Andrea Aleksi – I harruar nga ne !

katedralja_trogir_kroaci

fahri_xharra_webAndrea Nikollë Aleksi, i njohur edhe si Andrea Alessi ose Andrija Aleši ka qenë një arkitekt , piktor dhe skulptor me zulm , njohur si një nga artistët më prestigjioz në kohën e Renesancës Dalmatine. I lindur në Durrës me 1425 , dhe i cili vdiç në Durrës me 1505 .

Gjatë kohës së Repoblikës së Venedikut , ai i vendos në Split të Dalmacisë dhe mësimet i morri nga skulptori Mark Troia . Nga jetëshkrimi i shkurtër që e kam gjetur ai ishte nxënës edhe i Gjergj Shibenikut , dhe bashkëpunëtor i Niccolò di Giovanni Fiorentinos në kohën e rindërtimit e Kapelës së Katedrales se Trogirit me 1468. Po ashtu edhe Katredrala e Shën Gjonit në Shibenik e projektuar nga Andrea Aleksi u ndërtua nga blloqet e mëdha të gurit me nje precizitet të të madh. Në ndertimin e saj mbisundon harmonia e arkitekturës e frymëzuar nga antika.

Andrea është i njohur edhe nga statujat e tija që gjenden në Ancona , Itali. Ai nënshkruhej si ANDREAS ALEXIUS DURRACHINUS OPIFEX MCCCCXII ( Andria Aleksi ,artizan nga Durrësi)

Mrekullia_trogir_kroaciPrap i mbetem thënjes sime se të gjithë shqiptarët të larguar nga vendlindja për një arsye ose tjetër, gjenin strehim në ato anë ku ishin të parët tanë. E edhe kjo me Andrea Nikollë Aleksin. 

Analizën e gjerë per Andrea Aleksin e gjeni në Gjurmime Albanologjike ( Seria e Shkencave Historike , Prishtinë 1981)

Fahri Xharra 24.12.15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

3 Comments

Add a Comment
  1. Ylber Vokshi Ylli

    Për veprimtarinë e bujshme të arkitektit të madh Durrsak në Dalmaci kisha njohuri të bollshme,pasi veprat e tija të shumta arkitektonike ishin prezente edhe në literaturën e historisë së arkitekturës në ish Jugosllavi,por aty nuk theksohej se ishte Shqiptarë. Në vitin 1976 në fakultet, ndoshta ishte rastësi e rrallë,që në provimin me gojë e kisha pyetje mu periodën kur ka vepruar ai. E elaborova veprimtarinë e tij dhe në fund e dëftova profesorin autoritativ Rexhiq se Andreja Alesis-Durraqi ishte Shqiptar nga Durrësi. Pësoi reagimi pozitiv i profesorit, kurse unë u detyrova ta dokumentoi thënien time,atë e bëra pasi kisha dokumente të shumta të kohës.

  2. Ne te gjitha shkrimet qe kam lexuar per Andre Alessin kam hasur vetem ne formen Alessi (supozoj se mbiemri bazohet ne qytetin e Lezhes apo Alessio, ndoshta te paret e Alessit edhe vijne nga ky qytet). Ju kisha lute qe tash e tutje edhe te mbahet kjo forme dhe jo forma tjera te huaja sllave apo ku ta dije une greke apo dicka tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.