Emri i Dardanisë (III)

01Emblema_e_dardanise_BSH

(Pjesa e III-të)

Akademik_cabej01

Prof. Dr. Begzad Baliu

Në këtë rasë e tëra do filluar përsëri nga historia: “Dyndje fisesh të keltëve në Gadishullin Ballkanik, në rrjedhë të shek. IV dhe gjatë dhjetë vjetëve të para të shek. III, para erës sonë, ka pasur shpesh. Disa sish ngulen në këto anë përgjithmonë, si në viset perëndimore si në viset lindore të kësaj zone. Ndër këta mund të përmendim skordiskët, të cilët zunë viset në brendësitë e thella të Gadishullit, dhe u bënë kështu fqinjë veriorë të Dardanisë, pra të një treve” . Prandaj, me të drejtë Çabej mendon se këto leksema “mund të burojnë pjesërisht prej një periode ose protohistorike, ose pjesërisht prej një periode historike” . Prej këtu edhe përpjekja e tij që përmes këtyre hulumtimeve të marrëdhënieve gjuhësore kelto-shqiptare, të ndriçojë një kapitull të prehistorisë së shqipes më duket shumë i rëndësishëm dhe i hapur për hulumtime të mëtejme.

dardania_jone02

3. Emri i Dardanisë dhe fisi i pirustëve Mendimi i F. Nopçes, në fillim të këtij shekulli, se: «emri i fisit ilir të pirustëve përmban përkthimin në gjuhën latine të emrit të dardanëve (lat. Pirus »dardhë«) u përkrah dhe u arsyetua edhe nga E. Durham, A. Baldacci, e më tutje mbase nga e gjithë elita e albanologëve që shqyrtuan këtë problem nga aspekti gjuhësor: Eqrem Çabej në studimet interdisiplinare, Mahir Domi gjatë trajtimit të disa prapashtesave ilire, Idriz Ajeti kur trajtoi një lëmë toponimesh ndër to edhe mokrotoponimin Qafa e Prushit , Moikom Zeqo duke u marrë me disa argumente autoktone të mitologjisë ilire, Rexhep Doçi , duke iu çasur një mal toponimesh e antroponimesh me bazë në etimonin pir- etj.

Ky i fundit ka dhënë edhe një pasqyrë të zgjeruar shembujsh në fushë të onomastikës nga aspekti sinkronik dhe diakronik, bashkë me kalkimet në shtresimin diakronik të dalë qoftë brenda shqipes, qoftë në krahasim me gjuhët fqinje. Në këtë çështje, problem kyç mbeten patronimet dhe toponimet e krijuara sipas emrit të bimës pir »tricum spelta» brenda etnikumit të shqipes, të cilat sigurisht janë të vona dhe ndërtimi dialektor, fonetik e gramatikor i tyre e tregon më së miri këtë, madje edhe kur kemi të bëjmë me simbioza shqiptaro-vllehe, shembujt konkretë për të gjithë veç e veç ose të përbashkët mbase më së miri i ka dhënë Skënder Gashi: Këlkerja, Ledina e Këlkerave, Kurvalla, Ripa, Gusha (në fshatrat Junik e Batushë te Gjakova), Pukë , Shtatuli (në fshatrat Rrenc e Blaç te Dragashi), Cibrina, Piceli etj., në fshatin Bajgorë) dhe në këtë rast nuk duhet përjashtuar edhe një dozë simbioze shqiptaro-vllehe, si: Çyçylagë-a, Kopilig-i, Magurë-a, Negrovc-i, Qirez-i, Vragoli-a, Sharban-i etj, te Prishtina, dhe Gllogovci, por edhe mikrotoponimet si: Shtubeja, Karanoci, Nekshori, Stanistori, Kampula, Fratishi, Bulurdolli, Dërllupa, te Prishtina, Gllogovci e Podujeva .

Duhet parë këtu madje edhe një zhvillim paralel të emrave të toponimeve si: Makresh (Gjilan) nga rom. makris «uthull» dhe Llapushnik (Skënderaj) nga lapushë, «lëpjetë» : uthull.

Eqrem Çabej e ka vlerësuar drejt mendimin e gjuhëtarëve, të cilët më parë e kanë mbështetur mendimin e Nopçes për përkthimin latin të emrit të Dardanëve (lat. Pirus «dardhë») dhe e ka krahsuar me toponimin Qafa e Prushit.

