetit “Vitrina” në Shqipëri, ku nga kriminaliteti financiar dhe financat e dyshimta u mbyll vitin e kaluar.

Në vitin 2014 kjo strukturë e njerëzve u ftua në Turqi nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike,që është themeluar nga Nexhmedin Erbakan, “patriarku” i islamit politik në Turqi, në filozofinë qendrore të së cilës janë qasjet nacionaliste turke. Të pranishëm në këtë kongres me titull: “Kërcënimet ndërkombëtare dhe bota islame”, ishin edhe shumë shqiptarë dhe turq nga Maqedonia si të ftuar të nderit. Gjatë punimeve të këtij kongresi i është dhënë dora e fundit planit për t’u angazhuar politikisht në Maqedoni. Në Maqedoni, infrastruktura dhe njerëzit ishin gati, po ashtu edhe opinioni publik. Me deklaratat e tij, Presidenti Erdogan e ka shfaqur veten jo vetëm si mbrojtës të turqve në këtë shtet, por edhe të shqiptarëve.

Deklarata politike këto që duket se kanë zënë vend ndër shqiptarët. Hapja e parties ishte çështje kohe, ndërsa e gjithë mbështetja financiare do të vijë direkt nga Ankaraja. Për vite me radhë tashmë, shoqata të lidhura direkt në qeverinë e Kryeministrit Erdogan ushtrojnë aktivitet në Maqedoni. Ka disa të tilla, të cilat i përkasin të njëjtës ideologji, asaj të islamit politik.

Por shoqata përfaqësuese zyrtare e qeverisë së Erdoganit në Maqedoni është “VIZIONI M” e drejtuar nga tetovari Ramadan Aliti. Pjesë e “VIZIONI M”, e cila ka hapur qendrat e saj në Tetovë e Gostivar, është edhe qendra e trajnimit “VIZION AKADEMI”, e cila merret me dhënien e kurseve të gjuhëve të huaja apo kompjuterit. Në fakt, qëllimi kryesor është afrimi i të rinjve dhe njohja me këtë ideologji. Duke vlerësuar pozicionin strategjik të zonës, aktiviteti i “VIZIONI M” nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, ajo prek edhe Shqipërinë.

Shoqata “VIZIONI M” është gjithashtu edhe financuesja e direkte e Shtëpisë Botuese “Logos A”, botime të së cilës gjenden me shumicë në Shqipëri. “Logos A” drejtohet nga Adnan Ismaili nga Kumanova. Por ajo që njihet më shumë ndër shqiptarët jashtë kufirit, është Revista mbarëkombëtare “SHENJA” me themelues Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin. Edhe kjo revistë botohet nën mbështetjen direkte të shoqatës “VIZIONI M”, madje Ramadan Aliti është pjesë e stafit drejtues për Maqedoninë. Duke qenë se mungon një organ i mirëfilltë mediatik i mbështetur nga qeveria turke në Shqipëri, është parë e udhës që revista “SHENJA” shpërndahet falas me një numër të madh kopjesh.

Po a ishte është vetëm “VIZIONI M” që ka punuar për përgatitjen e terrenit të hapjes së një partie simotër të asaj të Erdoganit në Maqedoni? –Jo! Ka edhe shoqata të tjera, me qëllim të njëjtë. Të gjitha shoqatat që i përkasin kësaj ideologjie kanë punuar për përgatitjen e terrenit për hapjen e një partie politik, simotër të asaj të Erdoganit në Turqi. Krahas “VIZION AKADEMI” në fushën e arsimit ushtron aktivitet edhe Qendra e Trajnimeve dhe Kurseve “FLUENT” me seli në katër qytete shqiptare: Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë. Fevzi Musliu dhe Muhamed Jonuzi kanë studiuar bashkë, ndërsa marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë. Shoqatë tjetër me lidhje direkte me elementë pranë Erdoganit në qeverinë turke është ajo “Merhamet” (Mëshira) me qendër në Shkup.

Në krye të Kuvendit të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” është sërish Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”. Shoqata “Merhamet” ka degët e saj në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Prishtinë. “Merhamet”, punon direkt me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila ka zyra edhe në Tiranë. Po ashtu, një pjesë të mirë të fondeve “Merhamet”, i merr nga shoqata tjetër turke në varësi direkte nga qeveria e këtij shteti, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.

Në janar të këtij viti, ndaj shoqatës IHH u organizua një aksion i gjerë policor në lindje të Turqisë për shkak të angazhimit të saj në dërgimin e luftëtarëve me grupet xhihadiste në Siri. “Klubi ELITA”, e drejtuar nga Skënder Rexhepi-Zejd ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatat “VIZIONI M”, “Forumi Rinor Islam”, “Ensar” dhe “Köprü”.

