Gurët e varreve dhe varret i përgënjeshtrojnë shtrembërimet historike në Sanxhak.

Bashtina_ilire01

Fahriu_reja01

Nga: Fahri Xharra

Edhe historia ,pa marrë parasysh se si shkruhet ajo një ditë e ngritë kokën lartë dhe e tregon të vërtetën e saj. Historia është e saktë si matematika; një edhe një që bëjnë dy ashtu edhe shenjat , gjurmët varret , mbi varret e tregojnë saktësisht të vërtetën. Ndoshta ndokujt nuk i pëlqen kjo ; por s`kam dyshim dhe s`do të ndalem.

Jam në konflikt me të gjithë mashtruesit: të brendshëm apo të jashtëm , që flasin shqip apo turqisht , arabisht apo serbisht; të shkruara tani apo të shkruara që moti . As që më bën. Kësaj radhe më duhet të fjalosem me “boshnjakët” e Sanxhakut të Novi Pazarit , të cilët mundohen t`i kundërvihen me ngulm “asimilimit historik” serb por duke e zgjedhur një rrugë të gabuar . Sanxhaku ishte dhe ka qenë gjithmonë shqiptar , këtë ata e dinë por ,të futur në kurthin e fesë mundohen të krijojnë identitet të pa qenë , identitetin boshnjak . Kësaj here e kam vetëm me të mashtruarit nga Sanxhaku.

Sikur Turqia ta kishte një disponim të sinqertë ndaj atyre tokave që i mbajti mbi 500 vjet atëherë këta “sanxhaklijtë” kishin për t`iu kthyer rrënjëve të veta të vërteta. Sikur Turqia mos t`i ngashënjente me dogma fetare atëherë kë bij të Sanxhakut nuk kishin folur as serbisht .

Që të jam më bindës se çka shkruhet dhe çka mbrohet nga shkenca” historike “ boshnjake , po e citoj ne origjinal “Në tërë territoret kishte përzierje etnish , Edhe të parët e këtij vendi , ilirët u përzien me ardhësit Keltet (? ) Gotet , Romaket Vlahet(?) sllavët , të cilët kanë lënë gjurmë në onomastiken e Sanxhakut Kështu që edhe lumi Rashka , është emër ilir (akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka). Ende nuk flitet që ekzistojnë dy Rasa, Njëri Ras është derdhjen e lumit Sebeçevke dhe Rasit , Rasi i dytë është larguar vetëm 20 km nga kjo rrugë drejt Dezheves në fshatin Tenjkova. Tregimi që Rasi është në Novi Pazarin e sotëm është prapë mjegullim i historisë. Hartat topografike të Institutit gjeografik të Armatës Jugosllave, të viti 1939 e vërtetojnë këtë fakt të heshtur (Na kraju samo da napomenem zar nepostoje na ovim teritorijama etnička mješanja.Starosjedilaca Iliri koji su prihvaćali pridošle narode Kelte,Gote,Rimljane, Vlahe,Slovene koji ostaviše svoje tragove u onomastici Sandžaka.Tako da i ta rijeka Raška je riječ čiji je  korjen u Ilirskom jeziku( akademik Alija Đogović-Atlas dijalektičkih izoglosa Sandžaka).Još uvjek se šuti o postojanju dva Rasa.Jedan je Ras na ušću rijika Sebečevke i Raške. Drugi Ras je 20 km udaljen od ovog na putu prema Deževi i selu Tenjkovu. Priča kako je Ras na mjestu današnjeg Novog Pazara je samo opet zamagljivanje historije. Topografske karte Geografskog instituta J.A. po topografskim znacima iz 1939.god. potvrđuju ova dva topnima koji se prećutkuju , Sandzak zemlja dobrih bosnjana Autor: Sulejman Aličković )

Aliçkoviqi për qëllime tjera e tregon rastin e Rashkës “Serbe”. Në “O nacionalnom kontinuitetu Bošnjaka “ flitet për “etnogjenezën” e Boshnjakëve , duke thënë se fakti i heshtur deri me tani është se ai vend quhej Ilirik.

bjeshkaeozrenitEdhe emri Bosna është me prejardhje ilire por edhe mbrenda Bosnes gjinden me dhjeta toponime dhe hidronime që e ruajnë rrënjën nga ilirishtja” . por autori fillon të largohet nga e vërteta duke thënë se “ Me këtë vërtetojmë se supstrati i gjuhës boshnjake ishte ilirishtja . Bile edhe akademiku Ibrahim Pashiq në librat e tij e paske vërtetuar të njëjtën “( “Stoga se sa pravom može govoriti o ilirskom supstratu u bosanskom jeziku, jer od svih ostalih okolnih jezika sadrži najviše leksema ilirskoga porijekla. Indikativna su u ovom smislu istraživanja akademika Ibrahima Pašića, koji je u jednoj od svojih knjiga (Kulin i Prijesda) nedvojbeno pokazao da se radi o dva imena ilirskoga porijekla unutar vladajuće bosanske dinastije.?)

Ai shkon edhe më larg kur thotë që “ Boshnjakët flasin në gjuhen boshnjake e cila gabimisht klasifikohet si gjuhë e sllavëve të jugut , por është vetë një shkrirje e ilirishtës së lashtë dhe gjuhës së dikurshme parasllave (govornika staroilirskog i praslavenskog jezika ) Boshnjakët e Sanxhakut janë të “dëshpëruar “ , se pse po iu mohohet trashëgimia në varret dhe gurët mbi varre që”ishin “ të të parëve të tyre e jo serbe…

dezheva_01Studjuesi Sulejman Aliçkoviq thotë “ Eshtë interesant që tek ne (në Sanxhak ) çdo fshat e ka fshatin e vet ( do me thënë që pas çdo emri sllavisht është një emer i vjeter , e ai thot që është i paraardhësve të boshnjakëve ) dhe ai emër i vërtetë fshati fshihet në nekropolet me varre. Në të gjitha anët e Sanxhakut gjenden nekropolet që nga Priboji, Prijepolja, Nova Varoši, Sjenica, Novi Pazari, Tutini, Rozhaja, Berani, Plava, Bijelog Polja, Gusija, Brodareva, Pljevala/ (Ovdje je veoma interesantno da naše svako selo ima svoje staro selo. Baš u tom djelu starog sela nalaze se nekropole sa stećcima.

TverdoshevaAi mban shënime për varrezat e vjetra te gjetura në malet e Veprnja u Blizini Ribarića, Preslo,Culije, Mojstir, Karadže, Kelepolje, Crniš, Vrapce, Dedilovo, Goševo, Jablanica, Vrba, Draga, Špiljani, Maljevci, Kominje, Paljevo, Biohane, Kocarnik, Vele Polje, Žirče, Kovače, Raduhovce, Orlje, Konice, Melaje, Boroštica, Đerekare, Ugo, Detane, Godovo, Izrok, Aljinovići, Rudja, Cukote,Gurdijelje, Crnoce, Ljeskova, Jarebica, Bujkovice, Raduša, Vrujci, Župa, Lukavica, Pruzanj. Pra “boshnjaket” e Sanxhakut janë të humbur në gjetje të një identiteti të ri. Të kotë e kanë !

Fahri Xharra .04.12.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.