Kosova, fshati Potemkin për Serbët

Fahriu_dhe_mashtrimet_serbe

fahri_xharra_webPër ata që nuk e dinë, fshati Potjomkin ( Potemkin ) është simbol i një premtimi mashtrues dhe të rremë, i cili lindi kur gjenerali Rus Potjomkin i’a bënte dashnores së tij Perandoreshës Katarina të Rusisë, në shekullin 18-të. Pra, Kosova vazhdon të mbetet fshati Potjomkin për Serbët e sotëm.

Çdokush në botë e di që Kosova është tashmë shtet i pavarur dhe sovran. Serbia ende po mundohet falë përkrahësve të saj, të bëjë të pamundurën për t’i zmbrapsur gjërat. Por ato s`lëvizin dot prapa. E gjithë kjo bëhet që premtimet Millosheviçiane të fshatrave Potjomkin të zgjasin sa më shumë, pak për konsum të jashtëm, sa edhe për konsum të brendshëm por më tepër zgjatjen e jetës së mafies ekonomike dhe politike të Serbisë, e cila që nga fillimi i viteve të 90-ta ka nisur të lëshojë shtat. Kobra e krimit të organizuar ka pësuar ndryshim aq të madh gjatë luftërave, sanksioneve, varfërisë dhe paqëndrueshmërisë politikë, duke u trashur e bërë për ditë e më e pangopur dhe më helmuese.

Me qëllim të nisjes së luftërave dhe mbajtjen e fuqisë sunduese në pushtet, u krijua një forcë e madhe e nëndheshme, e cila nën çadrën e shërbimit të sigurisë shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një numër i madh i satelitëve dhe puthadorëve e gjetën vendin e tyre për gjatë partive të ndryshme politike si ajo e Sheshelit, formacionet paraushtarake të Gardës së Vullnetarëve Serbë të Arkanit, bankat fantome të Dafina Milanoviçit dhe Jezdimir Vasiljeviçit, zyrtarë shtetërorë të Kertesit etj, të cilët morën edhe centin e fundit nga populli serb. Krejt kjo një premtim alla-Potjomkin.

Kosova_muretVarësisht nga nevojat e Millosheviçit e vetëm në harmoni me to, aktivitetet e të përmendurve u zhvilluan dhe u përhapën me vulgaritetin më të madh dhe shovinizëm e krime të papara. Shesheli, Karaxhiçi, Martiçi ishin dinozaurët e luftërave dhe energjidhënës të autokracisë së Millosheviçit, e arkanët me armatat e tyre private i kryen punët më të ndyra në fushat e luftës.

Biznesmenët e afërt me “oborrin” si Kariçët e Mishkoviçët u pasuruan me punët e privilegjuara në emër të mbledhjes së parave për fonde të zeza të ndryshme.

Kontrabanda e cigareve, derivateve dhe te mirave të tjera strategjike, reketimi i ndërmarrjeve të suksesshme apo më pak të suksesshme, kontrabandimi i narkotikëve, trafikimi i njerëzve dhe vrasjet nga numri i pa fund i vrasësve profesionalë e krijuan thënien: ”Që nëse një shtet e ka mafien e tij, mafia e Serbisë e ka shtetin e saj”.

Nuk mund të pritej që policia të burgosë vrasësit kur vetë e mbanin kartelën e vrasjeve. Si mund të pengohej krimi ekonomik kur asnjë kontrabandë nuk mund të kryhej pa lidhjet e larta politike.

kosova_dhe_muretesajaShkatërrimi i kuadrit profesional sipas rregullave të Millosheviqit dhe kërkesa për anëtarësim partiak ishte impuls shtesë për korrupsionin. Duhej paralizuar edhe gjyqësia, ku asnjë ligj apo rregull s`mund të futej në jetë. Dokument i gjallë për këtë ishte se asnjë nga shkelësit e ligjit përkrahës të Millosheviqit nuk është dalë para gjyqit dhe asnjë nga ata që i filluan luftërat dhe e shkatërruan Serbinë kurrë nuk u gjykuan. Situatë e stërkequr ishte edhe në polici dhe në shërbimet e fshehta, të cilat mbi dhjetë vjet vetë kriminalizonin dhe abuzonin. MUP-i u bë pjesëtar i krimit të organizuar duke i armatosur dhe mbështetur kriminelët me logjistikë. Dhe si rrjedhojë grupet paramilitare u bënë më të forta në radhët e policisë. Fjala është për njësitë speciale “Beretat e kuqe”.

