Reagim: Jo. Z. Kristo, semito-egjyptianёt “grekët” kanё ardhur në vitet 800 p.e.s. dhe jo në vitet 2100 p.e.s.

fallmayer_shqipet_pellazgoIrir01HISTORIA E ÇAMЁRISЁ SË SAKATOSUR!

 (Disa shёnime pёr historianin shqiptaro-grek prof. Kristo Frashëri)

Rasim_Bebo

Nga: Rasim Bebo Dhjetor 2015 Adison IL. USA

– Z. Kristo, nё fillim tё librit tuaj “Historia e Çamёrisё”, ju shkruani: “Shqiptarёt dhe grekёt, pasardhёs tё ilirёve dhe helenёve tё lashtё… Me sa dihet, bashkёjetesa e banorёve tё dy etnive nё tё njёjtёn trevё gjeografike, ndonse ka zgjatur pёr mijёra vjet, nuk ka shkaktuar midis tyre asnjё konflikt etnik. (K. F. f.1). Nё fund tё librit f. 325 shkruani: “Me kapitullimin e Gjermanisё hitleriane, mori fund Lufta e Dytё Botёrore, u ndёrprenё edhe masakrat e nacionalistёve zervistё kundёr shqiptarёve çamё. Kjo pёr arsye se krahina e Çamёrisё kishte mbetur pa banorё çamё myslimanё, mbasi shumica, pёrveç atyre qё u masakruan, arriti tё aratisej pёrtej kufirit me Shqipёrinë…”.
(Gazeta “Koha e jonё”, 12-11-2015 “Greqia ёshtё “mike shekullore” e Shqipёrisё”, ).

Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “… Greqia kurrёn e kurrёs nuk ka qenё “mike shekullore” e Shqipёrisё, ashtu siç nuk ёshtё edhe nё ditёt tona.”

Pellazgёt janё paraardhёsit e Ilirёve, Epirotёve dhe Maqedonasve. Populli qё u vendos mё vonё nё Maqedoni, Epir dhe Iliri, ishte pikёrisht nga kjo kryeqendёr pellazge MIKENA – ARGOS. Pellazgёt mendohet se kanё ardhur kёtu rreth vitit 1900 p.e.s. (E. J. “Shqiptarёt”, f. 66). Ndёrsa semito-egjyptianёt “grekё”, kanё ardhur 11 shekuj mё vonё, nё shek VIII p.e.s. Aristidh Kola tregon: “Pellazgёt janё aq tё lashtё, sa qё tё kenё lindur para hёnёs dhe pёr kёtё i quajnё Parahёnёs (Porselines) (selini) hena. (“Arvanitёt”, bot. 2002, f, 36). Nuk ka asnjё tregues, që ka provuar, ekzistencёn e grekёve para shekullit tё VIII. Homeri nuk ka cituar helenёt, as si popull dhe as si komb grek. Ai pёrmёnd pellazgёt nё Greqi, në Azin e Vogёl dhe nё Kretё”. (M. Aref f. 15)

J.P. Fallmerayer shkruan: “Shqiptarёt jo vetёm janё pasardhёs tё Ilirёve, por para sё gjithash, tё pellazgёve … se ilirёt pёrbёnin vetёm njё pjesё tё vogёl tё pellazgёve, ose tё shqiptarёve. (“Enigma”, bot. 1998, f. 276).

Robert Temple shkruan: “…grekёt dhe hebrenjtё janё shumё tё vonshёm nё historinё e lashtё, sa qё mund tё themi, qё bёhet fjalё pёr mijёra vite distancё pёrpara se vetё emrat Greqi dhe Hebre, tё vinin nё jetё”. (“Dodona…”, f. 48).

Z. Kristo ju shkruani: “Neoliti, kur shoqёria njerёzore arriti pjekurin e saj, fillon afёrsisht 6.000 vjet mё parё si dhe historia e qytetёrimit nё trevёn e Epirit. Se cilёt qenё kёta banorё tё hershёm tё Epirit, çfarё gjuhё flsnin, dhe cila ishte etnia e tyre, vёshtirё tё thuhet. (f. 7). Ju z. Kristo me kёtё dilemё kёrkoni tё sillni grekёt nё kohёn e Neolitit, sikur nuk e dinё se ai popull, kanë qёnё Pellazgёt me gjuhёn shqipe.

