“Enterococcus faecalis” – bakterjet antishqiptare !

vendesit_prevetevehtes

fahriuREJa_sot

   Nga: Fahri Xharra

Nuk e di as vet se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare, me një infektim trupor që vjen nga një bakterje e quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjashmërinë në shumë aspekte .

Të shkojmë radhazi . Enterococcus faecalis është një bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre ,por kjo m`u duk mënyra më e mirë të shpjegoj dhe të godas një infektim shoqëror,nga një baktere e njohur.

bakteriet_antshqiptareEnterococcus faecalis ,shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.

Si mund t`a përshkruash qëndrimin mohues ,nihilist i disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një Koki .

Është për tu habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar historianet shqiptar ,për të gjetur tek çdo monument të kombit “njolla të zeza”(A.B.) Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlershme të kombit ? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si baktere e tillë që është,sjellë infektime të mëdha   në të tërë kombin.

Mandej në literature lexova:” Kolonitë e baktereve Enterococcus Faecalis shumohen dhe jetojnë në nëpër zorrët e të gjithë njerëzve ,menjëherë pas lindjes së tij,por shndërrohen në sëmundjeprurëse (patogjene) në raste të caktuara që i kalon njeriu. E njëjta edhe me “Kokit” e shoqërisë shqiptare . Mu atëherë kur jemi më të nevojshëm të kemi një shëndet të plotë për një ardhmëri e cila na ballafaqon ,kolonitë e “koki”ve tonë fillojnë të rrëmbejnë pjesën më të ndritshme të historisë sonë ,të të mëdhenjve tonë që kanë krijuar epoka,e që krijojnë nderë për kombin ,dhe në mënyrën më tinëzake e gërryejnë shëndetin e kombit me të gjitha infektimet e mundshme.

“Simptomat e Enterococcusve ,janë ethet ,infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruazave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”

Çfarë bashkë rastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?

Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë ,a nuk shkaktohet konfuzion në mendjet tona?

Nëse dikush e mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Terezë ,a nuk të shkakton ,ky mohim ,një shpeshtim të frymëmarrjes ?,shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë.? Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut ,njeriu rrezikon të mbetët pa jetë,dhe mohimi i vetvetes nga mohuesi tonë,e që nuk janë të pakët në numër,po na e rrezikon jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij.

“ Enterococcus faecalis ,është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Prap ,krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të mshehur në njëqind mënyra, të tjerët të treguar si luajal të çdo regjimi, të tjerët të rezistueshëm nëpër burgje me vjeta,të tjerë duke i ç’frytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada   universitare dhe akademike,sot e gjetën trupin tonë ,falë një klase të pa aftë politike për për ballafaqim me rreziqet e mëshefura   e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve ,pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe”kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta ,me mohime,me shtrembërime,me nihilime.

Të gjithë po i shohim fanatizmat të nxitura nga jashtë të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dimë? Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.

Në rastin e ” kokëve”, normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme, duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..

Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Tereze, Gjergj Fishtën, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “kokëve”.

Kush jenë këta dhe kë përfaqësojnë me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse për qëllimet e tyre infektuese e mohojnë “që shqiptarët, duke u shkëputur prej Evropës, u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material, ekonomik, kulturor, qytetërues”? Pse e mohojnë që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E, tani, mundohen të na bindin neve dhe botën se gjëja paskam identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar…dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon). Dhe me këtë pak a shumë shpjegohet qëndrueshmëria e skajshme ne “dokrrat “e tyre.

Studiuesit e gjenetikës kanë ardhur në përfundim se bakteri i lartë përmendur është aq i qëndrueshëm ndaj shumicës së antibiotikëve falë fluiditetit te përbërësve gjenetik të tij,dhe në këtë mënyrë e kanë një aftësi të madhe të ndërrimit të ADN-së që iu shërben për rritjen e aftësisë së tyre infektuese dhe qëndrueshmërinë ndaj antibiotikëve ?

Fahri Xharra,03.01.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.