Një njëri që quhej me emër PUTHADORI i dobët, i ligur, i shantazhuar. U ankua më veten e tij se ishte i vogël e i dobët, kështu më vete tha: – më duhet ta gjej një njeri të fuqishëm. U mendua gjate dhe ju duk sikur e gjeti.
– Shkoi të politikani, ai kishte emrin MASHTRUESI.
Kur u takua me të po i thotë: – MASHTRUES, une dua te ze shoqëri me ty, e kam me të shërbye me besnikëri.
-Në rregull,
– i tha MASHTRUESI. Kaluan disa muaj po jetonin në miqësi MASHTRUESI e PUTHADORI, por një ditë ashtu papritmas miqte takuan liderin e partesë KRYEMASHTRUESIN, në çast ai ndryshoi mendje, ky qenka më i fuqishëm se MASHTRUESI.
Ai iu afrua KRYEMASHTRUESIT, duke i kërkuar miqësi, kështu i premtoi se do ti shërbente me përulësi deri në vdekje.
-Në rregull, – iu përgjigj KRYEMASHTRUESI. Kështu ata jetun për një kohë në miqësai, gjersa takuan KRYENGRITËSIN rrebel, i cili vrau KRYEMASHTRUESIN.
– PUTHADORI mendoi më vete ky sapo vrau mikun tim, – mori thellë frymë.
– Ky na qenkësh më i fuqishëm, e vrapoi pas KRYENGRITËSIT duke u përgjëruar.
– Zoti im, KRYENGRITËS, une dua të jem gjithkund me ju, dua të eci gjurmëve tuaja.
– Në rregull tha KRYENGRITËSI, i ngarki mbi shpinë trastën përplot me municion luftarak, por nuk i besoi t’i jepte armën. E shikoni, edhe sot e kësaj dite PUTHADORI di vetëm të përkul shpinën.
Më 2 Janar 2016.