Tanushë mos flej se je zemra e Dardanisë!

satelit_tanusha

Fahriu_reja01

  Nga: Fahri Xharra

(Tanushë është fshat kodrinor -malor që shtrihet në pjesën veriore të Malit të Zi të Shkupit dhe në pjesën qendrore të Karadakut, për rreth kufirit Kosovë-Maqedoni. Në veri kufizohet me Dobëlldehun në veri-perëndim me Mjakun, në perëndim me Korbliqin, në jug me fshatin Bllacë dhe në lindje me fshatin Brezë. Tanusha ka një lartësi mbidetare mbi 1200m ku kodra ma e lartë është Kodra e Furrës me lartësi mbi detare 1490m. )

Brezat e kaluar porosisnin “; ju jeni të ri nuk e dini kush janë serbo-sllavët, ata masakrojnë gra, burra, pleq vetëm për ta marrë këtë tokë të lashtë sepse luftërat i kishin përjetuar vetë…, dhe thoshin se; duhet të jeni vigjilentë ato do të vinë herët në mëngjes dhe do të mbushet mal e Çuba…, kështuqë neve as gjumin se bëmë kurrë rehat nga këta barbarë.”

Tanushë e di ti që : “se pushtuesit i kanë dhënë tepër rëndësi kësaj pune të zbulimeve, gjetjeve arkeologjike, të historisë tonë?!” Por, qëllimi që ata këto gjërat` i heshtnin, apo t`i shtrembëronin dhe t`i përdornin për politika të tyre ditore. Armiqtë dëshironin t’i humbnin gjurmët e lashtësisë së Kombit tonë. Mirëpo, Ç’bënin ata kur dinin ndonjë detaj apo gjetje arkeologjike? “

Tanusha është kështu për shkak të armiqve të saj, të së kaluarës pothuajse në të gjitha periudhat po nga lashtësia, e deri më sot. Ishte dhe mbeti një bastion i Dardanisë së lashtë shembull i të gjitha rezistencave dhe luftërave të pandalshme më shekuj që bërën Shqiptarët, për realizimin e aspiratave shekullore. Tanushë mos flej edhepse shkenca jonë historiografike në vazhdimësi e ka anashkaluar kontributin e tënd dhe banorëve tuaj, në lëvizjet e të gjitha kohërave. Kontributi i Tanushës është shumë i madh në të gjitha etapat dhe kohërat e etnisë shqiptare për të ngelur në heshtje.

Tanusha jetonte dhe ende afër mbetjeve që nga banorët identifikoheshin si të “tumave”, domethënë mbi nekropolet e vjetra antike. Shumë mite e legjenda që kishin rrënjët që nga besimet e vjetra iliro-dardane, u bartën deri në kohët e vona. Mos i harroni !

Po kjo pjesë, lidhet me kompleksin e xeheroreve të këtij regjioni e që përfshinin territorin që nga Kaçaniku, me fshatin Kërbliq, Vitia e sotme me Samakovën, Kalanë e Binçës, Kalanë e Mjakut, kalanë e Goshicës, Kalanë e Gërçarit Kalan e Terpezes, me komplekset e minierave që shtrihen rreth fshatrave Letnicë, Shashare e deri te Kalaja e Brezës, etj, Ka edhe të tjerë që mendojnë se toponimi Tanushë që lidhet edhe me kompleksin e minierave dikur mund të ketë qenë i lidhur me emrin e feudalit mesjetar Gjin Tanushi, pararendësit të familjes së Dukagjinëve, atij që e sjell titullin “dukë”. Që i thuhet Tanush-ec.

Ndërsa emri Tanushë, e zëvendësoi atë të trajtës sllave, Tanishe (va)c, u dashtë të pritet për shekuj deri te ndryshimet e mëdha që erdhën me luftën e vitit 2001, që fshatarët e fshatit, por edhe më gjerë, të marrin guximin dhe ta kthejnë emrin e vjetër, të cilin jo vetëm banorët e përqafuan me gëzimin më të madh këtë trajtë të moçme të kohës së vjetër dardano – ilire. Ky emër, që për çdo fshatar ka një kuptim, madje edhe përkëdhelës, ngase ia kujton lashtësinë, zotin e vërtetë të kësaj toke, Tanushasin e lashtë, që lindi bashkë me dheun nga ai pellazgu i lashtë.

