“Trupi py`ll e mendja fy`ll”

fete_atdheufahriu

Një përgjegje Nexhmedin Kalisit nga “Koha Islame :

Unbenannt-1

fahriu_fo_re_023

   Nga: Fahri Xharra

Retë e zeza valojnë mbi qiellin tonë, kjo nuk është hera e parë. Ato re janë të përcjellura me vetëtima e bubullima, s’është hera e parë. Kemi kaluar ne si komb, kohëra edhe më të turbullta. I kemi bërë ballë tradhtive nga më të ndryshmet. Tradhtitë nga vetë individët e vendit tonë, të tokave shqiptare, janë të njohura. Njëra nga poshtërsitë më perfide është mohimi i vetvetes, mohimi i të kaluarës sonë, mohimi i të mëdhenjve tanë.

“O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” – i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752).Të njëjtën gjë e them me dro të madhe edhe sot.

“ Ashtu siç na erdhën sirianët në ndihmë në luftën e Kosovës në 1999, shqiptarët e panë si të nevojshme t’iu ndihmojnë atyre. Ata u quajtën terrorist, arab dhe dënohen me 15 vite burgim, kurse shqiptarët që luftojnë për NATO’n dekorohen. Pa marrë parasysh sa është e manipuluar lufta civile që prej 3 vitesh në Siri, unë jam më se i sigurt, se luftërat që ka bërë Amerika, janë njëqind herë më të fëlliqura. Shqiptarët që u vranë në Siri, ata thoshin “një jashtëqitje më pak”, kurse shqiptarët në ushtrinë amerikane që u vranë në Irak dhe vende të tjera quhen hero.’ ( ankohet një farë Ardit Omari )

Ju që merreni natë e ditë me Librin e Shenjt të myslimanëve , pse nuk e shpjegoni kryesoren , pse i jepni lak gjërave sipas urdhrave që i merrni .? Edhe Kur`ani e dënon tradhtinë kombëtare . E dini këte?
Nëse e dini pse nuk e flitni?

”Sipas rrugës morale islamike, tradhtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve. Islami dënon tradhtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhtitë nga më të mëdha..” (Tradhtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

****

Më mars 1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës)   Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin serbishten dhe fenë ortodokse. Mbahen dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi. Dhe në fund i vranë.

****

Më në fund po iu them troç : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo!

****

Të kalojmë në thelbin e “bashkimit “ kombëtar” që na e rekomandon Nexhmedin Kalisi në shkrimin e tij

“Të nderuar Xharra CO: Fryma nuk është ISIS!

“Një ditë , sipas Nexhmedinit para do ditësh qenka ngritur një tornado e egër, e quajtur “ Pa mëshirë “ dha paska bërë kërdi “ se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara”
Varrezuatkatolike_tedemtuara

Por sidoqoft lexojeni tekstin e plotë të Kohës Islame

“Të nderuar Xharra CO: Fryma nuk është ISIS!

Një ndër ngjarjet që po shënojmë këtë vit të ri, është edhe rrëzimi apo shkatërrimi i varrezave katolike në Romajë të Hasit. U quan i madh e i vogël për të dënuar rastin. Mediave iu doli një punë e madhe, për të raportuar, jo më fal për të gjykuar, ngase mediat tona rrallë raportojnë ato më shumë gjykojnë dhe japin verdikte. Një frymë e cila u përcjell gjatë raportimeve shtonin tezën se dikush nga myslimanët e ka bërë këtë akt vandal. I shterën të gjitha mundësitë për të gjetur fajtor dikë prej njerëzve, sa që bënë që edhe fshatarët të mendojnë se dikush është që nuk ua do të mirën, leje atyre por edhe të vdekurve! Por realiteti dëshmojë se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara.

Shqiptarët janë të njohur në botë për trashëgimin fetare, gjë që është shembull për të tjerët. Ndërsa mediat tona për të marrë lexues dhe klikues, veprën fisnike të tolerancës fetare mundohen ta shkatërrojnë duke nxitur situata dhe momente, që me të vërtet na cenojnë të gjithë neve.

Po ashtu edhe në mesin e shqiptarëve janë të njohura disa media dhe gazeta, që për të mos u rritur “morrin” nuk do tu përmend emrin, që non-stop/ 24orë në ditë, ata e kalojnë duke mbjell armiqësi dhe duke shkatërruar vlerat fetare, duke nxitur konflikte të paqena.

Myslimanët si shumicë në këto treva, deshëm apo nuk deshëm janë faktor kryesor i mbjelljes së kësaj trashëgime fetare në mesin e shqiptarëve. E si ka mundësi ajo që deri dje ka kultivuar harmoni ndër fetare së bashku me besimtarët e saj, sot të jenë rrënuesit e saj? A aq keq mendoni për myslimanët shqiptar, se ne i përdhosim varrezat? Se ne merremi me të vdekurit? Se ne merremi me varreza?

E drejta e besimit është e njohur për myslimanët para demokracisë. Vetëm me hulumtue me gjatë e shohim se harmonin fetare sa e kanë kultivuar myslimanët ndër vite, qoftë në Kosovë e Shqipëri por edhe në shumë vende të botës ku janë shumicë.

Xharranianët ndoshta duan të nxisin konflikt mes myslimanëve dhe përkatësive tjera fetare, por ne myslimanët garantojmë se kurrën e kurrën nuk do të prekim në shenjtërit e feve tjera dhe as që do të keni rrezik kanosje fizike nga ana jonë. Ata që e bëjnë një gjë të tillë, nuk prezantojnë Islamin dhe se di me çfarë mësime të Islamit paqësor e dëmtojnë dikë? Në emër të redaksisë
Nexhmedin Kalisi “””

Edhe diçka Efendi Nexhmedin : Shqiptari duhet të ecë me shqiptarinë, për sa nuk bie ndesh me një gjë më të lartë: njerëzoren. Por nuk duhet të qëndroj në vend me diçka që është poshtë kombit: fetë. Fetë shkojnë e vijnë, ndërsa kombi mbetet. Tani që në tokat shqiptare po rrezikohet kombi, vendi, territori, shtetësia, gjithë aspiratat shqiptare për të cilat janë përvuajtur shumë sakrifica e tortura, për të cilat është derdhur gjak e janë dhënë shumë jetë, besnikëria ndaj fesë, nuk është vetëm besnikëri ndaj fesë, por është më shumë: tradhti ndaj kombit. E menduam apo jo që në dhjetëvjetëshin e fundit e ngritëm kokën shumë lartë dhe deshëm ta ndërrojmë të kaluarën duke mohuar çdo gjë kombëtare dhe duke i shkuar për shtati Serbisë . Ngjallja e hoxhë asipave në Maqedoni , hoxhë shefqetave në Kosovë , hoxhë x-ve në Shqipëri e ngjalli edhe mos besimin e madh ndaj nesh . Nuk ishim të vetëdijshëm si komb se nga jemi duke shkuar.

Serbia te perëndimorët thotë që ne jemi ekstremistë fanatik islamik , kurse në shtetet arabe dhe të ndryshme myslimane thotë që ne jemi properëndimorë të papërmisueshëm.

Fahri Xharra
06.01.16 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.