Shqipëria dhe roli i saj prindorë ( amtar )

shqipja_vjeter02

fahriu_shumemire

Nga: Fahri Xharra

Një ëndërr e vjetër e kurrë e arritur që të kemi një Shqipëri – mëmë për bijat e saja që mbeten jashtë saj më duket që do të mbet gjithmonë vetëm ëndërr. Kur të shkon mendja në një mendim të tillë ,të duket aq e pa arritshme sa mundësia të preksh Hënën me duar tuaja pa u larguar nga Toka.

Edhe nëse e analizon çdo detal të historisë sonë, askund nuk mund ta gjesh një syqkë të vetme për të nisur thuerrjen e ardhmërisë me kërrabat tona. Na duhet kujdesi amtar i Shqipërisë . Por kot ! Roli prindorë i saj kishte me qenë një udhërrëfyes për neve që jemi në trojet tona etnike ; por që për ditë e më shumë po ç`thurremi në mjegullat e sajuara për turbullimin e mendjes sonë .

A ka mundësi për një Shqipëri prindore , nga e cila mund të merrnin këshillat e tutjeshme për një mirëvajtje kombëtare? A ka mundësi për një Shqipëri-mëmë e cila së paku të derdh një pike loti për shkretërimin tonë mbarë kombëtar? A ka mundësi për një Shqipëri të zonjën për kqyerjen së paku prindore (parental)* ndaj bijave të saj . Nuk po kërkoj bashkim kombëtar se nuk mblidhen një grusht pleshtash; por po kërkoj një kujdes të veçantë të Shqipërisë ndaj nesh .

Por , jo . Është e pamundur të kërkosh një gjë të tillë nga një mëmë e cila thuaja se ka dëgjuar nga të huajt se është nëna e jonë. Është e pamundur të kërkosh një gjë të tillë e cila e shikon vetën në pasqyrën e huaj dhe as që i ha palla për bijat e saja.

Ore , kjo mëma e jonë nuk ka kohë të kujdeset as për vetvete e lere më të ngarkohet me diçka më shumë. Së pari djemtë e saj i ka jo të kujdesshëm ndaj mëmës_Shqipëri . Ajo nuk ka shpresë , ajo nuk ka ardhmëri. E shihni se shqiptarët e shqiptaret të shkapërderdhur në parti të ndryshme , ne interesa te ndryshëm ,ne hajni të ndryshme , ne fe të ndryshme ,në armiqësi të ndryshme , në shkolla jetësore të ndryshme . Deri kur ?

E kam nga zilia ,që Serbia ashtu dhe ashtu shtet gati i dështuar po ka mundësi edhe morale , edhe materiale edhe organizative edhe me këmbëngulje dhe me fytyrë për ti mbrojtur serbët e Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës, Sanxhakut, Maqedonisë , Kroacisë dhe është qendër e fortë graviteti për të gjithë serbet e diasporës nëpër botë . Historinë e saj e përkrah edhe serbi më i vogël (për nga mosha) ; Kisha e saj pravosllave është më serbe se vet serbi , ajo i rri përballë çdo stuhie antiserbe.

Po ne shqiptarët . me të vërtetë dukemi se kemi ardhur nga një planet dhe se mendjen e kemi vetëm aty se një ditë do të ikim nga këtu. Mos o zot !

Fahri Xharra 09.01.16
Gjakovë,
(xharraf@gmail.com )

 

*Vërejtje korrigjim

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.