Fshati Tanushë i takon tipit të fshatrave të shpërndarë. Tërësia e këtij fshati përbehet nga lagjet të shumta që janë shpërndarë nëpër hapësira të largëta, kryesisht kodrina. Për të pasur një përfytyrim ia vlen të behët një lloj evidencimi i peizazhit kodrinor të Tanushës.

guri_qeflet_ilirishten

(Në luftën e Gurit të zi, që u zhvillua thuhet se Dod Doda me katër pës burra ishte furnizuesi kryesor, bile tek ne mbahet mend se ishte me Tirq të bardhë dhe armatimi e buka vinin nga Binqa dhe fshatrat përreth. E sa i përket fesë mund të them të vërtetën, në kohërat e vjetra ishim pagan, por më vonë një pjesë ishte katolik e tjetra ishte ortodoks shqiptarë e me ardhjen e turkut ne u konvertuam në islam sepse disaherë u shpërngulëm dhe prapë u kthyem. Ne ishim në Butele, Idrizov, të Shkupit, më vonë nga trysnia u shpërngulëm në fshatin Pobozhje, atëherë kur ishim ne e quanim ¬”vendi zotit’’ ku kemi dhe varret tona. )

Tanusharë e dini që: “Tanusha është një fshat që sot shtrihet mbi një lokacion të pasur arkeologjik, ku ndërlidhen shtresime të ndryshme, dhe mundën çdo njeri student, mësues, profesor, Magjistër, Doktor, me plot gojën te bëhen Doktor te Historisë me Tanushën dhe gjurmimet në këtë fshat dhe rreth tij. Por që ajo më dominuesja është e periudhës së antikitetit. Ndonëse nuk ka pasur ndonjë studim të specializuar për këtë problematikë, edhe pse unë kam shëtit dhe kam parë shumë monumente të cilat i ka mbuluar dheu dikush tjetër të merret më këtë problematikë për vendin tim të lindjes Tanushën të shenjtë që zoti na i dhuroi, me të cilën do të dëshmohen me saktësi se cilat mbetje të cilës periudhë do t’i takonte, megjithatë janë mbetjet që e dëshmojnë një vazhdimësi kulturore e etnike të Tanushës që nga antikiteti i hershëm e deri më sot. Tanusha me rrethinë gjatë periudhës antike ka qenë zemra e Dardanisë. Por unë mund te them me plot gojën se në këto kodra diku është një qytet i humbur dhe mbuluar nga dheu ndër shekuj. Ku mund t’i themi tipit të Atanasie Urosheviqit që deshi çdo objekt ta bën serbë por vetëm në Tanushë themelet dhe varret e të parëve i thanë jo kjo është tokë Dardane. Sepse ky tip Atanasije Urosheviqi, ishte caktuar me mision të posaçëm dhe serbët kishin derdhur shumë mjete për ta punuar librin e tij që të mbulohen rrënjët e këtij populli të lashtë aq sa është toka. Nga Kalat, Faltoret, Manastiret, Kishat, Xhamit, te ndërtuar mbi këto kulte të lashta Pellazgo Dardane.

Tanushë , nuk harrohet historia : “Kështu them nga mllefi i madh sepse një kohe turku nuk hapi shkolla për shqiptaret, e dikur serbi deshi qe ti çrrënkosë nga faqja e historisë se këtij fshati heroik që armikut çdoherë ju kundërpërgjigjen me forcën qe kishin dhe pse në luftërat e zhvilluara fitoret ishin të këtyre burrave që nga viti 1910 në luftën më Dergut Pashën, në Kaçanik ku së bashku më te Madhin Idriz Seferin ishin mbi 20 luftar të mëdhenj te Tanushës, ku luftuan armikun shekullor otoman. Ndërsa krerët e vitit 1912 kishin paraparë të ngrihej flamuri i pavarësisë për një shtet real shqiptar mu ne qendrën e Dardanisë Shkupin.

