Rizgjimi shqiptar në Maqedoni

kishaedjegur_bigorit

fahriu_shumemireE pëlqeva shkrimin e Emin Azemit i cili në mënyrë shumë të qartë e thotë:” Falsifikuesit sllavë të historisë së shqiptarëve kanë treguar zell të pakursyer për t’i paraqitur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë si myslimanë, argument ky, që sipas tyre e redukton edhe kohëzgjatjen e autoktonisë shqiptare në këto troje. Nëse shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre – mysliman, menjëherë pas invadimit Otoman në Ballkan. Po del se, çdo ushtar osmanlli nën sqetull paska sjellur me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si farat e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme. Prandaj, këtu ndodhi edhe lajthitja më madhe e Europës në fundshekullin e 19 dhe fillimshekullin e 20 , e cila, e ndikuar nga ideologjia pansllaviste e Moskës dhe Beogradit, nuk arriti të mbroj kompaktësinë territoriale të shqiptarëve (në Kongresin e Berlinit, në Konferencën e Londrës) në të ashtuqujaturat harta të gjelbërta të banuara me shqiptarë. (“Zgjimi i ortodoksisë shqiptare, ose rikthimi i një kujtese të vrarë “ Nga Emin Azemi )

Më vjen shumë keq që shqiptarët e Maqedonisë janë futur në kthetrat sllave të tëhuajsimit: harresa e imponuar e çdo gjëje shqiptare dhe mosdurimi i i thellë ndaj shqiptarëve me besime tjera. Kjo është e pafalshme për një popull autokton i ndërlidhur shumë keq me propaganden sllavo-turke.

Sllavët i kanë qëllimet e tyre ; me rritjen e ekstremizmit fetar tek shqiptarët ata ia vërtetojnë botës ardhjen rishtas të shqiptarëve në këto toka dhe automatikisht i bëjnë veten autokton dhe të parët e kësaj ane. Pra , shqiptarët e vërtetojnë me qëndrimet e tyre karshi historisë se: “Nëse shqiptarët e këtushëm janë vetëm myslimanë, atëherë ky argument, sipas tyre, është shumë i kollajshëm për të dëshmuar se gjoja ata (shqiptarët) kanë ardhur këtu bashkë me religjionin e tyre – mysliman, menjëherë pas invadimit Otoman në Ballkan. Po del se, çdo ushtar osmanlli nën sqetull paska sjellë me vete nga 2-3 shqiptarë dhe i kanë hedhur si farat e hithit nëpër shkurret e malet e këtushme. “ Po , po këtë po e thonë vetë shqiptarët me sjelljet dhe ligjërimet e tyre; dhe nuk po e dinë se sa dëm po i krijojnë kombit si tërësi.

Thënja…. “ thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim( Abdi Baleta ) “ nuk qëndron aspak . Se si nuk qëndron ishte rasti i Kosovës ; që bota perëndimore nuk u hamend aspak kur e bombardoi Beogradin , shkaku i shqiptarëve të robëruar pa marrë parasysh fenë e tyre.

Por , të dalim tek shqiptarët ortodoks të Maqedonisë ; që komuniteti ortodoks shqiptar në Maqedoni, asnjëherë nuk ka dalë në dritën e vërtetë të identifikimit të interesave e nevojave që i ka, falë politikës asimiluese të konjukturave shtetërore të Beogradit e Shkupit. ( E. A) ; dhe pse autoktonia shqiptare në Maqedoni, që me qëllim te keq gabimisht është trajtuar nga studiuesit sllavë, dhe nga qendrat politike në Moskë, Beograd e Shkup, vetëm si segment nacional i shqiptarëve myslimanë ?

Pra . ku jemi ? Duam ne që të kemi vazhdimësinë territoriale e etnike shqiptare në Maqedoni.?

“Djegëja e Manastirit të Shën Mbigurit ishte një krim i rëndë kulturor e fetar, që i është bërë trashëgimisë shpirtërore të shqiptarëve. Memoria historike e shqiptarëve të Rekës është ngushtë e lidhur me këtë manastir dhe të gjithë ata që nuk duan të dinë për vazhdimësinë etnike e fetare të këtyre njerëzve, të kësaj treve, punën e parë që do ta bënin do të ishte zhbërja e këtij manastiri. Lëndimi shpirtëror, që u bëhet shqiptarëve me këtë krim, tejkalon dhimbjen dhe vetëdijen e fjetur të atyre njerëzve, që me shekuj pëshpëritën ninulla dhe shuguruan fëmijë në gjuhën e tyre amtare-shqipe. Pleqtë ortodoks të Rekës, të cilët shumë pak dinë të llafosin maqedonisht, e kanë të pamundur të mos pikëllohen, kur mbi manastirin e tyre, dora e një piromani zhduki një pjesë të kujtimeve të tyre, një pjesë të dëshmive të tyre dhe një pjesë të krenarisë s tyre. “ ( Emin Azemi )

Një fitore e madhe mbarëshqiptare e posaçërisht per shqiptarët ortodoks të Maqedonisë është zgjimi i tyre si shqiptarë pavarësisht fesë qe e kanë .

“Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, ….sepse kemi edhe përkrahje nga gurbetçarët dhe njerëzit tanë”, thotë Sinadinovski ne prag të Natës se Buzmit.

“Mangësia jonë është se Reka e epërme gjate kohë, jo rastësisht është e anashkaluar. Një numër i madh i objekteve ndodhen në gjendje mizore, duhet mjete që të riparohen; Një pjesë e madhe nga të rinjtë ortodoks të komunitetit shqiptar e kanë harruar gjuhën, dhe në këtë plan është punë e vështire që të ripërtërihet. Jemi optimist dhe besojmë se me ndihmën e vëllezërve tanë myslimanë e katolikë, jo vetëm të Maqedoni por edhe të Shqipërisë dhe Kosovës, do të arrijmë sukses, sepse këtu harrojmë traditat. Vërtetë, ne i përkasim tre feve, por jemi një popull edhe atë popull i fortë, lirisht mund të them se shek. 21 i takon popullit shqiptar”, shtoi ai.

Branisllav Sinadinovski ndjehet krenar me prejardhjen e tij, ndërsa deklaron se do të insistojë përmes bashkësisë fetare shqiptare ortodokse, të njihet ky komunitet, pavarësisht kundërshtimeve të politikës maqedonase.

Pra edhe një herë: “Jemi optimist dhe besojmë se me ndihmën e vëllezërve tanë myslimanë e katolikë, jo vetëm të Maqedoni por edhe të Shqipërisë dhe Kosovës, do të arrijmë sukses,. Vërtetë, ne i përkasim tre feve, por jemi një popull edhe atë popull i fortë, lirisht mund të them se shek. 21 i takon popullit shqiptar”, shtoi Sinadinovski .

T`a përkrahim zgjimin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni !

Fahri Xharra 13.01.16 Gjakovë
(xharraf@gmail.com)

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.