mbushni rrugën njerëz të nderuar
jam Isa Boletini, trim i kryeherit
në flaur i kam të gjitha betejat
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
duajeni është e imja, e juaja, jona
Kosova kujtoj është e mençur
Shqipëri e Kosovë ju kam nënë
Hapeni rrugën qytetar të nderuar
duajeni njëri- tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet
Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosovë o nënë, fshima sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë
Luftuar kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

Dortmund, 2016
2
—————————————
Në Boletinin ku unë jam lindur
kumbues është lëkura daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë
Kosovë, jam Isa, biri Shqipërisë
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka jo pak e vogëluar
Në Boletin kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju
Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup
Kosovë, kremto mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe himnin Kuq e Zi të flamurit!..
3
—————————————
Në këtë botë me shumë trazira
të gjitha kohët i kemi në duar
fjalët e tiranëve ende dëgjohen
ata kërcënojnë at´që e fituam
S´më mjafton të jem i nderuar
eunukët historinë e poshtërojnë
mendja njeriut si kap të gjitha
Shqipëri e Atdhe është Kosova
Shqiptar, duajeni atdheun, mos
ia nxini kraharorin me babëzi
Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
është fitorja që sot po festojmë…
Në këto gjëmime të historisë
Jem pjesë e luftave të mëdha
burra, sot kam 1 plagë më pak
që ta përjetoj këtë çast me ju
O Dritë e këngëve të shtëpisë
asgjë s´kemi ngrënë dhe pirë
nga argjendet që i ka Kosova
unë jam një pikë uji para lumit!..
4
—————————————
Kosovë, Shqipëri, dhe Çamëri
trim më bëri dashuria për liri
unë e pata guximin për luftën
që t´i dalim zot vetë vendit tonë
Kjo kuantikë heroike e atdheut
është pjesë e gjaktë e historisë
pjesë e jetëve tona të jetuara
pjesë e mendjes të këtij populli
Po vij nga më të lashtit e tokës
në një qytet tjetër të të lashtëve
gjuha e eshtrave sot flet qartë
ADN-ëja sot shkruhet e lexohet
Liri e kombit më të qytetëruar
popull i flamurit më të bukur
jepi krahë lirisë tuaj, dhe krijo
uji i thëllimave e shton bukën
Në këtë tokë të pasur me lufta
asgjë s´ka më të shenjtë s´e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Atdhe e Shqipëri janë Kosovë !..