Ju z.Kristo, shkruani pёr Akademinë e Athinёs, me editor M. B. Sakellariu me titull “Epiri 4000 vjet histori dhe qytetёrim grek”. Kёtu ju citoni, sikur jeni historian grek, kur ju e dini qё semito-egjyptianёt “greke” kanё ardhur pas 1200 vjetёve nё shek. e 8 p.e.s. “Akademia e Athinёs trajton nё mёnyrё integrale historinё e Epirit, gjatё harkut kohor të 4000 vjetёve, ka si autorё penat mё tё shquara tё historiografisë greke dhe nё tё nuk pёrmёnden banorёt shqiptarё tё Epirit. (f. 2).

Z. Kristo, ju gёnjeni kur u thoni brezave grekё: “…se atё qё nuk mund ta fitonin me trimёri, mund ta realizonin nёpёrmjet “Kalit tё Trojёs”, pra me dredhi. Dredhinё si komponent tё indetitetit grek…”. (f. 3).Kurse grekёt kanё ardhur pas 450-500 vjetёve, tё Luftёs sё Trojёs 1250 p.e.s., nё shek. 8 p.e.s., vallё a nuk ёshtё edhe ky manipulimm?… Z. Kristo Frashёri, ju shkruani: “Fitorja qё korri gjatë Luftёs sё Dytё Botёrore kundёr Italisё fashiste, qe e bujshme…”. (f. 4). Çfarё ndodhi? Qё Athina nuk realizoi dot aneksimin e pjesёs veriore tё Epirit?… Mё 5 prill 1941, Greqia i kёrkoi kapitullimin komandёs sё armatёs gjermane, qё ndodhej nё Selenik, me kushtё qё t’i njihej kufiri aktual, qё mbulonte Shqipёrinë e Jugut, me 15 divizionet greke tё mbetura nga lufta italo-greke nё vijёn Pogradec – Karaburun. Mbasi u njoftua shtabi qёndror nё Berlin, erdhi urdhёri, TЁ KTHEHET NЁ KUFIRIN E 1913.(gabim qё nuk u tha tё kthehen nё kufirin 1826) Dhe u kthyen brёnda dy javёve me brekё nёpёrkёmbё, duke mallkuar fatin qё nuk aneksuan Shqipёrin e Jugut. U çarmatosёn nё kufi, kur po futeshin nё Greqi, nga dy-tre ushtarё tё patrullave gjermane. Akoma mё keq. Kur prashutistat gjermanё, si pushtues u pritёn me luftё nё Kretё, tё nxitur nga Anglezёt, shkelёn aktin e kapitullimit dhe pёr kёtё gjermanёt u sekuestruan flotёn dhe gjithё magazinat e ushqimit. Filloi urija dhe vdekjet nё masё tё gjёrё. Komandanti gjerman nё Greqi, njoftoi Berlinin, “historia do tё na dёnojё se po vdesin me mijёra vetё nga uria”. Hitleri telefonoi: “historinё do ta bёj vetё”. Kёta janё grekёt e pabesё edhe pёr veten e tyre. Dhe mё tej: “Nё monografinё e Akademisё sё Athinёs, historia e banoreve Shqiptarё tё Çamёrisё nuk trajtohet, madje edhe emri i Çamёrisё ёshtё fshirё…”. (f. 5).

Eugjen Pitardi nё vitin 1916 pohonte: “Tashmё… duket se Shqipёria pёrmbys dekomentat mё tё rёndёsishme arkeologjke dhe antropologjike, pёrsa i takon zanafillave tё popullsive tё lashta tё Gadishullit Ballkanit; popullsi, tё cilat, nё agimin e historisё i shohim tё figurojnё nёn emrin PELLAZGO-ILIR”. (M. A. “Shqipёria” f. 18).

“Themelimin nga pellazgёt tё faltores sё Dodonёs nё trevёn e Epirit e pёrmend pёr tё parёn herё poeti epik “grek”, HOMERI”. Jo. Z. Kristo, Homeri nuk ёshtё “grek” se grekёt lindёn nё Ballkan pas 200 vjetёve tё Homerit. Ju shkruani: “Straboni, gjeografi i shek. tё I, shkruan: “Orakulli i Dodonёs, sipas Eforit, ёshtё ndёrtuar nga pellazgёt. Pёr pellazgёt flitet se kanё qenё mё tё vjetrit nga tё gjithё popujt, ata popuj qё kanё sunduar nё. “Helladё”. Z. kristo nё kёtё kohё nuk ka pasur “Helladё”. (f. 11).