Në janar 2012, TIKA financoi ngritjen e një studioje filmike të “Klubit ELITA” me vlerë 15 500 euro, për inagurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe drejtori i TIKA-s në Maqedoni. Shoqata të tjera të kësaj linje janë “Ensar” dhe “Kopru” me qendër në Shkup. Të gjitha shoqatat e mësipërme bëjnë organizime të përbashkëta apo duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën në varësi të profilit të aktivitetit. Lidhja kryesore janë TIKA, shoqata e qeverisë turke dhe “VIZIONI M”. Më 13.06.2013, shoqatat “VIZIONI M”, “Ensar”, “Kopru”, “Merhamet” dhe “Klubi ELITA” zhvilluan një marshim mbëshetje ( në rrugët e Shkupit në shenjë solidariteti me Kryeministrin turk Erdogan, i cili po përballej me protestat e parkut “Gezi” në Stamboll.

Jo rastësisht, emri i këtyre katër shoqatave shihet si organizatorë të një forumi me tematikë: “Roli i Turqisë në Ballkan” me referues gazetarin turk Akif Emre të gazetës pro qeveritare,“Yeni Safak”. Seminari u mbajt në hotelin “Holiday inn-Shkup”, e njëjta linjë hotelesh me atë ku u strehuan të ftuarit shqiptar në kongresin e mbajtur në Stamboll përgjatë datave 29-31 maj. Aktivitetet e shoqatave gjejnë publikim në hapësira të mëdha në versionin online dhe print të Revistës “SHENJA” si edhe në portalin “Mesazhi.com”. “VIZIONI M” , “Forumi Rinor Islam”, “FLUENT” dhe “Merhamet” punojnë gjatë aktivitetit të tyre për identifikimin e nxënësve më të mirë me qëllim dhënien e bursave të studimit në Turqi nëpërmjet sistemit turk të bursave. Madje, ato organizojnë edhe takime orientuese për studentët në ambientet e tyre. Duke pasur mbështetjen e qeverisë turke, e cila ofron këto bursa, fitimi i tyre me referencë nga shoqatat në fjalë është thjesht formalitet. Të rinjtë dërgohen në Turqi, shkollohen dhe më pas kthehen sërish në atdhe duke u rreshtuar në shërbim të kauzës së islamit politik dhe erdoganizmit.

maj_planet_1

Përgjatë një dekade shoqatat dhe organizmat direkte nga qeveria kanë punuar për përgatitjen e terrenit. Kjo ishte dhe porosia e marrë nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në kongresin e mbajtur përgjatë datave 29-31 maj 2014 në Stamboll. Duket theksuar se i gjithë aktiviteti i mësipërm nuk bëhet në emër të strategjisë së shtetit turk, por të grupit që i përket Kryeministri Erdogan dhe ministri i tij i jashtëm Ahmet Davutoglu. Në këto kushte, duke qenë të shkëputura nga aktiviteti zyrtar i shtetit turk dhe agjenda të grupimit që udhëheq sot Turqinë mbetet për t’u parë me rezerva për qëllimet që kanë në Ballkan dhe më gjerë. Në vitin 2006, në Shkup u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge . Fondacioni në fjalë dhe BUrge janë zyrtarisht pronarët e Universitetit Ballkanik në Shkup, i cili financohet direkt nga biznese të lidhura me qeverinë e Kryeministrit Erdogan. Fondacioni në fjalë u përfshi në një skandal ndërkombëtare disa muaj më parë, kur gjatë aksionit anti-korrupsion në Stamboll dhe Ankara, policia i gjeti Drejtorit të Bankës “Halkbank” në shtëpi 5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Drejtori u mbrojt duke thënë se ato para ishin të destinuara pikërisht për Fondacionin për Arsimin dhe Kulturën” në Shkup, pronare e Universitetit Ballkanik në këtë qytet. Fakti u pranua edhe nga fondacioni, veprim i cili u konsiderua i koordinuar me qëllim ardhjen në ndihmë të drejtorit të “Halk Bank” me aksione shtetërore. Megjithatë, nuk u sqarua se përse ato para mbaheshin të fshehura në kuti këpucësh nqs ishin për bamirësi.

Pronari i Universiteit “Ballkanik” të Shkupit, Huseyin Burge u angazhua shumë në mbrojtje të këtij rasti korruptiv për të nxjerrë drejtorin e “Halk Bank” nga burgu. Universiteti “Ballkanik” jep çdo vit nga 400-500 bursa me nxënësit shqiptar, para të cilat fondacioni i siguron nëpërmjet shoqatave të tjera të lidhura me qeverinë turke dhe biznesmenë pranë saj. I gjithë qëllimi është zmadhimi i prezencës së grupimit të Erdoganit në trojet shqiptare dhe shtimi i numrit të atyre që mendojnë se të përfshihen në politikë nëpërmjet kauzës fetare.

A doni më shumë ? Udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë.”

Permblodhi

Fahri Xharra ,Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.