Ndërsa krerët më të mëdhenj të kryengritjes kaluan nëpër Tanush, Isa Boletini, Bajram Curri, dhe miku i Tanushës Luani i Karadakut, Idriz Seferi, ishte një territor me një peshë të jashtëzakonshme gjeostrategjike, qoftë si vend ku lidheshin itineraret që shpinin nga të gjitha anët e territoreve shqiptare, nga presioni otoman, së bashku më Tanushasit. Baca Idriz vendstrehim e kishte Tanushën për një kohë të gjatë dhe shtëpi të vetën. Tanushë ! të intereson përse gjithë ky interesim i armiqëve tanë për këto troje, hapësira të Anamoravës, a mos ndoshta pikërisht shkaku i lashtësisë së këtyre trojeve (apo historisë që po ruhet ende nën dhe) apo një krahine që duket mjaft strategjike në shumë kuptime, shembull luftarake, politike, ekonomike, kulturore etj…?

Tanushë e ke lexuar këtë dokument : 1…Оваа мала историа на селската населба шти го носи името Танушевци сe нођа во областа, Горна Морава Изморник. Овоа област,перпосторено е распоредена на северозапдениот дел на Македониа и тоа е составен делна една поширока регион што го носи името Косово. Текстот на оваа  мала историа на споменатава селска населба е изготовена верз основа на много стари документи собрани, депонирании се чуват во пoзнатиот архив на градот Истанбул-Репуплика Турциа. Од целокупната Нејзина содержина се гледа дека во неа доминантно мећутоа имат многу стари сачувени  историски.

(”Kjo histori е shkurtër e fshatit, i cili e mban emrin Tanushë, gjendet në krahinën e Moravës së Epërme – Kjo krahinë, është shtrirë në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë dhe ajo është pjesë përbërëse e një  territori më të gjerë që e mban emrin Kosovë. Teksti i kësaj historie të shkurtër të fshatit të përmendur është përpiluar në bazë të dokumenteve shumë të vjetra, të cilat janë të grisura, të deponuara  dhe ruhen në arkivin e njohur të qytetit të Stambollit (Republika e Turqisë). Nga përmbajtja e gjithëmbarëshme e saj shihet se në këtë vend dominues kanë përshkrime shumë të vjetra e të ruajtura historike,)

Во најстарото историско време на сегашната област по име Горна Морава-Изморник се вели дека таа ноагала во Рамките на териториата кoја ја поседувало Илирско Племе по име ДАРДАНИ. Се смета исто тако дека најстарите жители на оваа област биле жителите што му припагале на историското племе Дарданци значи на овие простори областа тогаш се викала ДАРДАНИИА

(“Në kohën më të vjetër historike, të krahinës së sotme me emër Morava e Epërme – Izmornik, thuhet se ajo ndodhet në korniza të territorit të cilin e posedonte fisi ilir me emrin “Dardan”. Po ashtu mendohet se banorët më të vjetër të kësaj krahine kanë qenë banorë të cilët i takonin fisit Ilir-DARDAN. Domethënë në këto hapësira dikur shtrihej krahina që atëherë quhej DARDANI”).

fotot_tanusha

Tanushë mos flej , mos bjer pre e mashrimeve turko-sllave. E jotja është ardhmëria shqiptare . (“Fshati Tanushë. Në këtë përshkrim është vërejtur edhe kjo: Pjesëtarët e etnikumit shqiptar e duan dhe e vlerësojnë trimërinë. Shqiptari i vërtetë i Tanushës nuk e keqtrajton atë që trimërisht dhe ndershmërisht i kundërvihet sepse këta e përbuzin dobësinë dhe qyqarllëkun”).
 tanusha_libri-1

( Shkrimi u mundësua nga shënimet dhe fotografitë e punëtorit të pa lodhur të historisë së Tanushës Z Feri Arifi )

Fahri Xharra ,03.12.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.