Citojmё Robert Angelin: “HELLAS, (Helladё), nё tё cilën ne lexojmё në tekstet greke, si emёr i Greqisё, me siguri nuk ka qenё asnjёherё… Pёr tё thёnё tё vёrtetёn, Greqia ka nisur tё quhet zyrtarisht dhe pёrgjithёsisht HELLAS pёr gjithё botёn, vetёm shumё vonё, kur u krijua si mbretёri e pavarur mё 1830 tё erёs sonë. Mё parё, dhe sidomos gjatё Perandorisё Bizantine, ajo asnjёherё nuk ёshtё quajtur Hellas , as Grecia, as Perandoria Greke ose Helenike, po gjithmonё Perandoria Bizantine me perandor bizantin dhe kurrё nuk ёshtё cilёsuar si grek…”. (“Enigma”, bot. 1998, f.182).

“Sipas Hamondit, dёshmi se popullata greqishtfolёse shfaqen nё Epir 2100 vjet p.e.s. janё sёpatat pёr luftё prej guri me vrimё, zbuluar nё Maliq pranё Korçës…”. (13). Jo. Z. Kristo, semito-egjyptianёt “grekët” kanё ardhur në vitet 800 p.e.s. dhe jo në vitet 2100 p.e.s. Sic thoni ju: “Hamondi nё çdo moment tё historisё ai sheh vetёm helenёt.” (13). Pikërisht kësaj shprehjeje i duhet hequr vizё.

“Tё krishterёt e Thesprotisё tё qytetit Nikopojёs i dhanё Romёs njё Papё, Eleuterin, i cili drejtoi selinё e shёnjtё pёr 15 vjet (170-185). Nё katalogun pёr Papё, shkruhet: “Eleutheri me kombёsi greke.” (f.36)… Ky ёshtё manipulim. Ai ishte pellazgo- epirot shqiptar. “Autoktoninё e shqiptarёve nё Epir e dёshmojnё heshturazi … trajtesa e Akademisё sё Athinёs mbi Epirin botuar 1997 … Botohet heshturazi prania e shqiptarёve nё Epir. (f. 69). Nuk zihet nё gojё Despotati shqiptar i Epirit.

Fan NOLI shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegё Gjergj Balsha ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrrojё pёrpara Nartёs ushtritё e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri sa vdiq nё vitin 1400. Mёnyra se si u fitua kjo beteja e Nartёs … kjo betejё u pёrsёrit disa herё nga Skёnderbeu nё rrethimin e Krujёs … ai u ra pёrsipёr si rrufe (tё rrethuarve shёn. im) dhe i shpartalloi fare, duke zёnё rob kryekomandantin e tyre tё ekspeditёs anxhuine, Huan Fernandes Heredia. (“Historia e Skёnderbeut”, bot. 1949, f. 6-22).

Z. Kristo, ju thoni se nuk e njohim me hollёsi konvertimin nga tё krishterё në myslimanё syni, nё fund tё shek. XVI dhe vrulli nё shek. XVII. Kordinjano pohon: “Shqiptarёt, thonё mjaft autorё bashkёkohor, u kthyen nё myslimanё qё tё mos thitheshin prej popujve kufitarё sllave dhe grekё. Kështu mendojnё respektivisht: I. Irvin, R. Falaschi, W.S. Dawis, Roberto Morozzo,etj”. Aristidh Kola thotё: “Sulltan Murati IV, lёshon urdhёr sipas kuranit dhe thotё: “Sa tё krishterё kanё feude tё turqizohen (myslimanizohen) dhe do t’i marrin ato, nё rast tё kundёrt do t’i humbasin”. Por u hiqet edhe liria, sikur janё njerёz tё kategorisё sё dytё. Shqiptarёt kur gjёnden nё dilema tё tilla kanё pёlqyr gjithmonё LIRINЁ DHE PASURINЁ.

“Teodor Kollokotroni ra dakord me Ali Farmakun qё tё formonin njё besёlidhje greko-arvanite, tё drejtuar kundёr turqёve. … Dhe pas çlirimit tё Greqisё, tё formohej njё “Mbretёri greko – arvanite”. (f. 130). Eleni Kocaqi shkruan: ”Fuqitё e mёdha, Rusia, Franca dhe Anglia, kёrkonin tё krijonin njё shtet grek, por jo shqiptar. Bota u shokua kur zbuloi se nё Greqi nuk kishte grekë, por nё pjesёn mё tё madhe tё saj rreth 70% e popullsisё ishin shqiptarё ortodoksё dhe njё pjesё myslimane. Kisha ortodokse futi pёrçarjen midis shqiptarёve tё krishterё dhe muslimanёve dhe nxiti vëllavrasjen. (“Roli…”, f. 197).

