Qeveria t’ju sherbej interesave te popullit e atdheut!

kosovadhehistoria

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ka që disa muaj nga pozitë e opozitë dhe simpatizantë militantistë të tyre, ne teatrin politik të quajtur Kosovë, në media elektronike, portale e rrjete sociale, po dëgjojmë e lexojmë nga disa individë që kakarisin si gjeli majeplehut, plot shpifje, intriga, rrena, mashtrime, e fyrje, madje edhe tejet denigruese, këta karagjoz/e të interesave të antishqiptarizmës, përqojnë mesazhe banalitete, skandale të përditshme aspak të argumentuara, ma thotë mendja mbase nuk duhet t’i marrim mbase me shqetësim të tepruar, mbasi kombi ynë gjatë gjithë historisë së tij mijëra vjeqare, populli ynë pati nga mbarhapsirat shqiptare që ushqehen nga buka e trojeve shqiptare, këta shqipfolës të helmatisur që punojnë për interest e të hujve, varrin ja mihin çdo ditë atdheut, por me vetëdijesimin e popullit shqiptarë dita ditës këta varrëmihës do te bien vetë në varrin e hapur.

Historia Shqiptare është e mbushur nga pabesi nga më të ndryshmet e sidomos këto të kohës sonë me akuza e kundër akuza fallso, falsfikim të ngjarjeve historike si një diversion mashtrues, armiqësi e bartur nga shekujt e kaluar kundër shqiptare. Këta etiketues njollosës të kombit, janë plotësisht të lajthitur, të pamend, të pandërgjegjshëm e tërësisht të pa informuar që me komentet, mesazhet e tyre boshe gënjejnë publikun!

Këto mendjet e deformuara e të lajthitura, që për intersat e tyre personale e partiake të liderëve të tyre me anë të shpifjeve dhe shtrembërimeve të realitetit në të cilin jetojmë helmojnë çdokend që del mbase nga viaja e tyre partiake, kur akoma plagët tona janë të hapura e kullojnë gjak nga shovenizmi jugosllavo-serbë me ato marrëveshjet të Serbisë e Turqisë ku me dhjetra mijëra shqiptarët autokton me dhunë u shpërngulën nga trojet e tyre stërgjyshore, siq ishin ato nga rrethet e Toplicës, Prokuples, Kosanicës, Leskovci, Kurshumlia, pa e përfshirë këtu Sangjakun që asnjë boshnjak nuk ka aty po të gjithë ishin shqiptarë. Pse duhet edhe sot të bëhen marrëveshje të dëmshme ndaj Republikës Shqiptare të Kosovës, në dobi të Sërbisë dhe Malit të Zi?

Në shtetet demokratike të botës kur cënohet interesi kombëtar i tyre qeveria jep dorëheqje, për t’idhënë zgjidhje atdheut të tyre, ose në të kundërtën qeverit bien nga protestat popullore te qytetarëve të tyre.

Edhe pse përceptimi populist për dorheqje konsiderohet si ”arma e të dobtit” edhe pse ky është një nga standardet perëndimore të demokracisë si moral i klasës politike si moral i integritetit të “denigruar” nga ato marreveshje të dëmshme për sigurin kombëtare.

Kështu, Kosova dhe populli i saj janë në të drejtën e tyre ndërkombëtare të inkurajuar nga aleatët miq të vërtetë të kemi një stabilitet politik e ekonomik të vendit, natyrisht dukei e rregulluar stabilitetin e demokracisë me marëdhëniet ndër-etnike brenda territorit të shetit, duke u dhënë minoritetve ato të drejta që kanë edhe shqiptarët në të gjitha shtetet e botës, tu njihen lirite fetare e të drejtat e njeriut, gjithsecilit person qe jeton në shtetin e Kosovës, të zgjidhet kriza ekonomike-financiare, për të papunët, për të varfërit, emergjencat civile, mjedisit, luftimi i ekstremizmit, terrorizmit, krimin e organizuar, trafiqet rastet renagate, qeveria dhe udhëheqja e vendit e ka për detyrë t’i shërbej interesave të popullit dhe atdheut, duke ndërmarrë një debat gjithpërfshirës, për të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kështu të ketë një program-projekt mbar-kombëtarë e më gjërë, të projektoj strategji aleanca dhe kapacitete të përbashkëta në dobi të sigurisë së popullit e atdheut, për stabilitetin e vendit dhe shoqërisë duke promovuar e dëshmuar në vepër interesa kombëtare. Prizren 19 Nëntor 2015.

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.