Edhe në dokumentet e lexuara nga Selami Pulaha, del fshati Prushi . Rexhep Doçi e ka zgjeruar pasqyrën e këtyre toponimeve e patronimeve jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë: patronimi Prushi (Hysen Prushi), Selman Prushi (Gjakovë), Halit Prushi (Zylfaj), Fshati Prushi (Kaqanik), Prushi, patronim dhe lagje në fshatin Radivojcë të Vitisë, por edhe patronimi Prushev (Radossau Pruxeu –Pruxat .

Pra, të gjitha të dhënat gjuhësore, shikuar në diakroni dhe sinkroni na çojnë kah prejardhja pa ndërmjetësim gjuhësor i patronimeve e toponimeve Pirus, Pirustae në Prush, ku st<sht, që tash më paraqet një rregull të fonetikës historike të shqipes. Vijimësia, jo vetëm në toponimi e lidhjeve Pirustae-Prush, por edhe në patronimi, dëshmon për një kontinuitet të përcjelljes së patronimeve e toponimeve edhe në shkallë historike.

Toponimet, mikrotoponimet apo patronimet me bazë Pir, sot paraqesin vështirësi zgjidhjeje për shumë arsye:

• Së pari, shumë toponime të lashta të arealit ballkanik që përfshijnë afritë ndërmjet shqipes dhe arumanishtes, që në të vërtetë mbulohen nga latinishtja vulgare e Ballkanit, dhe toponime më të reja, në aspektin gjuhësor kanë jetuar një kohë të lashtë historike, prandaj mikrotoponimi Mali i Pirros, Kodra e Pirros, dhe Lugi i Pirros në katundin Kukaj, nuk mund të barazohen me shtresën historike të Qafës së Prushit (Pirustae), sepse edhe këto mikrotoponime do të mbaronin si Mali Pirrosh, Kodra Pirrosh dhe Lugi Pirrosh. Mendoj se këtu ka dy rrugë: ose fjala është për toponime të simbiozës vllahe (arumune) ose janë ndërtime të vonshme të shqipes, mbi bazë të emrit të fitonimit pir- «tricum spelta», sidomos po të kihet parasysh apelativi i shqipes pirrak, që vjen me etimon nga po kjo bimë;

• Së dyti, më duket jashtë çdo mundësie që sot të lidhim çdo ndërtim toponimik me pirus-dardhë, ose dardhë-krushkë ose ndonjë simbiozë tjetër të ngjashme, derisa fjala dardhë edhe fjala krushkë sikur edhe fjala latine pirust kanë bazë indoevropiane. Çështje mbetet vetëm identifikimi i vendbanimeve, nëse vërtet ato vendbanime i takojnë së paku mesjetës së hershme apo antikitetit. Në këtë zonë ballkanike, sipas njohurive të gjertanishme historike, arkeologjike e gjuhësore që herët është i pranishëm elementi arumun, i cili është vështirë të ndahet nga elementi iliro-shqiptar i romanizuar me kohë krahas elementit arumun. Këtu do shtruar edhe një herë hipotezën për paralelen historike ilire të emrit Dardani dhe latinishtes Pirustae.

Fakti se keltët u shtrinë në një trevë më të gjerë se sa Dardania, d.m.th. se trashëgimia kulturore (materiale dhe shpirtërore) është origjinale në tërë trevën e Ballkanit. Çështja e ruajtjes së emrit të Dardanëve dhe Pirustëve njëkohësisht do lidhur me anën apelative, metaforike të gjuhës së latinëve jo për vendin po për popullin, prandaj edhe emri i tyre në kronika del më i pranishëm sesa emri i vendit. Në fund të fundit, hipoteza jonë nuk e lëkund dyshimin për praninë etnike iliro-shqiptare këtu, sepse, si toponimi Dardani (dardhë) ashtu edhe toponimi Qafa e Prushit, kanë pasur zhvillim fonetik sipas ligjeve të shqipes.

Shtresa sllave e toponimeve, kryesisht emra vendbanimesh edhe në Kosovë, nuk ka pse të ekzagjerohet, ose të ribëhet, e le më të përkthehet, por as edhe të lidhet me Dardaninë a Pirustaen historike.

