Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “TË FALA TË BËN AVNIU” – lirikë politike

avni_rrustemi01

Tradhëtar pse qan! Nuk është fajtor
qielli, Kosova kufijtë me gjak i ka
shkruar. Toka s´falet me asnjë çmim
firmës tënde – Të fala i bënë Avniu
 
 Ai që fiton që ta udhëheq sot shtetin
 duhet t´ i përmbahet betimit të tij
 mbrojtjes së atdheut dhe kufijve të
 vendit, ndryshe – Të fala u bën Avniu
 
 Tradhëtar, s´falet toka denbabaden
 demosin shihe sa është i zemëruar
 ti që e vure firmën të pamenduar
 Ti kot tani qan – Të fala të bën Avniu
 
 Tradhëtar unë s´ kërkojë asgjë nga ti
 ti duhet të kesh frikë nga vetja jote
 populli që ka bërë burg dhe luftë për
 liri, nuk falë! – Të fala të bën Avniu
 
 Atyre që e shkelën votën e popullit
 atyre që firmosën dy firma tradhëtie
 Çka t´u them tjetër ! Nuk të mjafton
 asnjë  arsye! – Të fala të bën Avniu!

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Dortmund,

7.12. 2015

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.