Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “P R I Z R E N I” – Poezi Promemoriale

lidhja_e_prizrenit1878

 Në ç´drejtim po lëviz  kombi  ynë
 mbi  Prizren  ende  ka   ré  të  zeza
 rënia e himnit  s´mund  të  ndodhë
 flaka e këngëve  vetëm po shtohet

 Ky qytet  njëzotësh  i  shqiptarëve
 shkruan Gjirokastra për Prizrenin
 është përtej 7 mrekullive  të  botës
 Prizreni ujin e vet e njeh  nga  etja

 Është vullnet  qytetar i shqiptarve
 dhe gjak i të gjithë  shekujve  tanë
 që kombi ynë më  të  mos bëj burg
 Kosovë e Shqipëri  të jemi bashkë

 Atdheu, po kuvendon  në  Prizren
 Në  shtëpinë – shekull   të Lidhjes
 aty ka një  ( gjeni )  që  po vendosë
 Prizreni të jetë Vlora e shqiptarve

 A do  ta  bëjë  këtë  histori  atdheu
 që në  Prizren  të shpallet bashkimi
 retë  në  qiell  mund  të  kenë  rrufé
 Ore, në  Prizren  e  duami  betimin!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci- Dortmund

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.