Orvatja pёr njё pashallёk tё Shqipёrisё. Mis Durham kishte folur pёr kёtё bashkim tё Veriut dhe tё Jugut, pёr tё krijuar shtetin Shqiptar, duke ia lёnё vёndin e parё njёri- tjetrit nё mirёkuptim . Por Ali Pasha u orvat ta likuidonte fizikisht Mustafa Pashё Bushatlliun. Ali Pashё Tepelena e bindi Bushatlliun tё martohej me mbesёn e tij Aishenё, vajzёn e Veli Pashёs. U celebrua me njё dasёm madhёshtore qё mund tё quhet “Dasma e shekullit”. Pёr tё marrё nusen u nisёn nga Shkodra pёr nё Janinё rreth 800 kalorёs dasmorё. Vajtja dhe ardhja zgjati 4 javё. Natёn e martesёs nusja i dorёzoi dhëndërit si dhuratё personale nga gjyshi, Ali Pasha, njё dylbi tё veshur me argjёnd, tё mbushur, pa dijeninё e saj, me dinamit. Aliu shpresonte se kur dhёndёri do tё gradonte dylbinё, ajo do tё hidhej nё erё. Kёshtu Aliut i hapej rruga pёr tё shtёnё nё dorё Shkodrёn. Por Mustafa Pasha pasi dyshoi, ia dha dylbinё rojes sё vet, me porosi qё ta provonte nё majё tё kalasё Rozafat nёse dukeshin muret e kalasё sё Lezhёs. Por rojtari sapo e gradoi dylbinё u hodh nё erё. Si pёrgjigje Mustafa Pasha prishi martesёn. Nusen Aishe Kademin e mbajti pёr gjashtё muaj nё bodrumet e kalasё deri sa ajo vdiq. (f. 135). Mё 25 janar 1822 mori fund pashallёku i Janinёs, bashkё me tё edhe synimi pёr tё krijuar Pashallёkun e Shqipёrisё.

Z. Kristo Frashёri, ju shkruani ashtu si shkruajnё historianёt grekё: “Derebejtё e Çamёrisё nё krye tё reparteve tё shqiptarёve çamё myslimanё, moren pjesё nё ekspeditat ushtarake osmane kundёr revolucionit grek. (f. 144). Ndёrsa Dh. Ipsilanti, u çon aleatёve arvanitas myslimanё (çamё), letёr pёrgёzimesh pёr kontributin e tyre nё fitoret e para tё revolicionit dhe nё mes tё tjerash shkruan: “… Por ju o toskё burrёrorё, nuk keni origjinё nga orientalёt. Jeni pasardhёs tё heronjёve tanё paraardhёs… dhe emri i juaj do tё mbetet pa asnjё dyshim i pavdekshёm, i dёgjuar dhe i lavdёruar nё tё gjithё mbretёritё e tokёs”. (A. Kola “Arvanitasit”, bot.2002, f. 29, 30).

Qirjako Kutra thotё: “Krahina me emrin Epir, nuk ёshtё gjё tjetёr veçse njё pjesё e hapёsirёs gjografike shqiptare. (f. 148). Historianёt grekё kanё 200 vjet qё thonë: “Epiri ёshtё pagёzuar “djepi” i helenizmit modern”. (K. F., f. 153).

Robert D. Kapllan shkruan: “Ka jo pak autorё dhe shkencёtarё seriozё evropianё qё kanё dёshmuar se Epiri nuk ka qёnё ndonjёherё grek. Mund tё pёrmёndim edhe disa harta zyrtare, tё botuara nё Angli, Gjermani dhe nё Austro – Hungari, nё shekujt e kaluar, ku pёrdoret termi Shqipёri e Jugut…” (“Greqia dashnorja e Perёndimit, gruaja e Lindjes”, f.18).

“Kryeministri grek A. Komunduros nёnshkroi me qeverinë e Beogradit, kryesuar nga Ilia Gerashamini, mё 17 gusht 1867 nё Vesllau pranё Vjenёs. Athina dhe Beogradi u morёn vesh se pasi tё shpartallonin Perandorinё Osmane, viset shqiptare do t’i ndanin midis tyre dhe kufiri i tyre i pёrbashkёt do tё ishte lumi Shkumbin”. (f.158).

Fuqitё e Mёdha e abroguan protokollin nr. 13. Nё vend tё tij, ato nёnshkruan mё 24 maj 1881 nё Stamboll, marrёveshjen pёrfundimtare pёr kufirin e ri turko-grek. Janina se bashku me Çamerinё pёrjashtoheshin nga aneksimi grek. (f. 181).

