Pse Cari Rus, Pjetri i Madh e çmonte Europën ?

harta_1795

fahri_xharra_web

Historiani Vasili Kjuçevskij pat shkruar njëherë e një kohë: “Sa Car i çuditshëm ishte ai!… Punonte si marinar, vishej dhe pinte duhan si gjerman, votkën e pinte si ushtar, shante e përleshej si oficer garde”. Në të vërtetë Pjetri i Parë nuk ishte aspak nazeli në të ngrënë dhe preferonte jo ushqimin e sofistikuar, por atë fare primitiv.

(Pjetri i Madh, Peter I ose Pyotr Alexeyevich Romanov (rushisht:Пётр Алексе́евич Рома́нов, Пётр I, Pyotr I, ose Пётр Вели́кий, Pyotr Velikiy) (lindi më 9 qershor 1672 – vdiq më 8 shkurt 1725 )

Kurse sipas historianit James Cracraft, ai udhëhoqi një revolucion kulturor që zëvendësoi tradicionalen dhe shoqërinë mesjetare dhe sistemin politik me një sistem modern, shkencor, racionalist dhe me orientim Europian . Sa e çuditshme ! ne mendonim ndryshe . Rusia moderne fillon me emrin e vetëm te një njeriu. Ai njihet nga te gjithë, thjesht me emrin “Pjetri i Madh”. Ishte ky, qe fale aftësive te tij, arriti qe te realizoje idenë e madhe, qe Rusia do te zhvillohej, vetëm po te ndiqte shembullin e Evropës Perëndimore. Fati i madh i Rusisë ishte se vete Perandori i saj ishte tepër i dhëne pas shpikjeve mekanike, modeleve qeverisëse dhe konceptit te biznesit te Perëndimit. Pra : “Rusia do te zhvillohej, vetëm po te ndiqte shembullin e Evropes Perëndimore!“

Po ne? udhëheqësit tanë sa mesojnë nga Europa ?

Pjetri, i dërgoi ruset, qe te edukoheshin ne Perëndim dhe importoi qe andej, aftësitë per te punuar, si edhe eksperte te shumte administrative dhe ushtarake. Ai e inkurajoi cigaren, por vendosi taksa te renda per duhanin. Duke pare se Evropianet i rruanin mjekrat, ai i detyroi ruset, qe gjithashtu te rruheshin dhe te hiqnin mjekrat e tyre. Arriti deri atje sa te taksonte ruset, qe mbanin mjekra. Por, çudite e tij nuk mbaronin këtu, teksa ai u përpoq qe te thjeshtonte numrat; te inkurajonte industrinë private dhe minierat. Duhet thënë se Pjetri e menaxhoi Rusinë moderne, pa huazuar para nga Bota.

“Në fjalën e tij në varrin e ashtuquajtur të “sulltan Muratit”, kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka deklaruar se turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin.

“Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë tij ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”. “Jemi mbledhur për të kujtuar një personalitet që ishte shumë i rëndësishëm. Sulltan Murati ishte i gatshëm të luftonte në çdo kohë dhe zhvilloi 37 luftëra dhe e fundit ishte ajo në Kosovë, ku ishte një luftë për ekzistencë, dhe pati thënë se ‘Edhe nëse do të bie dëshmor, me rëndësi është që të fitohet lufta'”, ka deklaruar Altepe. 

Mbi te gjitha, ai besonte se edhe pse kaq vone, sa ishin bashkatdhetarët e tij, po te punohej nga fillimi, ruset do t’ia dilnin. Flitet per shekullin e XVII, kur ai mësoi tekniken e ndërtimit te anijeve nga Evropianet e shumte, qe ai i ftoi ne Rusi. Peter Aleksejevici, madje, ndërtoi nje anije, qe e ka drejtuar vete. Ne vitin 1697, për t’i pare realisht ato qe i kishin treguar, ai ka bere një tur te madh evropian. Për ketë, u fsheh, me emrin e nje ndërtuesi, qe quhej Peter Mikhailov. Ne morine e profesioneve te tij, ai vete ka shërbyer si detar, ushtar, berber dhe si dentist.

Midis takëmeve të ngrënies të Carit, siç tregojnë historianët, vendoseshin gjithmonë një lugë druri me bisht të veshur me fildish, një thikë dhe një pirun me dhëmbë të veshur me kockë në ngjyrë jeshile. Megjithëse shumë bashkëkohës të tij dëshmojnë: se në tryezën e ngrënies Cari Pjetri i Parë preferonte të hante me duar, duke injoruar fare përdorimin e pirunit. Por duam të vemë në dukje gjatë kësaj se ishte pikërisht Pjetri ai që përpiqej të impononte vënien në zbatim në shoqëri të etiketës evropiane në tryezën e gostisë. Udhëzuesi i rregullave të shijes të mirë me titull «Юности честное зерцало» (“Pasqyrë e ndershme e moshës rinore”) që u botua për herë të parë në Rusi në vitin 1717 këshillonte: “Është e pahijshme të lëvizësh sa andej-këtej këmbët e duart kur je i ulur në tryezën e ngrënies, duhet të hash pa u ngutur, me qetësi. Nuk duhet të bësh zhurmë me pirun dhe thikë në pjatë, të vizatosh me to mbi sofrabrez apo gjellën në pjatë. Është e palejueshme të thyesh e të trokasësh me to në tavolinë, duhet ndenjur pa zhurmë e në mënyrë të qetë, me trupin drejt e pa lëvizje të tepërta në karrige”.( albanian.ruvr.ru/2010/08/27/17468884/)

E nëse SHBA nuk do të kishte ndërhyrë ushtarakisht për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës, a nuk do të kishte pasur dorë të lirë Milosheviçi për t’ na rrjepur? A jeni njerëz ?

