Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “SHQIPËRISË SË PËRJETSHME”

flamuri_kombi

Këto vargje s´di  a do të gjejnë udhë
në shpirtin e trazuar të popullit tim
Kosova  ende   ka  plagë  nëpër  trup
e turpshëm po i shtohen plagë të reja

Në  shesh  qytetarë  të  Kosovës,  në
shesh! Kosova  s´e ha turpin  me bukë
këto vargje   mund  të  mos  kuptohen
por shkronjat e saj janë  të flamurit

Kosovë  e  lashtësisë 13 mijë vjeçare
asgjë e urtë s´është më te unë,prej s´e
zemërimi  ka nis të del në rrugë, s´ka
më fisnike s´e dora e  bërë  e  grusht

Plagët  e marra në Vjenë dhe Bruksel 
dëmtojnë gurin  e  Shqipërisë etnike
dëmtojnë Shqipërinë e të palindurve
dëmtojnë  Shqipërinë  e  përjetëshme

Në  shesh  qytetarë   të  Kosovës, në
shesh! Aty  ku  vetëdija  bën betejën
Kosovë,  anullo  firmat  e tradhëtisë  
për nder të gjuhës dhe të  flamurit!..

Rrustem-Geci

Rrustem Geci – Dortmund, 2016

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.