Historianёt dhe gjeografёt antike kanё pohuar njё zёri, se banorёt e Epirit klasik nuk i takonin etnikomit Helen. Ata i kanё quajtur si “barbarë”, jo si banorё Helen, por Ilirё. (210)

Shqipёria Londineze. Mё 29 korik 1913, Athina vendosi administratёn ushtarake nё Çamёri. Qё nga ajo kohё, Çamёria po vuan nёn zgjedhёn greke. Janё vite tё ngjeshura me dhunё policore, politike dhe etnike tё cilat sinonin ta pastronin Çamёrinё nga popullsia mijёravjeçare shqiptare. (f. 215). Mё 1913 qarku i Çamёrisё me 51.122 frymё, prej tё cilёve 37.842 janё shqiptarё, prej kёtyre 30.587 janё myslimanё shqiptarё dhe 7255 tё krishterё shqiptarё. Dhe grekё vetёm 13.280. Qeveria greke shpifi se sinonte tё shpёrngulte çamёt nga Çamёria dhe t’i vendoste si kolonё turq nё Anatoli. (f. 223).

Shqipёria u pranua nё Lidhjen e Kombeve mё 17 dhjetor 1920. Ndёrsa Athina e trajtonte Shqipёrine si njё Turqi tё vogёl. (f. 229

Athina, mё 2 tetor 1921 merrte pёrsipёr tё respektonte tё drejtat e minoritetit grek dhe tё mos njihte asnjё nga tё drejtat qё i takonin minoritetit shqiptar nё Greqi. Banorёt shqipfolës tё Çamёrisё … Athina iu trajtonte si turq, kurse çamёt ortodoksё si grekë. (f. 239). Pas disfatёs qё pёsoi ushtria greke nё Azinë e Vogёl, nё nёndor tё vitit 1922, policia greke kishte kryer bastisje tё dhunshme dhe hartonte listat e çmёve qё tё zboheshin pёr nё Turqi, nga tё cilёt 3500 familje nga Margёllёçi, 3000 nga Parga, 1800 nga Gumenica, dhe 1700 nga Filati. (f. 240). Nё Konferencёn e Lozanёs, qeveria greke …kёrkonte pastrimin e Epirit nga banorёt shqiptarё, i konsideronte çamёt myslimamё jo si shqiptarё por si turq. (f. 241). Nё tetor 1923, U pёrpunua qё çamёt e Greqisë tё kёmbeheshin me grekёt e Shqipёrisё. Nё kёtё kohё nё Epir banonin 60.000 shqiptarё myslimanё dhe 20.000 shqiptarё ortodoksё. Por Athina nuk e pranoi kёtё zgjidhje. (f. 243).

Tirana deklaroi seriozisht mё 18 mars 1924, shpërnguljen e minoritetit grek nё rast se Greqia nuk ndёrpriste dёbimin e minoritetit shqiptar. Pёr kёtё u njoftuan ministrat e jashtёm tё Evropёs. (f. 247).

Mit’hat Frashёri njofton nga Athina: “Si mund tё jetojё njeriu, kur shtёpinё ia kanё marrё, kur drithin, bagёtinё ia kanё rekuizuar, kur tё huajtё janё bёrё zotёr nё arat dhe kopshtet e tyre?” Mit’hati kёrkon regjistrimin e minoritetit grek pёr t’i dёbuar dhe istalimin e shqiptarёvё qё po pёrzё greqia. (f.248). Qeveria greke ka dhёnё urdhёr qё kёtej e tutje, gjithё shtetasit grekё tё mos flasin gjuhё tjetёr pёrvech greqishtes. (f.271). Pjesё e madhe e kombёsive qё pёrbёjnё kombin grek, si arvanitёt, sllavёt, vllahёt dhe turqit flasin gjuhёt tyre nё shtёpi, por greqishtja pёrdoret nё publik dhe nё shkollё. Pra nuk ka komb grek tё mirёfilltё, por njё komb artificial, me njё gjuhё qё nuk ёshtё e popullit. (E. Kocaqi “Roli…”, f. 199 ). Në Athinё mё 28 shtator 1936 Jani Metaksa lejoi hapjen e shkollave shqip nё Çamёri.

Në mbrёmjen festive qё organizoi mbreti Zog nё pallatin mbretëror, kur hyri delegacioni grek, vallen po e udhёhiqte motra e mbretit Zog, princesha Sanije me njё grup grash tё tjera veshur me kostum popullor. Kur kryetari i delegacionit grek M. Sakellariu hyri nё sallё, tёrhoqi vёshtrimin e pranishmёve se nё kokё kishte vёnё njё qeleshe tё bardhё, si ato tё malёsorёve, veç kёsaj admirali Sakellariu hyri menjёherё nё vallen qё po e udhёhiqte princesha Sanie. Gazetari shkruan se ky ishte njё “moment mallёngjyes”. Ai shqiptoi njё kёngё: “Gjaku ujё zbёnetё / e ndu bёftё s’pihetё”. (f. 282). Demagogji greke.

