Shqipëria ! Ah Kosova !

15shqiperia_15

Fahriu_reja01

        Nga: Fahri Xharra

Dy lule ,dhuratë nga perëndimi dhe Perëndia. Dy lule të cilat ende nuk po munden të bëjnë polenin e vet, që bletët e Europës të vijnë dhe të polenizojnë dhe aromën dhe mjaltin shqiptar ta shpërnadjnë më tutje. Dy lule të cilat kundërmojnë një erë të pa këndshme e që mbi to fëlliqen mizat më të gërditshme që i ka sajuar natyra. Shqipëria ! Ah Kosova !

Si është e mundur që ne si trashëgimtar të kemi gëzimin tonë shumë të shkurtër aq sa ëndrra e peshkut, që gëzimi i jonë të jetë i “gjatë “ sa jeta njëditore e pilivesës ? Pse ?

Janë shumë pyetje të cilave nuk iu di përgjigjën , por edhe shumë të tjerave nuk guxoj t`i përgjigjem , se nuk i dihet , nuk jemi në Amerikë . Si t`është vendi bëhet kuvendi thoshin të parët tanë ; por ata e kishin dronë turkut plak pesëqind vjeçar pastaj ne të serbit njëqind vjeçar dhe të komunizmit 50 vjeçar.

Befasohemi për ditë e më shumë se si nuk mësuam asgjë nga historia ; jo ajo mijëra vjeçare të cilën me vetëdije të plotë e mohojmë ,por së paku nga ky shekull i fundit i pavarësisë -dhuratë nga Austro-Hungaria , apo ky dy dhjetëvjetësh dhuratë nga Europa e Amerika .

Shkas i shkrimit është lajmi shumë tronditës që vinte nga Italia : “Sonte ne Itali jepet ky reportazh qe quhet “Kaçaniku kryeqyteti i ISIS-it Europë”. Programi shifet nga miliona njerëz ne Itali,madje ka shikueshmëri edhe jashtë saj”.

A patëm nevojë qe Kaçanikun e Idriz Seferit ta quajnë ” “Kaçaniku kryeqyteti i ISIS-it Europë”? . E dhe një herë ….nuk kam fjalë çka të shtoj . Se jemi dëshmitarë me gojë mbyllur se si e flakareshnim statujën e Skënderbeut , se jemi dëshmitar se Idriz Seferin e anatemuam mu aty , ku sonte fliste e tërë bota për ne. Marre ! Turpi nuk ka kufij , turpi nuk ka brirë . Ai është këtu në mes nesh .

“Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”…. shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviç. E na ? I trashim apo i tëhollojmë këto të thëna. Kush ma thot?

“…dhe këta bastarde te Tribalëve dhe Skordiskeve antikë, ketë Gege dhe ketë Toske, ketë meleze te tipave te ndryshëm antropologjike, kjo bande e përçare ne pesëdhjete dialekte plotësisht te pakuptueshme ndërveti ‘” shkruante Akademiku Mirosllav Kërlezhe duka na sqaruar mirë e mirë se cila ishte propaganda serbe kundër nesh. E ne nuk mësuam asgjë ; por e trashëm “zullumin” antikomb duke e paraqitur vetën me të vërtetë si” bandë e përçarë jo me pesëdhjetë dialekte” por me gegërishten toskërishten , kosovarishten etje. etj. Deshëm me këmbëngulje ta bindim botën se atë që e thotë serbi ne vetëm ia themi aminin. Apo jo?

“….këta lëkurëkuq (leshkuq fxh ) evropianë, intolerantë fetarë deri në ekstrem” edhe kjo e thënë na vinte si për kënaqësi , kur jazexhitë , ramiqat , qosiqët, krasniqët me m…. tërat e tjerë e tregonin pezmin e tyre ndaj vetvetës , kundër kombit duke na rradhitur në fundin e mbeturinave të popujve të civilizuar.

Kombi im, nuk është fundi por deshëm apo jo, po i vjen fundi !

Fahri Xharra , 23,11.15

Gjakovë 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.