Summary Begzad Baliu, The name of Dardania «In this paper the author raises once again his hypothesis on a his¬to¬ri¬cal Illyrian parallel the name Dardania and the Latin Pirustae. The fact that the Celts stretched on an area wider than Dardania, i.e. that the cultural heritage (both material and spiritual) is original in the en¬ti¬re Balkan area. The question of preservation of the name of the Dar¬da¬nians and Pirusteans should be linked through an appealing, me¬ta¬pho¬ric way of the language of the Latins not for country but for its people, the¬refore their name too comes it in chronicles more present than the na¬me of the country. After all, our hypothesis does not throw doubt on the ethic Illyrian – Albanian presence here because both the to¬ponym Dar¬dania (dardhë) and the Qafa e Prushit had a phonetic de¬ve-lopment accor¬ding to the laws of the Albanian language. A Slavic strata of toponyms, mainly names of settlements in Kosova as well, should not be exaggerated or redone, much less be translated, as it is being done with the toponomy of Kosova, and it should not be linked to the pre-historic Dardania or Pirustae, either»

Së dyti, më duket jashtë çdo mundësie që sot të lidhim çdo ndërtim toponimik me pirus-dardhë, ose dardhë-krushkë ose ndonjë simbiozë tjetër të ngjashme, derisa fjala dardhë edhe fjala krushkë sikur edhe fjala latine pirust kanë bazë indoevropiane. Çështje mbetet vetëm identifikimi i vendbanimeve, nëse vërtet ato vendbanime i takojnë së paku mesjetës së hershme apo antikitetit. Në këtë zonë ballkanike, sipas njohurive të gjertanishme historike, arkeologjike e gjuhësore që herët është i pranishëm elementi arumun, i cili është vështirë të ndahet nga elementi iliro-shqiptar i romanizuar me kohë krahas elementit arumun. Këtu do shtruar edhe një herë hipotezën për paralelen historike ilire të emrit Dardani dhe latinishtes Pirustae.

Fakti se keltët u shtrinë në një trevë më të gjerë se sa Dardania, d.m.th. se trashëgimia kulturore (materiale dhe shpirtërore) është origjinale në tërë trevën e Ballkanit. Çështja e ruajtjes së emrit të Dardanëve dhe Pirustëve njëkohësisht do lidhur me anën apelative, metaforike të gjuhës së latinëve jo për vendin po për popullin, prandaj edhe emri i tyre në kronika del më i pranishëm sesa emri i vendit. Në fund të fundit, hipoteza jonë nuk e lëkund dyshimin për praninë etnike iliro-shqiptare këtu, sepse, si toponimi Dardani (dardhë) ashtu edhe toponimi Qafa e Prushit, kanë pasur zhvillim fonetik sipas ligjeve të shqipes.

Shtresa sllave e toponimeve, kryesisht emra vendbanimesh edhe në Kosovë, nuk ka pse të ekzagjerohet, ose të ribëhet, e le më të përkthehet, por as edhe të lidhet me Dardaninë a Pirustaen historike.

Summary Begzad Baliu, The name of Dardania «In this paper the author raises once again his hypothesis on a his¬to¬ri¬cal Illyrian parallel the name Dardania and the Latin Pirustae. The fact that the Celts stretched on an area wider than Dardania, i.e. that the cultural heritage (both material and spiritual) is original in the en¬ti¬re Balkan area. The question of preservation of the name of the Dar¬da¬nians and Pirusteans should be linked through an appealing, me¬ta¬pho¬ric way of the language of the Latins not for country but for its people, the¬refore their name too comes it in chronicles more present than the na¬me of the country. After all, our hypothesis does not throw doubt on the ethic Illyrian – Albanian presence here because both the to¬ponym Dar¬dania (dardhë) and the Qafa e Prushit had a phonetic de¬ve-lopment accor¬ding to the laws of the Albanian language. A Slavic strata of toponyms, mainly names of settlements in Kosova as well, should not be exaggerated or redone, much less be translated, as it is being done with the toponomy of Kosova, and it should not be linked to the pre-historic Dardania or Pirustae, either»

Akademik_cabej

Fund

Lidhu me pjesën e I-rë dhe të  II-tën

Shperndaje ne

The Author

Begzad Baliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.