Z. Kristo Frashёri, ju shpifni si historianёt grekё, kur thoni: “…uformua nё Çamёri qё nё maj tё vitit 1941, Partia Fashiste çame, Sekretar i pёrgjithshёm i saj u emrua Mazar Dino. … si reagim ndaj Partisё Fashiste, ata formuan Kёshillin Nac. Çl. me kryetar luftёtarin çam te rilindjes Musa Demin. (f. 289). Shpifje e fandaksur. Nё Chamёri nuk ka pasur Parti Fashiste dhe as Parti tё Ballit Kombëtar dhe as pёr kryetar kёshilli z. Musa Demi.

Kёshilli i Pёrgjithshёm i Mbrojtjes si njё organizim politik, administrative e ushtarak, u ngrit nё Korik tё vitit 1942 me qendёr nё Gumenicë dhe me degё nё shkallё rrethi, nё Filat, Margёllёç, Paramithi e Pargё. Nё krye tё kёshillit pёr punё politike-administrative, u zgjodh Mazar Dino nga Paramithia, kurse nёnkryetar dhe drejtues i mbrojtjes sё rendit u zgjodh Nuri Dino. Kёshilli i pёrgjithshёm i Çamёrisë pёrbёhej nga 42 veta. Anëtar pёr drejtёsinё, avokat Spiro Xhalluka nga Paramithia. Duhet tё pёrmёndim: Kur e arestuan zervistёt Spiron, ai refuzoi te fliste greqisht nё sallёn e gjyqit dhe kerkoi njё pёrkthyes pёr tё folur shqip “se unё jam shqiptar”. Seanca mbaroi me pёrkthyes shqiptar, gjyqi dha dёnimi me pushkatim, sollёn njё kalorёs para godinёs sё gjyqit dhe pasi i lidhёn kёmbёt me litar, kalorёsi e tёrhoqi zvarrё gjatё kalldrёmit deri te vendi i ekzekutimit. Ky ёshtё shqiptari Spiro Xhalluka qё i duhet njё monument nё mes tё Tiranës, ortodoksit çam SPIRO XHALLUKA. Publicistja Britanike Miranda Vickers shkruan se “Gjenerali grek Zerva ndёrmori me miratimin e oficerave aleatё britanikё fushatёn me veprime greke kundёr çamёve gjatё periudhёs 1912-1945. Qeveria greke nuk pranon tё bisedojё pёr kёtё chёshtje. Nё kohёn qershor 1944-mars 1945 llogaritet tё jenё vrarё 5.000 burra gra dhe fёmijё. Pjesa mё e madhe e popullsisё çame kaloi kufirin dhe hyri nё Shqipёri. Greqia ka mohuar pasurinё me vlerё gati 2.5 miliardё dollarë…” Gjithashtu M. Vickers shkruan: “Pёr masakrёn çame zervistët patёn mbështetjen dhe autorizimin e Britanisё. (f. 327.

Mallkimi i popullit çam i dha njё grusht tё dhimbshёm Greqisё nё luftёn civile.

Mё 1 qershor 1944, Çurçilli dhe Stalini ranё dakord, qё Rusёt nё Rumani të lejohen tё marrin nisjativёn, ndёrsa nё Greqi Britanikёt. Mё 26-12-1944, nё Athinё u mblodh konferenca politike anglo-greke nёn kryesin e zv/mbretit, kryepeshkopit Demaskinos, ku morёn pjesё Wiston Çërçill, Papandreu etj. Mё 12-2-1945 u nёnshkrua nё VARKIZЁ, çarmatimi i ushtrive tё EAMIT dhe tё EDESIT, u grumbulluan nё fshatin Kacikё nё jug tё Janinёs, pёr tё dorёzuar armёt, se ushtria angleze do tё mbante qetёsin e rendit.

Historiani grek Apostol Valalopullos shkruan: “…Populli grek u pёrça. Grekёt vranё njёri- tjetrin nё çastin kur fitoria dukej nё horizont. Kush e ka fajin kur u vra 1/7 e popullsisё greke, pёr kёta njё milionë tё vrarё e tё vdekur grekё”. (Nga internet).

