Cili është Noa i ri ?

Noa_barka

Fahriu_reja01

Nga: Fahri Xharra

A ekzistoi barka e Noas në realitet apo bëhet fjalë vetëm për një mit? Nëse ekzistoi, ku përfundoi dhe çfarë ka mbetur sot prej saj? Pyetjeve në fjalë nuk u është dhënë ende asnjë përgjigje e si pasojë barka e Noes mbetet një nga misteret më të pazgjidhura deri më sot, pavarësisht përpjekjeve për të zbuluar, që përfunduan thjesht në teori apo hipoteza.

Te dhëna te reja sugjerojnë që Përmbytja Biblike, Arka e Noas kane ndodhur me të vërtet.

Sipas traditës biblike, Barka kishte përmasa gjigante për kohën e vetë dhe u ndërtua nga Noa, pas urdhrit të Zotit, për të shpëtuar familjen e tij dhe një numër të vogël kafshësh të ndryshme, nga përmbytja që do të vinte më vonë.

Kjo histori , më zgjon ndjenjën e pasigurisë që po mbretëron kohëve te fundit ne tokat shqiptare . Athua e rastit , e gjithë kjo hallakamë pa zgjidhje në të dy shtetet shqiptare. ?

Të mendojmë dhe të arrijmë në ndonjë përfundim të sigurt është e pamundur . Gjërat , simptomat dhe shenjat janë shumë të qarta. Bota dhe interesimi i saj është në rrezikun e ekstremit islamik , në dyndjet arabe drejtë Europës dhe problemet që lidhen me to.

Ndërsa tek ne gjithmonë kanë ndodhur gjëra të pa këndshme kur bota e ka pasur vëmendjen dika tjetër. Ju kujtohen rastet ? Pse nuk iu shpjegoni të rinjve?

Shkurt asgjë e këndshme nga anët tona . Po fyejnë frymët më ndjellakeqe për fatin e shqiptarëve. Unë nuk jam profet ,por diçka është kurdisur ; dhe ne po i presim pasojat ashtu të virgjër në përgatitje .

Më frikoi dhe më zgjoi kureshtjen thënia e analistit Daniel Serwer për RTK: “Kur një fqinj imi nuk më njeh dhe nuk shkëmben ambasadorë, rreziku për sulm të mundshëm ndaj vendit është më i lartë. Çka do të ndodhë nëse Serbia futet me ushtrinë e saj në Kosovë, në veri për shembull ?

Unë nuk di vërejtje më të madhe se sa kjo: “Serwer ka deklaruar se Kosova duhet të fokusohet në formimin sa më të shpejtë të Ushtrisë pasi që sipas tij e ka fqinjin në derë që as sesi të pajtohet.”

Po çka duam ne ? Të na thotë heshtas ashtu që ne mos të trembemi nga gjumi që na ka përshkuar , duke mos dashur t`i prishim planet tona vetjake.

“Serbia thotë se në Kosovë mund të ketë kampe për trajnimin e ushtarëve të ISIS” . E dini shkasin e ujkut për ngrënjee e qengjit ?

Modeli i çmendur shqiptare se dashuria ndaj vendit tregohet duke e djegur atë, është diçka qe nuk duhet lejuar kursesi te importohet ne Kosove. Liria për te djegur vendin nuk është e parapare me asnjë karte te drejtave dhe lirive te njeriut. (Fadil Lepaja )

“Historia e Arkes se Noas dhe Përmbytja e madhe është nje prej me te famshmeve te Biblës, dhe tani një arkeolog nënujor mendon qe ka gjetur prova qe përmbytja biblike është bazuar ne fakt ne ngjarje te vërteta.”  

Ne e kishim një përmbytetje të madhe , jo shumë larg në kohë dhe e kishim edhe Barkën e Noas për shpëtim.

Po sot , cili do të ishte Noa ,shpëtimtari ? PS. Këto ditë serbët shkruanin “ Në Kosovë e Metohi (Serbia e vjetër) ,edhe një gjysmë shekulli pas Luftës së Kosovës (1389) ishin vetë 46 shtëpi të shqiptarëve të posa ardhur , kështu flasin shënimet turke të vitit 1445 (На Косову и Метохији (Старој Србији) било је, пола века после Косовске битке, само 46 новоусељених албанских кућа (Албанци су племе са Кавказа које је населило данашњу Албанију почетком 11. века), како сведочи први турски попис из 1445. године за области Дренице и Подрима. )

Në duar të zotit qofshim !

Fahri Xharra 08.12.15

Gjakovë 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.