Dimitrije Tucoviqi dhe shqiptarët !

shqiperia_luftapareboterore01

Foto:  Shqipëria në luftën e parë botërore

Fahriu_reja01

       Shkruan: Fahri Xharra

I vetmi njeri , gati i vetmi serb i cili e ka demaskuar politiken serbe ndaj shqiptarëve ishte Dimitrije Tucoviqi (1881-1914) i lindur në fshatin Gostilja në Zlatibor, ka qenë një ndër udhëheqësit dhe teoricienet e lëvizjes socialiste në Serbi , themelues i Partisë socialdemokrate serbe (Srpska social demokratska partija), nismëtar dhe redator i gazetës Radničke novine dhe Borba.

Akademia Serbe, historian dhe politikanë të ndryshëm serb , mjetet e informimit, ambasadat serbe , pastaj jugosllave dhe prap tani ato serbe e vazhdojnë të njëjtën “melodi’ për ne .

“Ne kemi kryer tentativë vrasjeje me paramendim të një kombi të tërë. Ne u kapëm në këtë vepër penale dhe u penguam.- thoshte Dimitrije Tucoviqi në vitin 1912 . E njifni sot ndonjë nga Serbia që e flet ndonjë fjalë pendimi për luftën e 1998-1999 të Kosovës ? As që kanë për të folur .

Po ne ? si ne, veprojmë ? a jemi në përballim të suksesshëm kundër propagandës se tyre antishqiptare ? E dimë ne , që me islamizmin ekstrem të disa qarqeve ne tokat shqiptare vetëm se e trashim propagandën antishqiptare neper bote? U pamë në UNESCO se kish ishim. U pamë në UNESCO , se sa të bindshëm jemi karshi botës ; kur i “reklamojmë’ virtytet tona.

“Në Luftërat Ballkanike, Serbia jo vetëm që dyfishoi territorin e saj, por edhe armiqtë e saj të jashtëm.”shkruante Dimitrije Tucoviq ? ai ashtu mendonte . Por e vërteta e jonë sot është se papjekuria e jonë politike ( në Kosovë dhe në Shqipëri ) jo vetëm që ia ndërroi mendjen botës por bile bile kemi filluar edhe të shikohemi me sy të dyshimit. Nuk e besoni ?

Edhe sot, libri i Dimitrije Tucoviqit per Shqipërinë, nuk ka humbur asnjë germë nga aktualiteti i vet. Te njëjtin qëndrim negativ, te cilin Ballhausplatz-i dhe zotërinjtë Aehrenthal dhe Berchtold kishin ndaj tërëproblemit jugosllav, te njëjtin qëndrim kishte Beogradi radikal, politikan ndaj çështjeve shqiptare, si atehere ashtu edhe sot e kesaj dite , e ka.

Në librin Srbija i Albanija –( Jedan prilog kritici zavojevaçke politike srpske burzhoazije, Beograd,1914; Dimitrije Tucoviqi,ishte shumë i ashpër ndaj borgjezisë serbe të kohës.

Çka shkruanin dhe çka shkruajnë serbët për e di . Po çka flitet ne kuloaret diplomatike duhet ta dine politikanët shqiptar të të gjitha ngjyrave politike. Nuk e di se çka flitet ballë për ballë me serbët ,por e di se si reagoi ambasadorja e Kosovës në Washington ,kundër Daciqit “Kur ai i tha se Kosova nuk është shtet dhe nuk e njeh si ambasadore, Vlora Çitaku e mori fjalën. I tha se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Daçiq në ato çaste me nervozë hodhi nga veshi dëgjueset kur po dëgjonte me përkthim ato që po thoshte ambasadorja Çitaku” “Ne nuk kërkojmë leje nga ju për asgjë, ne në dialog nuk kemi hyr që të tjerët të na e njohin pavarësinë sepse ajo ka ndodhur, por jemi për fqinjësi të mirë. Në UNESCO s’ia kemi dal për tre vota, por të siguroj se herën e ardhshme do ja dalim”, i tha ajo. “Ju ftojmë të pranoni realitetin dhe ta pranoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për vërtetësinë e pavarësisë së Kosovës, të cilën pyetje Serbia vetë e drejtoi atje”, tha ajo. “

Po çka flasin serbët për ne ? “Kurse shtypi i Beogradit, si pandan i karabushëve vjeneze, opinioni publik radikal, kabinetet e Beogradit para luftës dhe zotërinj ministrat e punëve te jashtme i konsideronin (gjithashtu) shqiptaret raje te paemër, qe banonin ne vend te paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhe letrare, pa tradita, pa poezi, pa te gjitha ato atributet, pra, qe njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. Qysh para disa vitesh, udhëtaret ne Shqipëri paskan pare njerëz me bisht, “me bisht te kalit ose te dhisë” dhe këta bastarde te Tribalëve dhe Skordiskeve antikë, ketë Gege dhe ketë Toske, ketë meleze te tipave te ndryshëm antropologjike, kjo bande e përçare ne pesëdhjete dialekte plotësisht te pakuptueshme nderveti , bërtet dhe theret nder vete ne anarki skëterrës.

Ne këta shkrepa te egër, te zeze dhe te pashkelshëm, shtatëdhjetë për qind te burrave vdesin nga hakmarrja, kurse vdekja, prej sëmundjes ne shtrat, është turp. Këta te egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropianë, intolerante fetare deri ne ekstrem, te te cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalores, këto bisha te egra me fytyre njeriu, ditëve te festave gostiten me miell misri te zier, nuk dine çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është bore. Banojnë neper shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë neper kulla te gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhaqe; flenë nen dritën e pises, te veshur, me pushke ne dore, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur ne hu është trofe lufte. Për Zotin, besojnë se u ka dhëne pushkët qe te vriten mes tyre, kurse ka vise ne veri, ne te cilat perëndite e vjetra ende u shugurohen si njerëz te gjalle.

Shqiptaret e pine gjakun e nxehte te viktimave te veta te therura, i prenë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion nder vete, duke vrare gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet ne gjuhen e tyre. Nuset shiten e blihen për paje prej disa lugësh, nevojtore nuk ka ne ketë vend, te gjithë janë te ndyte dhe me morra dhe këta vjedhës te kuajve, tradhtare, bandite, rrenacake, e tipa te poshtre, qe i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë ne retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, këta janë gjakataret dhe vrasësit qindravjeçare te elementit serb ne viset jugore. Kjo mase e zjarrte, e tërbuara, anarkike, e ngjashme me kafshët, dridhet si lava ne luginat e buta te viseve jugore dhe atje vret e pret, djeg dhe shkatërron vendbanimet tona te qeta e te qytetëruara me qindra e qindra vjet. Kjo llave e bastardeve shqiptare qe jeton ne provincat qe ne Mesjete i takonin Perandorisë Serbe, derdhet si lume- “vërshon” ne viset e buta dhe te qytetëruara dhe ketë lume “vërshues” duhet kthyer ne shtratin e tij te natyrshem ne malet e zeza dhe te pashkelshme.”

Po sot ? e njëjta gjë ! Po na si veprojmë ?

Fahri Xharra,23.11.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.