Ju, z. Kristo Frashёri, me librin “Historia e Çamёrisё”, bashkё me historianin Pёllumb Xhufi, qё u shkruan parathёnien e librit dhe me çamin qё i mbështet, Shpёtim Idrizin, jeni bёrё mё grekë se grekёt. Asnjёherё nuk keni ngritur zёrin pёr Aprovimin e Rezolutёs Çame. Asnjёherё pёr gjatё kёtij libri me 329 faqe, nuk e zini nё gojё priftin grek Janullatos, qё ka pushtuar Kishёn NOLIANE dhe ёshtё kthyer peshkop guvernatorё nё Shqipёri dhe qёndron mbi dy krerёt e PS dhe PD, tё mos harrojme edhe mbi Akademin e Shkencave Shqiptare, ku ju jeni anëtari i saj pёr historinё. Ёshtё fatkeqësi, qё ju nuk keni pёrfillur hitorianёt shqiptarё me grada shkencore tё kёtij çerek shekulli ku ndodhemi, si: Mathieu Aref, Dhimitёr Pilika, Eshref Ymeri dhe shumё tё tjerё.

(Rasim Bebo Adison IL. USA dhjetor 2015. Kontakti: rasimbebo@att.net)

Shperndaje ne

The Author

Rasim Bebo

6 Comments

Add a Comment
  1. Keni shume te drejte Z. Bebo. Kjo eshte e verteta e madhe qe edhe shume prej nesh, shqiptaret, nuk e pranojme ose e kundershtojne me force. Kjo sepse ose nuk e njohin mire historine, ose ashtu u pelqen. Faleminderit per artikullin.

  2. Ju beni nje perzierje faktesh historike dhe si zakonisht i intrerpretoni ato per interesat tuaja aziatike. Me spiegoni pak zoteri clidhje kane ciamet e sotem apo ata te shekullit 19 me arvanitasit apo suliotet????kane nje lidhje qe kolonet qe turqia vendosi me shume djallezi ne kufirin greko shqiptar kishin si detyre te zhduknin popullsine autoktone shqiptare te krishtere ,arvanitasit dhe suljotet,dhe te merrnin pasurite dhe vendin e tyre dhe per te perligjiur kete krim te temrrshem ata u vetequajten shqiptare.po shihini ciamet dhe labet dhe beni pak krahasimin se sa ngjajne??!!!!!jane dy rraza komplet te ndryshme !!!labet jane shqiptare te islamizuar ndersa ciamet jane turqe te shqiperuar!!!!!

    1. engjell xhaferaj

      Z.Paulin…pse lodhesh qe te na mbushesh mendjen…..me pare duhet te njohesh historine me themel…e pastaj te japesh gjykime si ato qe ke dhene me siper.Sa per kujtese…..Suli dhe 40 fshatra te tjere ,nuk kane ekzistuar para pushtimi Osman…ishin vetem stane per barijte dhe kopete e tyre.Keto fshatra u krijuan pas pushtimit Osman…pikerisht nga ata trima qe nuk pranonin pushtimin dhe shtypjen Osmane.Meqe je nga Veriu i Shqiperise…..te bej nje krahasim me pushtimin e Shkodres,kur nje pjese e popullsise u strehua ne male dhe nje pjese emigroi ne Venedik, Slloveni e Kroaci.Pikerisht ketu e ka bazen dhe tradita e kultura e Kelmendit…sepse tregues i tradites eshte edhe veshja e zakonet e Kelmendasve,Dukagjinasve apo Hotit e Grudes apo Plaves e Gucise.Pra si vazhdim…..ke do quajme te huaj ne Shkoder ….katoliket apo myslymanet apo malesoret katolike,banoret e Krajes apo ata te Ulqinit qe jane myslyman apo te tjeret.E njejta llogjike ishte edhe ne Cameri….te krishteret u quajten greke,myslymanet turq….ky ishte zbatimi i Fermanit te sulltanit Osman me inisiativen e perkrahjen e Patriarkanes se Stambollit qe edhe sot thone se disa brekegrisur arvanite na prishen mardheniet shume te miraa me Turqine.A e dini ju zoti Paulin se c’gjuhe perdorin sot arbereshet….nese ke mundesi,studio fjalorin e e Arberesheve dhe do e kuptosh shume mire ..se ajo eshte pikerish gjuha e cameve.Sot vetem ne Rome…banojne rreth 500 familje me origjine nga Cameria dhe pikerisht nga Paramithia me mbiemrin Bolati etje.Nes deshiron ti njohesh camet per aziatik dhe suliotet per greke…..kjo varet prej teje e jo prej fakteve historike.Por a e di ti se midis te vrareve dhe masakruarve nga krimineli Zerva dhe banda e tij…kishte edhe shume came ortodokse te cilet e kishin shpallur veten shqipetare dhe kishin luftuar per pavarsine e Shqiperise ??? Nese nuk e di…ben mire te studiosh me themel historine e jo te degjosh vetem nje kembane,ate te shtetit ku punon e jeton…..sepse ndryshe merr note negative dhe kjo nuk do i pelqente asnje shqipetari qe te lexon mendimet e tua.Me respekt.Tung !!!