Kurse ne çdo afrim me Europen e shohim: “Fanatikët katolikë në Kosovë po luajnë shumë keq me kartën e shqiptarizmit, gjoja se ata qenkan vulëmbajtësit e tij. Por, kjo pandehmë është shumë arrogante. Nuk ka mundësi që 4 për qind e një populli të jetë vulëmbajtësi i shqiptarizmit. Pa shqiptarët që i përkasin besimit islam, nuk do të mund të kishte Kosovë shqiptare dhe as shqiptari në këto troje”, thekson prof dr. Milazim Krasniqi, ne rrjetin e tij social fcb.

Të përmbajturit, moderimi i Pjetrit të Parë i habisnin pa masë bashkëkohësit e tij. Por gjatë kësaj Pjetri hante shumë. Ngandonjëherë carin e qortonin, e kritikonin se hante mish në kohë kreshme, meqenëse nuk e pëlqente fort peshkun. Ndërsa në të vërtetë, në vitin 1716 Patriarku i Konstandinopojës i shkroi me dorën e vet lejen që për shkak të shëndetit të dobët të përdorte mishin gjatë gjithë kreshmave .

Reformat e Pjetrit të Parë prekën çdo sferë të jetës së Rusisë. Edhe kuzhina ruse nuk mbeti mënjanë. Nga Evropa Cari rus solli jo pak të reja gastronomike, duke ndryshuar me këtë fizionominë e kuzhinës nacionale. Reformat e Pjetrit të Parë prekën çdo sferë të jetës së Rusisë.

Nga Evropa Cari rus solli jo pak të reja gastronomike, duke ndryshuar me këtë fizionominë e kuzhinës nacionale. Këtu mund të përmenden edhe llojet e reja të gjellëve, edhe mënyrat e përgatitjes së tyre, edhe orenditë shtëpiake dhe enët e kuzhinës. Me emrin e Pjetrit të Parë lidhin, në radhë të parë, sjelljen e patates në Rusi, e cila fillimisht u prit me mosbesim, por që me kalimin e kohës u shndërrua tek ne në vend, si i thonë fjalës, në “bukë të dytë”. Ekziston versioni sipas të cilit Car Pjetri, pasi e vlerësoi pataten gjatë qëndrimit të vet në Holandë, i dërgoi kontit (graf) rus Sheremetiev një thes me patate të shoqëruar me urdhrin për të filluar kultivimin e saj në Rusi. Nëse ka ndodhur vërtet kështu apo jo është vështirë të konfirmohet me bindje të plotë, por duhet thënë se patatja u adaptua megjithatë mjaft mirë në tryezën ruse.

Zakonisht mëngjesin Pjetri e hante shpejt e shpejt, por për këtë kohë e mbushte mirë barkun. Pastaj punonte disa orë. Gjatë vizitës që i bënte admiralitetit pinte një gotë votkë duke e shoqëruar me gjevrek dhe pastaj sërish ia hynte punës deri në drekë. Drekonte ai thjesht, pa shumë salltanete. Nuk duronte dot prezencën e shërbëtorëve të shumtë përqark tryezës së ngrënies – siç vë në dukje historiani – tipar ky tipik holandez. Në qoftë se do ti hedhim një sy menusë së zakonshme të Pjetrit të Parë, do të vëmë re përzierjen e tavolinës tradicionale ruse dhe huazimeve evropiane. Rrepka të reja, të freskëta, dhjathë limburgez, një pjatë shi (supë me lakër turshi), paçe e ngrirë, proshutë, çorbë dhe rosë e pjekur në salcë kosi, së cilës i shtohej qepë e skuqur ose limona turshi – këto ishin gatimet më të preferuara të Pjetrit, kusht i domosdoshëm i drekave të tij.

“Pjetri, i dërgoi ruset, qe te edukoheshin ne Perendim dhe importoi qe andej, aftësitë për te punuar, si edhe eksperte te shumte administrative dhe ushtarake. “ kurse ne i larohemi Europës përditë e më shumë.

( Nesër Betimi Rusëve ndaj porosive te Carit të Madh )

Fahri Xharra,18.11.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. FRYMA ATLANTIKE

    Regjimi i egër
    Lëkundët e tundët
    Në ujra të zeza
    Gjithnjë po futët
    Kali i Trojës – Rusi
    Quku i vogël Serbi
    Otomani –
    Sulltan Erdogani
    Endrrojnë
    Adriatikun
    Fryma atlantike
    Arriti si era
    Na dhuroi shpresa
    Erdhi si pranvera
    Një shkëndijë hyjnore
    Nga lart na erdhi
    Për ne fe dhe Zot
    Eshtë dhe do të jetë
    Gjithmonë Amerika.

    Nga Halil Preniqi .

Lini një Përgjigje te Halil Preniqi Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.