Këta ishin një armatë private e ngarkuar për krime shtetërore të nivelit më të lartë, keqbërjet dhe krimet e luftës dhe mbështetje për klanet më të forta mafioze. Përveç fuqisë së madhe dhe të pakufizuar në Serbinë e atëhershme, ata kishin bashkëpunëtorë në të gjithë rajonin. Ata punonin ne principin ”shtetësia apo kombi nuk është i rëndësishëm kur në pyetje është paraja.” Në transicionin dhjetëvjeçar të Serbisë që nga të 90-at me të gjitha kolapset sociale e dobësitë institucionale thjesht nuk është askush i pafajshëm. Por, të përkujtojmë se Kosova Pjotomkine nuk është harruar kurrë.

Në pesëvjetorin e parë të shekullit 21 u trumbetua se boshti i krimit të organizuar u thye, dhe kur vinin në pyetje individët gjërat binin në ujë. Dhe filloi një riorganizim i ri i tyre. Edhe sot krimi i organizuar vazhdon po me aq intensitet, sa që sipas deklarimeve zyrtare më të reja flitet për shpëlarje miliardësh (euro se jo dinarë) të parave të ndyta. Pasi që mbaruan luftërat veteranët e krimit mbetën pa punë me të vetmen aftësi: aftësia për të vrarë. Ata dhe të tjerët të etshëm për para të mëdha të pandershme gjetën punë në Amerikën Latine. Sot raportohet për dhjetëra e dhjetëra kriminelë Serbë që punojnë me kartelë më famoze të drogës. Edhe në ditët e sotme, krimi i organizuar, dhuna dhe korrupsioni janë brenga më e madhe për Serbinë dhe Evropën. Sot në Serbi janë të punësuar mbi 40 mijë veta, që mbajnë armë të angazhuar në agjencitë e sigurimeve fizike, kurse shteti i ka 47 mijë policë të armatosur. Daçiqi i brengosur thotë se sot është shumë e rëndësishme kush kujt i’a jep armën dhe rreziku i krijimit të armatave private ende shumë i madh dhe rreziku për shtetin shumë më i madh. Është për t`u ardhur keq që edhe shqiptarët janë të përfshirë ,në serpentinën e krimit të organizuar me serbët.

hurra_bukur_muretPor Serbi i zakonshëm ende ushqehet me patriotizëm të rrejshëm. Miti për Kosovën ende është aktual.

Qeveria ,akademitë e tyre gënjejnë që të mashtrojnë dhe e mashtrojnë të brendshmin dhe të jashtmin. Vazhdat e mashtrimeve nuk ndalen. Kur edhe kishat tona në Kosovë së pari katolike Shqiptare që ishin, e pastaj ortodokse shqiptare ; që nga ardhja e turkut disi u “legjitimuan” si Serbe, Serbet duke gënjyer në heshtjen tonë si të mendjes ashtu edhe të politikës sonë arritën që t`i shpallin si të Shenjta Serbe në Kosovë, nga UNESCO.

Unë pata shkruar, (1 Nëntor 2010) , “Deshta t’i përgjigjem Ministrit të Jashtëm të Sërbisë Jermiç, i cili dje në Paris gjatë mbledhjes së UNESCO-s ka kërkuar që Kishat Orthodokse në Kosovë të mos regjistrohen si Kisha të shtetit të Kosovës por atë të Serbisë (?). Unë po shkoj edhe më larg, duke e lutur Z.Jeremiç, por edhe UNESCO-n që të lexojnë studiuesin Pero Sljepçeviç ku sipas Pero Sliepçeviçit është vërtetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe vetëm një pjesë fare e vogël e tyre i kanë ndërtuar serbët, emri i të cilëve është shkruar në to. Serbët nuk kanë pasur fare traditë të vetën as në ndërtimtari e as në art e kulturë (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd 1934).

Manastiri i Graçanicës ekzistonte dhe kryente shërbimet fetare edhe para ardhjes së sllavëve në këto anë (V. Petkoviç, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950). Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Pra nëse futemi pak më thellë në dokumente do të shohim se ato Kisha ishin shqiptare. Pra, ne jemi aq të të ndërgjegjëshëm dhe krenar me të kaluarën tonë, të cilën nuk e mohojmë. “Por institucionet Kosovare heshtën dhe me heshtjen tonë mashtrimi Serb e arriti qëllimin.

Serbët mbahen me krenari kombëtare, kurse krenaria kombëtare, sipas filozofit Arthur Shopenhauer, “është ajo që shitet më së liri”. Drashkoviçi më 7 Gusht 2010 pati deklaruar: ”Serbia nuk ka asnjë sovranitet mbi Kosovën dhe ky realitet duhet pranuar”. Ç`farë mesazhi ishte ky? E sigurt është që, kanë filluar të ndryshojnë bindjet edhe në instancat më të larta të shtetit. Por, politika aktuale ende nuk e ka gjetur mënyrën se si të krijohet ndonjë fshat tjetër Potjomkin, e ngadalë populli të harrojë Kosovën-Potjomkine. Popullit Serb i është dashur vazhdimisht të ketë premtime të rrejshme, se me kësi premtimesh janë mbajtur gjithmonë.

Fahri Xharra. Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.