  3. Natyrisht qe spiunet shqipfoles nuk kane munguar asnjehere per te mos bere “detyren” e tyre ndaj padroneve, duke u shitur per dy leke.
    Keshtu me dukesh edhe ti o funderrine qe me shfaqesh me emrin Paulin Ramaj, .
    Ti more qen i zi mund te shkosh dhe te marresh honorarin te Janullatosi, por ne te zencim do ti tredhim bolet dhe do te shkerdhejme fisin tend te ndyre.
    Me siguri gjyshi yt do kete helmatisur edhe Papa Kriston e Negovanit.

  4. Nje pjese e analizes eshte jo e sakte. Specifike: nuk duhet ngaterruar nje kryepeshkop grek te miratuar nga nderkombetaret qe drejton KOASH pas 1992 me ngjarje e njerez te viteve 1929-1945?!
    Se dyti prof. Kristo Frasheri mbetetnje historian i sakte ne ato qe thote pavaresisht se disa fakte nuk rakordojne me deshirat tona. p.sh Epiri eshte me i madh se Cameria. Apo jo ? Cameri quhet zona perreth lumit te camerise kurse Epiri eshte nga Arta e deri ne drin.
    Se katerti epirotet ishin orthodokse qe flisnin epirotisht pra shqip, arberit ishin katilike ose orthodokse uniate qe flisnin arberisht apo shqip.
    Eshte vertete qe greket nuk kane lejuar minoritetin shqiptar e camm te flase shqip por eshte po aq e vertete qe Turqia nuk ka lejuar 5-7 milione shqiptare te flasin shqip.apo jo?
    Qeveria shqiptare duhet tu kerkoje te dy shteteve te drejtat e minoritetit shqiptar aty.

    1. engjell xhaferaj

      Z.Pirro….e lexova komentin tuaj dhe per te saktesuar do ju jap disa fakte per te ndihmuar.Ju shkruani se Epiri shtrihej nga Arta deri ne Drin….Vetem se duhet te saktesoj se ky ishte termi qe u elaborua me pas.Epiri i ri u quajt zona nga lumi Vjose deri ne Lumin Drin nga Aleksandri i Madh pas pushtimit te ketyre tokave,ka edhe disa autore qe edhe Shkodren e quanin Shkodra ne Epir…per aresye te kufirit prane saj.Pikerisht per kete arsye,” Investimet ” e para qe erdhen nga Greqia u shtrine ne krahinen e Lezhes,pikerisht per te perforcuar kete klasifikim…fundin e ketyre investimeve ti e di shume mire.Persa i perket gjuhes qe flisnin Epirotet…mire eshte ti referohesh Fjalorit te Arberesheve te Italise…i cili perdorte gjuhen e jugut te Shqiperise apo me sakte gjuhen e Camerise.Sa per shqipetaret qe jane 5 – 7 milione ne Turqi..ajo dihet ….sepse kur u be mareveshja per te shfarosur shqipetaret nga Kosva,Mali i Zi dhe Maqedonia e Nishi apo Novi Pazari…kushti ishte qe te shpalleshin turq dhe te ndronin edhe emrat e mbiemrat.Duhet tia dime per nder Mbreterise Jugosllave dhe me pas RFSJ dhe Republikes Turke qe arriten kete mareveshje per te shpopulluar keto krahina,nga nera ane me masakra dhe nga ana tjeter me deportim masiv ne Turqi.Vetem duhet te dish se ne kete mareveshje theksohej se asnje jevg apo magjyp nuk do te lejohej te hynte ne Turqi.Po ashtu duhet te dish se nje pjese e patrioteve te cilet kishin luftuar per pavarsine e Shqiperise dhe kunder Serbis…serbet jua bene jeten te pamundur ,gje qe i detyroi te shpalleshin turq ….ndryshe i ikte jeta.Eshte i njejti fat me shqipetaret qe emigrojne sot ne Greqi dhe qe duhet te flasin vetem greqisht dhe femijet e tyre ta quajne veten greke,te bejne edhe sherbimin ushtarak dhe te betohen para flamurit grek.Fundi dihet…ose grek ose ik pirdhu nga Greqia.Kete tha edhe nje historian turk…- Nese keta e quajne veten shqipetar,athere te pirdhen nga Turqia.Akordimi i orkestrave eshte i njejte ne te gjitha vendet ” Mike historike ” te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.