Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “ZËRI I ATDHEUT “- Ese

bashkimi_kombit01fb

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

Nëpër histori fatesh të rënda, nëpër histori burgjesh, dhe dënimesh me varje, dhe pushkatimesh, ku humbësve u dhunohoheshin fëmijët, gratë, dhe u plaçkitej baza materiale, dhe u digjeshin shtëpitë, e kufomat u masakroheshin, e shoh, edhe poezisë m´i dalin lot.

Kosovë, dashuria ime e përjetëshme, ne ende kemi shumë udhë për të bërë!

Shqipëri, Kosovë, Iliridë,Çamëri, shqiptarët jemi popull njëgjakësh, bimë e një gjuhe, bimë e një vendi, bima e parë n´këto troje.

Kosovë, Shqipëri, Iliridë, Çamëri, nuk mund ta pranojë asnjë falje, asnjë pajtim me serbët dhe grekët, pa u bashkuar trojet tona.

Udha për të pranuar faljen dhe pajtimin me serbët, do të jetë e gjatë.

Një shekull krimesh e gjenocidi e më shumë mbi popullin tonë, nuk falen dosido. Unë s´ kam mundësi të fali asnjë krim të padënuar, shprehet gjykatës Flamuri.

Unë s´dua të marr pjesë në këtë pazare të turpshme.

Liria që e fituam, avash, avash, do të na bëjë të lumtur!

Por, plagët e Kosovës, që ia bëri Serbia shtetërore Kosovës, janë aq të mëdha, aq të thella, dhe aq të gjera, sa duhet përshkuar udhë të gjatë brezash shqiptar, për të pranuar faljen, dhe pajtimin me serbët!

Bashkimi Shqipërisë nuk ka zëvendësim! Bashkimi i trojeve tona do të ndodhë me patjetërsi! Mbase, vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të të gjithë Shqiptarve!..

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.